Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PORTALIForumGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Dhembshuria e brendshme apo thelbësore

Shko poshtë 
AutoriMesazh
rrumejsa

rrumejsa


Numri i postimeve : 23
Join date : 09/08/2009

Dhembshuria e brendshme apo thelbësore Empty
MesazhTitulli: Dhembshuria e brendshme apo thelbësore   Dhembshuria e brendshme apo thelbësore Icon_minitimeSat Oct 10, 2009 9:00 am

Nëse pyet se çfarë është dhembshuria e brendshme apo thelbësore mund të thuhet se është ajo ndjenjë e qetësisë dhe rehatisë të cilën e ndjen zemra gjatë dispozitave të fatit,humbja e frikës,mërzisë dhe e humbjes nga zemra e cila pastaj i nënshtrohet dhe i përulet Zotit të saj,duke shikuar në Të.Robi i nënshtrohet Zotit të tij m e shpirt dhe me brendësinë e tij dhe i pushtuar me vështrimin e dhembshurisë së All llahut ndaj tij,është mospërfillës ndaj fuqisë së dhembjes dhe të vështirsisë që e ka kapluar.Ndërsa njohja se Zoti i tij e ka zgjedhur si një rob të zakonshëm që mbi të të realizojë dispozitat e Tij,qoftë ai të gëzohet apo hidhërohet,kontribon edhe më shumë në atë që ai të mos ndjejë dhembjen dhe fatkeqësinë.Nëse e pranon me kënaqës përcaktimin,do të shpërblehet me kënaqësinë e All llahut.Ndërsa,nëse zemërohet,e njejta do t’i kthehet me zemërim.Kjo mirësi e brendshme është fryt i këtij aktiviteti të brendshëm dhe me rritjen e saj edhe ajo rritet,në të kundërtën ajo zvogëlohet.
Enes ibn Maliku r.a,transmeton se Pejgamberi s.a.v.s ka thënë :”Madhësia e shpërblimit është e barabartë me madhësinë e sprovës.Kur All llahu e do një popull,Ai e vë në sprovë,dhe kush pranon me kënaqësi do të shpërblehet me kënaqësi,ndërsa kush zemërohet,meriton zemërimin.
(Et Tirmidhiu 2404,ibn Madhe 4031 – hadith i mirë)


Detyrimet e pranimit të Njëshmërisë së All llahut

Lum ai që është I drejtë ndaj Zotit të tij duke e pranuar paditurinë e tij edhe pse di.I pranon mangësitë e shumta në veprat etij,mangësitë personale,lëshimet në detyrimet ndaj All llahut dhe raportin jo të drejtë ndaj Tij.

Nëse All llahu e dënon për shkak të mëkatit,në të sheh drejtësinë e Tij.Ndërsa nëse i fal,nëpërmjet saj njeh mirësinë dhe të mirat e Tij.Kur bën ndonjë të mirë,e di se kjo është sadaka dhe mirësi ndaj All llahut.Ndërsa nëse edhe ia pranon atë vepër,ajo është edhe një sadaka dhe mirësi.Nëse All llahu refuzon veprën e kryer,ajo është për arsye se ajo vepër nuk ngjanë se është bërë për Të.Kur bën ndonjë vepër të keqe,me këtë e di se All llahu me të drejtë,duke mos bërë dhunë e ka lënë dhe e ka ngritur mbrotjen e Tij dhe në bazë të kësaj robi e kupton se është I varur prej All llahut dhe se i ka bërë dhunë vetvetes dhe nëse All llahu pas gjithë kësaj,sërish fal,ajo është vetëm nga Bujaria e Tij,bamirësia dhe e mira.

Thelbi dhe sekreti i kësaj çështjeje është se robi gjithmonë e sheh Zotin e tij si bamirës,ndërsa veten si mëkatar,I gabuar apo që I len gjërat pas dore dhe se gjithçka që e bën të lumtur e sheh si mirësi dhe bamirësi të All llahut,ndërsa gjithçka që nuk është e mirë dhe e vështirë e sheh si pasojë e mëkateve të tij dhe drejtësi e All llahut ndaj tij.



vazhdon tema..
(Shpallja e All llahut dhe porosia e Gjithësisë)



Shpallja e All llahut dhe Porosia e Gjithësisë

All llahu I Lartësuar në Kur’an I fton robërit e Tij që ta njohin në dy mënyra :
-vëzhgimin e veprimit të Tij
-studimin e asaj që ka shpallur
Shenjat e para që shihen janë pamore,ndërsa të dytat janë shenja perceptuese,kuptimore.
Si shembull të mënyrës së parë të njohjes,do të përmendim fjalët e të Mëshirshmit :
Eshtë fakt se në krijimin e qiejve e të tokës, në ndërrimin e natës e të ditës, të anijes që lundron në det që u sjell dobi njerëzve, në atë shi që e lëshon All-llahu prej së larti e me të ngjall tokën pas vdekjes së saj dhe përhapë në te nga çdo lloj gjallese, në qarkullimin e erërave dhe reve të nënshtruara mes qiellit e tokës, (në të gjitha këto), për një popull që ka mend ka argumente.(El Bekare 164),ajete të ngjashme në Kur’an ka shumë.
Kur është fjala për metodën e dytë,do të përmendim fjalët e të Mëshirshmit : “A nuk e përfillin ata (me vëmendje) Kur’anin?”(Nisa 82), A nuk e menduan ata thellë fjalën (Kur’anin) [el Muminun 68], (Ky është) Libër i begatshëm, Ne ta shpallëm ty këtë, që t’i studiojnë argumentet e tij dhe që të marrin mësim prej tij ata që kanë mend.(Sad 29)Ajete të ngjashme ka shumë.
Krijesat tregojnë për veprimin krijues,ndërsa veprimi tregon cilësitë e Krijuesit.E krijuara tregon atë që ka krijuar,ndërsa detyrimisht nënkupton ekzistimin e Krijuesit sepse Ai zotëron fuqi,dëshirë dhe dije.Është e pamundur që veprimi i lirë të ketë burimin prej atij që nuk eksizton,nuk ka fuqi,jetë dëshirë dhe dije.Pastaj format e ndryshme të krijesave tregojnë dëshirën e Krijuesit dhe faktin se krijimi I Tij nuk është I kufizuar vetëm në një formë dhe ajo të jetë një lloj pas së cilës nuk mund të krijojë tjetrën.
Interesat,urtësitë dhe qëllimet pozitive të krijesave tregojnë urtësinë e Krijuesit azze ue xhel.
Dobitë dhe të mirat e krijesave tregojnë mëshirën e Krijuesit.
Zemërimi dhe hakkmarja e krijesave tregojnë zemërimin e Krijuesit.
Mikëpritja,kujdesi,dhe brenga e krijesave tregojnë dashurinë e Krijuesit.
Mohimi i ndërsjellë,nënçmimi dhe heqja dorë e krijesave tregojnë përbuzjen e Krijuesit.
Jetëgjatësia e krijesave,të cilat fillojnë që nga e dobëta dhe e pakta,zhvillohet deri në stadin e fuqisë dhe formësimit,e pastaj shkon drejt fundit dhe vdekjes dhe kjo tregon për ditën e kthimit.
Ndërsa gjendja e krijesave : ebimëve dhe e kafshëve si dhe cikli i ujit tregojnë mundësinë e kthimit.
Shenjat e dukshme të mëshirës dhe mirësive të Tij ndaj krijesave tregojnë në vërtetësinë e pejgamberve.
Formësimi i cilësive të krijesave të cilat pa formësim të tillë do të ishin të mangëta dhe të pavlefshme tregojnë faktin se Ai I Cili i ka formësuar zotëron të drejtën më të madhe që të jetë I Përsosur.
Për këtë shkak krijesat e All llahut janë tregusit më të mirë të cilësive të Tij dhe vërtetësia më e fuqishme e të vërtetës së asaj që e thonë të Dërguarit e Tij për Të.
Krijesat dëshmojnë dhe vërtetojnë ajetet e shpallura të përceptuara dhe rikujtojnë në dëshminë e të vërtetës me ajetet kozmike,pamore.
All llahu I Lartësuar ka thënë :” Ne do t’ua bëjmë atyre të mundshme që t’i shohin argumentet Tona në horizonte dhe në veten e tyre deri që t’u bëhet e qartë se ai (Kur’ani) është i vërtetë. A nuk mjafton që Zoti yt është dëshmitar për çdo gjë?”(Fusilet 53) I Lartësuari njofton se është e nevojshme që me anë të shenjave pamore kozmike të dëshmojë të vërtetën e ajeteve të shpallura të përceptuara.
Pastaj në fund të ajetit,I Lartësuari bën të ditur,në bazë të dëshmive të paraqitura rreth sinqeritetit të të Dërguarit e Tij s.a.v.s,se dëshmia e Tij është e mjaftueshme si vërtetimi i saktësisë së shpalljes së Tij.
Shenjat e Tij dëshmojnë saktësinë e fjalëve të Tij,ndërsa Ai nëpërmjet shenjave të Tij dëshmon për të vërtetën rreth të Dërguarit s.a.v.s,All llahu është dëshmitar dhe gjithçka e dëshmon Atë.Ai vërteton dhe gjithçka e vërteton Atë.Ai është argument vetvetiu.Rreth kësaj,disa njohës (arifin) thonë:Si të kërkon dëshmi për Atë I Cili është dëshmi për gjithçka?C’farë dëshmie të kërkoj për ekzistimin e Tij,kur ekzistimi I Tij është më e qartë se çdo dëshmi.!!

Për këtë,Pejgamberët u kanë folur popujve të atyre :”A mos keni dyshim në All llahun…(Ibrahim 10) Ai është më I njohuri nga e gjithë e njohura dhe më i qarti nga cilado shenjë apo argument.Në esencë të gjitha gjërat nëpërmjet Tij janë njohur dhe zbuluar,edhe pse nëpërmjet vëzhgimit dhe deduksionit,nëpërmjet gjërave dhe veprimit të Tij mbi to,kemi njohur Atë.
__________________

Ata janë që për hir të Tij u japin ushqim të varfërve, jetimëve dhe të zënëve robër.
Ne po ju ushqejmë vetëm për hir të All-llahut dhe prej jush nuk kërkojmë ndonjë shpërblim e as falënderim.
(Insan 8-9)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Dhembshuria e brendshme apo thelbësore
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Feja dhe shoqëria-
Kërce tek: