ebu muadhi
Numri i postimeve : 20 Join date : 30/07/2009 Age : 42 Location : shkupi
| Titulli: Të mirat shpirtërore dhe shëndetësore nga agjërimi i Ramazanit Fri Aug 28, 2009 2:02 am | |
| Muslimanët nuk agjërojnë për shkak të mirave shëndetësore të cilat janë të natyrës së dytë.
Në fillim të Ramazanit muslimanët nga e gjithë bota fillojnë agjërimin nga agimi deri në muzg të ditës për tridhjetë ditë, siç është urdhëruar në Kuran.
“O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm.” (Bekare, 183)
Fjala arabe Takva është përkthyer në shumë mënyra duke përfshirë: ndërgjegjen para Allahut, frikën nga Allahu, devotshmërinë dhe vetëpërmbajtjen. Si rrjedhim, ne jemi thirrur për të agjëruar ditën për një muaj, nga agimi deri në muzg, duke iu larguar ushqimit, pijes, marrëdhënieve intime dhe bisedave vulgare gjatë kësaj kohe.
Por përse kemi nevojë të agjërojmë? Është përvojë e jona se joshjet e dynjasë drejtohen për prishjen e dëlirësisë dhe jetës asketike.
Kështu ne kënaqemi me ushqim gjatë tërë kohës, duke u përtypur gjatë tërë ditës, deri në obesitet- trashësi. Ne pimë shumë kafe, çaj ose pije të gazuara. Kur argumentojmë, ne e lëmë mirësjelljen mënjanë dhe drejtohemi në biseda vulgare madje përleshje fizike.
Tani kur dikush agjëron, ai ose ajo nuk mund t’i bëj të gjitha këto. Kur ai shikon në gojë ushqimin e holluar me ujë, ai nuk mund madje as ta shijojë atë dhe heq dorë nga përtypja sikur edhe nga pirja e duhanit nëse e bën. Pa kafe, çaj ose koka-kollë gjithashtu. Pasionet seksuale zvogëlohen dhe kur ai provokohet për t’u ngatrruar, ai thotë: “Unë jam duke agjëruar" dhe për këtë unë s’mund t’i përgjigjem provokimit tënd. Për ta arritur afërsinë e Allahut, një botë më të mirë, ne jemi këshilluar të bëjmë namaze shtesë dhe të lexojmë Kur’an.
Të mirat shëndetësore të Ramazanit
Muslimanët nuk agjërojnë për shkak të mirave shëndetësore të cilat janë të natyrës së dytë. Agjërimi është zbatuar nga pacientët për ta balancuar peshën, për pushimin e traktit digjestiv dhe për uljen e lipoideve. Ka shumë efekte të kundërta të agjërimit të plotë sikur që janë dietat e dështuara. Agjërimi islam është ndryshe nga planifikimi i dietave të tilla, sepse në agjërimin e Ramazanit nuk ka mosushqyerje ose konsumim të pamjaftueshëm të kalorive. Konsumimi i kalorive nga muslimanët gjatë Ramazanit është pak nën nivelin e nevojave ushqyese. Veç kësaj, agjërimi në Ramazan zbatohet vullnetarisht dhe nuk është përshkruar detyrimisht nga mjeku.
Ramazani është muaj i vet-rregullimit dhe i vet-trajnimit, me shpresë se ky trajnim do të zgjat edhe pas fundit të Ramazanit. Nëse mësimet e mësuara gjatë Ramazanit, qoftë edhe me qëllim të konsumimit të dietave, mbahen pas Ramazanit, efektet do të qëndrojnë më gjatë. Gjithashtu, lloji i ushqimit i marrë gjatë Ramazanit nuk ka ndonjë kriter selektiv të dietave të dështuara qoftë ato që janë vetëm me proteina ose fruta. Çdo gjë që është e lejuar merret në sasi mesatare.
Dallimi mes agjërimit të Ramazanit dhe agjërimit të plotë është koordinimi i ushqimit. Gjatë Ramazanit, në parim i shmangemi drekës dhe marrim mëngjes të hershëm dhe nuk hamë deri në muzg. Abstenimi nga uji për tetë deri dhjetë orë nuk është i keq për organizmin dhe në fakt, ai shkakton përqendrimin e të gjitha lëngjeve brenda organizmit, duke shkaktuar dehidrim të lehtë. Trupi ka mekanizmin e vet të përqendrimit të ujit; në fakt, është thënë se dehidrimi i lehtë dhe ruajtja e ujit, të paktën në jetën bimore, e rrisin jetëgjatësinë e tyre.
Efektet psikologjike të agjërimit përfshijnë uljen e sheqerit në gjak, uljen e kolesterolit dhe uljen e shtypjes sistolike të gjakut. Në të vërtetë, agjërimi i Ramazanit është këshillë ideale për tretmanin e lehtë të diabetit pa-insulinë, atij mesatar dhe të fortë, obesitetit dhe hipertensionit. Më 1994, Kongresi i parë Internacional “Ramazani dhe shëndeti”, mbajtur në Kazabllankë, regjistroi pesëdhjetë studime gjithëpërfshirëse rreth etikës mjekësore të agjërimit. Megjithëse është vërejtur përmirësimi në shumë kushte mjekësore, sidoqoftë, në asnjë mënyrë nuk është keqësuar shëndeti i pacientëve ose kushtet e tyre mjekësore. Në anën tjetër, pacientët të cilët kanë vuajtur prej disa sëmundjeve, qofshin ato sëmundje nga ndonjë lloj i diabetit ose sëmundje të arteries koronare, gurëve në veshkë etj., janë liruar nga agjërimi dhe nuk duhet lejuar të agjërojnë.
Këto janë efekte psikologjike të agjërimit. Është paqe dhe qetësi për ata të cilët agjërojnë gjatë muajit të Ramazanit. Kundërshtimet personale janë në minimum dhe numri i krimeve zvogëlohet. Muslimanët marrin këshillën e Profetit, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, i cili ka thënë: “Nëse dikush ju përgojon ose ju sulmon, thoni: Unë jam duke agjëruar.”
Ky përmirësim psikologjik mund të ndërlidhet me një stabilizim më të mirë të glukozës në gjak gjatë agjërimit si hipoglikemia pas ngrënies. Ka efekte të dobishme gjatë namazit shtesë të natës. Kjo jo vetëm që e ndihmon përdorimin më të mirë të ushqimit por gjithashtu ndihmon për prodhimin e energjisë. Prodhohen dhjetë kalori ekstra për çdo pjesë të namazit. Prapë, ne nuk falemi për ushtrime, por lëvizjet e lehta të shoqëruara me shfrytëzimin e kalorive ekstra janë mënyrë më e mirë e ushtrimeve. Në mënyrë të ngjashme, recitimi i Kur’anit jo vetëm që i jep qetësi zemrës dhe trupit, por e përmirëson memorien.
Një natë e veçantë në dhjetë netët e Ramazanit quhet nata e Kadrit kur engjëjt zbresin poshtë dhe luten që Allahu t’ua pranojë adhurimet.
Agjërimi është akt i veçantë i adhurimit vetëm te njerëzit dhe vetëm Allahu e askush tjetër nuk e di për njeriun se agjëron apo jo. Për këtë Allahu thotë në një hadith kudsij se: “Agjërimi është për Mua dhe vetëm Unë shpërblej për të.” Në një hadith tjetër, profeti Muhamed, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Nëse dikush nuk i len të pavërtetat në fjalë apo vepra, Allahu nuk ka nevojë për të ta len ushqimin dhe pijen.”
| |
|