Mos tolero veten të të thonë ish- ajo Mekatet nuk i kursejnë as besimtarët musliman, dhe për këtë qartësohemi në urtinë e cila thotë: “Cdo njeri është mëkatar, prej tyre janë të ruajtur vetëm melekët dhe profetët.”
Mirëpo, një gjë duhet ditë gjithsecili e gjithsecila, se për cdo gabim apo devijim nga morali ose karakteri , duhet të kërkohet ndjesë dikund, për arsye të mos xhobitjes ndaj kujt kemi gabuar.
Bota është e krijuar nga popuj e fise, dhe të gjithë janë të ndryshëm nga njëri-tjetri, por që të gjithë kanë qeveri dhe kanë ligje me të cilat administrohen, mirëpo të gjithë detyrohen t’i binden ligjit të vendit. Këtë ligj e ka vënduar njeriu apo intelekti njeri, ndersa atë që duhet t’i bindet gjithsecili njeri, pa u hamendur e që vlenë njësoj për të gjithë pa dallim vendi, race e ngjyre është ligji i Zotit, ngaqë është ligj i cili caktoj kufinj dhe bëri rregullore të përkryer për gjithësecilin në mënyrë të drejtë dhe të barabartë por që të gjitha ato ligje janë vetëm në dobi të njerezimit.
Në këtë rast do doja të flasim për atë që ndjekë epshin e tij, dhe nga vet epshi i tij vazhdon të futet në mëkate porsi ai kalorësi i cili ecën në një rrugë të gjerë por që i ngushtohet aq shumë, sa që i bëhet sa gjerësia e kafshës, por nëse kthehet në fillim e ka shumë të lehtë shpëtimin, e nëse kthehët në fund do ta ketë shumë më të vështirë shpëtimin e tij.
Lidhur me këtë po vërejmë se sa i dëmshëm qenka pasimi i epshit, sa që një hap i tillë e miqëson njeriun me djallin ndërsa e armiqëson me All-llahun. Verseti i 160-të i kaptinës En’am thotë: “Kush vjen me një të mirë, do ta shpërblejë me dhjetë të mira, dhe kush vjen me një të keqe, do të denohet vetëm sipas saj, dhe atyre nuk iu bëhet padrejtësi .”
Pra All-llahu na paska tërhequr vërejtjen që të shkojmë tek Ai me vepra të mira sepse ato shpërblehen shumë fishë dhe të kemi kujdes nga mëkatet sepse pason denimi pastaj dhe atë denim e meritojmë ne sepse ishim të pakujdesshëm ndaj vetës.
Mirëpo bëhet pyetja se, a thua ka në mesin tonë prej atyre që nuk e duan të mirën e shumëfishuar për vete? Apo ka mundësi të këtë nga ato që vuajnë nga mosdija për ta gjetur mirësinë?
Menjda e zgjuar dhe intelekti i shëndoshë është ajo që e din dhe që e ka të sqaruar atë se për të arritur kënaqësi dhe lumturi duhet t’i bindësh Atij që i dhuron këto gjëra, e ai që i dhuron këto gjëra është vetëm All-llahu, Zoti i botëve.
Në këtë rast zënë vend të madh thëniet e Musait alejhisselam dhe Isajës alejhisselam ku thonë: “Unë rrjedh prej asaj familje që nuk e shet asnjë punë të mirë të ahiretit, edhe sikur të na e shtosh tokën me flori.”
Ndërsa thënia e Isajës alejhisselam kur iu është drejtuar popullit të tij thotë: “Ju as dynjanë nuk e doni e as ahiretin nuk e doni. Sikur ta doni dynjanë, duhet t’i bindeni All-llahut, se në dorë të Tij janë depot e dynjasë, dhe sikur ta doni ahiretin, duhet t’i bindeni Al-llahut, se në dorë të Tij ëtshë edhe ahireti.”
Duke dëshiruar të kalojmë në epiqendër të temës, po cekim një tjetër urti të disa të urtëve të cilët kanë thënë:
“Ai që pretendon tri gjëra, dijeni se djalli tallet me të;
-Ai që pretendon ëmbëlsië e dhikrit duke dashur dynjanë,-Ai që pretendon kënaqësinë e Krijuesit pa zemruar nefsin e tij dhe-Ai që pretendon sinqeritetin dhe i pëlqejnë lëvdatat e njerëzve”
Sikur të analizohet vëtëm fjalia e dytë, do t’i mjaftonte për vigjilencë dhe vetëdijësim saqë s’do të lejonte të etiketohet asnjëra me fjalën nëncmuese “ish- ajo e mbuluar, ish-ajo namazlikja, agjëruesja” etj.
Përkundrazi, kjo analizë e kësaj thënie dhe bashkë me të studmi dhe meditimi i verseteve të shenjta kur’anore do t’ia formonin edhe më shumë normat e karakterit të saj, saqë do ta bënin që fjala e saj të zë vend meritor dhe vendi i saj të jetë vend i privilegjuar kudo që gjindet.
A thua vallë ka mundësi të duash All-llahun me nëpërkëmbjën e fjalës së Tij, sic po ndodhë me disa?
A nuk i thuhet këtij gjesti vetëm se një gënjeshtër ndaj vetvetës por dhe synim mashtrimi ndaj të tjerëve.
Gjesti dhe vepra e tillë, jo vetëm te idhtarët e Islamit po edhe te ata që nuk janë idhtar të tij po që janë armiq të tij (islamit) këtë gjest apo më mirë me thënë këtë person e shohin me syrin e një personi të pa vendosur e asapk të sinqert si dhe ndihen të turpëruar në prani me të, saqë edhe i ikin ndonjë pune që mund ta lidhë me te, sepse kanë frikën se do të zhgënjehen dhe do të mashtrohen prej tij, ngaqë në të gjithë botën besimet, janë gjëra të cilat duhet patur kujdes ndaj tyre edhe pse janë të dështuara përvec besimit islam, dhe janë të kërkuara konvertimet në besimin e vetem të pranuar te All-llahu në besimin islam, andaj shihet si person i padëshiruar dhe si person mashtrues dhe jo besnik e i pa ndërgjegjshëm dhe pa identitet në mesin e njerëzimit.
Lidhur me këtë, mund të themi se vet Islami e kompleton tërë karakterin njeri dhe e bënë që të ketë identitet të tij të mirëfilltë si dhe e vetëdijëson për të gjitha gjërat dhe vështirësitë në jëtë.
Një gjë duhet ditur se, me humbjen e besimit në All-lahun apo me devijimin nga rruga e Tij humb moralin tënd i cili tregon karakterin dhe vetit njerëzore që mund t’i ketë një njeri. Ndërsa ky moral dhe kjo veti mund të riarrihet vetëm nëse pendohet njeriu sinqerisht dhe kthehet aty nga ku ka devijuar me synim të avansimit edhe të mëtutjeshëm.
Argument për këtë kemi versetet kur’anore të cilat flasin nëpër kaptina të ndryshme e që thonë:
“All-llahu ia pranon pendimin robërve të tij dhe i fal të këqijat” (Shuara: 25)
“All-llahu fal gjynahet dhe pranon pendimin”(Gafir: 3)
“Thuaj robëve të Mi që i bëni padrejtësi vetës së tyre, mos e humbni shpresën nga mëshira e All-llahut se All-llahu i fal që të gjitha gjynahet, me të vërtetë Ai është shumë Falës e shumë Mëshirues “(Zumer: 53)
Ndërsa, nga thëniet Profetike të Muhammedit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem kemi shumë thënie, po ne po shkoqisim vetëm disa prej tyre. Ai ka thënë:
“Nëse gjynahet e juaja do të arrinin në qiell, pastaj do të pendoheshit, All-llahu do t’ju falë” (Ibn Maxheh)
“Cdo biri i Ademit gabon dhe më i miri është ai që pendohet” (Tirmidhiu, Maxheh dhe Hakimi.)
Pra vetëm pendimi i sinqertë dhe braktisja e atyre sjelljeve dhe veprimeve të ulta e të shëmtuara sic është zbulimi i trupit pas mbulimit të tij, mos falja e namazit pas faljës së tij, mos agjërimi i Ramazanit pas agjërimit të tij etj…e bëjnë femrën të jetë prapë e nderuar dhe e respektuar sic ishte para devijimit të saj. Andaj kurrë nuk është vonë të pendohet një person i tillë, se vetëm me pendim e arrinë cdo gjë dhe vetëm atëherë nuk toleron që të etiketohet me shprehjën nëncmuese ish-ajo e mbuluara, ish-ajo namazlikja, agjëruesja etj.
Krejt për fund po i lëmë vendin një urtisë nga gjenerata e tabiinëve e cila thotë:
“Nëse një mëkatar bënë mëkate dhe vazhdon të pendohet tek All-llahu derisa të hyj në xhennet, djalli do të thotë: A sikur mos ta kisha shtyrë të bëjë mëkate dhe të pendohej, sepse prej pendimit fitoi xhennetin.”