Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PORTALIForumGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Vlera e muajit Muharrem dhe agjërimi i ashureve

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Usame
Moderator
Moderator
Usame


Numri i postimeve : 381
Join date : 05/06/2009

Vlera e muajit Muharrem dhe agjërimi i ashureve Empty
MesazhTitulli: Vlera e muajit Muharrem dhe agjërimi i ashureve   Vlera e muajit Muharrem dhe agjërimi i ashureve Icon_minitimeFri Jul 31, 2009 2:03 am

Falënderimi i takon Allahut [subhanehu ve teala], Zotit të botërave, ndërsa paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] familjen dhe shokët e tij.
Muaji Muharrem është muaj i madh dhe i begatshëm, është edhe muaji i parë i vitit hënorë (Hixhrij) dhe poashtu njëri prej muajve Hurum (të ndaluar për luftë) për të cilët Allahu [subhanehu ve teala] ka thënë:

“Të Allahu numri i muajve është dymbëdhjetë (sipas hënës), ashtu si është në librin e Allahut prej ditës kur krijoi qiejt dhe tokën. Prej tyre katër janë të shenjtë. Kjo është fe e drejtë. Pra, mos e ngarkoni (me mëkat) veten tuaj në ata katër muaj. Luftoni të gjithë idhujtarëtpa dallim, siç ju luftojnë ata juve pa dallim, e dine se Allahu është me ata që ruhen (të këqiave).” [Et-tevbe, 36]

Transmetohet nga Ebu Hurejre se Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Viti i ka dymëbdhjetë muaj prej tyre katër të shenjtë, tre të njëpasnjëshëm Dhul Ka’de, Dhul Hixhe, Muharrem. Kurse muaji Rexheb mes muajit Xhumadel-uhra dhe Sha’ban.” (transmeton Buhariu 2958).
Muaji Muharrem është quajtur me këtë emër pëarsye të qenies së tij Muharrem (i ndaluar) dhe përforcimit për ndalimin e tij. Këtë e argumenton fjala e Allahut xh.sh. ku thotë: “Pra, mos e ngarkoni (me mëkat) veten tuaj (në ata katër muaj)!” [Et-tevbe, 36]
Që don të thotë se në këta muaj mëkati është më i madh se sa në mujat tjerë, por natyrisht që edhe shpërblimi është më i madh.
Thotë Katade për fjalën e Allahut [subhanehu ve teala]: “Pra mos e ngarkoni (me mëkat) veten tuaj në ata (katër muaj)”: Mëkati në këta katër muaj është barrë më e madhe edhe pse padrëjetësia dhe mëkati në çdo kohë janë të mëdha. Mirëpo, Allahu [subhanehu ve teala] madhëron prej çështjeve të Tij çfarë të dojë. Gjithashtu thotë: “Allahu zgjedh nga krijesat çfarë të dojë”, ka zgjedhur prej melekëve dhe njerëzve të Dërguar, ka zgjedhur prej fjalëve përmendjen e Tij, ka zgjedhur prej tokës xhami, ka zgjedhur prej muajve muajin Ramazan dhe muajt Hurum, ka zgjedhur prej ditëve ditën e xhuma, ka zgjedhur prej netëve natën e madhe të Kadrit. Andaj, madhëroje atë që e ka madhëruar Allahu [subhanehu ve teala]. Prandaj e madhërojnë atë që e ka madhëruar Allahu të zotët e kujtesësë dhe mendjes”. (Tefsiri i Ibën Kethirit Allahu e mëshiroftë. Tefsiri i sures Et-tevbe ajeti 36).

Vlera e agjërimit nafile në muajin Muharrem

Transmetohet nga Ebu hurejre [radijallahu anhu] se Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Agjërimi më i vlefshëm pas agjërimit të ramazanit është agjërimi i muajit Muharrem.” (tarnsmeton muslimi 1972).
Është vërtetuar nga Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] se nuk ka agjëruar asnjë muaj të plotë përveç Ramazanit mirëpo nga hadithi kuptohet nxitja për shtimin e agjërimit gjatë muajit Muharrem e jo tërë muajin. Poashtu është vërtetuar nga Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] se ka shtuar agjërimin në muajin Sha’ban e ndoshta nuk është inspiruar Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] për vlerën e muajit Muharrem përveç në fund të jetës së tij. (Sqarimi i Imam Neveviut Allahu e mëshiroftë në Sahihu Muslim).
Allahu zgjedh çfarë të dojë prej vendit dhe kohës
Thotë El-Izz bin Abduss-selami Allahu e mëshiroftë: “Vlera e vendeve dhe kohërave është në dy mënyra:
E para: vlerë e dunjasë, dhe
E Dyta: vlerë fetare që Allahu [subhanehu ve teala] begaton robërit e Tij me vlerën e shpërblimit të punuesëve, si vlera e agjërimit të Ramazanit është më e madhe se sa vlera e muajve tjerë. E kështu dita e Ashureve, vlera e tyre është kthyese në bëmirësinë e Allahut xh.sh. ndaj robërve të Tij. (Kavaidul Ahkam 1/38).

Ditët e Ashurëve në histori

Transmetohet nga Ibën Abbasi [radijallahu anhuma] se ka thënë: “Erdhi Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] në Medine dhe i pa Jehudët tek agjëronin këtë ditë (ditën e ashureve). Tha: ç’është kjo? Thanë: kjo është ditë e mirë. Në këtë ditë i ka shpëtuar Allahu xh.sh. Beni Israilët (popullin e Musës alejhi selam) nga armiku i tyre (Firaoni) dhe ka agjëruar Musau. Atëherë Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] tha: “Unë kam të drejtë te Musa më shumë se ju, e agjëroi këtë ditë dhe urdhëroi për agjërimin e kësaj dite.” (transmeton Buhariu 1865).
Agjërimi i ashureve ka qenë i njohur edhe në kohën e injorancës para dërgimit të Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]. Është vërtetuar nga Aishja [radijallahu anhu] se ka thënë: “Me të vërtetë populli injorant-paraislam e kanë agjëruar këtë ditë.”
Thotë Kurtubiu: “Ndoshta Kurejshët kanë pasur në agjërimin e tyre ligjin i cili ka kaluar si Ibrahimi alejhi selam."
Poashtu është vërtetur se Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] e ka agjëruar këtë ditë në Mekke para emigrimin për në Medine.
Kur Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] emigroi në Medine i gjeti Jehudët e kremtonin këtë festë e i pyeti ata për shkakun e iu përgjigjën në hadithin e lartëpërmendur, atëherë Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] urdhëroi për kundërshtimin e tyre në marrjen e kësaj dite festë ashtu siç ka urdhëruar në hadithin të cilin e transmeton Ebu Musa [radijallahu anhu], i cili thotë: “Ka qenë dita e ashureve, të cilën e konsideronin Jehudët festë, kurse në transmtimin e Muslimit: “Ka qenë dita e ashureve e madhëruar ndër Jehudët dhe festë, në një transmetim tjetër: “Kanë qenë populli i Hajberit (Jehudët) e konsideronin këtë ditë festë poashtu në këtë ditë i veshnin gratë bukur dhe i zbukuronin.”
Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] thotë: “Agjërone këtë ditë ju!” (transmeton Buhariu).

Vlera e agjërimit të ashureve

Transmetohet nga Ibën Abbasi [radijallahu anhuma] se ka thënë: “Nuk e kam parë Pejgamberin [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] që e ka agjëruar ndonjë ditë dhe e ka vlerësuar ndaj të tjerave përveç ditën e ashureve dhe këtë muaj (ka për qëllim muajin e Ramazanit).” (transmeton Buhariu 1867).
Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] thotë: “Unë konsideroj se agjërimi i ashureve i shlyen mëkatet e vitit të kaluar.” (transmeton Muslimi 1976).
Kjo është nga vlera dhe bëmirësia e Allahut [subhanehu ve teala] ndaj nesh, i Cili na ka dhënë me një ditë agjërim shlyerjen e mëkateve të një viti të plotë.

Çka shlyen agjërimi i ashureve?

Thotë Imam Neveviu Allahu e mëshiroftë:”I shlyen mëkatet e vogla dhe i falë ato përveç të mëdhave. Pastaj thotë Allahu e mëshiroftë : Agjërimi i ditës së Arafatit i shlyen mëkatet e dy viteve, kurse dita e ashureve i shlyen mëkatet e një viti e nëse përputhen të thënurit “amin” kur të thojnë edhe melaqet “amin", i janë falur atij mëkatet e mëparshme. Të gjitha këto ditë që i përmendëm janë të mira në shlyerjen e mëkateve. Pra, nëse gjejnë të vogla i shlyejnë ato e nëse nuk gjejnë as mëkat të vogël e as të madh i janë shkruar atij të mira dhe janë ngritur shkallë (derexhe) për të.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bujanoci.org
 
Vlera e muajit Muharrem dhe agjërimi i ashureve
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Agjërimi i 6 ditëve të muajit Shev-val
» Vlera e muajit Sha’ban
» Agjërimi dhe lënia e duhanit Q
» AGJËRIMI DHE TEMPERATURAT E LARTA
» Kur`ani dhe leximi gjate muajit te Ramazanit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Agjërimi i Ramazanit-
Kërce tek: