Nuk dua t’ua marrë kohën tuaj, dua të kthehem e tua rrëfej një tregim prej atyre që përjetova dhe përjetojmë zakonisht në dhomat e pastrimit të kufomave…
Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
E lus Allahu që mua dhe ju të na bashkojë në Xhennetet e Firdevsit!
Nuk dua t’ua marrë kohën tuaj, dua të kthehem e tua rrëfej një tregim prej atyre që përjetova dhe përjetojmë zakonisht në dhomat e pastrimit të kufomave…
E fala namazin e drekës dhe u nisa për në shtëpi. Gjatë rrugës një djalosh i ri më njoftoi në celular se babai i tij kishte ndërruar jetë dhe se ai tani gjendej përpara vendit ku bëhet pastrimi i të vdekurve. E ndërrova drejtimin dhe kur arrita atje një pamje i shkaktoi dhimbje zemrës sime. Një grup vëllezërish në një veturë të vjetër ndërsa i vdekuri ishte i vendosur aty. Më erdhi keq shumë se si nuk patën mundësi ta siguronin një veture pakëz më të mirë për ta sjellur babain e tyre me të. Ata nuk më njoftuan më herët që ta merrja kufomën me veturën e pastrimores sonë. E futëm në dhomën e pastrimit dhe krahas dy djemve të rinj që sapo kishin filluar të merreshin me këtë punë, kërkoi edhe njeri nga bijtë e tij të na bashkëngjitej gjatë pastrimit. Kur ia zbuluam kokën pashë se i vdekuri ishte burrë afër përfundimit të 50-tave. Në fytyre vëreheshin qartë mundimet dhe dhimbjet e agonive të vdekjes. Fytyrën e kishte të mërrolur ndërsa dhëmbët e tij të sipërme kishin kafshuar fort buzën e tij të poshtme. E pastruam këtë kufomë dhe pas përfundimit e pyeta të birin e tij: A dëshiron dikush ta përshëndes kufomën para se ta mbulojmë me qefin fytyrën e tij? Jo, kryeje qefinosjen e tij, ndoshta e zëmë namazin e ikindisë,- u përgjigj ai. Befasisht një e trokitur në derë. Ishte njëri prej djemve të tij që jetonte në një qytet tjetër. Ai deshi ta shikonte babain për herë të fundit. Ia shpalosa fytyrën kësaj kufome por një befasi e këndshme nga pamja e këtij të vdekuri, që asnjëri prej nesh nuk do ta kishte imagjinuar. Dy djemtë që me ndihmonin kishin hyrë neë dhomën e ndërrimit të rrobave. I vdekuri që shpalosa fytyrën e tij thuajse nuk ishte ai që më parë pastrova. Kishte ndryshuar tërësisht. Fytyra, nuk ishte ajo që thashë më herët se ishte e mërrolur me dhëmbë që kishin kafshuar buzën e poshtme, jo, në fytyrën e tij vërehej buzëqeshja, dhëmbët i ishin kthyer ashtu siç ishin, madje nga buzëqeshja dukeshin të gjithë. Fytyra e tij tashme reflektonte fytyrën e një njeriu të qetë, të rehatuar dhe të kënaqur. Bërtita me zërin tim më të lartë: Allahu Ekber (Allahu është më i madhi) dhe e putha në ballë këtë të vdekur. I thirra dy ndihmësit dhe iu thashë: A është ky i vdekuri që e pastruam më herët?! I pari brohoriste: Allahu Ekber (Allahu është më i madhi) ndërsa i dyti nuk mundi ta përmbante veten nga lotët. Vërtet ky është një nder i madh dhe shenjë për një sinqeritet të pranuar. Pyeta për të dhe gjendjen e tij? Sa e mirë që ishte: namaz, agjërim, djalë që kishte mësuar Kur’anin përmendësh dhe tani ishte mësues i Kur’anit...Ky burrë i vdekur vazhdimisht e kishte nxitur dhe stimuluar këtë djalë për mësim të Kur’anit dhe materialisht e kishte përkrahur gjithnjë.
E lus Allahun t’ia lartësoj gradat dhe neve së basku me të të na ringjalle në shoqëri të krijesës më të pastër, Muhammedit, alejhi’s selam!