Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PORTALIForumGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Për pak sa nuk e shita fenë islame !

Shko poshtë 
AutoriMesazh
hanife hamidi




Numri i postimeve : 37
Join date : 14/06/2010

Për pak sa nuk e shita fenë islame ! Empty
MesazhTitulli: Për pak sa nuk e shita fenë islame !   Për pak sa nuk e shita fenë islame ! Icon_minitimeWed Jun 16, 2010 1:20 am

Para disa viteve, imami i një xhamie u transferua në qytetin e Londrës (Britanisë së Madhe), i cili thuhet se çdo ditë udhëtonte me autobus nga vendi ku banonte, deri në Londër. Pas disa javësh të transferimit të imamit në Londër,i cili në të shumtën e rasteve udhëtonte më të njëjtin autobus si dhe më të njëjtin ngasës, një ditë prej ditësh gjersa bëri pagesën e biletës, vërejti se drejtuesi i autobusit i kishte kthyer 20 penc më shumë se sa që ishte dashtë t'i ktheheshin nga shuma e biletës. Duke parë se kishte në duart e tij një shumë që doemos duhej kthyer tek pronari i saj, përsëri mendoi; harroje këtë çështje, është vërtetë një shumë e vogël, andaj askush nuk do të interesohej për këtë, duke mos harruar faktin se kompanitë e transportit publik, në këtë rast autobusët, përfitojnë të hyra të mëdha për çdo ditë, prandaj 20 penc nuk do t'i dëmtoj aspak, përkundrazi këto 20 penc do t'i ruaj dhe do ta llogaris si një dhuratë nga Allahu i Madhërishëm dhe do të heshti.

Koha po kalonte dhe erdhi momenti që autobusi të ndalej në destinacionin ku imami ishte nisur, para se të zbriste nga autobusi, u ndal pak dhe zgjati dorën për t'i dhënë shoferit 20 cent (penc), duke i thënë atij: Ja urdhëro këtë shumë, më keni dhuruar më shumë se sa duhej!!! I mori shoferi parat dhe buzëqeshi, më pas pyeti: A nuk jeni ju Imami i ri i këtij rajoni? Unë që shumë kohë jam duke u menduar që të vi në xhamin e juaj për t'u njohur me fenë islame, për këtë qëllim të dhurova shumën e tepruar të parave për të parë se si do të jetë veprimi i juaj !!!! Më të zbritur të imamit nga autobusi, i ndjeu një dobësi në këmbët e tij dhe derisa nuk ra për toke nga kjo gjendje e frikshme, me tutje u mbështet për pemën më të afërt që ishte aty pari, u mbajt për të që mos të rrezohej, shikoi lart në qiell duke e lutur Allahun lotët filluan t'i rridhnin: O Zot, desha ta shes Islamin për vetëm 20 penc (cent).

Të nderuar vëllezër dhe motra, neve nuk jemi në gjendje t'i njohim qëllimet e njerëzve se çfarë në të vërtetë dëshirojnë nga ne.
Nganjëherë mund ndodh që të mos jemi në gjendje që njerëzit të na lexojnë, apo të jemi ai islami që do dalloj muslimanin nga jomuslimani, së këndejmi, nga gjithë ne kërkohet që doemos të tregohemi shembull për të tjerët dhe gjithnjë të jemi të drejtë dhe komfor dispozitave të Allahut të Madhërishëm, pasiqë nuk jemi në dijeni se kush i mbikëqyrë sjelljet tona, e më pas të na gjykoj si musliman, e mbi të gjitha si rezultat i sjelljeve tona, gjykohet dhe sulmohet islami në tërësi. Lusim Allahun e Madhërishëm që të na furnizoj me dituri të dobishme dhe punë të mira, të pranuara, gjithashtu i lutëm Allahut që të na mbrojë nga dija e padobishme dhe të na bëj prej atyre që gjithnjë ndjejnë pranin e Krijuesit Fuqiplotë. Lusim Allahun e Madhërishëm që të mos na sprovoj me sprova të tilla dhe t'na bej prej atyre që i kanë frikë Allahut haptas dhe fshehurazi. Amin
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Për pak sa nuk e shita fenë islame !
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» XHELOZIA PËR FENË E ALLAHUT (2/2)
» RREZIKU I TALLJES ME FENË E ALLAHUT
» Kur ta shihni dijetarin që e donë dunjan, dyshoni në fenë e tij
» 300 fotografi Islame
» Video Islame

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Tregime Islame-
Kërce tek: