Admin Administratore
Numri i postimeve : 846 Join date : 03/06/2009 Age : 40
| Titulli: Dhe Ne (Muhamed) ta ngritëm lartë famën tënde Wed Feb 24, 2010 8:38 pm | |
| Falenderimi i takon Allahut i cili e çoi të dërguarin e Tij me udhëzim të plotë dhe me Fenë e Vërtetë (Islamin), që të triumfojë mbi të gjitha fetë. Paqja, mëshira dhe bekimet janë për Muhamedin, familjen dhe shokët e tij deri në Ditën e Gjykimit. Personaliteti i Muhamedit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) paraqet virtytet më të larta njerëzore, i cili mirret shembull në të gjitha periudhat historike. Allahu është Ai i cili ngriti lart namin e Muhamedit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) dhe ishte figura më dalluar në famë, moral, ndjeshmëri, mëshirë, shëmbëlltyrë, butësi, këshillë, përgëzim, qortim dhe triumfues i të vërtetës. këto dhjetë cilësitë e lartpërmendura që janë mozaik i virtyteve më të larta së pari na tregon Allahu i Lartësuar. Ftoj të gjithë që kanë mendje të ndritur, po ashtu që janë miq të së vërtetës dhe dashamir të vlerave të larta për disa momente t’i referohen Librit të Allahut dhe të njihen me figurën madhështore të Muhamedit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!). 1. Reputacioni dhe nami. Allahu i Lartësuar thotë: وَرَفَعْنَا لَكَ ذِكْرَكَ “Dhe Ne, ta ngritëm lart famën tënde?” (94:4) 2. Morali. Allahu i Lartësuar thotë: وَإِنَّكَ لَعَلى خُلُقٍ عَظِيمٍ “Vërtet, ti je në një shkallë të lartë morali!” (68:4) 3, 4. Ndjeshmëria dhe mëshira. Allahu i Lartësuar thotë: لَقَدْ جَاءكُمْ رَسُولٌ مِّنْ أَنفُسِكُمْ عَزِيزٌ عَلَيْهِ مَا عَنِتُّمْ حَرِيصٌ عَلَيْكُم بِالْمُؤْمِنِينَ رَؤُوفٌ رَّحِيمٌ “Juve ju erdhi i dërguar nga lloji juaj, atij i vjen rëndë për vuajtjet tuaja, sepse është lakmues i rrugës së drejtë për ju, është i ndjeshëm dhe i mëshirshëm për besimtarët.” (9:128) 5. Shëmbëlltyrë. Allahu i Lartësuar thotë: لَقَدْ كَانَ لَكُمْ فِي رَسُولِ اللَّهِ أُسْوَةٌ حَسَنَةٌ لِّمَن كَانَ يَرْجُو اللَّهَ وَالْيَوْمَ الْآخِرَ وَذَكَرَ اللَّهَ كَثِيراً “Ju e kishit shembullin më të lartë në të dërguarin e Allahut, kuptohet, ai që shpreson në shpërblimin e Allahut në botën jetër, ai që atë shpresë e shoqëron duke e përmendur shumë shpesh Allahun.” (33:21) 6. Butësia. Allahu i Lartësuar thotë: َبِمَا رَحْمَةٍ مِّنَ اللّهِ لِنتَ لَهُمْ وَلَوْ كُنتَ فَظّاً غَلِيظَ الْقَلْبِ لاَنفَضُّواْ مِنْ حَوْلِكَ .. “Ti ishe i butë ndaj atyre, ngase Allahu të dhuroi mëshirë, e sikur të ishe i vrazhdë e zemërfortë, ata do shkapërderdheshin prej teje..” (3:159) 7. Këshilla. Allahu i Lartësuar thotë: فَذَكِّرْ إِنَّمَا أَنتَ مُذَكِّرٌ “E ti pra, këshillo, se je vetëm përkujtues.” (88:21) 8-9. Përgëzimi dhe qortimi. Allahu i Lartësuar thotë: إِنَّا أَرْسَلْنَاكَ شَاهِداً وَمُبَشِّراً وَنَذِيراً Ne të dërguam ty (Muhammed) dëshmitar, përgëzues dhe qortues.” (48: 10. Triumfues. Allahu i Lartësuar thotë: هُوَ الَّذِي أَرْسَلَ رَسُولَهُ بِالْهُدَى وَدِينِ الْحَقِّ لِيُظْهِرَهُ عَلَى الدِّينِ كُلِّهِ وَكَفَى بِاللَّهِ شَهِيداً “Ai është që e dërgoi të dërguarin e Vet me udhëzim të plotë dhe me fenë e vërtetë, që të triumfojë mbi çdo fe, e mjafton Allahu dëshmitar.” (48:28) Të nderuar miq! Këto janë dhjetë leksione që i shërbejnë të mençurit për të njoftuar me njeriun më të madh të njerëzimit, të dërguarin e Allahut, Muhamedin (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) Po ashtu duhet të kujtojmë edhe disa përparësi i cili ishte prijëtarë dhe i parë në: nijet (qëllim), pendim, kërkim falje, sinqeritet, besnikëri, vetkontrollim, devotshmëri, bindje, mbështetje, drejtësi, korrektësi, inkurajim, përpjekje, mundim, luftim, bamirësi, maturi, dëgjueshmëri, përkushtim, urdhërim për të mirë, ndalim nga e keqja, ndihmë reciproke, bamirësi, këshillim, ndalimin e dhunës, dhënien e të drejtave, përmbushjen e nevojave, ndërmjetësim, ndërhyrje, vendosjen e rregullit, modesti, thjeshtësi, inkurajim, bujari, zemërgjerësi, vetëflijim, barazi, përkushtim, urtësi, tolerancë, etj. Të nderuar, këto mësime, së pari, po ia kujtoj vetes time dhe më pas juve pishtarin ndriçues, Muhamedin (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) simbol, shenjë, yllësi, dëshmi, figurë, model për të gjithë besimtarët myslimanë. Tallja me Pejgamberin e Allahut të Lartësuar Ne muslimanët jemi duke përjetuar përqeshjet dhe ofendimet më të rënda ndaj Pejgamberit tonë, Muhamedit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) nga qarqet e ndryshme perëndimore. Danimarka në emër të lirisë së shprehurit filloi hapin e publikimit të karikaturave tallëse, përqeshëse, ofenduese të Muhamedit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!). Më pas publikuan dhe ripublikuan karikaturat edhe Gjermania në gazetën “Die Ëelt”, Spanja në gazetat “ABC” dhe “El Periodic”, Franca në gazetën “France Soir” etj. Kur myslimanët e të gjitha niveleve ngritën zërin lartë, filluan përgjigjet dhe arsyetimet “shterpe” dhe “logjike” duke thënë: “Nuk ka imunitet (mbrojtje e dëlirësi) për askënd nga sarkazmi në Perëndim”. Gazeta tjetër shprehet: “Kjo mund të duket si një iniciativë provokative, por realiteti është ndryshe, baza është e pastër dhe e justifikuar plotësisht dhe nuk meriton në asnjë mënyrë që të kërkohet falje për këtë.” Kurse kryeministri danez publikon qëndrimin duke thënë se nuk mund dhe nuk dëshiron të ndërhyjë në punët e mjeteve të informimit, respektimi i parimit të lirisë së të shprehurit, të bazave të demokracisë daneze. Vallë si është e mundur që në emër të lirisë së shprehurit, në parim të fuqisë demokratike të ofendohen ndjenjat e besimtarëve myslimanë, duke u përqeshur Muhamedi.!? Të gjithë pejgamberët e Allahut ishim model dhe figura kyçe për udhëzim të mbarë. Ata ndriçuan rrugën e lumturisë të dy botërave dhe besimtarët solidarizoheshin me pejgamberët. Edhe ne myslimanët kemi obligim parësor për të konfirmuar besimin dhe nderimin në të dërguarit e Allahut duke mos bërë dallime. قُولُوا آمَنَّا بِاللَّهِ وَمَا أُنْزِلَ إِلَيْنَا وَمَا أُنْزِلَ إِلَى إِبْرَاهِيمَ وَإِسْمَاعِيلَ وَإِسْحَاقَ وَيَعْقُوبَ وَالْأَسْبَاطِ وَمَا أُوتِيَ مُوسَى وَعِيسَى وَمَا أُوتِيَ النَّبِيُّونَ مِنْ رَبِّهِمْ لا نُفَرِّقُ بَيْنَ أَحَدٍ مِنْهُمْ وَنَحْنُ لَهُ مُسْلِمُونَ * فَإِنْ آمَنُوا بِمِثْلِ مَا آمَنْتُمْ بِهِ فَقَدِ اهْتَدَوْا وَإِنْ تَوَلَّوْا فَإِنَّمَا هُمْ فِي شِقَاقٍ فَسَيَكْفِيكَهُمُ اللَّهُ وَهُوَ السَّمِيعُ الْعَلِيمُ) [البقرة: 136-137]. “Ju (besimtarë) thoni! ‘Ne i besuam Allahut, atë që na u shpall neve, atë që iu shpall Ibrahimit, Ismailit, Is’hakut, Jakubit dhe pasardhësve (të Jakubit që ishin të ndarë në dymbëdhjetë kabile), atë që i është dhënë Musait, Isait dhe atë që iu është dhënë nga Zoti i tyre pejgamberëve. Ne nuk bëjmë dallim në asnjërin prej tyre dhe ne vetëm atij i jemi bindur. Në qoftë se ata besuan ashtu siç besuat ju ata vërtetë kanë gjetur rrugën e drejtë, e nëse refuzojnë, atëherë ata janë kundërshtarë (opozitë), po ty (Muhamed) kundër tyre do të mjaftojë Allahu. Ai është dëgjuesi, i dijshmi.” (2: 136-137) Këto janë parime dhe vlera të muslimanit që kultivohen, duke respektuar dhe nderuar të dërguarit e Allahut në të gjitha kohërat dhe popujt. E kundërta e kësaj ndodh tek ata të cilët nuk e besojnë drejt Krijuesin e vet, nuk kanë vlera morali, të dërguarit e Allahut i injorojnë, etiketojnë, i akuzojnë, i mbysin, ushqehen me urrejtje, xhelozi, primitivizëm, zemërim, armiqësi, ligësi, mllef, inat, shpirtligësi, helm, paturpësi. Me këto “standarde” disa popuj në emër të “demokracisë” dhe “lirisë së të shprehurit” shfaqin paturpësitë e akumuluara në zemrat e prishura në disa momente dhe raste. Kundër tallësve mjafton Allahu i Lartësuar Duhet ditur që i dërguari, Muhamedi (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) ishte nën kujdesin e Allahun të Lartësuar dhe nën mbrojtjen e Tij. Të gjithë ata që e injoruan volën “frytet” e veprimeve të veta. Kujtoni Ebu Xhehlin, Ebu Lehebin dhe gruan e tij, El’as bin Vailin. Allahu i Lartësuar thotë: إِنَّ شَانِئَكَ هُوَ الأَبْتَرُ “E s’ka dyshim ai i cili të urren ty (Muhamed) është farësosur (nga çdo gjë në këtë botë dhe botën tjetër).” (108:3) Fyerja e Muhamedit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) me fjalime dhe veprime është fyerje e Allahut të Lartësuar dhe pason mallkimin dhe qortimin i Tij në të dy botërat. إِنَّ الَّذِينَ يُؤْذُونَ اللَّهَ وَرَسُولَهُ لَعَنَهُمُ اللَّهُ فِي الدُّنْيَا وَالْآخِرَةِ وَأَعَدَّ لَهُمْ عَذَاباً مُهِيناً) “E s’ka dyshim se ata janë, të cilët e fyejnë Allahun dhe të dërguarin e Tij, ata i ka mallkuar Allahu në dynja e në ahiret dhe për ta ka përgatitur një dënim të dhembshëm.” (33:57) Po edhe nëse hedhim një vështrim historik mbi popujt e mëparshëm ata u ndëshkuan dhe u përulën për shkak të talljes, përbuzjes dhe nënçmimit që bënë ndaj të dërguarve të Allahut. ضُرِبَتْ عَلَيْهِمُ الذِّلَّةُ أَيْنَ مَا ثُقِفُوا إِلَّا بِحَبْلٍ مِنَ اللَّهِ وَحَبْلٍ مِنَ النَّاسِ وَبَاءُوا بِغَضَبٍ مِنَ اللَّهِ وَضُرِبَتْ عَلَيْهِمُ الْمَسْكَنَةُ ذَلِكَ بِأَنَّهُمْ كَانُوا يَكْفُرُونَ بِآيَاتِ اللَّهِ وَيَقْتُلُونَ الْأَنْبِيَاءَ بِغَيْرِ حَقٍّ ذَلِكَ بِمَا عَصَوْا وَكَانُوا يَعْتَدُونَ “Atyre (jehudive) u është vënë njollë e nënçmimit kudo që të gjenden, vetëm nëse kapen për litarin (fenë) e Allahut dhe kthehen në besën e njerëzve (të muslimanëve), ata kanë shkaktuar kundër vetes përbuzje nga Allahu, andaj atyre u është shtruar shtypja e mjerimi. Këtë për shkak se ata i mohonin argumentet e Allahut, i mbytnin mizorisht pejgamberët dhe për shkak se kundërshtonin (udhëzimet e Zotit) dhe tejkalonin (çdo normë njerëzore).” (3:112) Allahu Fuqiplotë siguron të dërguarin e Tij duke i thënë: إِنَّا كَفَيْنَاكَ الْمُسْتَهْزِئِينَ “S’ka dyshim se Ne të mjaftojmë ty (Muhamed) kundër tallësve dhe pëgojuesve të tu.” (15:95) Si ta pengojmë ofendimin e Muhamedit Duke u mobilizuar me besim të sinqertë në Allahun e Lartësuar dhe duke kërkuar ndihmën e Tij duhet të marrim këto masa preventive: - Ti referohemi Kuranit për t’i rikujtuar ngjarjet dhe ndodhitë e popujve të mëparshëm me të dërguarit e Allahut. - Të njihemi me sunetin e Muhamedit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) më për së afërmi dhe të jemi pasues të vërtetë. - Të ngremë lartë zërin e arsyes para popujve injorant, duke konfirmuar besimin tonë të sinqertë në Allahun e Lartësuar. - Të jemi veprues serioz në praktikimin e sunetit të Muhamedit në të gjitha segmentet jetësore. - Të shfrytëzohen të gjitha mundësitë për shfaqjen e pakënaqësisë dhe revoltës me shpirt të pastër islam, duke u nisur nga mediumet, institucionet, shkollat, xhamitë. Pejgamberi (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) paraqet personalitetin më të madh në historinë njerëzore, jeta dhe vepra e tij paraqet shembullin më të mirë që duhet të ndjekin myslimanët në ndërtimin e ardhmërisë së tyre. Ai jetoi për Islamin dhe gjithë potencialin e vuri në shërbim të Islamit dhe myslimanëve. Këto duhet t’i kujtojmë dhe janë në interes tonin sidomos në këto momente. وَقُلِ اعْمَلُواْ فَسَيَرَى اللّهُ عَمَلَكُمْ وَرَسُولُهُ وَالْمُؤْمِنُونَ وَسَتُرَدُّونَ إِلَى عَالِمِ الْغَيْبِ وَالشَّهَادَةِ فَيُنَبِّئُكُم بِمَا كُنتُمْ تَعْمَلُونَ “Dhe thuaj: “Veproni, Allahu do ta shohë veprën tuaj, edhe i dërguari i Tij e besimtarët, e më vonë do të ktheheni te njohësi i të fshehtës dhe të dukshmes, e do t’ju njoftojë për atë që vepruat.” (9:105) Allahu im! Na përmirëso fenë tonë, e cila është mbrojtja jonë! Na përmirëso dynjanë në të cilën ne jetojmë. Na përmirëso ahiretin, tek i cili është kthimi ynë. Allahu im! Na bë krenar me Islamin, poshtëroji të pafetë, poshtëruesit, ofenduesit, armiqtë e Tu! Allahu im! Bashkoji fjalët e myslimanëve në të vërtetën! | |
|