E ke mësuar qenin tënd të gjahut që,duke e respektuar miresinë tënde ndaj tij dhe nga frika prej zemërimit tënd,të mund dëshirën e tij të flaktë pas gjahut,ndërsa sa kohë është duke të mësuar ty mësuesi I sheriatit,ndërsa ti kurrsesi të pranosh këtë?!
-Nuk është e lejuar që të hahet gjahu të cilin e ka zënë qeni e zili nuk është I mësuar në gjah dhe të cilin e ka zënë për shkak të nevojave të tij,atëherë çfarë mendon njeriu I paditur,veprat e të cilit jane të gjitha për shkak të dëshirave dhe epsheve të tij?! -Te njeriu jeton mendja e melekut,afshi I kafshatës dhe pasioni I shejtanit dhe ai do t’I takojë atij lloji,cilësia e të cilit sundon në të. Nëse njeriu e mund afshin dhe epshin,do të ngrihet në shkallën e melekut.Mirëpo,nëse e mundin epshet dhe afshi,do të zbresë nën nivelin e qenit! -Kur qeni gjuan për pronarin e tij,është e lejuar të hahet ajo që gjuhet,ndërsa kur gjuan për vete,është e ndaluar të hahet ajo që ai e gjuan! -Burimi I cilesive të mira dhe të këqija dhe I veprave të njeriut janë dy emrat e Allahut xhel-le xhelaluhu:
El-Mu’ti (Ai I Cili jep) dhe El-Mani’u (Ai I Cili nuk jep) .Pjesa e robit në nënshtrimin ndaj Allahut xhel-le xhelaluhu lidhet me këta dy emra. Robi e falenderon Allahun xhel-le xhelaluhu kur diqka I jep,kështu që e tregon varësinë e tij për Të kur diçka I ndalon.Kështu,Allahu I Lartesuar e mbulon robin e Tij me dhurata me qëllim që robi ta Falenderojë Atë dhe ia ndalon të mirat me qellim që robi të tregojë varësi prej Tij.
Mëkatet janë sikurse plagët,ndërsa plaga nganjëherë mund të jetë vdekjeprurëse. -Nëse mendja të ç’lirohet nga të nënshtruarit e epsheve,atëherë ai do të sundoje me trupin! -Nëse hyn në shtëpinë e epsheve,jetën tënde e ke vënë në rrezik. -Kur të jepet shansi për shikimin e ndaluar,dije se kjo është përhapja e luftës,për këtë mbrohu me parzmoren: “Thuaju besimtarëve të ndalin shikimet (prej haramit), të ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre se kjo është më e pastër për ta…” (En-Nur:30) “
…Dhe Allahu ua largoi luftën besimtarëve.” (El-Ahzab:25)
Nëse vjen deti I epsheve,notuesi mund të mbytet dhe për notuesin më e dëmshme është që të hapë sytë nën ujë! “Askujt nuk I është treguar nder sikurse atij në varr që veprat e ngushëllojnë! Nga kopshti I Xhennetit I shërbejnë fruta, Nuk është sikurse ai nga varri plot errësirë! Kush e humb durimin atje ku duhet, Nuk do të mund të arrijë atë pas së cilës dergjet!” -Të mbjellat janë korrur para kohe,por kjo nuk I ndihmon grurit të korrur! -Blije nefsin tënd,tregu është I çelur ndërsa çmimi I njohur! -Dremitja e pakujdesisë dhe ëndrra e epshit vështirë se mund të largohet,por nëse të zë gjumi,bëje gjumin e lehtë,sepse rojet e qytetit bërtasin:”Agoi mëngjesi,erdhi dita e re!” -Drita e mendjes e shkatërron ërrësirat e epsheve,kështu që tregohet rruga e vërtetë dhe në këtë mendjemprehtësi njihet dhe shihet fundi I rrugës! -Me ambicie të lartë dil nga ky kopsht I ngushtë,që është mbushur përplot me vuajtje dhe me mangësi,në atë kopsht të gjërë të cilin mendja as që mund ta paramendojë,në të cilin nuk mund të humbet I dashuri e as e kërkuara dhe e dëshiruara që mund të ndalohet. -O ti që e shet shpirtin tënd për kënaqësinë e pavlefshme për atë që të sjell pakënaqësi dhe bukuria e tejdukshme e të cilit nuk do të zgjasë shumë!Me të vërtetë atë më të vlefshmen e ke shitur për hiç para. Sikur nuk e njeh vlerën e mallit tënd dhe mizorinë e çmimit për të cilën e ke shitur?!Por do të shohësh në ditën kur të gjitha mashtrimet do të dalin në shesh,se çfarë marrëveshje ke vendosur,në ditën kur I gjithë malli që vlen është “La ilahe il-lallah”,Allahu I Lartësuar,blerësi,çmimi I mallit është Xhenneti,ndërsa,Pejgamberi sal-All-llahu alejhi ve sel-lem lajmëtari I shitjes! Vallë je I kënaqur që të shesësh mallin tënd vetëm për pak pjesë të asaj e cila në përgjithësi tek Allahu xhel-le xhelaluhu nuk vlen as sa krahu I mushkonjës?! “E gjithë bota nuk vlen as sa krahu I mushkonjës që fluturon,ndërsa ty të ka pushtuar vetëm një pjesë e saj. Te Ai je në shkallën e tregtisë tënde, Kur të shesësh shpirtin tënd,atëherë blije Xhenetin!” -O njeri,vallë e ke humbur ambicien?!Si është raporti yt ndaj rrugës në të cilën u lodh Ademi,ka klithur Nuhu,Ibrahimi është hedhur në zjarr, Ismaili ishte nxjerr për t’u therur,Jusufi I shitur për disa grosh,e pastaj disa vite I kaloi në burg,Zekerija I përgjysmuar me sharrë,Jahja fisniku I therur,Ejjubi I shijoi të gjitha dhembjet dhe vuajtjet,Davudi ka qarë pandërprerë,Isa ka qëndruar në vetmi dhe I izoluar,Muhamedi varfërinë dhe shumë dhembje I duroi,paqja e Allahut je I kënaqur që të shesësh mallin tënd vetëm për pak pjesë të asaj e cila në përgjithësi tek Allahu nuk vlen as sa krahu I mushkonjës?! “E gjithë bota nuk vlen as sa krahu I mushkonjës që fluturon,ndërsa ty të ka pushtuar vetëm një pjesë e saj. Te Ai je në shkallën e tregtisë tënde, Kur të shesësh shpirtin tënd,atëherë blije Xhenetin!” -O njeri,vallë e ke humbur ambicien?!Si është raporti yt ndaj rrugës në të cilën u lodh Ademi alejhi selam,ka klithur Nuhualejhi selam ,Ibrahimi alejhi selam është hedhur në zjarr, Ismaili alejhi selam ishte nxjerr për t’u therur,Jusuf ialejhi selam I shitur për disa grosh,e pastaj disa vite I kaloi në burg,Zekerija alejhi selam I përgjysmuar me sharrë,Jahja alejhi selam fisniku I therur,Ejjubi alejhi selam I shijoi të gjitha dhembjet dhe vuajtjet,Davudi alejhi selam ka qarë pandërprerë,Isa alejhi selam ka qëndruar në vetmi dhe I izoluar,Muhamedi sal-All-llahu alejhi ve sel-lem varfërinë dhe shumë dhembje I duroi,paqja e Allahut xhel-le xhelaluhu qoftë mbi të gjithë këta?!Por,ti je dhënë pas lojës dhe argëtimit?! -Lufta po shpërthen ndërsa ti vetëm po vëzhgon,e edhe pse leviz,I ndihmon disfatës! -Kush nuk e kërkon famen në të nxetin e pasditës,nuk do të pushojë në freskun e nderit! -U kanë thënë disa besimtarëve:”Sa do t’I lodhni shpirtrat tuaj?! Ata u përgjigjën:”Ne vetëm sa u kërkojmë pushimin!” -O njeri!Të është dhënë e mira e imanit,ndërsa para kësaj e mira e shëndetit,por ti I harxhon në mëkatim ndaj Dhënësit,për këtë mos të të befasojë këputja e këtyre të mirave,sepse ai që harxhon të mirat e dhënësit në atë që dhënësi nuk është I kënaqur,meriton që ato të mira t’I mirren! -Bukuritë e kësaj bote janë sikurse vajzat të cilat u zbukurohen shkesëve,kështu që presin se kush do t’I zgjedhë mbi të tjerat. Por,ai I cili e njeh vlerën e ahiretit ndaj kësaj bote,do t’I japë përparësi më të vlefshmes! “Kur mu paraqitën bukuritë e kësaj bote, Më thanë:”hajde,na merr ne për vete! Por unë shtiresha sikur nuk pashë, Kur verejta se cakun e kisha hetuar!” O ti që ke lakuar nga rruga e drejtë,qëndro madje në praparojë të kolonës dhe kur të flesh,fli në rrugë,sepse udhëheqësi I kolonës brengoset për ata të cilët udhëheqin,kudo qofshin ata! Dikush I tha Hasan el-Basriut:”Paraardhësit na tejkaluan (në të mira) në kuaj të zi,ndërsa ne kalërojmë në gomarë të rraskapitur!” Në këtë,ai tha :”Nëse je në rrugën e tyre,së shpejti do t’I arrish! qoftë mbi të gjithë këta?!Por,ti je dhënë pas lojës dhe argëtimit?! -Lufta po shpërthen ndërsa ti vetëm po vëzhgon,e edhe pse leviz,I ndihmon disfatës! -Kush nuk e kërkon famen në të nxetin e pasditës,nuk do të pushojë në freskun e nderit! -U kanë thënë disa besimtarëve:”Sa do t’I lodhni shpirtrat tuaj?! Ata u përgjigjën:”Ne vetëm sa u kërkojmë pushimin!” -O njeri!Të është dhënë e mira e imanit,ndërsa para kësaj e mira e shëndetit,por ti I harxhon në mëkatim ndaj Dhënësit,për këtë mos të të befasojë këputja e këtyre të mirave,sepse ai që harxhon të mirat e dhënësit në atë që dhënësi nuk është I kënaqur,meriton që ato të mira t’I mirren! -Bukuritë e kësaj bote janë sikurse vajzat të cilat u zbukurohen shkesëve,kështu që presin se kush do t’I zgjedhë mbi të tjerat. Por,ai I cili e njeh vlerën e ahiretit ndaj kësaj bote,do t’I japë përparësi më të vlefshmes! “Kur mu paraqitën bukuritë e kësaj bote, Më thanë:”hajde,na merr ne për vete! Por unë shtiresha sikur nuk pashë, Kur verejta se cakun e kisha hetuar!” O ti që ke lakuar nga rruga e drejtë,qëndro madje në praparojë të kolonës dhe kur të flesh,fli në rrugë,sepse udhëheqësi I kolonës brengoset për ata të cilët udhëheqin,kudo qofshin ata! Dikush I tha Hasan el-Basriut:”Paraardhësit na tejkaluan (në të mira) në kuaj të zi,ndërsa ne kalërojmë në gomarë të rraskapitur!” Në këtë,ai tha :”Nëse je në rrugën e tyre,së shpejti do t’I arrish!
Autor: Ibën Kajim El-Xhevzi Marr nga libri:”Thesari I Diturisë