Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PORTALIForumGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Vlera e muajit Sha’ban

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Usame
Moderator
Moderator
Usame


Numri i postimeve : 381
Join date : 05/06/2009

Vlera e muajit Sha’ban Empty
MesazhTitulli: Vlera e muajit Sha’ban   Vlera e muajit Sha’ban Icon_minitimeWed Aug 05, 2009 5:54 am

Vlera e muajit Sha’ban Muslimxhami

Sha’ban është emri i një muaji ndër muajt e hixhretit. U emërtua kështu, sepse arabët më herët dilnin grupe të degëzuara (që kjo ecje në gjuhën arabe quhet “teshaab”) në këtë kohë për të kërkuar ujë. Thuhet gjithashtu se u emërtua sepse u shfaq (shaabe) mes muajit rexheb dhe ramazan.

Agjërimi në këtë muaj

Transmetohet nga Aishja, radijallahu anha, se ka thënë: “I dërguari i All-llahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, agjëronte në këtë muaj saqë thonim do ta agjërojë të tërin. E nganjëherë nuk agjëronte saqë thonim nuk do të agjërojë aspak në këtë muaj. Nuk e kam parë të Dërguarin e All-llahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, të ketë agjëruar muaj të plotë përveç ramazanit. As nuk e kam parë të ketë agjëruar ndonjë muaj më shumë sesa në muajin sha’ban.

Transmetohet nga Usame bin Zejdi, radijallahu anhuma, se ka thënë: “I thashë të Dërguarit të All-llahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem: O Resulallah, nuk të kam parë të agjërosh ndonjë muaj nga muajt aq sa agjëron në muajin sha’ban. M’u përgjigj: Ky është muaj, që njerëzit janë neglizhentë ndaj tij, mes rexhebit dhe ramazanit. Gjithashtu në këtë muaj ngriten veprat tek Zoti i gjithë botrave. Unë dua që kur t’më ngritën veprat, të jam agjërueshëm.”

Ibën Rexhebi, All-llahu e mëshiroftë, ka thënë: “Agjerimi i muajit sha’ban është më i vlefshëm se agjërimi i muajve të shenjtë. Veprat vullnetare kanë vlerë më tepër kur bëhen afër muajit ramazan, para tij apo pas tij. Agjërimi gjatë këtij muaji ka pozitën dhe rëndësinë e suneteve që falen në farze para, apo pas tyre, të cilat janë plotësuese të mangësive që bëhen në falje. Pra, kështu është puna edhe në agjërimin që bëhet para ramazanit dhe pas tij.

Në hadithin e lartëpërmendur cekët se njerëzit janë neglizhentë ndaj muajit të sha’banit, sepse shumica e njerëzve mendojnë se agjerimi i muajit rexheb është më i vlefshëm sesa agjerimi i muajit sha’ban, mirëpo nuk është kështu.

Agjërimi në fund të muajit sha’ban

Agjerimi në ditët e fundit të muajit sha’ban bëhet në tri raste:

1. T’i agjerojë ditët e fundit të muajit sha’ban me qëllim për t’i ruajtur ditët e ramazanit. Kjo nuk lejohet.
2. T’i agjerojë këto ditë me nijet të agjërimit të zotimit, apo kazasë apo kefaretit. Këto raste i kanë lejuar shumica e dijetarëve.
3. Të agjërojë nafile këto ditë. Mirëpo, nuk është e pëlqyer tek ata dijetarë, që kanë mendimin se nuk duhet të lidhet muaji i ramazanit me agjërim.

Muaji i sha’banit nuk veçohet vetëm me agjërim, por edhe me vepra të tjera të mira.

Ka thënë Seleme bin Suhejl: “Muaji i sha’banit është muaji i lexuesve të Kur’anit.”



Marrë nga libri:
Letaifu El-Mearif
Ibën Rexheb El-Hambeli
Përktheu:
Kujtim Demiri
11 gusht 2008
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bujanoci.org
 
Vlera e muajit Sha’ban
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Vlera e muajit Muharrem dhe agjërimi i ashureve
» Dispozita e agjërimit të gjashtë ditëve të muajit Shewal
» Vlera e 10 ditëve te muajit Dhul-Hixhe - Sadullah Bajrami
» Kur`ani dhe leximi gjate muajit te Ramazanit
» Agjërimi i 6 ditëve të muajit Shev-val

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Agjërimi i Ramazanit-
Kërce tek: