Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PORTALIForumGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Pranoi Islamin, ra në sexhde dhe ndërroi jetë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
hanife hamidi




Numri i postimeve : 37
Join date : 14/06/2010

Pranoi Islamin, ra në sexhde dhe ndërroi jetë Empty
MesazhTitulli: Pranoi Islamin, ra në sexhde dhe ndërroi jetë   Pranoi Islamin, ra në sexhde dhe ndërroi jetë Icon_minitimeFri Jul 02, 2010 9:31 am

Shejh Muhammed Hassani tregon:
Erdhi një ditë një djalosh amerikan në qendrën tonë islamike në New york dhe kërkoi që t'i ndihmojmë dhe t'i tregojmë se si ta pranojë Islamin. Ai thoshte: Dua ta pranoj islamin... dua ta pranoj islamin... edhe unë dua të bëhem musliman. Por, mos më pyetni për shkakun dhe arsyen.
Atëherë i ndihmuam që ta shqiptojë shehadetin, ia mësuam marrjen e abdesit, dhe faljen e namazit. Djaloshi dëshmoi LA ILAHE IL-LALLAH, MUHAMMEDUN RESULULLAH [Nuk meriton të adhurohet askush tjetër përveç Allahut [subhanehu ve teala] dhe se Muhammedi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] është rob dhe i Dërguar i Tij]. Pastaj kërkoj leje që të qëndroje me neve disa ditë dhe ne ram në ujdi.
Që nga dita e parë, shikimet tona mbetën të kthyera kah ai duke u habitur nga falja namazit te shumtë, nga lutjet e pandërprera, dhe nga të qajturit e vazhdueshëm të tij!
Në ditën e katërt, djaloshi iu afrua një vëllaut në xhami dhe i tha, dua të dëgjoj Kur'an nga ju, më lexoni mua Kur'an! Ndërsa vëllau i habitur me këtë djalosh e pyeti: O vëllau im, unë që sa vite jam musliman dhe tash para teje po e ndjej vetën shumë të dobët në adhurim dhe nënshtrim ndaj Allahut. Tregom ç'është puna yte? Çka ka ndodhur me ty?
Atëherë i tha atij: Unë tash e katër vite jam në kërkim të së vërtetës dhe që katër vite nuk më ka kaluar asnjë natë pa qajtur një kohë të gjatë dhe pa kërkuar nga Zoti i vërtetë që të më udhëzojë në rrugën e drejtë. Një natë, para se të vij këtu, pashë në ëndërr Isaun alejhi selam, i cili më tha: "Pranoje Islamin, bëhu musliman, pranoje Muhammedin [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] të Dërguar, se unë dhe ai jemi vëllezër, dhe ai është vula e Pejgamberëve dhe i Dërguari për mbarë njerëzimin...!
Dhe tash pas hyrjes sime në Islam dhe pas faljes së namazit po e ndjej një qetësi të zemrës dhe një kënaqësi të çuditshme të shpirtit, të cilën s'kam mundur ta shijojë kurrë më herët gjatë jetës sime.
Thotë Shejhu: Dhe po atë ditë, në namazin e jacisë, u ngrit ky djalosh për t'u falë dhe në rekatin e parë djaloshi ra në sexhdeh dhe u vonua shumë në të. Saqë e kryem namazin, ndërsa ai nuk ngriti kokën prej sexhdes.
Atëherë vrapuan disa vëllezër të shohin se ç'po ndodhë me të, dhe kur e ngritën kokën e tij pamë se djaloshi ishte ndarë nga kjo botë dhe shpirti i tij kishte kaluar në botën tjetër.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Pranoi Islamin, ra në sexhde dhe ndërroi jetë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Cili është personi i parë që ka pranuar islamin?
» Lideri i fushatës kundër ndërtimit të minareve në Zvicër shpalos Islamin e tij
» Perkujtimi i Zotit eshte jete
» Qëllimi të jetë kënaqja e Allahut
» Dhjetë shkaqet për një jetë të lumtur bashkëshortore

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Tregime Islame-
Kërce tek: