Usame Moderator
Numri i postimeve : 381 Join date : 05/06/2009
| Titulli: Çështja madhështore e Teuhidit Mon Feb 01, 2010 11:49 am | |
| Nuk ka dyshim se çështja e Teuhidit dhe njësimi i Allahut, subhanehu we teala, me adhurim është çështje madhështore, e cila konsiderohet bazë themelore e thirrjes islame. Gjithë përpjekjet e të Dërguarve, alejhimu selam, kishin të bëjnë me çështjen madhështore të Teuhidit.
Për hir të saj luftonin, duronin, duke ia kushtuar asaj ditën dhe natën. Teuhidi ishte preokupim i tyre në çdo moment të jetës së tyre.
Është shumë e qartë dhe e lehtë çështja e Teuhidit. Nuk është e ndërlikuar dhe problematike. Gjithkush e kupton, dijetari, nxënësi dhe analfabeti. E kupton bariu i angazhuar me tufën e vet, filozofi i preokupuar me libra, shkencëtari në laboratori dhe fshatari në fushë. Kjo është kështu, sepse Allahu subhanehu we teala, i ka dërguar Pejgamberët alejhimu selam, t’ua sqarojnë Teuhidin niveleve të ndryshme të shoqërisë njerëzore. Ata nuk u dërguan vetëm te të zgjuarit, të zgjedhurit dhe pasanikët. Ata u dërguan për të gjithë njerëzinë. Kjo qartësi dhe lehtësi e Islamit është një pjesë e lehtësisë me të cilën i Dërguari i Allahut, sal’allahu alejhi we selem, e cilësoi këtë fe.
Thotë Muhamedi, sal’allahu alejhi we selem në një hadith të transmetuar prej Ebu Hurejres, radijallahu anhu: “Me të vërtetë, kjo fe është e lehtë”. (Transmeton Buhariu)
Për këtë shkak, Teuhidi mund të shpjegohet për disa minuta dhe njeriu mund ta kuptojë me lehtësi të madhe.
Nga ana tjetër, nëse e analizojmë besimin e krishterëve të lajthitur, do të shohim se paqartësia dhe koklavitjet që përmban ajo vetë, do t’i ngatërrojnë edhe intelektet më të mëdha. Nëse kjo fe është e koklavitur për të mençurit dhe të arsimuarit, atëherë si ka mundësi që ta kuptojnë njerëzit e rëndomtë. Ata me heshtje dhe bindje të plotë, i zbatojnë urdhërat e klerikut të tyre, duke e konsideruar paqartësitë e fesë së tyre fshehtësi, të cilat nuk duhen diskutuar. Të njëjtat cilësi i ka edhe lëvizja filozofike e ekzistencializmit (el vuxhudije) e cila mbeti e paqartë dhe enigmë, gjë e cila i largoi nga pasimi i saj. Për dallim nga besimet e kota, besimi islam (teuhidi) kërkon prej njeriut që t’u drejtohet Allahut, subhanehu we teala me zemër, gjymtyrë dhe vepra, duke u larguar prej adhurimeve të kota.
S.A
Teuhid.NET | |
|