Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PORTALIForumGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Agjërimi nuk është i pranuar nëse nuk falesh

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administratore
Administratore
Admin


Numri i postimeve : 846
Join date : 03/06/2009
Age : 40

Agjërimi nuk është i pranuar nëse nuk falesh  Empty
MesazhTitulli: Agjërimi nuk është i pranuar nëse nuk falesh    Agjërimi nuk është i pranuar nëse nuk falesh  Icon_minitimeTue Aug 17, 2010 4:24 am

Agjërimi nuk është i pranuar nëse nuk falesh  79481838El-Thulathah 07 Ramadan 1431 / 17 08 2010

Pyetje: A është e lejuar qe te agjërohet pa u falur?

Përgjigje: Falënderimi i qoftë Allahut. Nuk do të pranohet asnjë vepër e mire prej atij i cili nuk falet - as zekati, as agjërimi, as Haxhi apo ndonjë gjë tjetër.

El-Buhariu (520) ka transmetuar se Burejdah ka thënë: I Dërguari i Allahut (paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi atë) ka thënë: "Kushdo që nuk e falë Ikindin, veprat e tij të mira do të anulohen."



Çka mund të kuptohet me "veprat e tij të mira do të anulohen" është se ato do të shndërrohen në të pavlefshme dhe nuk do ti bëjnë dobi atij asgjë. Ky hadith na jep të kuptojmë se Allahu nuk do ta pranoj ndonjë vepër të mirë prej atij i cili nuk falet, prandaj ai që nuk falet nuk do të ketë dobi aspak prej veprave të tij të mira dhe asnjë vepër e mirë nuk do të ngritët lartë tek Allahu.



Nga hadithi shihet se janë dy lloje të atyre që nuk falen: ata që nuk falen fare, e cila i anulon të gjitha veprat e tyre të mira, dhe ata që nuk e kryejnë një namaz të veçantë në një ditë të veçantë, e cila i anulon veprat e mira të asaj dite. Pra anulimi i të gjitha veprave të mira ju ndodhë atyre të cilët i braktisin të gjitha namazet, dhe anulimi i veprave të mira të një dite të veçantë i ndodh atij i cili e le një namaz të veçantë.



Sheih Ibn Uthejmini është pyetur në Fetaua el-Sijam (fq. 87) rreth vendimit për agjërimin e atij i cili nuk falet.



Ai u përgjigj:



Agjërimi i atij i cili nuk falet nuk është i vlefshëm dhe nuk është i pranuar, për arsye se ai i cili nuk falet është pabesimtarë dhe felëshues, për arsye se Allahu thotë:



Po, nëse ata pendohen,e falin namazin dhe e japin zeqatin, atëherë i keni vëllezër në fe. Ne sqarojmë argumentet për ata njerëz që kuptojnë.



[Tevbe 9]



Dhe Pejgamberi (paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të) ka thënë: "Ndërmjet njeriut dhe shirkut dhe kufrit qëndron lërja e namazit të tij." Transmetuar nga Muslimi, 82.



Dhe Ai (paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të) ka thënë: "Marrëveshja e cila na ndan prej tyre është namazi; kushdo që e lenë namazin është pabesimtarë." Transmetuar nga el-Termidhiu, 2621; i klasifikuar si i vërtet nga el-Albani në Sahih el-Tirmidhi.



Ky gjithashtu është edhe mendimi i shumicës së Sahabëve, e ndoshta konsensusi i tyre. Abd-Allah in Shakik (Allahu qoftë i kënaqur me të), i cili ishte njëri prej Tabiinëve të mirënjohur ka thënë: Shokët e Pejgamberit (paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të) nuk kanë menduar për lënien e ndonjë vepre e cila të bënë pabesimtarë, përveç namazit.



Bazuar në këtë, nëse një person agjëron por ai nuk falet, atëherë agjërimi i tij është i refuzuar dhe nuk është i pranuar, dhe nuk do ti vlejë atij asgjë para Allahut Ditën e Ringjalljes. Ne i themi atij: Falu pastaj agjëro, për arsye se nëse agjëron por nuk falesh, atëherë agjërimi yt ka për tu refuzuar, për arsye se aktet e adhurimit nuk pranohen prej pabesimtarit.



Komiteti Qendror (10/140) është pyetur: nëse një person është i etshëm për te agjëruar në Ramadan dhe që të falet vetëm në ramazan, por ai e ndal të falurit posa të përfundoi Ramazani, ai numërohet agjërimi i tij?



Ata u përgjigjën:



Namazi është njëra prej shtyllave të Islamit, dhe është njëra prej shtyllave më të rëndësishme pas Shehadetit. Është një obligim individual (fard ajn), dhe kushdo që nuk e kryen atë për arsye se është i pakujdesshëm dhe përtac, ai është pabesimtarë.



Në lidhje me ata që e agjërojnë Ramadanin dhe falen vetëm gjatë Ramadanit, kjo është përpjekje për ta mashtruar Allahun, dhe të pafatshëm janë ata qe e pranojnë Allahun vetëm ne Ramadan. Agjërimi i tyre nuk është i vlefshëm nëse nuk falen ne kohet tjera përveç Ramadanit, përkundrazi kjo i bene ata pabesimtave ne kuptim te kufrit te madhe (kufr ekber), edhe nëse nuk e mohojnë se namazi është obligim, sipas opinionit me te sigurt te dy shkollave. islam-qa

nenhijeneshpates.net
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bujanoci.org
 
Agjërimi nuk është i pranuar nëse nuk falesh
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Cili është personi i parë që ka pranuar islamin?
» A je pranuar?
» 6. Agjërimi është për Mua
» SI TË FALESH NË RAMAZAN DUKE QENË I GËZUAR
» Dëgjueshmëria është arsyeja e butësisë, ndërsa bërja e gjynaheve është shkaktari i fatkeqësive

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Agjërimi i Ramazanit-
Kërce tek: