Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PORTALIForumGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Kërkim mbrojtje nga xhehenemi nëse lexohet ndonjë ajet kërcënimi, gjithashtu madhërimi i Allahut nëse lexohet ndonjë ajet ku madhërohej All-llahu.

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Usame
Moderator
Moderator
Usame


Numri i postimeve : 381
Join date : 05/06/2009

Kërkim mbrojtje nga xhehenemi nëse lexohet ndonjë ajet kërcënimi, gjithashtu madhërimi i Allahut nëse lexohet ndonjë ajet ku madhërohej All-llahu. Empty
MesazhTitulli: Kërkim mbrojtje nga xhehenemi nëse lexohet ndonjë ajet kërcënimi, gjithashtu madhërimi i Allahut nëse lexohet ndonjë ajet ku madhërohej All-llahu.   Kërkim mbrojtje nga xhehenemi nëse lexohet ndonjë ajet kërcënimi, gjithashtu madhërimi i Allahut nëse lexohet ndonjë ajet ku madhërohej All-llahu. Icon_minitimeFri Jul 31, 2009 1:00 am

4. Kërkim mbrojtje nga xhehenemi nëse lexohet ndonjë ajet kërcënimi, gjithashtu madhërimi i Allahut nëse lexohet ndonjë ajet ku madhërohej All-llahu.
Transmetohet nga Hudhejfja [radijallahu anhu] se ka thënë:
“Një natë jam falur me të Dërguarin e Allahut dhe filloi me leximin e sures Bekare. Në vetën time thashë ndoshta do të benë rukun kur t'i plotësojë njëqind ajete, por i Dërguari i Allahut vazhdoi të lexojë. Gjatë leximit kur kalonte në ndonjë ajet ku u madhëronte Allahu ai e madhëronte, apo kur lexonte ndonjë ajet ku ka kërkesë e lutte Allahun t’ia plotësojë dhe nëse lexonte ndonjë ajet ku u përmende dënimi i Allahut kërkonte mbrojtje nga ai denim.” [Transmeton Muslimi, 772]
Ky hadith na mëson se është e pëlqyer të veprohet kjo vepër, të kërkohet mbrojtje nga denimi i All-llahut kur të lexohen ajetet ku përmendet dënimi i ashpër i Allahut dhe të lutet All-llahu dhe të kërkohet nga Ai mirësi nëse përmendet ndonjë ajet ku përmendet lutja. Kjo tregon për mëshirën dhe bujarin e Allahut. Andaj duhet ta pasojmë në këtë vepër të Dërguarin [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] e Allahut ngase ai është shëmbëlltyra jonë.
Te vepruarit e këtij syneti është edhe argument i fortë se zemra yte është prezentë në namaz dhe se gjatë leximit të Kurani je i koncentruar dhe mediton rreth ajeteve që i lexon.
Kjo vepër është Sunet gjatë faljes së namazit të natës: Mirëpo, gjatë faljes së namazeve farz lejohet por nuk është legjislative.
Dijetari i nderuar Albani [Allahu e mëshiroftë] thotë: “Po të ishte legjislative edhe gjatë faljes së farzeve do ta vepronte i Dërguari i Allahut, e sikur ta kishte vepruar do të transmetohej në hadithe se ai e ka vepruar. Bile do të ishte më primare të kishte transmetime se ai e ka vepruar këtë në farz sesa në sunnete."
Prej dobive të hadithit është se lejohet të falet namazi natës me xhemat por me kusht mos të bëhet traditë.


5. Të falurit namaz vullnetar në shtëpi
Transmetohet nga Abdullah Ibën Omeri [radijallahu anhu] se i Dërguari i All-llahut ka thënë:
“Faluni edhe në shtëpitë tuaja, e mos i shndërroni ata në varreza!”
Transmetohet prej Zejd bin Thabitit [radijallahu anhu] se i Dërguari i All-llahut ka thënë: “O ju njerëz, bëni namaz edhe në shtëpitë tuaja, Namazi më i dashur tek All-llahu është namazi, i cili falët në shtëpi, me përjashtim të namazit farz.”
Tranmsetohet nga Xhabir ibën Abdullahu [radijallahu anhu] se i Dërguari i All-llahut ka thënë:
“Nëse dikush e falë namazin në xhami, le t’ia lenë një pjesë shtëpisë së tij nga namazi, se me të vërtet All-llahu do t’i jep mirësi për namazin e bërë në shtëpi.” [Muslimi, 778]
Imam Neveviu [Allahu e mëshiroftë] thotë:
"I Dërguari i All-llahut nxiti që të falën në shtëpi namazet vullnetare dhe mos të shndërrohen shtëpitë si varrezat, të cilat janë të shkreta dhe të braktisura nga namazi.
Gjithashtu thotë: “I dërguari i Allahut nxiti që namazet nafile të falen në shtëpi, nga aspekti se është më larg dyfaqësisë, dhe më e mbrojtur prej negacioneve, dhe të begatohet shtëpia me faljen e namazit, të zbret mëshira e All-llahut mbi atë shtëpi dhe të largohen shejtanët. Siç tregoi i Dërguari i All-llahut në fund të hadithit “...me të vërtet All-llahu do t’i jep mirësi për namazin e bërë në shtëpi.”
Imam Ibën Kajjimi thotë:
“I Dërguari i Allahut të gjitha namazet sunete dhe nafile, të cilat nuk janë të caktuara për ndonjë vend apo kohë i falte në shtëpi, e në veçanti sunetet e Akshamit. Nuk transmetohet asnjëherë se i ka falur në xhami.


Shkroi:
Sulejman Ibën Muhemad el Luhejmid
Përktheu:
Abdyl Fuga
9 Mars 2007
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bujanoci.org
 
Kërkim mbrojtje nga xhehenemi nëse lexohet ndonjë ajet kërcënimi, gjithashtu madhërimi i Allahut nëse lexohet ndonjë ajet ku madhërohej All-llahu.
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Vallë ka hipur ndonjë fëmijë mbi shpinën e të Dërguarit të Allahut, salallahu alejhi ve selem, gjatë kohës së namazit?
» NË KËRKIM TË LUMTURISË
» Xhehenemi - Sadullah Bajrami
» Mënyrat për mbrojtje prej fitneve të epshit
» Nëse zoti është, pse nuk duket?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Feja dhe shoqëria-
Kërce tek: