Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PORTALIForumGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Mbi Qaben Meken (Pershkrim)

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administratore
Administratore
Admin


Numri i postimeve : 846
Join date : 03/06/2009
Age : 40

Mbi Qaben Meken (Pershkrim) Empty
MesazhTitulli: Mbi Qaben Meken (Pershkrim)   Mbi Qaben Meken (Pershkrim) Icon_minitimeMon Oct 05, 2009 2:26 pm

Mbi Qaben Meken (Pershkrim)

Mbi Qaben Meken (Pershkrim) K9is1caccmf1vca8zjf9icaQabja është një gur kristali në udhëkryqin e katër horizonteve; ajo është një kub i thjeshtë, anët e së cilës shikojnë nga katër anët kryesore; ajo është poli i fìksuar dhe zemra e të gjitha lëvizjeve të besimit islam. Haxhinjtë muslimanë mësyjnë drejt saj nga të gjitha anët e botës, dhe nga ajo rrezatojnë, në rrathë koncentrikë, kibla e të gjitha xhamive, thekët e të gjithë qilimave për lutje dhe shikimet e të gjithë besimtarëve, të magnetizuara, në orët e salatit, nga ky pol i jetës spirituale.
Qendër e botës dhe zemër e ekzistencës për mbi një miliard muslimanë, ajo është lëvizësi i palëvizshëm i “qarkullimit të gjakut”, i bërë nga pelegrinazhet e tyre, fokusi i të gjitha mihrabeve, pikë rreth së cilës çdo haxhi sillet shtatë herë, posi planetet rreth Diellit. Qabja, me thjeshtësinë gjeometrike të kubit të gurtë të saj, duket sikur ushqen gjitha hapësirat e lutjeve dhe projekton vijat e forcës së konstruktit të të gjitha xhamive në botë, duke përcaktuar rregullin, orientimin e mureve, si dhe zbrazëtinë e brendive të tyre. Pse ky tempull pa idol siguron modelin - imazhin simbolik të shpirtit që vjen te Zoti, duke liruar veten nga të gjitha interesat dhe pasionet personale?
Haxhiu mund ta ndiejë fizikisht këtë boshllëk, të ndiejë marramendjen dhe joshjen e saj, pasi të ketë kryer tavafin, shtatë rrotullimet rreth Qabes, dhe sa’jin, shtatë vrapimet midis dy shkëmbinjve, Safan dhe Merven, me këtë rast ai ka kryer disa prej riteve të haxhit.
Para syve të tij gacat e fundit të mbrëmjes janë errësuar dhe shuar. Perdja e natës ka rënë. Pastaj Qabja, nën vellot e saj të somotit të zi, të qëndisura me ar, ngjallet në mënyrë mbinatyrore. Terri ka bërë që çdo gjë rreth saj të zhduket dhe xhamia e madhe duket se formon një univers të gjallë të vetin, duke notuar në pakufishmërinë e zezë dhe të palëvizshme të hapësirës. Nën rrezet e dritës së reflektorëve, oborri vigan, i shtruar me mermer, është aq i bardhë e i tejdukshëm, saqë ngjan me një fushë akulli.
Në qendër qëndron kubi i gurtë, lëvizësi i palëvizshëm, boshti i gravitacionit të asaj galaktike të qenieve njerëzore, që, për më shumë se njëmijë vjet, kanë ardhur natë e ditë që të përshëndesin këtë gur të zi; pa dyshim është një meteor që ka rënë nga qielli e që simbolizon vetëdijen e njeriut, se jeta ka kuptim vetëm nëse posedon një dimension përtej jetës së tij, se ekziston jashtë tij dhe interesave të tij vetjake, ambicies, moralitetit dhe synimeve të tij; një pikë ku ata mund të kuptohen në tërësinë e tyre dhe ku rëndësia, thjesht relative, mund të kuptohet në dritën e asaj që është absolute; një pikë ku ata mund të gjykohen dhe ku mund të zbulojnë “rrugën e drejtë”, që i jep gjithë veprimtarisë njerëzore kuptimin dhe lirinë e saj të vërtetë. Nëse së paku kemi pyetur veten: A ekziston qëllimi hyjnor për veprimtarinë njerëzore? Dhe, nëse na është zbuluar, si duhet t’i përgjigjemi thirrjes së Zotit? Me një ndjenjë të të qenit plotësisht përgjegjës për pjesëmarrje në realizimin e planit të tij? Apo duke e braktisur atë, indiferentë dhe kokëfortë, por sidoqoftë të pamend dhe të papërgjegjshëm?
Në këtë konstelacion njerëzor, të bëhesh i vetëdijshëm për këtë zgjedhje nuk është një çështje personale, por diçka që prek të gjithë komunitetin. Në këtë vend, i vetmi zë që vjen deri te veshi ynë, është rrëshqitja e heshtur e turmës së madhe që ecën këmbëzbathur mbi sipërfaqen e mermertë të oborrit.
Brenda unazës së maleve që rrethojnë Mekën, majat e të cilave mund t’i shquanim nga muzgu si dhëmbë të mprehtë që kafshojnë qiellin, një klithmë u ngrit nga gojët e më shumë se dy milionë haxhninjve që kishin ardhur nga fundi i botës. Ata sonte do të flenë në xhami, në trotuare, në rrugë, mbi gurët e shkretëtirës, të kruspullosur mbi qilimat për lutje, mbi sixhadet e pollat. Ata me një zë që u ngjan oshëtimës së valëve të oqeanit, shprehin: “Erdha për të të falënderuar për të gjitha të mirat, të të falënderoj Ty; burim i gjithë fuqisë dhe i të gjitha qenieve, Ty me të cilin asgjë nuk mund të krahasohet, se nuk ka asgjë hyjnore pos Teje”. “Erdha ...” dhe kështu vazhdon, pafundësisht.
Thirrja tani ka marrë formën e heshtur të turmës, e mbështjellë nga diçka që e reflekton atë vetëdija, se gjithnjë po rilindet në rrotullimet e ngadalshme të masës së mjegullt rreth Qabes.
Është një rrotullim që sillet në kah të kundërt të akrepave të orës, thuajse të gjithë këta njerëz kthehen prapa në kohë, kundër rrjedhës së historisë, që të rizbulojnë burimin: Muhammedi, Isai, Musai, prapë te besimi i lashtë i Ibrahimit që, siç thotë Kur’ani, ishte ndërtuesi i Qabes, babai i besimit, që u tregoi të gjithëve se si, me atë besim, e gjithë jeta fiton një kuptim kur i përgjigjet thirrjes prej së cilës ka buruar.
Oh kjo rrotë rrotullohet, rrotullohet që të dallojë fytyrat individuale në mes kësaj mase konfuze, vetëm siluetat e njerëzve e lëvizja e papenguar që formon grumbuj të dendur afër kubit të gurtë, dhe larat e bardha, që janë brezat e avllive që formojnë tunikat e kraharorëve të haxhinjve, apo larat e zeza që janë rrobat e zeza dhe shallet e grave. Në skajin e këtij rrethi lëvizës janë lesat, në të cilat të paaftët dhe të moshuarit bëjnë të njëjtin rreth si të tjerët.
Dhe kjo rrotë rrotullohet, rrotullohet...
Me rënien e natës janë zhdukur konturet e xhamisë. Gjithë ç’mbetet, janë dritat e kurorës së dyfishtë të llambave që vezullojnë poshtë mbi dyshemenë e mermertë porsi pika ari, duke i dhënë asaj një ngjyrim të trëndafiltë; lart, kurora tjetër e dritës së bardhë, me llambat ngjyrë perle, që i shndërron muret dhe kolonadën në një mjegull të hirtë shumëngjyrëshe. Midis të dyjave, një dhëmbëzim i poçeve të vogla të së bardhës së shuar, si coha e tendave otomane.
Dhe kjo rrotë rrotullohet, rrotullohet...
Njeriu nuk mund t’i rezistojë marramendjes, nuk mund t’i ikë rënies në vorbull. Se ajo që na shpalohet këtu, kur të zhytim veten në këtë rrymë, është eksodi i të gjithë popujve mbi tokë, ardhur këtu që të përtërijnë paktin e lidhur midis Ibrahimit dhe Zotit të tij.
“Lebbejke All-llahumme lebbejk” - "Të përgjigjem o Zoti im, të pëgjigjem ...!”
“Të përgjigjem Ty, që je një dhe i vetëm …”


Ata erdhën si një forcë që shfaqet nga thellësitë e kohës, jemenasit që kanë zbritur nga malet e tyre, gjithashtu ata që janë lëshuar nga kulmi i botës, Himalajet; ata, shtëpia e të cilëve është stepa shkretinore e kozakëve, njerëzit e savanës dhe qytetarët. Dhe sa dallojnë në ecje! Ecja e malësorit është e ngadalshme dhe me kërcime. Ecja lëkundëse e njeriut të pyjeve të Amazonës apo të Afrikës Subsahariane të kujton luhatjen e maçetës së tij, ndërsa hap rrugën tunelore midis degëve. Haxhiut nga Allahabadi ose Indianopolisi i merren këmbët, sepse nuk është mësuar të ecë këmbëzbathur. Një tjetër nga Indonezia, me fushat e tij të orizit të vërshuara, ecën thuajse vallëzon. Një ritëm tjetër është si ai i tam-tamit: Është ecja e asaj figure të zezë, që, për çdo mëngjes, këndon ndërsa bluan melin jashtë kasolles së saj në Kazamanse.
Ata erdhën. Këmbët e tyre formojnë një thupër të shumëfishtë, një lëvizje të vetme. Këtu çdokush bëhet fizikisht i vetëdijshëm, se ai e ajo i takojnë një komuniteti të vetëm, që është farkuar nga puna e miliona njerëzve të mbledhur këtu, midis çakullit, zallit, gurëve dhe baltës, në shkretëtirë, në Arafat, në Muzdelife, në Mine, dhe që shkojnë në Mekë për t’u sjellë rreth Qabes. Ata janë mbledhur së bashku në hijen e ndonjë plasaritjeje a shkrepi. Ata ndajnë vendin për pushim në ndonjë qilim për lutje. Ata kanë shuar etjen duke u futur në rresht para krojeve të Zemzemit. Gjatë periudhës së haxhit, të mëdhenjtë dhe të vegjëlit e tokës përzihen, të përcëlluar nga dielli i njëjtë, kështu që, në fund, në Mekë, nën dritën e hënës, kjo lule e vëllazërimit dhe kjo kurorë e mahnitshme me pistilin e saj të zi të mund të lulëzojë Qaben.
Ky është karakteri parësor i çdo xhamie të botës. Në zemrën e aq shumë qyteteve, nën qiej aq të ndryshëm, ato zgavrojnë këtë zbrazëti të brendshme. Sado madhështore arkitektura e tyre, oborret e brendshme, kolonadat, harqet, kupolat etj., të gjitha janë të definuara si ngrehina vërtet islamike, dhe jo nga dimensioni i jashtëm si ndërtesë, por nga ana e cilësisë shpirtërore të boshllëkut që gdhendin ato në materie,.
Shumica e xhamive janë afërsisht të integruara me qytetet në të cilat gjenden, me pazaret dhe shtëpitë që ndonjëherë edhe mbështeten në muret e saj të jashtme. Nga Kajrevani në Fes deri te Xhamia e së Premtes në Isfahan, xhamia është praktikisht “e padallueshme” nga jashtë. Kur të ktheheni pas ndonjë dyqani, në gjysmerrësirën e souk-ut, arrini deri te ndonjë derë e bronztë ose te ndonjë portë e gurtë që ju fut në një hapësirë të tjetërfartë, në një zbrazëti të brendshme, ku besimtari gjen ambientin që i mundëson të arrijë një zbrazëti të ngjashme brenda vetes. Në këtë pushimore të qetësisë, në dritën apo hijen e xhamisë, larg nga zhurma dhe tollovia e rrugës së afërme, ai nuk dëgjon asgjë tjetër pos murmuritjes vëllazërore të besimtarëve të tjerë, dhe në mure sheh vetëm fjalët e njëjta hyjnore, të gdhendura apo të shkruara në mozaike, që duken sikur rrinë pezull në zbrazëti, nën veprimin e një forme unike të artit. Kjo qoshe e qetësisë në qendrën e jetës, është vendi ku muslimani rizbulon qendrën e vet dhe burimin e gjithë jetës, para se të kalojë edhe një herë pragun dhe të zhytet në rrëmujën e jetës, me forca të freskëta që e ndalojnë të mbartet nga rryma e dëshirave, instinkteve e zakoneve, nga rrjedha e botës, një forcë që mundëson të kontrollojë veprimet e veta çdo njeri, si, ndaj transaksioneve më të thjeshta tregtare e deri tek aktet më fisnike të dashurisë a të sakrificës.
Ky është kuptimi origjinal i dialektikës midis plotësisë dhe zbrazëtisë; ai na jep çelësin për kuptimin e plotë të hapësirës së brendshme të arkitekturës së ndonjë xhamie.
Çdo stil i xhamive, kur Islami depërtoi si një tharm jetëdhënës në vendet ku u zhvillua një qytetërim i lartë me tradita të fuqishme arkitekturale, bëri që të shprehej një dhe i vetmi besim në gjuhën e çdo kulture të veçantë. Secila mënyrë e zgavrimit të asaj zbrazëtie bënte që të shprehej dhe të shpallej një nuancë e tjetërfartë e spiritualitetit musliman.
Kuptimi i atakimit të energjisë spirituale, duke filluar nga Qabja, bën që fuqia e saj të ndihet deri në skajet më të largëta të botës muslimane, në Kur’an thuhet: "Ky ishte tempulli i parë i ndërtuar për njerëzit." [Ali Imran, 96]
Ai e ka zanafillën nga Ademi, ku dimensioni i transcendencës dhe profecisë është i brendshëm. Ky tempull është ruajtur pas përmbytjes nga Nuhi, dhe pastaj është rindërtuar nga Ibrahimi - babai i besimit; përfundimisht u pastrua nga të gjitha idolet nga ana e Muhammedit alejhi selam.
Ishte kjo xhami, nga e cila Muhammedi alejhi selam bëri udhëtimin e Israsë deri te “vendi i largët i adhurimit” [Israë, 1], në Jerusalem, natën e ngjitjes së tij në qiell. Qabja tregon orientimin, drejt saj, të të gjitha lutjeve dhe të gjitha xhamive, që kur e shtroi shpallja kur'anore se besimtarët duhet të kthehen, kur të luten, jo më drejt Jerusalemit, po drejt Mekës, ku Ibrahimi dhe djali i tij ngritën Qaben.
Kështu Qabja përcakton, në pajtim më kërkesat e liturgjisë kozmike, funksionet e të gjitha vendeve të lutjes; në një mënyrë, ajo i krijon dhe u jep formën hapësirave të tyre.
Me anë të origjinës së saj hyjnore, Qabja i kujton njeriut dimensionin transcendental dhe pejgamberik të natyrës së tij, njëshmërinë e Zotit dhe të gjithë realitetit, shembullin e dhënë nga Ibrahimi mbi varësinë ndaj Zotit, përgjigjen për thirrjen e Tij, kuptimin e “shenjave” të Tij, flijimin e pakusht për arritjen e qëllimit hyjnor dhe nevojën që njeriu të pastrojë vetveten nga idhujtaria, pasi brendia e zbrazët e Qabes shërben si model.
Ishte në bazë të kërkesave të besimit që u shtruan planet e ndërtimit të xhamive.
Shtëpia e thjeshtë e Pejgamberit në Medinë ishte prototip. Në pikën ku Pejgamberi nguli heshtën, duke treguar drejt Mekës, do të ndërtoheshin të gjitha mihrabet e botës. Mihrabi është një qoshe boshe, pa figura e statuja, qëllimi i të cilit është që të na bëjë të “kujtojmë” Zotin, të Padukshmin.
Para murit të kiblës së ndërtuar në kënde të drejta në drejtim të Mekës, adhuruesit rëndohen krah për krah, duke i dhënë formën e plotë. Në dallim nga kisha e krishterë, që është e vizatuar për së gjati, si shtrati i ndonjë lumi, duke treguar rrugën që duhet të ndjekë ndonjë procesion, xhamia i hap krahët në gjerësi, ashtu që numri më i madh i besimtarëve, duke qëndruar skaj njëri-tjetrit, si nomadet në shkretëtirë, që shkojnë pas njëri-tjetrit, të mund të gjenden në rreshtin e parë, me të tjerët, duke qëndruar prapa tyre, në valë të njëpasnjëshme, në oborrin qendror apo në hijen e galerive të bëra nga kallamat dhe gjethet e thurura, të mbështetura nga trungjet e palmave. I këtillë duhej të ishte, në mijëra ndryshime e variante, plani themelor i të gjitha xhamive muslimane: Një oborr i brendshëm rreth një burimi uji për pastrim, ndonjëherë me kanale që paraqesin katër lumenjtë e parajsës, me drunj portokalli, si në Kordovë, me palma dhe drunj shege, ose vetëm me tokë të zhveshur.
Xhamia është një hapësirë e kufizuar, që merr orientimin nga muri i kiblës dhe nga mihrabi i saj, që tregon drejtimin e Mekës. Katedra dhe shkallaret që të çojnë tek ajo (minberi), riprodhojnë, në shkallë të ndryshme të shkëlqimit, platformën prej së cilës Pejgamberi u drejtohej besimtarëve; dhe prej këtu, ditën e xhumasë, imami mban predikimin e vet (hytben).
Medina dhe xhamia e saj duket se u ndërtuan përreth varrit të Pejgamberit, saktësisht aty ku shtëpia e tij siguronte planin për xhami të panumërta.
Kolonat e larta, në bazat e tyre me mermer të bardhë, të veshura me ar dhe ahat, përhapin një vezullim flakërues, derisa njeriu i afrohet mihrabit dhe varrit të Pejgamberit, që është i mbrojtur nga idolatria më anë të pahisoreve metalike.
Në pjesën e parë të sallës së lutjeve, para oborrit, boshtet e shtyllave ngjiten si drunj të gjelbër ose si çurga uji në ndonjë preri, në një kalim nga natyrorja në mbinatyroren, duke pasqyruar rrugën e njeriut drejt transcendencës.
Turma të mëdha mblidhen për lutje nën dritat që ndizen si yjet, në shandelierët e kristaltë. Ata luten më shpresë e zjarr, këtu ose jashtë xhamisë, në sallën e madhe që i ngjan deri diku ndonjë tregu të mbuluar, apo edhe të hapur.
Ky det i qenieve njerëzore nuk është shterur kurrë. Nëpër shekuj, ata kanë ardhur në valë të mëdha nëpër “Derën e Shpëtimit (Babu Selam)”, duke recituar “Bismil-lahi Rrahmani Rrahim…” (Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit…). Haxhiu ecën përpara duke recituar lutje, derisa të arrijë te hapësira në mes të varrit të Pejgamberit dhe minberit mbi të cilin e kishte zakon të ulej, kur predikonte. Midis jetës dhe ringjalljes. Lajmëtari i Zotit tha për këtë hapësirë: “Midis shtëpisë sime (që tani është varri i tij) dhe minberit tim shtrihet një kopsht i parajsës.”
Kolonat ose shtyllat kanë zëvendësuar trungjet e palmave; tavanet me trarë tiku, ose me harqe të gurta a prej tullave kanë zëvendësuar hijen e fletëve të palmave në një shumëzim të pafund të gotullave dhe harqeve; qilimat dhe sixhadet me ngjyra të çelëta kanë zëvendësuar tokën e rrahur. Por diseni bazik i këtij vendi të lutjes mbetet zbrazëtira, boshllëku në mes të jetës së përditshme, ku njeriu mund të “kujtojë” më thellë marrëdhënien e vet me Zotin, praninë e Zotit që vigjilon mbi veprat e tij, ashtu si vigjilon mbi ngjarjet dhe gjërat, e fytyrat e njerëzve të tjerë, dhe në fjalën e Librit. Janë të gjitha këto “shenjat” që formojnë gjuhën që Zoti flet me të. Zoti flet me të në çdo moment të jetës së tij, vetëm nëse ai i kushton vëmendjen dhe e ushtron veten që të shohë, të dëgjojë dhe të kuptojë.
Nga shkretëtira dhe nga kubi i thjeshtë në atë qytet të vogël, që njëherë ishte veç se udhëkryq i rrugëve të karvaneve, Islami që nuk do të thotë armatë e kalorësve të panumërt (që Arabia nuk i kishte), por besim dhe gjuhë, depërtoi dhe dominoi, brenda gjysmë shekulli, në qendrat më të vjetra të qytetërimit njerëzor: Mesopotaminë dhe gjithë Perandorinë Sasanide, Egjiptin, trashëgiminë greko-romake të Bizantit, prej Sirisë e deri në Afrikën Veriore, si dhe Spanjën.
Njeriu nuk mund të kuptojë një zgjerim aq të madh në kuptimin e pushtimit ushtarak. Ai mund të jetë vetëm ajo që sot e quajmë “revolucion kulturor”, me fjalë të tjera një ndryshim historik, duke krijuar një hapësirë muslimane më të madhe se cilado perandori deri atëherë e njohur, ajo e Darit, e Aleksandrit a e Romës.
Ne do të merremi këtu vetëm më shprehjen estetike të këtij ndryshimi të madh, me mënyrën se si besimi islam, një dhe i vetëm, gjeti shprehjen në stilet e ndryshme të xhamive, të lindura nga kultura rrënjësisht aq të ndryshme, si ato të Egjiptit, Greqisë dhe Romës, ku tempujt u kushtoheshin zotave që ishin të ngjashëm më njerëzit; tempujt e zjarrit të Persisë zoroastriane dhe pallatet krenare të Mbretërve të mëdhenj; mbretëria e dualizmit mazsdean; dhe kishat e Bizantit, trashëgimtari i krishterë i mendimit grek dhe i madhështisë romake.
Uniteti i besimit, i shprehur përmes një shumëllojshmërie të kulturave: Ky është mesazhi i Islamit, i cili mund të shquhet përmes hapësirave të xhamive të saj.
Arkitektura islame, e lindur pas më pak se një shekull nga hixhreti, integroi në pikëpamjet e saj mbi botën kontributet e bëra nga grekët, romakët, persët dhe bizantinët, duke shkaktuar një ndryshim radikal në frymën që i ka frymëzuar ata. Një arkitekturë plotësisht arabe krijoi një hapësirë të re për lutje, duke huazuar për xhamitë e saj plot shtylla, elementë nga arti grek, shprehjen e një vizioni të ri të jetës së njeriut, që ishte egjiptian në origjinë dhe që u shndërrua në romak në dekadencën e tij. Në sintezën e re ku u integruan këto kolona, gjeti shprehjen një vizion i ri i jetës së njeriut.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bujanoci.org
 
Mbi Qaben Meken (Pershkrim)
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Adem Ramadani - Qaben s'pari kur e pash (New 2009)

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Haxhxhi-
Kërce tek: