Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PORTALIForumGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Vajza e avanturave

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Usame
Moderator
Moderator
Usame


Numri i postimeve : 381
Join date : 05/06/2009

Vajza e avanturave Empty
MesazhTitulli: Vajza e avanturave   Vajza e avanturave Icon_minitimeFri Mar 12, 2010 11:00 am

Thoshte duke i rrjedhur në faqe lotët e pendimit: Fillimi ishte vetëm lidhje telefonike pastaj përfundoi në një ngjarje. Më thoshte se me donte dhe se së shpejti do ma ofronte fejesën. Kërkoi nga unë që t’më shohë, por refuzova. M’u kërcenua se do ndahej nga unë, do i shkeputte çdo lidhje, u dobësova.



Ia dërgova një fotografi timën e pastaj mesazh pas mesazhit deri që kërkoi të dal me mua. Refuzova kategorikisht. Me kërcenoi me fotografitë, me mesazhet dhe me zërin tim, që e kishte inçizuar gjatë tërë kohës, se poqëse refuzoj ai do ia tregonte gjithkujtë këto gjëra. Dola me bindjen për t’u kthyer sa më parë që të mundëm. U ktheva, por... U ktheva me turpin më të madh... I thashë: Martesën! Ma ktheu me tallje dhe nënçmim:

Unë nuk martohem me vajza rrugaçe!

Motër e ndershme, nëse je e mençur dëgjoi nga unë këto këshilla:

Mos i beso!

Asnjëherë mos beso se martesa mund të bëhët përmes lidhjeve telefonike. Po edhe nëse arrihet kjo për t’u bërë, dije në këtë martëse do të ketë humbje, kapitullim, dyshim dhe pendim.



Mos beso se një djalosh i mirë, i besueshëm dhe i sinqërt e admiron një vajzë, e cila e nënçmon familjen e saj, e cila pranon të ketë lidhje telefonike, apo të dal në takime. Pa marrë parasyshë se sa ai i shpallë kësaj vajze dashuri dhe i flet më fjalë të ëmbla, ai këto të gjitha i bën vetëm për qëllime të liga, që të gjithë këtë e kuptojnë.



Mos u beso reklamave që supozojnë të ashtuquajturit "të përparuarit”, të cilët thojnë se patjetër duhet çuar dashuri para martesës. S’ka dyshim se dashuria reale është pas martesës. E çdo dashuri tjetër është false, e ndertuar mbi tradhëti, gënjeshtra, vetëm për të çuar aventura dhe zbrazur epshët dhe pastaj nuk shkon shumë dhe del në shesh çdo gjë.

Transmeton Buhariu se Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: Më erdhën sonte (në ëndërr) dy vetë dhe më thanë eja me ne! Dhe e tregoi hadithin e njohur deri që tha: Dhe shkuam tek diç si furra, që në të kishte zëra të lartë dhe të trishtueshëm. Shkuam për të shikuar, kur ja, në të kishte burra dhe gra të zhveshura. Të cilëve u shkonte zjarri prej nga poshtë tyre. E kur u shkonte zjarri, bërtitëshin nga nxetësia e zjarrit. E kur i pyeti melaikët për ta, i thanë: E sa u përket burrave dhe grave të zhveshura, të cilët ishin në një ndërtesë si furrë, ata janë zinaqarët-amoralistët.”

Motër, vallë a dëshiron të jeshë prej tyre?



Largohu lidhjeve telefonike, sepse ato inçizohen tek All-llahu [subhanehu ve teala] dhe këto i inçizojnë djajt prej njerëzve, që e quajn vetën "dashnorë”, e pastaj i përdorin si armë kundër teje apo për ta marrë nderin tënd!

Largohu nga të bërit fotografi, ç’farëdo fotografije të jetë ajo, sepse kjo është arma më e rrezikshme, që përdorin ujqit e njërzve për të zënë gjahun e tyre!

Largohu dërgimit të mesazhëve sepse kjo poashtu është prej mjetëve të tyre, të cilat i përdorin për qëllime të keqija!

Largohu revistave tregimeve të turpshme, të cilat bratin në faqët e saja me ngjyra helm vdekjeprurës!

Largohu filmave serik dhe atyre të ndytë, të cilat zhdukin turpin dhe asgjëson moralin dhe vlerat!

Mos e zbulo trupin tënd e as mos i shpeshto daljet në pazare pa patur nëvojë, sepse këto janë vepra që tërheqin hidhërimin e All-llahut [subhanehu ve teala] dhe denimin e Tij!

Mos hyn e vetmuar në veturë, të cilën e vozit njeriu i huaj. Kjo është vepër që e ka ndaluar All-llahu [subhanehu ve teala]!

Mos i bën këto vepra duke thënë se e kam të nevojshme. Sepse kush i frikësohet All-llahut [subhanehu ve teala] i hap rrugëzgjedhje dhe e furnizon nga ai nuk e mendon!

Largohu shoqëve të keqija, të devijuara dhe që i çojnë të tjerët në devijim!



Motër e ndershme!



Largohu nga të gjitha llojet e mëkatëve dhe gabimëve! Këto shkaktojnë dëshpërim, shkatrrim, humbje të pasurisë dhe begative, zbritjen e hidhërimit dhe musibetëve.

Kujdes për melekun e vdekjes kur të vijë ai për t’a marrë shpirtin! Të jeshë e përgaditur çdo herë për ahiret, çdo herë të jeshë e paisur me pendim-tevbe të sinqertë dhe punë të mira, sepse ti nuk ke dijeni se kur do të zbresë për ty!

Pas këtyre këshillave, dije motër e dashur se dera e pendimit është e hapur për ato që dojnë të pendohen

Ka thënë All-llahu i Madhëruar:



"Thuaj: "O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar me shumë gabime veten tuaj, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës se All-llahut, pse vërtetë, All-llahu i falë të gjitha mëkatët, Ai është që shumë falë dhe mëshiron!” [Ez-Zumer, 53]

E nëse e ke prekur shpirtin me diç nga mëkatët, atëherë shpejto në pendim të vërtetë para se të të mbyllet kjo derë dhe para se të mbulojë dheu, e atëherë nuk ka dobi pendimi!

All-llahun e lusim të çojë salavatë mbi Pejgamberin tonë [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]! /sinqeriteti/[/b]
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bujanoci.org
 
Vajza e avanturave
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Gruaja dhe Familja në Islam-
Kërce tek: