Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PORTALIForumGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Nuk je ti i verbër, por unë isha i verbër!

Shko poshtë 
AutoriMesazh
hanife hamidi




Numri i postimeve : 37
Join date : 14/06/2010

Nuk je ti i verbër, por unë isha i verbër! Empty
MesazhTitulli: Nuk je ti i verbër, por unë isha i verbër!   Nuk je ti i verbër, por unë isha i verbër! Icon_minitimeWed Jun 16, 2010 1:11 am

Nuk i kisha kaluar të tridhjetat kur gruaja ime lindi fëmiun tonë të parë. Akoma vazhdoj dhe kujtoj atë natë me shokët e mi, në një prej vendeve të pushimit ku kalonim natën, të mbushura me fjalë dhe biseda të kota, madje edhe me pergojime dhe harame të tjera.
Isha unë ai që e mbaja fjalën më së shumti në mesin e shokëve duke përgojuar dhe u tallur me njerëz, kurse shoket e mi qeshnin dhe kenaqeshin me këtë.
Këtë natë kam qeshur shumë. Posedoja talent të çuditshem në imitimin e njerëzve, saqë edhe zërin e ndryshoja sikur zëri i personit që e imitoja. Tallesha me secilin, saqë edhe shoket e mi nuk i kurseja nga kjo.
Kujtoj këtë natë, ku u talla me një të verbër që lypte në treg. Ia vura këmbën përpara, zuri në kembën time dhe u rrezua. Më tha diçka por nuk e mora vesh se ç'foli. Shokët dhe të gjithë njerëzit që ishin në treg qeshnin.
U ktheva ate natë shumë vonë në shtëpi si gjithherë dhe gjeta gruan time duke më pritur. I vinte keq për gjendjen time, me pyeti me zë të ulet dhe të dobësuar: Rashid, ku ishe? Ia ktheva me shaka: Në Mars, tek shoket si zakonisht.
Ishte tepër e lodhur. Mori të flasë por lotët e kishin ngulfatur: Rashid, jam lodhur shumë, dhe me duket qartë se më është afruar koha e lindjes.
Ndjeva në vetën time se kam qenë i pakujdesur për të. Ka qenë e duhur të jam me i kujdesur për të dhe me afër saj, dhe te rrij më pak natën jashte shtepisë, veçanerisht në muajin e saj të lindjes.
E dergova në spital me shpejtësi, hyri në dhomen e lindejs dhe filloi t'i ndjejë dhimbjet e lindjes. Me orë të tëra prita lindjen, derisa më humbi durimi duke pritur dhe thash të shkojë në shtëpi, dhe lashë numrin e telefonit tek përgjegjësit, që të më thërrasin kur të lindë .U ktheva në shtëpi të pushojë.
Pas një ore më lejmëruan për të më përgezuar për lindjen e djalit, Salimit. Shkova në spital mënjëherë. I pari që më takoi me pyeti për numrin e dhomës dhe informatet tjera për shoqën time. Kërkuan prej meje të paraqitësha së pari të doktoresha, që ishte kujdesur për shoqën time. Bertita me vrazhdësi: Çfarë doktoreshe! Me rëndesi është ta shohë djalin tim. Por me detyruan që të shkoj tek doktoresha.
Hyra tek ajo dhe me lejmeroi se lindja e djalit tuaj është me të meta. Më këshilloi që të pajtohem me caktimin e All-llahut, pastaj me tha se djali juaj ka deformim të madh në të dy sytë e tij dhe kjo konkludon se djali juaj është i verbër. E ula kokën dhe u mundova t'i ndali lotet dhe mënjëherë kujtova lypsin e verbër, të cilin e kisha rrezuar në treg dhe qeshen njerezit me te. Thashë: Subhanallah ç'ka të mbjellësh korrë. Qëndrova kështu për një çast dhe nuk dija se çka të thoja. Mu kujtua gruaja dhe djali. Falënderova doktoreshen për butesinë dhe sjelljen e saj dhe shkova ta shoh gruan dhe djalin.
Gruaja nuk ishte e deshpëruar për atë që na kishte goditur, ishte besimtare e forte në caktimin e All-llahut dhe e kënaqur me te. Shpesh me këshillonte që të mos tallem me njerëz, dhe e perseriste shpesh mos i përqesh njerëzit!
Dolem prej spitalit, doli edhe Salimi i vogël me ne. Në të vërtetë, nuk u kujdesësha shumë për Salimin. E konsideroja sikur të mos ishte prezent në shtëpi, saqë kur qante shumë ikja nga dhoma e fjetjes dhe dilja në sallon dhe flija. Ndërsa gruaja ime kujdesej shumë për te dhe e donte shumë. Kurse unë, jo që e urreja, mirëpo nuk mund ta doja, nuk e di pse...?!
Rritej salimi dhe filloi të zvarritej. Kur mbushi afër gjashtë vjetë filloi të mundohej të ecte. Vërejtem tek ai se ishte edhe i gjymtë në kembë.
Pas Salimit, që ishte fëmiu ynë i parë, lindi dhe Umeri dhe Halidi. Kalonin vitet, rritej Salimi dhe rritëshin edhe vëllezërit e tij.
Nuk e pelqeja te rrija në shtëpi, si gjithmonë isha me shokët e mi. Në të vërtet, isha bërë si loder në duart e tyre. Nuk shpresonte gruaja ime se unë mund të përmisohesha. Porse ajo gjithmonë lutej që të më udhëzonte All-llahu dhe nuk hidherohej prej veprimeve të mija të pamatura. Hidherohej vetëm kur shihte moskujdesjen time ndaj Salimit dhe interesimin tim te madh për vëllezërit e tij.
Rritej Salim por rritej edhe brengosja ime për te, nuk e refuzova kërkesën e gruas sime që ta regjistroj Salimin në një shkollë për të nxënësit me të meta.
Isha i pakujdesshem ndaj kohës dhe vitet shkonin, ditet me ishin bërë të njëjta, punë-gjumë, ushqim dhe qendrim im në orët e vona të natës, kjo ishte dita dhe jeta ime.
Ishte ditë e xhuma, u zgjova në ora njembedhjetë të drekës, për mua ishte akoma herët. Kisha një takim, në një gosti me kishin ftuar, u vesha bukur, u parfumosa dhe vendosa të dal.
Duke kaluar nëpër koridorin e shtëpisë, papritmas ma tërhoqi vërejtjen Salimi duke qarë shumë me një zë të madh. Ishte hera e parë që vërejta Salimin duke qarë, që prej kur ishte i vogel. Dhjete vite kishin kaluar e unë nuk i jam afruar atij. U mundova ta injoroj sikurse nuk po e dëgjoj, mirëpo nuk u mbajta, dëgjova zërin e tij duke thirrur nënë e tij kurse unë isha prezent. Ktheva koken kah ai, pastaj u afrova tek ai dhe i thashë: Salim, pse qanë? Çfarë ke?
Sapo dëgjoi zërin tim u ndal nga të qajturit dhe kur ndjeu se jam afër tij filloi të prekë përreth tij me dy duart e tija të vogla. E kuptova se po mundohet të lergohet nga unë, sikur don të me thonte: , "Tash gjete kohë të interesohesh për mua, ku ishe që dhjete vite?!" Hyri në dhomën e tij e unë i shkova nga pas. Në fillim refuzoi të më tregonte shkakun se pse qante. U mundova te sillem butë me te deri sa filloi te me tregoi problemin.
Ishte vonuar Umeri, i cili e dërgonte atë në xhami për namaz të xhumasë, ishte frikuar se nuk do te gjente vend në saffin e parë, thirri Umerin dhe thirri nënën e tij, porse nuk i përgjigjej askush dhe qau. I shikoja lotët e tija, që i rridhnin nga sytë e verbër. Subhanallah thashë, une isha i verber e jo ai!
Nuk e mbajta dot vetën deri në fund të fjalës së tij, vendosa doren time mbi gojën e tij dhe i thash: Për këtë ke qarë, o Salim? Ma ktheu: Po.
I harrova shoket e mi, e harrova gostinë, që kisha për të shkuar, dhe i thash: O Salim, mos u hidhero! A e din se kush do të dërgojë ty sot në xhami? Tha: Sigurisht Umeri porse ai vonohet gjithmonë. Ia ktheva: Jo Umeri, por unë do të dërgoj sot në xhami.
U habit Salimi, nuk e besonte këtë, mendoi se po bëja shaka me te dhe filloi të qajë. Ia fshiva lotët e tija me dore dhe e kapa për dore. Desha ta dërgojë me veturë, porse refuzoi duke me thënë: Xhamia është afër dhe kam dëshirë të eci deri në xhami.
Nuk e kujtoja herën e fundit që kam hyrë në xhami, porse ishte hera e parë që ndjeva frikë dhe pendim për ato vite të gjata, që me kishin shkuar pa falur namaz.
Kishte qënë xhamia e mbushur me besimtarë, por, për Salimin gjeta një vend në rreshtin e parë. Dëgjuam hutben e xhumasë së bashku dhe u fal Salimi afër meje. Në fakt unë u fala afër tij.
Pasi mbaroi namazi, kërkoi prej meje që t'ia afroi Kuranin. U habita! Si do të lexon kurse ai është i verbër?! Ne fillim e injorova kërkesën e tij, mirëpo u frikova mos po i shkaktoj plagë në vetën e tij dhe ia dhashë Mus'hafin. Kërkoi prej meje që t'ia hapi Mus'hafin tek sureja Kehf. Fillova ta shfletojë Mus'hafin deria sa e gjeta në përmbajtje suren Kehf. E mori, e vendosi përpara vetës dhe filloi ta recitojë surën me sy të mbyllur.
O All-llah! - thash i çuditur. Ai e ka mësuar tërë suren Kehf.
U turperova prej vetës, e kapa një Mus'haf që të lexoj, ndjeva një dridhje në vete nga frika. lexova e lexova dhe e luta All-llahun të më falë dhe të më udhëzojë. Fillova të qajë i penduar me një zë sikur fëmijë. Disa njerëz akoma ishin të pranishëm në xhami duke falur nafile, u turpërova prej tyre dhe u mundova të mos e marrin vesh që po qajë.
Paspak ndjeva dorën e vogël të Salimit duke prekur fytyren time, duke m'i fshirë lotët, që më kishin mbuluar. E afrova dhe e shtërngova për gjoksi duke e përqafuar, e shikova njëherë dhe tash në vete: Ti nuk je i verbër, por unë jam i verbër.
U kthyem në shtëpi. Grauja ime ishte brengosur shumë për Salimin. Mirëpo, kur mori vesh se unë kam qenë me të në xhami dhe kam falur namazin me te, brenga e saj u kthye në gëzim. Nga kjo ditë nuk kam lënë namaz pa falur në xhami.
Braktisa shoqërinë e shfrenuar të natës dhe bëra shoqëri më të mirë, shokë të xhamisë, të cilët i njoftova në xhami dhe shijova ëmbelsinë e imanit me ta.
Mësova shumë gjëra prej tyre, që dunjaja m'i kishte harruar.
Nuk leja ligjërate, që mbahej në xhami e që nuk prezentoja në to, e bëra hatme edhe Kur'anin disa herë në muaj, u lidh gjuha ime me permendjen e All-llahut në çdo kohë, me shpresë që të më falë All-llahu për përgojimet dhe gjynahet tjera që i kisha bërë.
U afrova me afer familjes si kurrë më parë.
Një ditë, vendosen shokët e mi të mirë të shkojnë në një vende largë nga shtëpia ime, për të bërë thirrje në Islam. Në fillim, nuk isha i vendosur të shkojë me ta, por pasi fala namaz istihare dhe lajmërova bashkëshortën time, që mendova se do të refuzonte, por përkundrazi u pajtua me vendimin tim dhe me nxiti në këtë qëllim. Ishte hera e parë që e lajmeroja gruan time për shkuarje në një vend jo të shfrenuar dhe te urrejtur e të mbushur me harame.
U drejtova kah Salimi, i tregova për udhëtimin tim, me kapi me dy krahet e tij të vegjël dhe më përqafoj duke u lutur për mua.
Mungova në familje afërsishte tre muaj e gjysëm. Gjatë kësaj kohe thirrja në telefon sa herë që më jepej mundësia, bisedoja me bashkeshorten dhe femijet.
Filloi të më kapë një mallë i madh. Ah... sa me mori malli për Salimin.
Kisha dëshirë ta ndegjoja zërin e Salimit, ai ishte i vetmi qe nuk kisha biseduar me te prej që kisha udhëtuar. Nuk e dija shkakun, ose është në shkollë mendoja ose në xhami ne kohen kur thirrja.
Sa herë që bisedoja me bashkëshortën, i tregoja për mallin që me kishte marrur për Salimin, kurse ajo qeshte e gëzuar dhe duke me përgezuar për te. Vetem se në herën e fundit kur bisedova , nuk e dogjoja të qeshuren e saj, si zakonisht, për habi kishte ndërruar zërine saj. I thash t'i dërgonte selam Salimit nga unë. Ma ktheu: Inshallah, dhe pushoi.
Pasi që erdhi koha e kthimit në shtëpi u gëzova shumë. Kur u ofrova derës së shtëpisë trokita dhe shpresoja që ta hapë deren Salimi. Papritmas, e hapi derën Halid, i cili akoma nuk i kishte mbushur katër vite. E përqafova dhe e barta me krahet e mi, kurse ai bertiste: Babi... babi...! Nuk e di, sa hyra në shtëpi ndjeva një ngushtim në vetën time, kërkova ndihmë nga All-llahu prej shejtanit të mallkuar.
Ndejta me gruan time, pashë se ishte e vërenjtur në fytyrë, nuk ishte sikur herave të tjerave. U mundua të paraqitej si e gëzuar për ardhjën time. E pyeta se çka ndodhur? M'u përgjigj: Asgjë!
Në çast m'u kujtua Salimi. I thashë: Ku është Salimi? Uli kokën e saj dhe nuk m'u përgjigj, ndërsa në fytyrën e saj filluan t'i rrjedhin lotët. Bërtita prap: Ku është Salimi? Nuk foli askush. Më pas m'u afrua Halidi i vogël duke belbezuar dhe tha: Baba, Salimi ka shkuar në xhenet tek All-llahu. Gruaja filloi të qajë me të madhe gati sa nuk u perplas për tokë dhe dola nga dhoma e pikëlluar për ndarjen e Salimit.
Pas kësaj, mora vesh se dy javë para se të mbërrija Salimin e kishte goditur një temperaturë e madhe dhe ethe dhe bashkëshortja e kishte dërguar në spital. Mirëpo, sëmundja i ishte rënduar u nda nga kjo botë.
Salimi nuk ishte i verbër por unë isha i verbër.
O All-llah, sa kënaqësi është ta shijosh ëmbëlsinë e imanit!
All-llahu e mëshiroftë Salimin! E njohu All-llahun edhe pse ishte i verbër. Sa e sa njerëz sot posedojnë shqisa të shëndosha por nuk shohin dhe nuk e njohin All-llahun [subhanehu ve teala].
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Nuk je ti i verbër, por unë isha i verbër!
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» I verbër i keq i varfër e refuzojnë gratë

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Tregime Islame-
Kërce tek: