Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu



 
PORTALIForumCalendarGalleryPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Mënyrat për mbrojtje prej fitneve të epshit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administratore
Administratore
avatar

Numri i postimeve : 846
Join date : 03/06/2009
Age : 33

MesazhTitulli: Mënyrat për mbrojtje prej fitneve të epshit    Wed Feb 01, 2012 12:55 pm

Falemenderimet i takojn vetëm All-llahut xh. sh.,ndërsa salavatet ia dërgojmë Muhammedit s.a.v.s.

Duke i vërejt shfrenimet e epshit në këtë kohë, dhe shpërndarjen e mjeteve që të dërgojnë në humbje në çdo vend,do ti cekim disa mjete te sheriatit për mbrojtjen prej shfrenimeve të epshit,ato janë:







1} Frikrespekti ndaj All-llahut xh.sh. dhe kujtimi i shikimit te Tij,

2} Frika nga dënimi i All-llahut xh.sh .dhe shpresa në All-llahun xh.sh.,

3} Turpi nga All-llahu xh.sh. që të sheh duke bërë mëkat,

4} Dituria mbi pasojat e veprimit të mëkateve ,

5} Durimi në ndalesat e All-llahut xh.sh.,

6} Garrimi në punë te mira,

7} Adhurimi vetëm i All-llahut xh.sh., sepse të mbron prej pasimit te epsheve,

8} Martesa për ata që kanë mundësi,sepse ajo e thyen forcën e epshit,

9} Ulja e shikimit nga haramet,sepse ajo e ngjall epshin,

10} Largimi prej vendeve të fitneve, largimi prej vendeve në të cilat ka gra te zbuluara ,dhe largimi prej vendeve në të cilat ka muzikë,

11} Kujdesi nga takimi sy në sy me gra te huaja,

12} Kujdesi nga veçimi me gra te huaja, sepse veçimi me to është portë e të këqijave,

13} Agjërimi nafile,

14} Rripërtrirja e pendimit, dhe mos humbja e shpresës e cila përmison vehten,

15} Llogaritja e vetes çast pas çasti,

16} Shpeshtimi i përmendjes së All-llahut xh.sh. dhe istigfarit,

17} Lutjet dhe kërkimi i ndihmës prej All-llahut xh.sh.,

18} Shtimi i leximit të Kuranit dhe kuptimi i ajeteve te Tij,

19} Shoqërimi me njerëz te sinqertë dhe të mire, dhe mos shoqërimi me njerëz të këqij,

20} Prezantimi në ligjërata të hoxhallarëve dhe të vazhduarit në to,

21} Frika prej All-llahut xh.sh. që mos me i shqetësuar myslimanët ne nderin e tyre,

22} Turpi prej njerëzve dhe frika që All-llahu xh.sh. mos me t'i nxjerr ne pah veprat e këqija,

23} Frika prej mbizotërimit te armiqve për shkak te gjynaheve tona,

24} Shtimi i namazeve sepse ajo të ndalon prej të këqijave,

25} Kujto se çfarë ka përgatitur All-llahu xh.sh. prej të mirave për banorët e xhenetit dhe prej dënimeve për banorët e xhehenemit,

26} Lënia e dëgjimit të muzikës,sepse ajo është porta e zinasë(amoralitetit),

27} Kujtoje idhtinë e vdekjes dhe ndaljen e veprave pas vdekjes,

28} Sjellja e mirë,ndershmëria,ambicjet e larta,ruajtja e emanetit, të gjitha këto ndikojn në rruajtjen prej devijimeve të epshit,

29} Plotësimi i kohës së lirë me mësime të diturisë së dobishme ose me tregti hallall,

30} Lenia e sharjeve dhe fyerjeve,

31} Mos leximi i materialeve pornografike dhe të ngjashme,

32} Lehtësimi i çështjeve të martesës tek të rinjtë mysliman,

33} Leximi për njerëzit e mirë, për Pejgambëret a.s. dhe për ndershmërinë e tyre,

34} Parafytyrimi i Ditës së Kiametit dhe të kujtuarit se një ditë do të dalim para All-llahut xh.sh.,

35} Kujtimi se në Ditën e Gjykimit do të flasin gjymtyrët e trupit të njeriut,

36} Kujtimi se në Ditën e Gjykimit do të dëshmon edhe vendi ku kemi bërë mëkatin ,

37} Vizita e të sëmurëve, përcjellja e xhenazeve dhe vizita e varrezave,

38} Largimi prej vendit të gjynaheve dhe shkuarja në vendet e ibadetit,

39} Lënia e sjelljeve të këqija dhe veprimi i ibadeteve të dobishme,

40} Kujtoj sendet e fëlliqura tek gratë sikur urina,djersa,nevoja e madhe,menstruacionet qe kështu të largohesh prej haramit,

41} Kujtimi i sëmundjeve që i shkakton zinaja,

42} Kujtimi i pasojave të zinasë në dynja dhe në ahiret,

43} Kujtimi se sa të mira humben me veprimin e zinasë dhe sa të këqija ofrohen,

44}Të dish se gjatë kryerjes së zinasë imani ngritët prej trupit ,

45} Frika që All-llahu xh.sh mos të zbret ndonjë dënim në dynja dhe frika prej sprovave të mëdha qe mundet të vijnë si pasoj e amoralitetit,

46} Përdorimi i barnave që zvogëlojnë epshin te njeriu,

47} Kujtimi se lezeti i haramit nuk zgjat më shumë se momente të caktuara, e pastaj dhimbja e pendimit dhe dënimit zgjasin shumë,

48} Kujtimi se si të veprosh ashtu do të veprohet edhe me ty ,nëse dikush bën zina me nderin e dikujt le të din se edhe dikush tjetër bënë zina me nderin e tij,

49} Përdorimi i logjikës në këto raste dhe këshillimi i vetes.

Përktheu: Ibrahim Sherifi

burimi: www.thirrjaislame.com


Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bujanoci.org
 
Mënyrat për mbrojtje prej fitneve të epshit
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Parashikimi i së ardhmes, ekziston te secili prej nesh
» Kukulla prej dylli
» Simbolika e gjarperit
» Meditimi dhe Izolimi(Halveti) në Sufizëm
» Magjia e numrave

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Rregullorja :: Temat per portal-
Kërce tek: