Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PORTALIForumGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Fillo tani.

Shko poshtë 
AutoriMesazh
hanife hamidi




Numri i postimeve : 37
Join date : 14/06/2010

Fillo tani. Empty
MesazhTitulli: Fillo tani.   Fillo tani. Icon_minitimeMon Jun 14, 2010 5:32 am

Fillo tani. Nisja është gjëja më e vështirë në të gjitha punët. Çdo gjë madhështore që sheh në këtë botë ka nisur me një ide të thjeshtë, mirëpo vetëm idetë nuk ndryshojnë asgjë, sepse lypset patjetër që idetë që ke në kokë të konvertohen në realitet, e që më pas realiteti me ndikimin e tij të të çojë drejt një të ardhme të lumtur.
Të gjitha përgatitjet dhe gjërat që ke bërë deri më tani konsiderohen si një angazhim i rëndësishëm dhe i domosdoshëm për hapat që do të ndërmarrësh më tej. Mirëpo realisht ato nuk kanë kurrfarë vlere nëse nuk e ke përcaktuar paraprakisht kohën zero për fillimin e realizimit të projektit tënd. A mjafton të planifikosh një udhëtim, ta përgatitesh mirë, t’i bësh gati të gjitha gjërat që të nevojiten dhe t’i vendosësh në makinë, pastaj t’i lësh të gjitha sendet aty, ndërsa ti vazhdon jetën e përditshme si zakonisht?
Sigurisht pajtohesh me mua se kjo sjellje është një budallallëk i vërtetë. I tërë ky mund do të shkojë huq, sepse thjesht nuk ke përcaktuar kohën kur do të nisesh për në udhëtim, nuk e di për sa kohë do të mbërrish atje dhe se me çfarë shpejtësie duhet të udhëtosh që të arrish në kohë.
Fillo tani. Nisja është gjëja më e vështirë në të gjitha punët. Çdo gjë madhështore që sheh në këtë botë ka nisur me një ide të thjeshtë, mirëpo vetëm idetë nuk ndryshojnë asgjë, sepse lypset patjetër që idetë që ke në kokë të konvertohen në realitet, e që më pas realiteti me ndikimin e tij të të çojë drejt një të ardhme të lumtur. Çfarë dobie kanë ëndrrat, idetë dhe planet nëse nuk shndërrohen në vepra të dobishme që preken me duar, shihen me sy dhe ndihen me veshë. Bota është e mbushur plot me imagjinues të mrekullueshëm, mirëpo ata janë si të vdekurit, të cilët nuk kanë kurrfarë ndikimi, ndërsa çfarë shohim prej sukseseve, arritjeve dhe zbulimeve, të cilat e kanë ndryshuar imazhin e botës janë punë e aktivistëve të palodhshëm. Ata i realizuan ëndrrat e tyre me djersë dhe angazhim. Lumturia e vërtetë arrihet vetëm nëse i bëjmë realitet ëndrrat dhe aspiratat tona, e jo thjesht duke i lënë ato të mbesin të atilla.
A ke dëshirë që vetëm të ëndërrosh e pastaj të zgjohesh nga gjumi e të zbulosh se ato ishin vetëm një iluzion i çastit, që tanimë i takon të kaluarës? Sigurisht që jo.
Atëherë fillo tani!!! Udhëtimi më i gjatë fillon me një hap, poezia më e bukur nis me një strofë dhe ndërtesa më e lartë starton me një kat. Nëse dëshiron këshilla praktike, atëherë qëndro me mua.
Kurrë mos thuaj do të filloj nesër
Nëse sot ke kohë, atëherë pse e le punën për nesër? A je i sigurt se koha do të jetë në dispozicionin tënd edhe nesër? Ditët ecin ndërsa ti akoma deklaron se do të filloj nesër. A e di se çfarë fsheh e nesërmja?
Ajo që është e konfirmuar është vetëm e tashmja. Ajo i ngjason shumë parave që ke në duar me të cilat bën çfarë të duash. E djeshmja është sikurse çeku, i cili ka shkuar në xhirollogarinë tënde, është harxhuar dhe nuk konsiderohet më pasuri e jotja, ndërsa e nesërmja është sikurse çeku i afatizuar prej të cilit nuk mund të përfitosh tani, sepse duhet pritur deri te një e ardhme, e cila nuk është e garantuar. Një herë i kanë thënë Omer ibën Abdulazizit: Pse nuk ndalesh të pushosh e pjesën e mbetur të punës ta vazhdosh nesër?! Sot nuk po mundem, sipas jush, të përfundoj punën e sotme, e si do ta kryej nesër edhe këtë e edhe punën e së nesërmes, u përgjigj ai.
Ngecja dhe vonimi nuk është në interesin tënd. Mos e mashtro veten duke thënë: Do të filloj nesër, verën e ardhshme, pas ramazanit, pas diplomimit, pas martesës...!
Nëse je i bindur se vendimi yt është i drejtë, atëherë fillo tani, shndërroje ëndrrën në realitet sepse koha nuk pret.
Mos u bëj vetëm një shikues pasiv
Një mendimtar i urtë thotë: Jeta është si një mbrëmje gala. Disa arrijnë me vonesë, disa e braktisin atë para se ajo të përfundojë, ndërsa ka prej atyre që mbesin edhe pasi të shkojnë shumica e të ftuarve. Në këtë shfaqje solemne reflektorët përqendrohen vetëm te disa yje, ndërsa shumicën e të pranishmëve nuk i shikon askush dhe prezencën e tyre nuk e vëren asnjeri. Kur dritat ndalen të gjithë janë njësoj, ndërsa kur përfundon spektakli çdokush kthehet nga ka ardhur.
Ky është një perceptim material dhe i mangët i kësaj bote, sepse njerëzit nuk vlerësohen tek Allahu sipas formaliteteve të pavlera, që disa mashtrohen se i tërë suksesi fshihet aty. Mirëpo prej këtij përngjasimi mund të përfitojmë duke pyetur veten: A dëshiron të arrish në këtë jetë me vonesë? Natyrisht që jo. A ke dëshirë që në këtë botë të jetosh si një i panjohur? Absolutisht jo? A je i pajtimit që të transferohesh nga kjo botë pa lënë ndonjë gjurmë të mirë, e cila nuk do të harrohet? Sigurisht që jo.
Atëherë fillo që tani rrugëtimin drejt suksesit, sepse ai nuk vjen te ti.
Nëse e fajëson veten tani, nesër do ta fajësosh edhe më tepër
Amiri dhe Samiri djem të rinj të moshës tridhjetë vjeçare qëndronin në një cep të mexhlisit dhe flisnin për rastet e humbura që kanë pasur në jetë dhe qanin për to. Në të njëjtën kohë Aliu dhe Abasi të moshës pesëdhjetë vjeçare në cepin tjetër bëjnë të njëjtën bisedë dhe ankohen dhe ndjejnë keqardhje të madhe për mosshfrytëzimin e shanseve të mëdha që ata kanë pasur mundësi. Ajo çfarë pritet është që Samiri dhe Amiri të vazhdojnë të pikëllohen dhe të qajnë hallin e tyre për gjërat që u kanë ikur edhe për njëzet vite të tjera, ashtu siç janë duke bërë tani Aliu dhe Abasi në këtë moshë.
Gjëja më e rëndësishme lidhur me këtë fakt është se nëse tani nuk bën asgjë, do të mbetesh duke përsëritur të njëjtat ankesa edhe pas 20 vitesh. Vetëm ankimi, keqardhja dhe vajtimi për gjërat që të kanë ikur, nuk do të ndryshojnë dhe nuk do të përmirësojnë asgjë. Për këtë arsye është jetike që gjërat që synon t’i arrish pas 20 vitesh, t’i fillosh që tani.
Përdor kalendarin
Zvarritja konsiderohet një prej shkaqeve kryesore të dështimit dhe është armiku kryesor i suksesit. Për këtë shkak është shumë e rëndësishme ta konsiderosh atë hasm të vërtet, duke mos i lënë fare hapësirë që të depërtoj tek ti.
Vendos data të caktuara në kalendarin tënd për t’i realizuar objektivat. Ashtu siç duhet të jenë synimet e tua të përcaktuara duhet që edhe datat të jenë të caktuara me përpikëri, tek njerëzit e suksesshëm nuk ka vend për vonesë, shtyrje dhe zvarritje.
Prej simptomave të zvarritjes janë: të menduarit e tepërt, dembelia, përgjigjja ndaj zbavitjeve, të cilat ta humbasin kohën dhe të devijojnë nga rruga e objektivave të tua, biseda telefonike të gjata dhe të përsëritura, vizitat, shopingu, dhënia pas komoditetit, dëshira për të fjetur, shikimi i televizorit, preokupimi me gjëra dytësore dhe jo të rëndësishme duke e bindur veten se je duke punuar etj...
Kalendarët si instrument janë të pranishëm në të gjitha libraritë dhe në formate të ndryshme. Të njëjtën gjë ndoshta edhe më mirë këtë rol tani mund ta luajë celulari.
Ku je nisur?
Fatkeqësisht, të paktë janë ata persona që për jetën e tyre bëjnë plane edhe pse jeta është gjëja më me vlerë që zotërojmë. Nuk mund të paramendohet që dikush të deklarojë se jeta nuk është më e rëndësishmja apo ka diçka edhe më të vlefshme se ajo.
Rruga drejt objektivave të mëdha është zinxhir i objektivave të vogla, ose hapa të njëpasnjëshëm të cilët të afrojnë për çdo ditë tek objektivi kryesor. Prandaj kjo rrugë duhet të ketë patjetër shenja të qarta, sepse arsyeja kryesore e dështimit për t’i realizuar synimet është paqartësia e rrugës.
Shkaqet më të shumta të dështimit, dëshpërimit dhe zvarritjes janë ndjenja e madhësisë dhe e largësisë së objektivave, për shkak se shpirti i urren vështirësitë dhe nuk e ndjen distancën. Ndaj është shumë e rëndësishme që ta mashtrosh shpirtin duke e ndarë objektivin e madh në synime të vogla ditore, kjo do t’ia lehtësonte atij dhe do t’i sillte një komoditet më të madh. Paskëtaj do të vendosësh synime javore, të cilat do të çojnë tek synimet mujore, ndërsa këto të fundit do të çojnë tek objektivat vjetore, ndërsa në përfundim kjo mënyrë do të të mundësojë ta realizosh objektivin tënd madhor edhe në qoftë se ky proces do të zgjatë me vite. E rëndësishme është se në fund ti do të korrësh sukses dhe do të triumfosh.
Shembull: Nëse mëson përmendësh katër ajete kuranore në ditë, kjo të mundëson memorizimin e 28 ajeteve në javë, më shumë se 112 ajete në muaj dhe diku rreth 1460 ajete në vit. Ndaj me lejen e Zotit të tërë Kuranin mund ta memorizosh përafërsisht brenda katër viteve e tre muajve.
Gjatë rrugëtimit tënd mbaje me vete një bllok shënimesh
Në këtë bllok shkruaj çfarë ke arritur deri më tani me qëllim që ta mbash entuziazmin përherë të ndezur. Përqendroji sytë tek objektivi yt i largët, vëzhgoje atë duke t’u afruar pak e nga pak, mos u shmang prej tij për shkak të objektivave anësore. Ajo çfarë të ndihmon në kontrollin e shpejtësisë dhe drejtimin e rrugëtimit është të përdorësh skemat, skicat, dhe diagramet, të cilat e konvertojnë para teje hartën e rrugës gjer tek objektivat e tua. Këto të ndihmojnë dukshëm për të kontrolluar rrugëtimin, duke parë saktësisht se sa ke përshkuar? Sa të kanë mbetur? Kah je drejtuar?
Mos e tepro në planifikim
Prej shkaqeve më të përhapura të dështimit është: objektivat e shumta, të cilat nuk kanë asgjë të përbashkët, këto pastaj shndërrohen në iluzione dhe shpresa të kota për shkak se bëhen të pamundura për t’u realizuar. Edhe po qe se këto janë objektiva reale do të kenë nevojë për kohë dhe kapacitet, mos e kthe veten në grykë shisheje në të cilën ngecin të gjitha planet dhe thyhen të gjitha shpresat. Të mjaftojnë të kesh dy deri në tri objektiva me shenja konkrete, të përcaktuara dhe të identifikuara mirë, në gjendje për t’u realizuar dhe të përcaktuara në kohë, ndërsa objektivat e tjera mund t’i përcaktosh më vonë dhe të bësh plane të detajuara për to.
Kush është përgjegjës?
Kur përcakton një synim patjetër duhet të jesh në gjendje që t’i dish qartë përfitimet prej tij, ngase në jetë nuk ka kohë për të humbur në gjëra në të cilat s’kanë kurrfarë leverdie. Nëse në synimin që ti ke caktuar nuk ke asnjë fitim atëherë fshije menjëherë nga lista e objektivave, dije se nuk ka asnjë arsye që ai të qëndrojë aty, bile mund të ketë ndikim negativ në llogaritë e synimeve të tjera, të cilat janë më të rëndësishme dhe më të dobishme.
Vetja së pari!
Mos u zër me punët e të tjerëve. Një prej shtytësve kryesor të suksesit është ta udhëheqësh vetë anijen e jetës tënde dhe të mos preokupohesh me atë çfarë dëshirojnë të tjerët. Që ta kuptosh vetveten dhe ta provosh shijen e jetës duhet t’i bësh patjetër vetes këtë pyetje: “Unë jetoj për vete, apo ka edhe njerëz tjerë për të cilët gjithashtu jetoj?” Mirëpo realisht ashtu siç e kuptoj unë është se ti, nëse jeton për vete ajo çfarë të rrethon duhet të vijë në rend të dytë, jo nga egoizmi dhe dashuria ndaj vetes, mirëpo për faktin se ai që nuk mund t’i bëjë mirë vetes nuk mund t’i bëjë mirë askujt tjetër.
Kur udhëtoja një herë me avion dhe kapiteni po jepte si zakonisht instruksionet që duhen ndjekur në rast se ndodh ndonjë problem në avion, më habiti fakti se ai këmbëngulte se udhëtari është i detyruar që ta vendos maskën më të afërt të oksigjenit, në qoftë se avioni do të ketë ndonjë defekt, ndërsa pastaj ai është i detyruar që maskën tjetër t’ia vendosë fëmijës, i cili është duke udhëtuar së bashku me të. Meditova për pak kohë rreth këtij fenomeni, sepse kisha parasysh që shqetësimi i prindërve do t’i bëjë ata që të veprojnë të kundërtën, të preokupohen me fëmijët që t’i rehatojnë fillimisht ata e pastaj të shikojnë veten. Mirëpo logjika e pastër thotë se ti nuk mund t’i ndihmosh dikujt tjetër para se ta ndihmosh veten.
Bëhu ti lideri
Nëse je përgjegjës për dikë tjetër, atëherë suksesi yt do t’u sjellë dobi të gjithë atyre që janë mbrapa teje, ashtu sikurse në të kundërtën dështimi yt do t’i fundosë të gjithë ata që varen nga ti. Nëse nuk interesohesh për jetën, shëndetin dhe të ardhmen tënde dhe atë që lidhet me të mirat e fesë dhe të mirat materiale tuat, nuk do të jesh në gjendje të përmirësosh çështjet e të tjerëve, qofshin ata fëmijët, familja apo shoqëria jote. Një fjalë e urtë thotë: “Mbi supet e njeriut të suksesshëm jetojnë 1000 të tjerë, të gjithë marrin pjesë në arritjet e tij.” A dëshiron që ti të jesh lideri i këtij rrugëtimi apo ke dëshirë që të jesh vetëm një pjesëmarrës i thjeshtë në të?
Vendimet merri shpejt
Para se ndryshimi efikas ta merr pozitën e tij duhet të jesh patjetër i gatshëm që të mbartësh përgjegjësinë e pozicionit të ri, me të gjitha ato gjëra që kërkohen, siç janë vendimet e rëndësishme të cilat i ndërmerr për shkak të një vetëbesimi të lartë dhe bindjes për sukses. Pas Allahut të Madhërishëm, ti tani je i vetmi që kontrollon jetën tënde, nuk do të jesh në gjendje të kënaqesh me sukseset e ardhshme, nëse luan rolin e viktimës apo vendos që të dorëzohesh dhe të kapitullosh para barrierave.
Ki parasysh gjithmonë se njerëzit e suksesshëm i marrin vendimet e tyre shpejt mirëpo i ndryshojnë ngadalë, ndërsa dështakët vendimet i marrin ngadalë dhe i ndryshojnë shumë shpejt.
Mos prit që të gjitha vendimet që do të marrësh të jenë të lehta dhe të thjeshta, ka sëmundje për të cilat nuk ka ilaç përveç se me amputim ose me prerje, edhe pse kjo është e dhimbshme. Ka vendime të rëndësishme që duhet t’i ndërmarrësh patjetër, edhe pse janë shumë të vështira dhe të hidhërojnë shumë njerëz.
Nëse rrëzohesh, atëherë përpiqu përsëri
Suksesi në të shumtën e rasteve ndodh si rezultat i vendimeve të qëlluara, marrja e vendimeve të tilla vjen si shkak i përvojës, ndërsa përvoja shpeshherë arrihet si rezultat i vendimeve të gabuara. Mos u çudit nëse dështon një, dy apo tri herë, bile edhe më tepër; gabimi mund të jetë rruga drejt suksesit.
Ky është shikimi real i jetës, ti je rrëzuar në tokë me dhjetëra herë para se të mësosh ecjen, ke thyer rregullat e komunikacionit shumë herë para se të mësosh si duhet vozitjen e makinës.
Ti ke korrur sukses në të gjitha këto, vetëm kur ke marrë përgjegjësinë e gabimeve të tua dhe ke nxituar të mësosh prej tyre, me qëllim që ta përmirësosh rrjedhën e jetës tënde.
Mirëpo si është gjendja jote reale? Ai i merr ti vendimet apo synon vetëm t’i kënaqësh të tjerët? A je i gatshëm që t’i përmbahesh objektivave të tua? Apo bën lajka edhe në llogari të interesave të tua?
Nuk është e rëndësishme të dështosh, mirëpo është e rëndësishme të ngrihesh përsëri pas rrëzimit, ta fshish pluhurin nga pantallonat, të ngrihesh në këmbë dhe të thuash duke buzëqeshur: “Falënderimi i takon Allahu që më shpëtoi.” Edhe më e rëndësishme është që të përfitosh nga dështimi dhe të krijosh prej tij një rast të ri për një fillim të mbarë.
Ji i bindur se nuk do të mbarosh nëse humbet, askush nuk ka garanci për sukses dhe mos humbje. Do të humbasësh vetëm atëherë kur të heqësh dorë nga gara e jetës dhe të kënaqesh me ngecjen në vend.
Përparo në përgjegjësitë e tua
Ka kaluar koha e rehatisë, joseriozitetit, zbavitjeve dhe lojërave të fëmijërisë. Ka trokitur ora e punës së matur dhe serioze. Në këtë uzinë të gjerë dhe të madhe, e cila quhet univers ti ke një rol që duhet ta kryesh me zell dhe përgjegjësi. Allahu i Madhëruar thotë: “Atëherë ti, o njeri, që përpiqesh shumë, mundin tënd do ta gjesh te Zoti yt.” (Inshkak, 6)
Ndjenja e përgjegjësisë është pasurim i dimensioneve të personalitetit, në varësi të sasisë së kohës dhe mundit që merr, ajo të dhuron mendje më të hapur, fuqi më të madhe për të mbartur, përvojë më të pasur dhe njohuri më të gjera. Dallimi në mes të atij që ndjen përgjegjësi ndaj vetes dhe të atyre që e rrethojnë dhe atij që e kalon kohën në lojë, në gjëra të kota, në vepra kaotike dhe rutinë të mërzitshme është se: I pari me mbartjen e përgjegjësive dhe vështirësive shndërrohet në një njeri me vizion, i cili lëviz drejt objektivave e qarta, ndërsa i dyti lëviz në të gjitha drejtimet në varësi të epsheve dhe qejfeve, duke pësuar vetëm fiasko në këtë botë dhe në botën të tjetër. Sa e bukur është fjala e Allahut në lidhje me këtë fakt: “Mendo pak! Kush, përveç Allahut, mund ta udhëzojë atë njeri, që dëshirat e veta i ka bërë zot; atë njeri, të cilin Allahu, duke e njohur për të tillë, e ka shpënë në humbje, duke ia vulosur dëgjimin dhe zemrën e duke i vënë perde para syve të tij?! A nuk po merrni vesh?” (Xhathije, 23.)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Fillo tani.
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Feja dhe shoqëria-
Kërce tek: