Hz. Ebu Bekri dhe hz. Aliu
Nje dite hazreti Ebu Bekri shkoi ne shtepine e Resulullahut. Ne momentin qe po futej brenda, erdhi edhe hazreti Aliu. Hazreti Ebu Bekri i tha: “O Ali! Urdhero, futu ti i pari” hazreti Aliu u pergjigj: “O Ebu Bekr! Futu ti i pari sepse ti vrapon i pari ne çdo pune te mire”.
Futu ti i pari o Ali sepse ti je i pari te Resulullahu.
Si mund te kaloj une perpara teje? Une kam degjuar nga Resulullahu te thote: Dielli nuk ka ndriçuar mbi nje njeri nga populli im qe te jete me i larte se Ebu Bekri”.
Une nuk mund te kaloj perpara teje, sepse diten qe u martove ti me Fatimene, kam degjuar Resulullahun te thote: “I dhashe vajzen me te mire, burrit me te mire”.
Une nuk mund te kaloj perpara teje sepse Resulullahu ka thene: “Ai qe deshiron te shohe Ibrahimin alejhisselam, te shohe fytyren e Ebu Bekrit!”
Une nuk mund te kaloj perpara teje sepse Resulullahu ka thene: “Ai qe deshiron te shohe butesine e Ademit alejhisselam dhe edukaten e mire te Jusufit alejhisselam, te shohe Aliun.
Une nuk mund te kaloj perpara teje sepse Resulullahu ka thene: “O Allah, kush me do mua me shume dhe kush eshte me i miri nga Es’habet e mi”. Allahu tha: “Ebu Bekri Siddik”.
Une nuk mund te kaloj perpara teje sepse Resulullahu ka thene: “Ne diten e Kijametit, Allahu teala thote: O pejgamberi im, sa baba i mire eshte babai jot, Ibrahim Halili. Sa vella i mire eshte vellai jot, Ali bin Ebi Talib”.
Une nuk mund te kaloj perpara teje sepse Resulullahu ka thene : “N.q.s. peshohet besimi i Ebu Bekrit dhe besimi i te gjithe besimterve te tjere, besimi i Ebu Bekrit vjen me i rende”.
Keshtu vazhduan per nje kohe te gjate dhe Resulullahu po i degjonte ato. Nga Brenda u tha:
“O vellezerit e mi, Ebu Bekri dhe Aliu! Futuni Brenda tani. Erdhi Xhebraili alejhisselam dhe me tha. Engjejt ne qiej po ju degjojne, edhe po te vazhdoni te lavderoni njeri tjetrin deri ne diten e Kijametit, nuk mund ta tregoni dot vleren e madhe qe keni tek Allahu teala!”
U perqafuan me njeri tjetrin dhe u futen Brenda.