Disa hadithe mbi haxhin 1. Ebu Herejre, r.a., thotë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut, s.a.v.s., të thotë: “Kush e kryen haxhin në emrin e Allahut, duke mos pasur kontakt intim me gruan, as që bën ndonjë mëkatë, do të kthehet (në shtëpi) sikur ditën kur e ka lindur nëna e tij.”
2. Xhabiri, r.a., transmeton se i Dërguari i Allahut, s.a.v.s., ka thënë: “Me të vërtetë Qabeja është shtylla e islamit, andaj kush e bën haxhin dhe umren, ai e përfiton sigurinë tek Allahu: nëse vdes – e shty në xhenet, e nëse e kthen tek familja e tij- e kthen me plackën dhe shpërblimin!”
3. Abdullah ibn Omeri, r.a., transmeton se i Dërguari i Allahut, s.a.v.s., ka thënë: “Luftëtari në rrugën e Allahut, haxhiu dhe ai i cili e kryen umren janë delegacioni i Allahut: nëse e thirrin, Ai ju përgjigjet, ndërsa, nëse kërkoj diç prej Tij, Ai ua plotëson.”
4. Xhabiri, r.a., transmeton se i Dërguari i Allahut, s.a.v.s., ka thënë: “Për haxhin e pranuar tek Allahu nuk ekziston shpërblim tjetër përveç Xhennetit. Të pranishmit pyetën: Cili është haxhi i pranuar, o i Dërguari i Allahut? U përgjigj: Në atë që haxhiu ua ka shpërndarë ushqimin nevojtarëve dhe të tjerëve u është kthyer me fjalë të buta dhe të bukura.”
5. Ebu Hurejre, r.a., transmeton se i Dërguari i Allahut, s.a.v.s., është pyetur: “Cilat janë veprat më të vlefshme? I Dërguari i Allahut u përgjigj: Të besuarit e Allahut dhe të Dërguarit të Tij! Përsëri u pyet: E tjetra cila është? U përgjigj: Lufta në rrugën e Allahut. Pas kësaj, përsëri u pyet: E tjetra? U përgjigj: Haxhi i kryer sipas rregullave dhe ai i cili është i pranuar tek Allahu.”
6. Abdulla b. Xherad, r.a., transmeton se i Muhammedi, s.a.v.s., ka thënë: “Kryeni haxhin, sepse ai i fshinë mëkatet, ashtu siç uji e pastron ndyrësirën!”
7. Abdullah b. Mes’ud, r.a., transmeton se i Dërguari i Allahut, s.a.v.s., ka thënë: “Kryeni haxhin dhe umren, sepse ato ua largojnë varfërinë dhe mëkatet, ashtu siç farkëtari në farkëtari i largon grimcat e xeheve të hekurit, arit dhe argjendit. Për haxhin e pranuar tek Allahu, xh.sh., nuk ka shpërblim tjetër përpos Xhennetit!”
8. Ebu Hurejre, r.a., transmeton se i Dërguari i Allahut, s.a.v.s., ka thënë: “Umreja deri tek umreja tjetër është kompensim për mëkatet e bëra midis tyre, ndërsa për haxhin e pranuar dhe të kryer sipas rregullave s’ka shpërblim tjetër përpos Xhennetit!”
9. Burejde, r.a., transmeton nga i Dërguari i Allahut, s.a.v.s, se ka thënë: “Të harxhuarit e pasurisë për në haxh është sikur atë ta harxhosh në luftë për në rrugë të Allahut: 700 herë shpërblehesh.
10. Abdullah b. Amr, r.a., thotë: E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut, s.a.v.s., të ketë thënë: “Kush e ben tavafin rreth Qabesë dhe i fal dy reqate namaz, e ka shpërblimin sikur ta ketë liruar një rob.”