Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PORTALIForumGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Rregullat e mirësjelljes në Bajram

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administratore
Administratore
Admin


Numri i postimeve : 846
Join date : 03/06/2009
Age : 40

Rregullat e mirësjelljes në Bajram Empty
MesazhTitulli: Rregullat e mirësjelljes në Bajram   Rregullat e mirësjelljes në Bajram Icon_minitimeSat Sep 19, 2009 2:55 am

Rregullat e mirësjelljes në Bajram

Rregullat e mirësjelljes në Bajram Images11 Të dy bajramet, Fitër Bajrami dhe Kurban Bajrami, janë momente feste të përbashkëta për të gjitha kombet. Festat e mosbesimtarëve janë të lidhura me çështje materiale, siç është lindja e një kombi apo fundi i tij, sundimi apo kurorëzimi i një sunduesi, martesa e tij, apo fillimi i një sezoni siç është pranvera e kështu me radhë. Kurse te muslimanët, festat janë të lidhura me ritet e tyre fetare. Ata kanë vetëm dy festa apo bajrame: Bajrami i Fitrit (festimi për përfundimin e Ramazanit) dhe Bajrami i Kurbanit (festa e sakrificës).
Kur Pejgamberi (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të!) shkoi në Medinë i gjeti njerëzit aty duke festuar dy ditë, Pejgamberi (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të!) tha: “Çfarë janë këto dy ngjarje”? Ata thanë: “Ne i festonim këto në xhahilijet (në injorancë, para Islamit).” Ai, Pejgamberi (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të!) tha: “Allahu i ka zëvendësuar ato dy ditë me dy ditë më të mira (që janë Bajrami i Fitrit dhe i Kurbanit).” Këto dy festa, me të cilat Allahu i Madhëruar i ka porositur muslimanët, janë pjesë të ritualeve islame, të cilat duhet që të festohen dhe qëllimet e të cilave duhet të kuptohen.


Rregullat që lidhen me Bajramin

1. Është e ndaluar të agjërohet në të dy ditët e Bajrameve, siç kuptohet edhe nga hadithi që na ka transmetuar Ebu Saidi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se Pejgamberi (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të!) e ka ndaluar që të agjërojmë në ditët e Bajrameve.

2. Rekomandohet që meshkuj e femra të shkojnë të falin namazin e Bajramit, siç na ka transmetuar Umu Atija (Allahu qoftë i kënaqur me të!) e cila ka thënë: “Kemi qenë të mësuara që të dalim në ditën e Bajramit, e madje i merrnim edhe vajzat e pamartuara dhe gratë me menstruacione, ashtu që ato qëndronin prapa burrave dhe i këndonin tekbiret me ta, me shpresë për bekimet e asaj dite për pastrim nga mëkatet.” Përderisa gratë me menstruacione dhe vajzat beqare kanë qenë të urdhëruara për të falur namazin e Bajramit, nuk ka dyshim që për meshkujt, të vjetër apo të rinj qofshin, janë të detyruar edhe më tepër që ta falin namazin e Bajramit.

3. Namazi i Bajramit duhet të falet para hytbes së Bajramit, siç na është konfirmuar në hadith nga Ibn Amri, Ebu Saidi dhe Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me gjithë këta!)

4. Rekomandohet që imami t’i marrë tekbiret (Allahu Ekber) gjatë namazit, shtatë herë në rekatin e parë dhe pesë herë në të dytin. Kështu është konfirmuar prej të parëve tanë të drejtë (selefët).

5. Rekomandohet që imami të recitojë në rekatin e parë suren El Aëla (surja 87) dhe suren El Gashijeh (surja 88) në rekatin e dytë. Të tjerët transmetojnë që Pejgamberi (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të!) ka recituar surën Kaf (surja 50) dhe suren El Kamer (surja 54), siç konfirmohet në Sahihun e Muslimit.

6. Nuk ka namaz synet para namazit të Bajramit apo pas tij, siç tregon Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se Pejgamberi (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të!) kur ka shkuar të falë namazin e Bajramit, i ka falur dy rekate (të Bajramit) e asgjë as para e as mbrapa këtyre dy rekateve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bujanoci.org
 
Rregullat e mirësjelljes në Bajram
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kurbani edhe rregullat e tij
» Rregullat e Agjërimit - Osman Mehmeti
» Rregullat dhe sjelljet me të vdekurin - Behxhet Dernjani
» Rregullat dhe bazat për komentimin e ëndrrave të përmbledhura nga fjalët e dijetarëve dhe nga libra të ndryshëm

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Agjërimi i Ramazanit-
Kërce tek: