Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PORTALIForumGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Kur`ani dhe leximi gjate muajit te Ramazanit

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Usame
Moderator
Moderator
Usame


Numri i postimeve : 381
Join date : 05/06/2009

Kur`ani dhe leximi gjate muajit te Ramazanit Empty
MesazhTitulli: Kur`ani dhe leximi gjate muajit te Ramazanit   Kur`ani dhe leximi gjate muajit te Ramazanit Icon_minitimeSun Aug 15, 2010 3:17 pm

Kur`ani dhe leximi gjate muajit te Ramazanit RrrrrdKurani gjatë muajit të Ramazanit ka një ushqim mahnitës për shpirtin dhe imanin. Kurani gjatë muajit të Ramazanit na bën që ta kujtojmë zbritjen e tij ato ditë kur Muhamedi salallahu alejhi ue selem e mësonte me Xhibrilin alejhi selam dhe se si selefi (të parët tanë të mirë) i kushtonin rëndësi aq të madhe leximit, mësimit dhe studimit të Kuranit.
Transmetohet në hadithe të vërteta nga Muhamedi salallahu alejhi ue selem se ka thënë mbi vlerën e leximit të Kuranit: “Lexojeni Kuranin, se ai do të vijë ndërmjetësues në Ditën e Kiametit për ithtarët e tij.” (Transmeton Muslimi)
Ibën Mesudi transmeton nga Muhamedi, paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë mbi të: “Kush lexon Kuran, për çdo germë i ka nga dhjetë sevape. Nuk them se elif lam mim është një shkronjë, por elif është shkronjë, lami është shkronjë dhe mimi është shkronjë.” (Termidhiu)
Uthmani, Allahu qoftë i kënaqur me të, transmeton nga Muhamedi, lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të, se ka thënë: “Më i miri prej jush është ai cili e mëson Kuranin dhe ua mëson të tjerëve.” (Buhariu)
Lexoni “zehravejn” (suret El-Bekare dhe Ali Imran), ngase këto dyja do të vijnë Ditën e Kiametit sikurse dy re apo si dy grumbuj zogjsh të rreshtuar duke i bërë hije pronarit të tyre Ditën e Kiametit.”
“Ai që lexon Kuran me përpikëri është me melaiket e ndershëm. Ai që lexon duke i ardhur vështirë, e ka shpërblimin e dyfishuar.” (Buhariu dhe Muslimi)
Selefët (të parët tanë të mirë), kur vinte Ramazani, i hapnin mus’hafët dhe i kushtoheshin vetëm leximit të Kuranit, me endje.
Imam Maliku gjatë muajit të Ramazanit nuk angazhohej me diçka tjetër, vetëm me leximin e Kurani Kerimit dhe e ndërpriste mësimin e njerëzve në xhami dhe dhënien e fetveve, duke thënë se ky është muaji i Kurani Kerimit.
Shtëpitë e selefit gjatë muajit të Ramazanit gumëzhinin si shushurima e bletëve, shndritnin nga Kurani dhe mbusheshin me kënaqësi shpirtërore nga leximi i Kuranit dhe e lexonin atë me texhvid (lexim me të gjitha rregullat, lexim të drejtë e të plotë), ndalonin në çudirat e tij, qanin nga këshillat e tij e gëzoheshin nga përgëzimet e tij, frikësoheshin nga kërcënimet e Tij dhe vepronin sipas urdhrave të tij dhe ndaleshin në kufijtë e tij.
Qëllimi kryesor i Kuranit është që njerëzit t’i udhëzojë në rrugën e drejtë të Allahut të Lartësuar.
Kurani Kerimi është dritë, shërim për zemrat, dituri, kulturë, argument i qartë.
Kurani Kerimi është jetë dhe shpëtim, shkëlqim për shpirtrat, shpërblim dhe forcim.
Kurani është mësim hyjnor, ligj i Allahut, urtësi e përjetshme.
A ka mundësi që ne të jetojmë me Kuranin Kerimin në Ramazan, por edhe pas Ramazanit? A thua mund ta kuptojmë madhërinë e këtij libri, që ta mbushim jetën tonë plot kënaqësi me Kuran Kerim dhe që rrugën tonë në errësirë ta ndriçojmë me Kurani Kerimin, që të shkëlqejmë me të?
Allahu na e bëftë të mundur t’i realizojmë të gjitha këto!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bujanoci.org
 
Kur`ani dhe leximi gjate muajit te Ramazanit
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Veprat që ti humbin sevapet gjatë muajit të Ramazanit - Abdyl Fuga
» Dobit e muajit të Ramazanit - Sadullah Bajrami
» Video ligjerat ''Mesazh mekatareve para muajit te Ramazanit'' Dhulkranejn Ramadani
» Hafizi i vogël leximi i sures Jasine
» Vlera e muajit Sha’ban

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Agjërimi i Ramazanit-
Kërce tek: