Këshillë motrës e cila mban NikabDëgjuesja, e cila është Umu Xhu`uejrijje nga Kuvajti, ka disa pyetje dhe prej tyre o Shejkh i nderuar, është se ajo pyet e thotë:
Jam një vajzë e re që mbaj nikabin dhe për këtë gjë e falenderoj All-llahun, mirëpo, nëna ime nuk pranon që të dalë me mua për të vizituar familjen dhe të afërmit, pasi ajo është e bindur se unë do të bëhem shkak që ajo të turpërohet (pasi e mbaj nikabin) tek të tjerët.
Gjithashtu, ajo nuk është e kënaqur me mua, sepse unë e mbaj nikabin dhe nuk ia jap (nuk i takoj) dorën burrave të huaj, apo dhe me gjëra të tjera që unë zbatoj dhe që janë pjesë e fesë.
Si duhet të jetë sjellja ime me të dhe cila është këshilla juaj, All-llahu ju shpërbleftë ?
Përgjigja e kësaj pyetje është në dy pika:
Së pari:
Në lidhje me nënën tënde, unë e këshilloj atë, që t`i japi fund kësaj gjendje të vështirë që ti përjeton dhe shkak i sëcilës, është kapja jote pas fesë së All-llahut. I them nënës tënde që është obligim për të, që të të ndihmoj në punë të mira dhe në devotshmëri dhe ta falenderoj All-llahun e LartëMadhëruar që i ka dhuruar asaj një pasardhëse të devotshme, pasi nuk ka dyshim, se çdo njeri kënaqet kur fëmijët e tij janë të devotshëm, qofshin ata meshkuj apo femra.
Fëmija i devotshëm qoftë djalë apo vajzë, është si një burim rrjedhës për prindin e tij dhe prej tyre (femijëve) ato do të kenë dobi pasi ata (prindërit) të vdesin.
Sespe Profeti (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) ka thënë:
Kur të vdesi njeriu, i ndërpriten atij të gjitha veprat, përveç tre gjërave: sadakaja rrjedhëse, dituria nga e cila ka dobi dhe femija i devotshëm i cili lutet për të.1
Nuk i lejohet asaj (nënës) që ta vështirësoj gjëndjen tënde dhe të të pengoj ty nga punimi i një vepre të mirë dhe nga largimi i një vepre të keqe.
Së dyti:
Ndërsa, në lidhje me ty motër, kapu pas fesë së All-llahut dhe zbatoi ligjet e Tij dhe mos ia vë veshin askujt, qoftë kjo, nëna jote apo dikush tjetër. Nëse kërkohet prej teje që të veprosh gjëra të cilat nuk e kënaqin All-llahun, atëherë mos ju bind askujt edhe sikur të gjithë njerëzit të të kundërshtojnë dhe mos ja vë veshin askujt edhe nëse prej tyre është nëna jote.
Ai i cili inatoset me ty për shkak se ti i zbaton urdhërat e All-llahut, le të inatoset, ndërsa ty, mos të të interesoj fare ai.
Ndërsa, përsa i përket nënës tënde e cila nuk do të dalë me ty me pretekstin se ti do ta turpërosh, e gjithë kjo vjen nga mungesa e largpamësisë së saj, pasi veshja e nikabit apo mosdhënia e dorës burrave të huaj, kjo kurrsesi nuk mund të konsiderohet si turp, përkundrazi, ajo është prej mirësisë së All-llahut me të cilën personi duhet të gëzohet dhe duhet me e falenderuar All-llahun për lehtësimin e kryerjes së veprave të mira, sespe kjo është prej nënshtrimit ndaj All-llahut të LartëMadhëruar.
--------------------------------------------------------------------------------
1. Transmeton: Imam Muslimi.
Shkëputur nga:
Një nga kasetat e shejkh Uthejminit
Përktheu:
Sulejman Kushi
www.udhezimidhedrita.net