Nje burre pasanik kur e kuptoi se po i afrohej vdekja therriti prane djalin e tij dhe i la amanetin me te rendesishem.I tha:
"Kur te vdes me fut ne varr me corape"
I biri megjithese nuk e kuptoi deshiren e te atit pranoi.Perpara se te largohej i ati i dha edhe nje leter ne dore dhe e porositi qe pas vdekjes ne momentin e pare qe te mbetej ngushte te hapte letren.
Kaluan kohe dhe me ne fund burri dha shpirt.Ne kete moment djali fillon te mendoje si t ia beje per ta varrosur te atin me corape.Shkon tek nje hoxhe dhe e pyet a eshte e lejuar nje gje e tille,por hoxha i kthen pergjigje negative.Shkon pyet nje hoxhe tejter por edhe ky i pergjigjet "Gje qe sbehet,kjo nuk eshte e lejuar nga feja jone".Djali tani ishte ne nje gjendje qe nuk dinte si te vepronte,ne kete moment iu kujtua porosia e dyte e te atit qe pas vdekjes ne momentin e pare qe te mbetej ngushte te hapte letren dhe keshtu beri.Ne leter shkruheshin keto rreshta:
" Bir! Sic po e shikon edhe vete ,une megjithese jam kaq shume i pasur nuk po marr dot me vete as nje pale corape.Tani ti mendo vete per te tjerat..."