Pyetësor ndihmës për fejesë pa asnjë ngatërresë! Se pari nje shpjegim se a lejohet te behen pyetje pastaj tema e larte permendur
Pyetje:
A është e lejuar për një burrë që t`i bëj pyetje një gruaje me të cilën dëshiron të martohet ?
dhe cilat janë kushtet (që duhen plotësuar) kur pyesim ?
Përgjigje :
Kjo, është e lejuar për të, porse, kjo bisedë nuk duhet të jetë në vetmi dhe si kusht, duhet që (burri) të dëshiroj me të vërtetë martesën me të.
Me All-llahun qëndron suksesi dhe All-llahu dërgoftë bekime dhe përshëndetje mbi Profetin tonë Muhammed (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem), mbi familjen dhe shoqëruesit e tij.
Burimi:
Fetaua Lexhnetil Da`imeh Lil Buhuthil I`lmije Uel Ifta
Vëllimi: 18. Faqja: 51 Fetua nr : 6471
Komisioni i Përhershëm për Kërkime Shkencore dhe Fetua, përbëhet nga:
Kryetar:
Shejkh Abdul Aziz ibn Abdullah ibn Baz (rahimehull-llah)
Zëvendëskryetar:
Shejkh Abdur-Rezak Afifi (rahimehull-llah)
Anëtar:
Shejkh Abdullah ibn Gudejan (hafidhahull-llah)
Shejkh Abdullah ibn Ku'ud (hafidhahull-llah)--------------------------------------------------------------------------
Pyetësor ndihmës për fejesë pa asnjë ngatërresë
I gjendur para një realiteti të tillë, jam përpjekur që të përpiloj një pyetësor të përbërë nga dhjetë pyetje, të cilat do ndihmojnë të rinjtë për t’a zbuluar sa më mirë njëri-tjetrin, para se të ndërmarrin hapin e fejesës dhe më pas të martesës. Këto pyetje, unë i eksperimentova tek një numër i madh çiftesh para fejesës dhe para martese. Rezultatet ishin të kënaqshme, pasi 80 % e këtyre çifteve që respektuan pyetësorin para fejese, siguruan një jetë martesore dhe bashkëshortore të lumtur dhe pa probleme. Këtë pyetësor, unë e kam titulluar “Fejesë pa asnjë ngatërresë.”
Si djali ashtu dhe vajza, gjatë prezantimit të tyre, i drejtojnë njëri-tjetrit këto pyetje:
Pyetja e parë: Cilat janë planet e tua për të ardhmen? Cilat janë ambiciet, si e shikon veten pas pesë, dhjetë apo pesëmbëdhjetë vitesh? Ka të rinj të cilët nuk planifikojnë dot as për një ditë të vetme, ata jetojnë momentin dhe çastin. Kur flasim mbi ambiciet dhe planet për të ardhmen, ata ndryshojnë nga një person tek tjetri. Ambiciet mund të jenë të aspektit fetar, social, arsimor etj... Vizioni i qartë mbi të ardhmen, është shumë i rëndësishëm për të garantuar suksesin e martesës.
Pyetja e dytë: Cili është koncepti juaj mbi martesën? Është për t’u habitur dhe njëkohësisht për të ardhur keq, sepse shumica e të rinjve të sapomartuar – nga pesëqind çiftet – u përgjigjën se ata e konceptonin martesën si diçka ku mund të plotësonin kënaqësitë dhe nevojat e tyre seksuale. Shumica e tyre ishin martuar vetëm për këtë qëllim. Një vit nga martesa e tyre, kur kjo nevojë ishte plotësuar, martesa për të nuk kishte më vlerë.
Kur këtë pyetje ua drejtuam vajzave, shumica e tyre u përgjigjën “Lindja e fëmijëve”. Kështu, sipas këtij koncepti, një çift që nuk lindin fëmijë, janë të destinuar të divorcohen ose të jetojnë mes problemeve dhe zënkave.
Përgjigjet e kësaj pyetjeje, mund të jenë të shumta dhe të ndryshme. Dikush mund t’a konceptojë martesën si një institucion të moralit, qetësisë shpirtërore, bashkëveprimit, kënaqësisë seksuale etj... Një përgjigje e tillë, tregon që ky djalë/vajzë, kanë një koncept dhe këndvështrim të qartë dhe përfshirës mbi martesën.
Pyetja e tretë: Cilat janë ato cilësi dhe veti të cilat i kërkon tek shoku/shoqja e jetës? Si kërkon të jetë ai/ajo?
Këtë pyetje mund t’ia drejtojë vajza djalit dhe anasjelltas.
Pyetja e katërt: A e shikon të rëndësishme dhe domosdoshme lindjen e fëmijës që vitin e parë të martesës?
Ndoshta shumë lexues do të habiten nga kjo pyetje, pasi u duket e pavend, por nga përvoja ime kam zbuluar se shumë martesa kanë dështuar pikërisht nga mosmarrëveshjet e krijuara rreth kësaj çështjeje. Ka bashkëshortë të cilat duan fëmijë sa më shpejt, ndërkohë që e shoqja kërkon një periudhë kohe, kërkon t’a njohë më mirë të shoqin, kërkon të kalojë një vit ose dy pa fëmijë. Fërkime dhe konflikte të kësaj natyre, mund të çojnë në dështimin e martesës. Nëse këto mosmarrëveshje dhe parime të ndryshme sqarohen që para fejesës ose gjatë saj, ne shmangim shumë probleme pas martesore.
Të gjithë këto pyetje, synojnë një prezantim dhe njohje sa më të mirë mes djalit dhe vajzës. Aty synojnë që të zbulojnë mentalitetin, psikologjinë dhe veset e secilit, gjë e cila duhet të jetë e qartë para se të fejohen apo martohen.
Pyetja e pestë: A vuan nga ndonjë sëmundje? A ke probleme shëndetësore, apo të meta fizike? Shpesh herë, ndodh që bashkëshorti të zbulojë tek e shoqja të meta fizike, por kjo ndodh vetëm pas martese.
Një herë, më erdhi një burrë i cili kërkonte të divorcohej nga e shoqja vetëm pas gjashtë muaj martese. Kur e pyeta mbi shkakun, ai më tha:”Kur u martuam, zbulova se ajo nuk kishte flokë. Kur u fejuam ajo ishte e mbuluar me shami dhe gjersa u martuam nuk më tregoi gjë mbi këtë të metë.”
Në një rast tjetër, burri ankohej se e shoqja kishte lindur pa mitër, gjë të cilën ajo nuk ia kishte treguar që në fejesë.
Të gjithë këto, tregojnë se prezantimi dhe njohja mes çiftit që do të martohet, është shumë e rëndësishme dhe thelbësore.
Kur një nga muslimanët ishte fejuar, Profeti a.,s e pyeti nëse e kishte parë të shoqen. Kur ai i tha që nuk e kishte parë, Profeti a.s i tha:”Shko dhe shihe, pasi kështu garanton një martesë jetëgjatë.”
Sa më shumë që djali dhe vajza t’a njohin dhe të prezantohen me njëri-tjetrin, aq më shumë do e duan dhe pranojnë njëri-tjetrin.
Pyetja e gjashtë: A je i shoqërueshëm dhe kush janë shokët e tu?
Si djali ashtu dhe vajza, duhet t’a dinë tipin e tjetrit. Ka mundësi që djali të jetë i shoqërueshëm dhe vajza e mbyllur në vetvete, ose anasjelltas.
Gjithashtu, e rëndësishme është të njihen shokët, pasi është normale që njeriu të shoqërohet me tipin dhe llojin që i përshtatet. Profeti a.s thotë:”Njeriu ndjek fenë e mikut dhe shokut të tij.” Gjithashtu djali duhet të pyesë mbi shoqet e vajzës të cilës i ka kërkuar dorën.
Kur flasim mbi këto pyetje, kjo nuk do të thotë që si djali ashtu dhe vajza, të ulen dhe secili t’i drejtojë direkt këto pyetje njëri-tjetrit. Periudha e fejesës nuk mund të kthehet në periudhë hetimi dhe survejimi, pyetje dhe përgjigje. Këto dhjetë pyetje, mund dhe duhet të bëhen gjatë diskutimit mes djalit dhe vajzës dhe në mënyrë indirekte.
Ndodh që disa familje nuk pranojnë që vajza e tyre të ulet dhe të bisedojë me djalin që ka kërkuar dorën e saj.
Një herë, më erdhi një i ri dhe më tha:”Unë kam kërkuar dorën e një vajze, por familja e saj refuzojnë që unë të ulem dhe të bisedoj me të. Ata më kanë lejuar vetëm t’a shikoj, t’a përshëndes dhe të largohem. Çfarë duhet të bëj? Si t’ia pyes këto dhjetë pyetje për të cilat keni folur ju?”
Unë i thashë:”Çfarë mendon, që këto dhjetë pyetje, t’ia dërgosh ose me faks ose me email? Në të njëjtën kohë, t’i dërgoja dhe përgjigjet e tua të këtij pyetësori.”
Kështu, ai ia dërgoi përgjigjet e pyetësorit dhe i kërkoi që edhe ajo t’u përgjigjej të njëjtave pyetje. Kështu, arritën të prezantohen dhe t’a njohin njëri-tjetrin me anë të postës elektronike.
Mua nuk më intereson si do e zbatosh këtë ide, duke biseduar direkt, me anë të faksit, telefonit apo postës elektronike. Për mua është e rëndësishme që si djali ashtu dhe vajza, të mbledhin informacionin e nevojshëm para se të marrin një vendim.
Pyetja e shtatë: Si janë marrëdhëniet e tua me prindërit?
Martesa nuk kështë lidhje mes dy personave, por është lidhje mes dy familjeve. Martesa nuk është siç përshkruhet rëndom në filma dhe telenovela, ku çifti me t’u martuar shkëputen nga familja dhe jetojnë të lumtur.
Kur çiftit i lind një fëmijë, përveç bashkëshortëve, edhe familjet e tyre dëshirojnë dhe propozojnë emra të cilët i shohin të bukur dhe të përshtatshëm.
Prandaj, vendimi më i rëndësishëm në jetë, është vendimi për martesë.
Pyetja e tetë: Si e kalon kohën e lirë?
Kjo pyetje zbulon shumë nga karakteri dhe natyra e djalit ose e vajzës. Kjo pyetje zbulon hobin dhe ëndrrat e tij/saj, nëse i pëlqen leximi, dijet, sporti etj...
Pyetja e nëntë: A kontribon materialisht për ndonjë shoqatë bamirëse, apo çdo lloj aktiviteti me natyrë bamirëse?
Me anë të kësaj pyetjeje, zbulojmë nëse pala tjetër është bujare apo koprace, zemërgjerë apo dorështrënguar.
Pyetja e dhjetë: Çfarë mendon nëse prindërit e tu dhe të mitë ndërhyjnë në jetën tonë private?
Ndodh që bashkëshorti të jetë djalë i vetëm i prindërve të tij. Në shumë raste, kjo bën që nëna e tij të ndërhyjë në çdo detaj të jetës së tij, edhe në atë bashkëshortore.
Ndodh që edhe vajza mund të jetë fëmija i vetëm i prindërve të saj, ose mund të jetë vajza e vetme mes disa djemve. Duke qenë fëmija më i preferuar, prindërit e saj kërkojnë të ndërhyjnë në çdo gjë.
Prandaj, çështje të tilla është mirë të sqarohen që në fejesë dhe para martese.
Edhe nëse djali ose vajza e pranojnë ndërhyrjen e prindërve të secilit, duhet sqaruar sasia dhe masa e ndërhyrjeve.
E rëndësishme është që me këtë pyetësor, si djali dhe vajza t’a zbulojnë dhe njohin më mirë njëri-tjetrin. Me anë të këtij pyetësori secili zbulon kënvështrimin e tjetrin përsa i përket shumë çështjeve shoqërore.
Një herë, më erdhi një vajzë dhe më tha:”Unë ia drejtova personit që kërkoi dorën time këto pyetje dhe nuk arrita në një rezultat të bindshëm.
Kur e pyeta se çfarë kërkon të bëhej dhe si e shihte të ardhmen, ai u përgjigj:”Nuk e di.”
E pyeta:”Si e koncepton martesën?” dhe ai u përgjigj:”Nuk kam asnjë koncept. Nuk di çfarë të them.”
E pyeta:”Cilat janë ato cilësi dhe veti që kërkon tek bashkëshortja jote?” Ai u përgjigj:”Nuk më intereson fare si është.”
E pyeta:”A e shikon të domosdoshme lindjen e fëmijës që në vitin e parë të martesës?”
Ai u përgjigj:”Si të duash ti. Për mua nuk prish punë, vitin e parë, të dytë apo të dhjetë.”
E pyeta:”A vuan nga ndonjë sëmundje fizike?”
Ai u përgjigj:”Jo, gjithçka është në rregull.”
E pyeta:”A je i shoqërueshëm?”
Ai u përgjigj:”Nuk e di çfarë do të thotë i shqoërueshëm dhe i mbyllur. Jam ky që më sheh.”
Në fund, vajza më pyeti:”Nuk di se çfarë t’i them këtij djali, prandaj erdha të të pyes.”
Unë i thashë:”Një njeri i tillë nuk ka vizion për të ardhmen. Nuk është e mundur që të mos i përgjigjet asnjë pyetjeje. Gjithësesi, vendimi është në dorën tënde. Nëse dëshiron të martohesh me një djalë që s’ka asnjë vizion për të ardhmen, një person të cilin mund t’a komandosh si të duash, por që ty të duket i përshtatshëm, nuk ka asnjë problem që t’a pranosh si bashkëshortin tënd.”
Ka shumë gra të cilat e kërkojnë një burrë të tillë. Ka shumë të tjerë që nuk e duan një burrë të tillë. Ato nuk pranojnë t’a komandojnë burrin, por duan që burri t’i komandojë.
Një herë u pyeta:”Kur është më mirë për ekonominë dhe mbarëvajtjen e një familjeje, kur është burri ai që siguron jetesën, kur është gruaja, kur punojnë të dy bashkë, kur ekonominë e drejton burri, gruaja apo të dy bashkë?”
Unë i thashë:”Nëse burri dhe gruaja zgjedhin një nga format e mësipërme dhe e pranojnë me dëshirë, atëherë secila prej tyre është e vlefshme dhe garanton lumturinë bashkëshortore. Nëse burri e pranon që rrogën t’ia dorëzojë gruas së tij dhe të jetë ajo që blen dhe shpenzon dhe të dy e pranojnë këtë, nuk ka asgjë të keqe në këtë mes. Marrëdhëniet bashkëshortore janë marrëdhënie dashurie, miqësie dhe mirëkuptimi.
Përveç dhjetë pyetjeve të mësipërme, ekzistojnë dhe pyetje të tjera të cilat janë të njohura nga të gjithë. Nga këto pyetje, mund të zgjedhim:”Ku punon, sa rrogë merr, ku do të banoni pasi të martoheni, çfarë mendon rreth veshjes time (për vajzën), e ke kushte dhe kërkesa rreth ngjyrës, gjatësisë dhe llojit të veshjes, a pranon që të vë makiazh në fytyrë etj...
Selam Alejkum.
Kujto umetin ne dua tua.