Falenderimi i takon Allahut azevexhel, salavatet dhe selamet tona i dergojme Muhamedit salallahut alejhi ve selam, familjes se tij, shokeve te tij dhe te gjithe atyre qe ndjekin rrugen e tij deri ne diten e fundit. Vlerat dhe personaliteti i muslimanit duhet te kene nje cmim te larte. Ky cmim i ketyre vlerave nuk mund te paguhet me mall te kesaj bote. Besimtarit nuk i ka hije te shes vlerat e tij per gjera te imta te kesaj bote. Por ai duhet ta shes apo ta nderroj me bukurin e Xhennetit, qe Allahu azevexhele ka pergaditur per roberit e tij. Allahu thote ne Kur'an: "Kush ben ndonje nga punet e mira, qofte mashkull ose femer duke qene besimtare, te tillet hyjne ne Xhennet dhe nuk u behet fare padrejtesi" (Nisa,124). Kete begati dhe furnizim madheshtor Allahu azevexhel ia ka premtuar besimtareve, kete begati e fituar shume breza para nesh, qe Allahu azevexhel i ka lavderuar per punen e bere dhe rrugen e ndjekur. Andaj brezit tone nuk i nevojitet tjeter pos te ndjekin rrugen e brezave te meparshem qe fituan Xhennetin. "Ne tregimet e tyre pati mesime e pervoje per te zotet e mendjes" (Jusuf, 111). Rruga per ne Xhennet fillon me Ademin alejhi selam dhe Havan, kete rruge duhet ndjekur deri sa te arrini ne udhekryqin e udhes se Habilit dhe te Kabilit. Ktheni ne te djathte, ne anen e Habilit dhe vazhdoni rrugen e besimit derisa arrin te "Anija e Nuhut". Aty gjithsesi duhet te arrini me kohen dhe te jeni pasagjere te kesaj Anije, sepse : "Ajo (anija) lundron me ta neper vale si kodra, e Nuhu e thirri djalin e vet, qe ishte ne nje vend ndare : "O djali im, hip bashke me ne, e mos u be me mohuesit !" Ai (djali) tha : "Une do te ngjitem ne nje koder qe do te me mroje nga uji (vershimi) !" Tha : "Nuk ka sot mbrojtes prej denimit te Allahut, pos ate qe Ai e ka meshiruar !" Vala hyri mes tyre te dyve, e ai (djali) u mbyt ne uje" (Hud, 42-43). Ata qe gjinden ne anijen e besimit shpetojne, kurse ata qe nuk besojne ne shpetimin e besimit jane te humbur. Pastaj, zbritni ne "Token e sigurte". Injoroni shumicen e ideve dhe bestytnive qe hasni ne rrugicat tjera, e permbajuni rruges se Njeshmerise qe ftonte ne te Ibrahimi alejhi selam, "Kush largohet prej fese se Ibrahimit pervec atij qe e poshtron vetveten. Ne ate e beme te zgjedhur ne kete bote, kurse ne boten tjeter ai eshte njeri prej te larteve" (El-Bekare, 130) Percilleni rrugen e Ibrahimit alejhi selam, kurse largohuni daljeve qe kane perfundim te hidhur. Ecni derisa te arrini ne "Token e Shenjte" mbi te cilen ecte dhe udhehiqte Pejgamberi i Allahut, Musai alejhi selam. Aty gjeni forcen e besimit, kulturen e sakrifices dhe durimin qe pati Musai alejhi selam. Do te mesoni edhe vellazerine e te zgjedhurve te Allahut, mes Musait alejhi selam dhe Harunit alejhi selam. "E Musait i dhame librin plotesim (i te mirave) per ate qe tregon bindje te mire, dhe sqarues per cdo send, udherrefyes e meshire, ashtu qe te besojne se do te takohen me Zotin e tyre" (El-En'am, 154), "Ne edhe Musait i patem dhene librin, e bashkuam me vellain e vet, Harunin, qe ta kete si ndihmes" (El-Furkan, 35). Me pas vazhdoni rrugen derisa te gjeni gjurmet dhe shenjat e pandryshuara te Isaut alejhi selam. Ketu do te ballafaqoheni me shume cudira : rruget nuk jane mire te shenuara dhe shume shites pergjate rruges shperndajne harta me drejtime kunderta. "Bene kufer (mohuan te verteten) ata qe thane : "All-llahu eshte ai, Mesihu, biri i Merjemes". E vete Mesihu, (Isai), tha : "O beni israile, adhurojeni Allahun, Zotin tim dhe Zotin tuaj, sepse ai qe i pershkruan Zotit shok, Allahu ia ka ndaluar (ia ka bere haram) atij Xhennetin dhe vendi i tij eshte zjarri. Per mizoret nuk ka ndihmes" (El-Maide, 73). Po qe se ne kete rruge nuk gjeni ndryshim mes saj dhe mes rruges se Ibrahimit alejhi selam, atehere jeni ne rregull. Por, gjithsesi vazhdoni me kujdes. Ne qofte se jeni larguar prej rruges se Ibrahimit alejhi selam dhe besimin tuaj e keni perzier me besime te kota dhe me idhijtari, atehere beni nje kethim prapa, kthehuni ne rrugen e Ibrahimit alejhi selam dhe perpiquni serish prej aty. Me pas permbajuni rruges se Isaut alejhi selam derisa ta gjeni rrugen e Sunnetit te Muhammedit sal-lall-llahut alejhi ve sel-lem. Qendroni ne kete rruge dhe mos lejoni te josheni ne zonat e pushimit pergjate rruges. Keni kujdes prej zullumqareve, siguroni veten tuaj me "Dhiker" (permendja e Allahut). "Pra ju me perkujtoni Mua (me dhiker), Une ju kujtoj juve (me shperblim). Me falenderoni e mos Me mohoni" (El-Bekare, 152). Duhet te jeni te sigurt se keni me vete ushqim ne sasi te mjaftueshme. Ushqim i shkalles me te larte per kete udhtim te gjate dhe lodhes eshte ajo e shkalles Takva. Pa dyshim kerkoni vetem prej ketij lloji kur te ndaleni per pushim. "Thuaj : "A t'ju kumtoj per dic shume me te mire se ato (kenaqesit e Dunjase)? Per ata qe jane ruajtur (kane takva), ata kane tek Zoti i tyre Xhennete neper te cilat rrjedhin lumenj dhe aty do te jene pergjithmone, kane bashkeshorte te pastra e gezojne edhe kenaqesine e Allahut. Allahu eshte i kujdesshem per robte" (Ali-Imran, 15). Lehtesoni barren tuaj dhe mbani vetem gjerat me te nevojshme per kete udhetim : dy metra te materialit te bardhe, qe do te jente mbeshtjellesi. Po ashtu veprat e mira dhe lutjet e femijeve tuaj jane e tera qe ju nevojitet. Duhet qe rregullisht te lexoni udhezuesin e rruges suaj - Kur'anin e Shenjte dhe te ecni sipas metodes se Sunnetit per te arritur sa me shpejte ne cakun tuaj. Duhet te mbusheni gjate cdo frymemarrje me Iman e te freskoni veten tuaj dhe shpirterat tuaj me Ihlas - sinqeritet. Mos harroni se pamja juaj gjate gjithe rruges duhet te jete e hieshuar me Ihlas bamiresi. Me me rendesi prej te gjitha ketyre gjerave eshte se duhet ta testoni shpesh drejtimin tuaj dhe te mbani ekuilibrin e Tevhidit - Njeshmerinse se Allahut. Keni kujdes se nese nje pjese e juaj nuk e permban Tevhidin si duhet, do te deshtoni. Keni kujdes me zemren tuaj, e furnizojeni sa me shpesh me Tevhid te paster, e largojeni bestytnive te kota. Mos t'ju brengose ajo se nuk ka shume njerez ne rrugen qe je duke ecur. Fakti se jeni vetem ne kete rruge mos t'ju shtyej te mendoni se jeni duke udhetuar ne drejtim te gabuar. "E shumica e njerezve nuk deshi tjeter, vetem mohimin" (Isra, 89). Dashuria ndaj ALlahut ju nevojitet shume ne rrugetimin tuaj per ne Xhennet, dashuria ndaj Muhammedit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem dhe Sahabeve te tij, te cilet e perkrahen kur ishte i shtypur, duke i percjellur te gjitha mesimet e tij, duke iu pergjigjur me durim dhe pranim te mungeses se te mirave te kesaj bote, urise dhe humbjes se anetareve te familjes, jane vetem disa prej lajmeve qe ju hasni gjate kesaj rruge. "Muhammdei eshte i derguari i ALlahut, e ata qe jane me te (sahabet) jane te ashper kunder jobesimtareve, jane te meshirshem ndermjet vete, ti i sheh krah perulen (ne rukue), duke rene me fytyre ne toke (ne sexhde), e kerkojne prej ALlahut qe te kete meshire dhe kenaqesine e Tij ndaj tyre. Ne fytyrat e tyre shihen shenjat e gjurmes se sexhdes Muhammedi eshte i derguar i Allahut, e ata qe jane me te (sahabet) jane te ashper kunder jobesimtareve, jane te meshirshem ndermjet vete, ti i sheh kah perulen (ne rukue), duke rene me fytyre ne toke (ne sexhde), e kerkojne prej Allahut qe te kete meshire dhe kenaqesine e Tij ndaj tyre. Ne fytyrat e tyre shihen shenjat e gjurmes se sexhdes" (El-Fet'h, 29). Kjo rruge eshte poashtu e shtruar me dhimbje, pune te rende, ndeshje me vetveten, me te tjeret dhe me Iblisin, plackitesin dhe te gjitha gjerat te cilat nuk jane terheqese per shpirtin. Asnjehere mos u tregoni te shkujdesur, por qendroni syhapur, ky udhetim nuk mbaron derisa me te vertet mbaron. Mbajeni Dhikrin si roje tuajen. Gjithashtu edhe veprat e mira dhe gjuhen tuaj dhe mos e humbni cakun e asaj per ku jeni nisur, me qellim qe ta perballoni dhimbjen e ketij udhetimi. Ne mbarim do te arrini ne dyart e destinacionit tuaj El-Xhennetu, do ta harroni tere dhimbjen.
Pergaditi hoxhe i nderuar : Sevdail Jakupi
Imam ne Xhamine "Ebu Beker Es-Sidik" Presheve