Si të përfitojmë nga Ramazani?Çdo herë um pyesin njerzët e rëndomtë kur fillon muaji ramazanit dhe agjërimi në të se si të veprojnë gjatë këtij muajit, unë iu përgjigjëm dhe iu them: I posedojmë katër mjete që na ndihmojnë për ta shfrytëzuar agjërimin dhe ato janë:
Falënderimi i takon Allahut të madhërishëm, paqja dhe shpëtimi qofshin mbi Muhammedin alejhi selam, gjithë familjës dhe shokëve të tij dhe gjithë ata të cilët miqësojnë.
Çdo herë um pyesin njerzët e rëndomtë kur fillon muaji ramazanit dhe agjërimi në të se si të veprojnë gjatë këtij muajit, unë iu përgjigjëm dhe iu them:
I posedojmë katër mjete që na ndihmojnë për ta shfrytëzuar agjërimin dhe ato janë:
1. Qëndrimi në xhami:
Për këtë edhe të parët tonë nga Muslimanëve kur agjërojshin ata qëndruan në xhami dhe thojshin: Po e ruajmë agjërimin tonë. Dobitë e qëndrimit në xhami janë të shumta dhe të ditura, sidomos gjatë këtij muajë i vlerëshëm. Dhe dobia më e madhe është që njeriu ta ruan agjërimin e vetë nga plagët dhe çrregullimet, kështu që ai vetëmohet për adhurim dhe përkushtim, largë nga krijesat dhe lidhjet me të tjerët.
2. Kujdesja nga ngatrrimi me agjërimin (nga gjërat e urrejtura):
Nga Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur me të, transmetohet se Pejgamberi alejhi selam ka thënë: “Kush nuk braktis fjalët e pavërteta dhe veprimet false, Allahu nuk ka nevojë për braktisjen e tij nga ushqimi dhe pija." [ Sahihul Buhari: 1903]
Dhe dije, Allahu të ruajtë nga e keqja, që një nga fatëkeqësijëve që e ka kapluar ummetin islam është shikimi i programëve satelitore në televizion dhe përbetohëm në Allahun madhërishëm, që ai i cili i përcjellë pandërprerë këto programe të padobishëm, seriale të cilët janë largë realitetit dhe dobisë, nuk e ka përfituar nga ramazani fare! Dhe më është lajmëruar që numri i serialëve që do të paraqitën gjatë këtij vitit në vendët e muslimanëve janë mbi njëqind, Allahu na ndihmoftë! Ja pra kujdesu për mirëmbajtjën e agjërimit tënd dhe ruajtën e veprave të mira që i ke.
Dhe unë e di, se ai i cili ruhet nga këto katër gjëra, ai vetëm se e ka siguru fenë e vetë: Kohën ku e kalon, rreziket që iu paraqitën, fjalët që i flet dhe hapat për një send që i merr. Pra ki kujdesë!
3. Gjërat e kohta:
Me këtë e kam për qëllim e tepërta e panevojshme nga gjërat e lejushme, sepse kjo e vrazhdëson zemrën, e dëmton trurin dhe e rëndon trupin. Ke kujdesë nga katër gjëra të kohta që janë tepër:
Shikimi, fjalët, ushqimi dhe përzirja me njerzë; ngase Shejtani i mallkuar nuk arrinë ta mbizotërojë birin e ademit dhe të ja marrin mendjën e shëndoshë të tij përveq nga këto katër dyer.
4. Planifikimi dhe mbajtja e rendit:
Ai i cili vepron pa planifikim, dështon dhe ai i cili vepron pa rend, lodhet.
Kështu pra rendite një program ditorë në lexim të kuranit, lëmoshë dhe tjerat veprat të mira gjatë muajit ramazan. Si për shembull mundesh që në ditë të lexoshë nga kurani tre Xhuza (tre herë ka 20 faqe të kuranit) dhe në lëmoshë të japësh nga pasuria jote për çdo ditë që as nuk është pakë dhe asht nuk ta shprazë gjepin tënd. Në këtë rastë dua ta përmendi një ngjarje me një musliman të mirë i cili i kishte nxjerrur kur u afru muaji ramazan 150 rijal nga banka për të dhënë lëmoshë për çdo ditë ka 5 rijal. Kur më tregoi unë e pyeta dhe i thash: O vëlla, pse nuk i jep këto 150 rijal për njëherë. Mirëpo ai më përgjigjë dhe tha: Jo…Unë dëshrojë që ti kthehem Allahut për çdo natë me vepra të mira gjatë këtij muajit.
Këto ishin disa mënyra dhe mjete ndihmuese për ta shfrytëzuar muajin e bekuar të ramazanit.
Shkroi: Abdullah Ibn Ahmed El-Huvejl
Përktheu dhe përshtati: Selman Ramadan
29 gusht 2009