Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PORTALIForumGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Pendimi i një mësuesi në duart e një nxënësi të vogël

Shko poshtë 
AutoriMesazh
hanife hamidi




Numri i postimeve : 37
Join date : 14/06/2010

Pendimi i një mësuesi në duart e një nxënësi të vogël Empty
MesazhTitulli: Pendimi i një mësuesi në duart e një nxënësi të vogël   Pendimi i një mësuesi në duart e një nxënësi të vogël Icon_minitimeWed Jun 16, 2010 1:19 am

Një ditë prej ditësh, djaloshi i cili nuk kishte kaluar moshën shtatë vjeçare u kthye nga shkolla duke qarë. Kur e pa nëna e tij e pyeti për shkakun e të qajturit? Ai i tregoi se njëri prej mësuesve të tij e kishte rrahur dhe e kishte fyer. Zemra e nënës nuk e përballoi dot këtë që i kishte ndodhur birit të saj.
Të nesërmen, thirri në shkollë dhe e pyeti mësuesin për shkakun e rrahjes së birit të saj të vogël dhe se çfarë kishte bërë ai. Ai i tha: Ai shumë lozë në klasë, flet shumë e poashtu lëviz tepër, ai refuzoi nënshtrimin ndaj urdhërave dhe u tregua i pasjellshëm.
Nëna heshti dhe nuk dha asnjë përgjigje. Kur djali u kthye nga shkolla, ajo i tregoi çfarë i kishte thënë mësuesi. Djali tha: Po, kështu ka ndodhur.
Shenjat e habisë u shfaqen në fytyrën e nënës dhe i tha djalit e hidhëruar: E pse e bërë këtë?!
Përgjigja ishte e çuditshme, djali tha: Ngase mësuesi nuk është praktikues i fesë, thith duhanin e unë e kam këshilluar disa herë e ai nuk më dëgjoi!! Unë nuk dita se si ta shpreh ndryshe hidhërimin dhe urrejtjen time për veprën e tij përveç të tregohem i paedukuar në orën e tij.
Kur dëgjoi nëna këto fjalë, shenjat e habisë dhe hidhërimit u larguan nga fytyra e saj, e sidomos duke ditur se ai është fëmijë i vogël në zemrën e tij bartë të gjitha kuptimet e pafajësisë. Mirëpo, ajo prapë se prapë donte ta vërtetonte këtë gjë. E thirri mësuesin dhe i tregoi për fjalët e djalit të saj. Atë e kapi njëfarë tronditje e i tha asaj: Pasha Allahun, atë që e ka thënë ai është e vërtetë, e unë prej këtij momenti pendohem nga çdo gjë që e hidhëron Allahun e Lartësuar, merita për këtë së pari i takon Allahut e pastaj ty dhe birit tënd të vogël.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Pendimi i një mësuesi në duart e një nxënësi të vogël
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» U udhëzova në duart e vajzës tri vjeëare
» Pendimi - Jusuf Hajrullahu
» Adem Ramadani Pendimi
» Pendimi - Hoxhe Ulvi Fejzullahu...
» 4. Pendimi ne Ramazan Ulvi Fejzullahu

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Tregime Islame-
Kërce tek: