Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PORTALIForumGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 A je pranuar?

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administratore
Administratore
Admin


Numri i postimeve : 846
Join date : 03/06/2009
Age : 40

A je pranuar? Empty
MesazhTitulli: A je pranuar?   A je pranuar? Icon_minitimeSun Sep 12, 2010 3:08 am

A je pranuar? 67803_1271632446 بسم الله الرحمن الرحيم

A je pranuar?

Njerëzit priren për të fshehtën dhe dëshira për të mësuar atë që nuk e dinë është e madhe. Studenti, posa del nga provimi, e kërkon rezultatin menjëherë. Natyrshëm, çdo besimtar pas muajit Ramazan dëshiron të dijë a është në listën e të pranuarve.


Atëherë si ta di unë nëse vërtet jam i pranuar?

Përgjigja e thjeshtë dhe e lehtë është kjo:

1. Kur besimtari e gjen zemrën më afër Allahut të Lartësuar, e do Atë, ky është fryt i adhurimit dhe shenjë e pranimit.

2. Të dojë adhurimet (ibadetet) dhe ta ndiejë se dyert e adhurimeve janë hapur, kurse ato të mëkateve janë mbyllur.

3. Mos t’i lërë veprat e mira që ka bërë gjatë Ramazanit dhe gjithashtu t’i shtojë veprat e tjera që nuk i ka vepruar gjatë tij.

4. Mos t’i kthehet mëkatit prej të cilit është penduar gjatë Ramazanit.

5. Të përjetojë mirësitë.

6. Të agjërojë gjashtë ditët e Shevalit.

7. Të shpejtojë dhe garojë në vepra të mira.

8. Të jetë pas Ramazanit më i mirë se para tij, të ndiejë se ka një zemër të re që pulson me dashuri për Allahun, me namaz, përkujtim, falënderim.

Këto janë disa prej shenjave të pranimit tek Allahu.

Vëlla!

Mos i prish dhe mos i humb veprat pas suksesit. Të gjitha adhurimet e bëra gjatë Ramazanit besimtari mund t’i humbasë me lehtësi nëse nuk i ruan. Sigurisht që veprat e mira duhet të ruhen. Ruajta e veprave arrihet si vijon:

Së pari: Kujdes nga tregimi dhe ekspozimi i adhurimeve

Duhet ta shohësh veten më të vogël se vëllezërit e tu dhe me më shumë mëkate e të meta se ata. Nuk është e drejtë e besimtarit të japë një gjykim mbi veprën e vet, por as të presë gjykimin e të tjerëve mbi adhurimet.

Mos të të duket vetja se ke bërë me këtë vepër diçka, por ta shohësh veprën vetëm si mirësi dhe dhuratë nga Allahu, vepër që meriton falënderim tjetër, përpjeke të vazhdueshme dhe angazhim shtesë deri në vdekje.

Së dyti: Kujdes nga vetëpëlqimi

Individi duhet të jetë i kujdesshëm nga sëmundja e mendjemadhësisë dhe e egos. Me punët e mira të realizuara nuk duhet t’i pëlqejë vetja, por të ndiejë mangësi në vetvete, duke e parë veten të rrethuar me begatitë e Allahut e jo duke parë veprën e vet.

Së treti: Kujdes nga mashtrimi

Pas kryerjes së veprës njeriu nuk duhet të mashtrohet duke menduar se është munduar dhe ka fituar. Çdo mund dhe arritje është mirësi e Allahut, dhuratë e Tij. Çdo gjë i atribuohet Krijuesit, absolutisht asgjë njeriut.

Së katërti: Vazhdimësia e veprave të mira

Besimtari patjetër duhet të vazhdojë së vepruari. Pas Ramazanit adhurimet duhen vazhduar dhe shejtani nuk duhet lejuar që të ndikojë dhe të pengojë agjërimin, namazin dhe leximin e Kuranit.

Së pesti: Duke kërkuar ndihmën e Allahut për pengimin e preokupimeve të jetës

Me veprat e bëra që keni realizuar me ndihmën e Allahut duhet të ruheni nga mashtrimet e shejtanit. I mallkuari shton preokupime, shqetësime, vendos pengesa, por gjithsesi ju duhet të kërkoni ndihmën e Allahut të Lartësuar për fuqi. Nëse nuk ndodh kjo, atëherë do të shkëputeni nga punët e mira, çka do të thotë se njeriu kthehet në gjendjen e mëparshme.

Vëllezër!

Dijeni dhe mësojeni se:

● rehatia nuk arrihet me rehati;

● çështjet e larta nuk realizohen me dembeli;

● kush mbjell, korr;

● kush mundohet, gjen.





Muhamed Husejn Jakub

Përktheu dhe përshtati: Ulvi FEJZULLAHU


Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bujanoci.org
 
A je pranuar?
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Agjërimi nuk është i pranuar nëse nuk falesh
» Tri kushte për te qenë e pranuar vepra tek All-llahu xh.sh
» Cili është personi i parë që ka pranuar islamin?
» Qfarë kushtesh duhet të plotësojë vepra që të jetë e pranuar?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Agjërimi i Ramazanit-
Kërce tek: