Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PORTALIForumGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Lehonia pas lindjes me operacion (Cesarean section)??

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Usame
Moderator
Moderator
Usame


Numri i postimeve : 381
Join date : 05/06/2009

Lehonia pas lindjes me operacion (Cesarean section)?? Empty
MesazhTitulli: Lehonia pas lindjes me operacion (Cesarean section)??   Lehonia pas lindjes me operacion (Cesarean section)?? Icon_minitimeFri Apr 30, 2010 11:52 pm

Lehonia pas lindjes me operacion (Cesarean section)?? Thumbnail.php?file=Fatwa_853485947Pyetja: Periudha pas lindjes me operacion (cezarian) a konsiderohet lehoni?

Përgjigje: Falënderimi i takon Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të Dërguarin e tij Muhamedin të birin e Abdullahut.
Lehoni llogaritet gjaku i cili rrjedh shkaku i lindjes qoftë ajo lindje me operacion apo lindje natyrore. Nëse fëmija-fetusi nxirret para kohe (gjatë abortit), pasi që e ka marrë formën humane, pra ka filluar ti dallohet koka, duart, këmbët. Kjo shkallë e zhvillimit të embrionit ndodh pas 80 ditësh shtatzëni, prandaj gjaku i cili rrjedh pas 80 ditësh llogaritet gjak lehonie.
Në librin “Keshaful-kana” shkruan: Lehoni është gjaku i cili del nga mitra gjatë lindjes dhe para saj, dy ose tre ditë me shenja lindjeje, ndërsa pas lindjes vazhdon deri në plotësimin e ditëve. Kjo llogaritet lehoni edhe po që se pasojë e dëmtimit të vetes, me përdorimin e medikamenteve apo me diç tjetër.
Nëse pas nxjerrjes prej barkut fetusi i përngjan krijesës njerëzore, periudha pas saj konsiderohet lehoni. Nëse embrioni ështe si pikë e ngjizur apo mish pa formë atëherë kjo nuk llogaritet lehoni. Krijimi i dukshëm i fëmijës në bark është kur ti bën 81 ditë. Në shumicën e rasteve kështu e kanë cekur dijetarët si Mexhd ibn Tejmije, ibn Hamdani (Allahu i mëshiroftë) e të tjerë, pra krijohet fëmija në barkun e nënës për tre muaj.
Lehonia mund të vazhdoi disa ditë pastaj të ndërpritet, kështu që nuk është kusht të vazhdon deri në 40 ditë. Allahu e din më së miri.
Përktheu dhe përshtati: Nexhat Ceka
Marrë nga www.islamqa.com
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bujanoci.org
 
Lehonia pas lindjes me operacion (Cesarean section)??
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Rregullorja :: Temat per portal-
Kërce tek: