Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PORTALIForumGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 MOTRAVE MUSLIMANE

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Usame
Moderator
Moderator
Usame


Numri i postimeve : 381
Join date : 05/06/2009

MOTRAVE MUSLIMANE Empty
MesazhTitulli: MOTRAVE MUSLIMANE   MOTRAVE MUSLIMANE Icon_minitimeSat Oct 10, 2009 9:08 am

19 vepra që muslimanet mund t’i kryejnë në vendin tonë



Motrat aq sa edhe vëllezërit (muslimanë) kanë përgjegjësi për kontribute në veprimtarinë Islame në vendin tonë. Ekziston një numër i madh i veprimeve që mund të bëhen personalisht, familjarisht dhe në nivel shoqëror.
Ne kontaktuam katër motra muslimane, që janë aktive në shoqëritë e veta. Ata na sygjeruan ketë me sa vijon;


1.Mos harro se je mëkëmbës (Halif) në Tokë

Burri dhe gruaja janë të emëruar nga All-llahu Fuqiplotë si mëkëmbës (besues) të Tij në Tokë. “Ne u ofruam emanetin (obligimet) qiejve, tokës dhe maleve, e ata nuk deshën ta marrin përsipër atë dhe u frikësuan prej tij, ndërsa njeriu atë e morri mbi vete; vërtetë ai i bëri padrejtësi vetes dhe ishte i padijshëm”.
“(Njeriu e morri përsipër) Ashtu që Allahu të ndëshkojë hipokritët dhe hipokritet, idhujtarët dhe idhujtaret, e t’u falë besimtarëve dhe besimtareve. All-llahu është Ai që falë shumë dhe është Mëshirues” Kur’an 33:72-73)
Na është besuar ky emanet nga All-llahu dhe është përgjegjësia jonë që të kujdesemi për të. Ne nuk duhet të harrojmë se do të pyetemi në Ditën e Gjykimit se çfarë bëmë me kohën tonë. Çka bëmë për Hirë të All-llahut kur ishim gjallë? Si e kemi shfytëzuar kohën, pasurinë, shëndetin, diturinë dhe burimet tjera që All-llahu na i ka besuar si dhuratë? Sa jemi munduar që Um-metin ta bëjmë më të fortë? A thua vallë si do të kalojmë...?!


2.Bëre synimin (qëllimin – nijjetin) tënd për Hirë të All-llahut

Prej nga me të vërtetë vjen suksesi? Nga All-llahu. Por, pa qëllime korrekte dhe metoda, suksesi nuk do të ndodh as në punë e as në shtëpi.
“Veprat janë sipas qëllimeve“, ka thënë i Dërguari i All-llahut, Salall-llahu Alehji ve selem, që transmetohet nga Buhariu dhe Muslimi. Bëre nijetin që ta kënaqish All-llahun në rradhë të parë. Kjo është gjëja më kryesore pa marrë parasysh se në çfarë aktiviteti je e involvuar.


3.Bën Dua (Lutje)

Kush është i mundshëm që të përgjigjet në lutjet dhe të të ndihmojë? Me siguri All-llahu. Kërko vetëm prej All-llahut. Kërko nga Ai udhëzim, dije dhe qëllim të pastër. Kërko nga Ai që të t’i pranojë përpjekjet për Kauzën e Tij.
Dhe pastaj shiko se si Insha’All-llahu, Ai të ndihmon nëpërmjet punës që ti e bën për Hirë të Tij.


4.Kërko dituri, rrugë për në Xhen-net dhe fuqi

Pasi që qëllimin e ke të pastër, prej nga ta dish se cila metodë është për të kontribuar për Islam në vendin tonë? Çelësi është te dituria. Veçanërisht dituri nga Kur’ani Kerimi dhe Sun-neti. Kjo nuk është dituria kryesore që ti ta kesh mësuar në shoqërinë tënde. E kemi fjalën për dituri të bazuar në burimin origjinal, Kur’anin dhe Sunnetin.
“Për atë që mundohet të gjejë rrugë për dituri, All-llahu do t’ja lehtësojë atij rrugën për në Xhen-net” -ka thënë Muham-medi Salall-llahu Alehji ve selem në Hadithin që e tansmeton Muslimi.
Për fillestaret, gjëja më e lehtë që mund ta bëjnë është leximi i komentimit me përkthim të Kur’anit Kerim në gjuhën që e ndjen më të rrehatshme. Kjo nuk do të thotë se këto përkthime do të japin një kuptim të plotë të Kur’anit, por, një kuptim elementar.
Sinqerisht kërko të vërtetën. Mbaje në mend se qëllimi yt si një muslimane e rëndomtë në këtë vështrim nuk është që të “interpretoni” Kur’anin. Është thjeshtë për të zbuluar vetëveten në porosinë e All-llahut.


5.Mëso për të drejtat dhe detyrat dhe ndrysho vetëveten

A do të thotë se dituria është vetëm për t’i mbushur kokat tona? Sigurisht se jo. Nëqoftëse ne duam të punojmë për Islam në vendin tonë ose në ndonjë vend tjetër, ne patjetër duhet të fillojmë me veten tonë. Kjo nuk do të thotë vetëm të kemi dituri por, të paktikojmë atë që e kemi të njohur. Medoemos duhet ta rregullojmë karakterin, pastaj të punojmë me familjet tona, fqinjtë e më gjërë nga shoqëria jonë.


6.Rrisni djem dhe vajza të mirë

Kush i rriti ata vëllezër që nuk lejojnë motrat të vijnë në Xhami? Më shumë gratë. Për ato fjalë që qarkullojnë nëpër muslimanet për ndryshimin e Botës, sikurse harruam për vendin ku gruaja ka kontroll më të madh si nënë. Përdore këtë fuqi!
Janë nënat që mund të përjetësojnë nocionin se cili është vendi i gruas, dhe ata mund të përjetësojnë shumë nga nocionet e keqtrajtuara për pozitën e grave në Islam. Mendo se çfarë porosie u jep fëmijëve tuaj.
Me nderime për vajzat, nënat medoemos duhet t’i orientojnë ata në drejtimin e drejtë në shkallën personale si muslimane, pastaj në ato akademike dhe në shkallë profesioni. Nuk duhet të harrojmë se nënat për vajzat e tyre janë shembulli kryesor. Bëhu shembull i fortë e solid për te si muslimane e fortë.


7.Ngrite zërin kundër padrejtësisë

Përdore njohurinë tënde nga Kur’ani dhe Sun-neti që t’ju kundërvihesh padrejtësive që shfaqen në hapësirat e gjinive në shoqërinë muslimane.
Pasojë e cila rrjedh nga mos angazhimi i gjinisë femrore është se ata nuk involvohen në organizimin dhe kultivimin e shoqërisë.
Dhe jo vetëm të ngritin zërin kundër të keqes por, duhet të bëjnë pyetje dhe komente të mençura.


8.Mos e nënvlerëso fuqinë e aktiviteteve sociale

A mendon se organizimi i aktiviteteve sociale si darka për motrat është vetëm humbje kohe? Nuk është ashtu nëqoftëse e din realitetin e shoqërisë Islame këtu në vendin tonë.
Organizimi javor i këtij lloji është hapi i shkurtër që muslimanet mund ta ndërmarrin që të ndihmohen mes vete por, më kryesore është se behët afrimi tek All-llahu, nëse Ai do. Kjo gjë mundëson të bëhet një rrjet social tepër i duhur.


9.Qasju profesioneve për të cilat ka nevojë shoqëria

Ne shpesh i nxisim fëmijët tonë që të jipen pas profesioneve që duken si prestigje ose si të tilla që do t’ju mundësojnë finansim social. Këto profesione ndonjëherë nuk janë të nevojshme për shoqërinë islame. Identifikoni se cilat janë nevojat dhe nxitni vajzat e reja të kenë karrierë në këto fusha.
Si p.sh.: është nevojë e madhe për shoqëinë Islame të ketë punëtore sociale, terapeute, avokate, akushere, gjinekologe, këshilltare familjare, etj. Karriera në këto profesione brenda shoqërisë Islame mundëson që muslimanet të shkojnë te jo muslimanet të cilat shpesh janë indiferente ndaj vlerave fetare.
Fushë tjetër ku muslimanet janë të nevojshme është ligji. Martesa, divorci, kujdesi ndaj fëmijëve, trashëgimia, të gjitha këto janë tema që drejtpërsëdrejti kanë ndikim të ndërsjellë te muslimanet dhe si rrjedhojë e kësaj ata rrallë do të gjejnë avokate muslimane. Ka nevojë të madhe për muslimanet të cilat e njohin Ligjin Islam dhe ligjin lokal t’ju ndihmojnë grave muslimane që të kryejnë punë me sinqeritet.
A ekziston doktoreshë muslimane në shtëpi? Në shumicën e rasteve përgjigja është: Jo!! Koha ka teguar se nevoja është tepër ekstreme. Muslimanet nevojiten tepër në fushat senzitive si në obstetikë, gjinekologji, etj.
Këto janë disa nga shumë fushat ku gratë, veçanërisht muslimanet do të ndjehen më të rehatshme si për biseda njashtu dhe për problemet e tyre...


10.Mëso në fundjavë -vikend në objektet ku mësohet Islami

Nëse të vjen rëndë për të marrë një shkallë prej diplomave, mundohu që t’i ndihmosh Islamit në vendin tënd duke mësuar nëpër xhamitë e objektet tjera ku mësohet Islami. Këto janë vende ku një numër i fëmjëve muslimanë (shumë prej të cilëve ndjekin mësimbesimin nëpër xhami) e gjejnë mjedisin e vetëm të tyre Islamik gjatë tërë javës.


11.Urdhëro për të mirë dhe ndalo nga e keqja

I Dërguari i All-llahut, Salall-llahu alehji ve selem ka thënë: ”Nëse dikush nga ju sheh diçka të keqe ai duhet ta përmirësojë atë me duart e tij. Nëse nuk mundet, ai duhet të flet kundër asaj dhe nëse nuk mund ta bëjë as këtë gjë atëherë ai duhet ta urrejë në zemrën e tij e kjo e fundit është më e dobëta nga besimi-Imani. (Transmeton Muslimi). Urdhërimi për të mirë dhe ndalimi nga e keqja nuk është fushë e vetme e vëlleyërve muslimanë. Prej muslimaneve gjithashtu kërkohet ta bëjnë këtë gjë, sido që të jetë, individualisht ose në nivel shoqëror. Hulumto mundësitë dhe formulo guximin tënd për ta bërë këtë.


12.Përkrahe dhe çmoje punën e mirë të muslimaneve

Sa ka prej nesh që harxhojnë kohë që të çmojnë punën që muslimanet e bëjnë në përkrahje të Islamit?
Sido që të jetë, motra muslimane ka dhënë një fjalim inspirues, ka shkruar një artikull të dobishëm, ka pregaditur një program fantastik për Xhami, një numër i motrave tentojnë që nëpërmjet fjalosjeve të fundosen në vend që të ngriten së bashku.
Përkrahja e motrave muslimane që bëjnë punë të mira nuk do të vlejë vetëm si nxitje për ta por, do të jetë edhe si model për motrat e reja muslimane. Kjo gjë është shumë e rëndësishme, në kohën kur shumica e vajzave të reja bazohen në fotomodelet, artistet dhe këngëtaret se sa tek ata që japin kontribut pozitiv në shoqëri.


13.Ndihmoni motrat tjera në nevojat dhe problemet e tyre

A njeh ndonjë motër që kujdeset vetë për fëmijët e saj, ose ndonjë nënë–motër të cilës i duhet pak pushim nga puna dhe përkujdesja e përditshme ndaj familjes? Jepi asaj pak pushim. Ofroni asaj një natë të lirë me burrin e saj, ose merri fëmitë e saj në park që ajo të ketë pak kohë të lirë për vetëveten. Këto gjeste të vogla janë shtytje përpara për motrat dhe muslimanet, mos përmendim përkrahjen e familjes muslimane...


14.Ftoni dijetarë dhe ligjërues në shoqërinë tuaj

Cilët janë top 5 ligjëruesit në shoqërinë tënde? Çfarë është kuptimi i tyre ndaj Islamit dhe veçanërisht ndaj rolit të gruas? A flasin kundër padrejtësisë?
Motrat muslimane mund të nxisin liderët e shoqërisë që të ftojnë ligjërues të cilët do të hudhin dritë mbi temat e gruas dhe të cilët mund t’i adresojnë problemet nga perspektiva Islame me urtësi.


15.Mësoni motrat muslimane se si ti qërojnë hesapet me diskriminimin

Sa ka nga motrat muslimane që dinë se si t’i qërrojnë hesapet me diskriminimin dhe ngacmimet (shqetësimet)? Si duket shumica orvaten t’i refuzojnë. Disa me të veten mund t’i përgjigjen në mënyrë të vrazhdë. Por, asnjëra nga këta nuk i afrohet të përshtatshmes.
Motrat muslimane mund të ndihmojnë këtu duke zhvilluar një strategji efektive në konsultim me imamët dhe udhëheqësit shoqërorë. Informimi dhe lejimi i muslimaneve se si të kërkojë burim legal nëse ka të zgjedhur të gabuar.


16.Bëhuni gazetare dhe profesioniste të informimit

A mendon se aftësia për të shkruar mirë dhe për të komunikuar efektivisht nuk ka efekt te të tjerët? E ke gabim. Gruaja muslimane e pajisur me dituri e cila mund të shkruajë dhe të flet mirë është armë e fuqishme kundër atyre që thonë se Islami i cënon të drejtat e femrës.
Mediumi është mjet i pashmangshëm në përhapjen e Islamit ndërmjet muslimaneve dhe jomuslimaneve, dhe muslimanet nuk guxojnë ta refuzojnë këtë fushë studimi.


17.Përdore atë çka ke

Përderisa je muslimane punëtore, si do të kontribuonit nëse nuk keni karrierë? Përdori aftësitë e profesionit tënd për shoqërinë.
Nëse di të shkruash mirë, bëni një gazetë të shkruar mirë e të organizuar e atraktive. Nëse je në biznis, ngrite një fondacion shoqëror për zgjerimin e Xhamisë. Përdore atë që të është besuar nga Krijuesi. Do të të duhej kohë për të menduar dhe planifikuar por, do të jesh gati ta gjejshë rrugën për kontribut, nëse do All-llahu.


18.Dije dhe mëso historinë e gruas

Mendon se historia e gruas do të thotë eksluzivitet për feministet amerikane? Mendo përsëri. Gratë muslimane i kanë heroeshat e tyre. Aisheja, Hatixheja, Merjemeja, Asija (All-llahu qoftë i kënaqur me ta) janë shembull për ne. Mbaje mend se historia e grave muslimane nuk fillon dhe nuk mbaron me këto katër gra të devotshme. Historia muslimane është e mbushur me gra që kanë dhënë kontribut të madh. Sa për ilustrim po cekim punën e muslimaneve të reja që në Amerikën Veriore punuan bashkë me burrat për ngritjen e institucioneve të cilat tash lulëzojnë në Amerikën Veriore.
Mëso për historinë e gjeneratës së parë të muslimaneve. U lexoni vajzave tuaja tregime për karvanin e grave gjatë jetës të Muham-medit alejhis- selam në librat si: Abdul Vahid Hamid “Shokët e Pejgamberit alejhis-selam”.


19.Kuptoni çështjet e ditës

A e di se çfarë mësojnë fëmijët e juaj në shkollë? A mësojnë për edukatën seksuale duke mos i çmuar vlerat islame?! Si do të vepronit në këtë rast? A merrni pjesë në aktivitetet e hershme të fëmiut në mësime?
Motrat muslimane duhet t’i dijnë çështjet e ditës në mënyrë që të kenë ndikim. Edukata seksuale (pa i çmuar vlerat islame), vozitja në ndikim të alkoolit ose dhunimi si dhe shumë çështje të tjera duhet të na brengosin neve si muslimanë dhe të tjerët. Këto çështje duhet të luftohen me drejtësi dhe të bëhet thirrje. Mos lejoni që të jemi të pakujdesshëm.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bujanoci.org
 
MOTRAVE MUSLIMANE
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» 11. Keshill motres muslimane
» Emra te tradites muslimane
» Femra muslimane dhe padrejtësitë shoqërore bashkëkohore
» Dhulkarnejn Ramadani - Cilësit e motrës Muslimane
» Video ligjerat ''Femra Muslimane'' Abdyl Fuga

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Gruaja dhe Familja në Islam-
Kërce tek: