Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PORTALIForumGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 SI TË FALESH NË RAMAZAN DUKE QENË I GËZUAR

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Usame
Moderator
Moderator
Usame


Numri i postimeve : 381
Join date : 05/06/2009

SI TË FALESH NË RAMAZAN DUKE QENË I GËZUAR Empty
MesazhTitulli: SI TË FALESH NË RAMAZAN DUKE QENË I GËZUAR   SI TË FALESH NË RAMAZAN DUKE QENË I GËZUAR Icon_minitimeFri Aug 28, 2009 1:22 am

SI TË FALESH NË RAMAZAN DUKE QENË I GËZUAR RamadanmubarakwallpaperAbdurrahman Abdulhalik

Falënderimet i takojnë Allahut ndërsa përshëndetjet qofshin mbi Muhammedin, alejhi’s selam, familjen, shokët dhe të gjithë pasuesit e tij!
Ka thënë Muhammedi, alejhi’s selam:
„ من قام رمضان إيماناً واحتساباً غفر له ما تقدم من ذنبه
Kush falet në Ramazan me besim dhe sinqeritet (vetllogari) i falen mëkatet e mëparshme“.
Ky, vërtetë, është një shpërblim i madh, ngase kush nuk ka mëkate ai nuk ka as dënim te Allahu, dhe vetëm njeriu i tillë është njeri i lumtur. Thotë Allahu:
“فمن زحزح عن النار وأدخل الجنة فقد فاز
...e kush shmanget zjarrit e futet në xhennet, ai ka arritur shpëtim...”.
(Ali Imran, 185)
Meqë namazi i natës dhe ai fakultativ janë prej namazeve më të vështira dhe me më së shumti shpërblim, në këtë artikull përmblodha disa rekomandime, të cilat lehtësojnë këtë namaz, madje edhe të bëjnë të falesh duke qenë i lumtur, i gëzuar dhe me vullnet.
1. Përkujto se ti je në fqinjësi të Allahut
Kur të falesh përkujto se ti je në fqinjësi të Allahut; flet me Të e Ai fol me ty, të përmend kur ta përmendësh, madje namazin e ka ndarë në mes teje dhe Tij.
Kur të thotë njeriu:
„الحمد لله رب العالمين
Falënderimi i takon All-llahut, Zotit të botëve!“
...thotë Allahu: Më falënderoi robi Im.
Kur të thotë falësi:
„الرحمن الرحيم
Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!“,
Allahu thotë: Më lëvdoi robi Im.
Kur të thotë falësi:
„مالك يوم الدين
Sunduesit të Ditës së Gjykimit (përgjegjësisë- shpërblimit) !“,
...thotë Allahu: Më madhëroi robi Im.
Kur të thotë namazliu:
„إياك نعبد وإياك نستعين
Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm te Ty kërkojmë ndihmë!“,
..thotë Allahu: Kjo është në mes Meje dhe robit Tim, atij do t’i jap çka kërkon.
Kur të thotë:
„اهدنا الصراط المستقيم صراط الذين أنعمت عليهم غير المغضوب عليهم ولا الضالين
Udhëzona (përforcona) në rrugën e drejtë! Në rrugën e atyre, të cilët i begatove me të mira, jo në të atyre që kundër veti tërhoqën hidhërimin, e as në të atyre që e humbën veten!“,
...thotë Allahu: Kjo është për robin Tim, atij do t’i jap çka kërkoi.
Kur ta përkujtosh Allahun dije se edhe Ai të përkujton ty ashtu siç ti e përkujton Atë por mos harro se vendi më i mirë për këtë është sexhdja. Kur ta kuptosh ti këtë do të bindesh se je afër Allahut, je afër vendit ku zbresin mëshira dhe begatia, andaj më thuaj, a nuk është kjo një lumturi për atë që përjeton me ndjenja këto çaste.
2. Namazi është vepra jote më e mirë
Njeriu, pas besimit, nuk kryen ndonjë vepër më të mirë se sa namazi. Thotë Muhammedi, alejhi’s selam:
„الصلاة خير موضوع
Namazi është tema më e mirë (e ligjësuar)“.
Llogarit sikur ti në këtë botë të fitoje për dhjetë minuta një milion euro, prapëseprapë, dy rekate namaz për ty do të ishin më të mira se sa ai një milion eurosh. Hasan el-Basriu kishte kaluar me një njeri pranë varrezave dhe për ta mësuar për vlerën e këtyre dy rekateve, e kishte pyetur: „A thua sikur ky njeri të zgjohej nga varri çfarë do të kishte dëshiruar të bënte në këtë dynja?“ Të pinte ujë, ngase atje nxehtësia është shumë e madhe. Të hante bukë ngase është uritur? Të fliste me të afërmit e tij, që vite me radhë nuk i ka parë? Jo, për Zotin, ai do të dëshironte diçka tjetër. „Ai do të dëshironte t’i falte dy rekate“-iu përgjigj njeriu. „Bëje ti këtë para se të gjejë ty ajo që e ka gjetur këtë njeri“- i rekomandoi Hasani.
3. Lodhja në namaz
Lodhja në namaz është një gjë e synuar nga namazi dhe është diç e dashur tek Allahu, jo me kuptim të lodhjes fizike, por me kuptim të qëndrimit sa më të gjatë në kijam (lexim të Kur’anit), ruku dhe sexhde. Kur Allahu e urdhëroi Muhammedin, alejhi’s selam me namaz nate i tha:
„ إنا سنلقي عليك قولاً ثقيلاً، إن ناشئة الليل هي أشد وطئاً وأقوم قيلاً
5. Ne do të shpallim ty fjalë të rëndë (të madhe). 6. E s'ka dyshim se aktiviteti i natës është fuqizues dhe fjalë më e qartë“.
(el-Muzzemmil, 5-6)
Falja dhe braktisja e gjumit janë të vështira porse janë të dashura tek Allahu, siç thotë:
“ فإذا فرغت فانصب
7. E kur ta kryesh (obligimin), atëbotë mundohu me adhurim (All-llahut)”.
(el-Inshirah, 7),
...që d.t.th.: kur t’i kryesh punët e përditshmërisë së dunjase, veçohu me adhurim për Allahun. Mu për këtë Muhammedi, alejhi’s selam falej aq shume saqë i ishin çarë këmbët. Këtë shumë bukur e kishte kuptuare dhe një sahabij i Muhammedit, alejhi’s selam, tregimin e të cilit do ta keni në vijim:
Omeri, Allahu qoftë i kënaqur me të, iu shkroi banorëve të Himsit një letër, në të cilën i urdhëroi t'ia shkruanin emrat e fukarave të tyre në mënyrë që t'ua epte hisen e tyre prej arkës së shtetit. Ia shkruan një listë të gjatë në mesin e të cilëve figuronte edhe emri i guvernatorit të tyre, Seid Bin Amirit. Kur e pa Omeri u çudit se si ka mundësi guvernatori i tij të jetë në mesin e fukarave. Kërkoi sqarime prej tyre për këtë ndërsa ata Thanë: Ai tërë rrogën e tij e shpenzon për të varfrit dhe të ngratit dhe thotë: Çfarë të bëj kur unë jam përgjegjës për ta para Allahut, subhanehu ve teala?! Omeri i pyeti për sjelljet e tij se mos kishin vërejtje ne diç?
Thanë: Ne kemi vërejtje në katër gjëra. Tha: Cilat janë ato? Thanë: Ai nuk del nga shtëpia përveç se në kohën e Duhasë (para drekës), kurrë nuk e shohim natën, një ditë të plotë gjatë javës nuk e shohim fare dhe herë pas here i bie të fikët. Omeri e pyeti Seidin për këto të meta dhe motivin e tyre?
Tha Seidi: Tërë kjo që e thanë është e vërtet o prijësi i besimtarëve. Sa i përket asaj se unë nuk dal përveç se në kohën e duhasë (para drekës), unë nuk dal derisa t'i kryej shërbimet në familje sepse gruaja ime është e sëmurë dhe unë nuk kam shërbëtore. Sa i përket mos daljes sime natën, unë ditën ia kam kushtuar kërkesave të tyre ndërsa natën e kam bërë adhurim për Zotin tim. Sa i përket ditës, në të cilën nuk dal fare gjatë javës, unë i laj rrobat e mia, që nuk kam tjera përveç tyre. Ndërsa sa i përket alivanosjes sime kohë pas kohe, unë sa herë që përkujtoj Habib Bin Adijj dhe atë që i ndodhi në Mekke nga pabesimtarët, ku atëbotë një prej tyre isha edhe unë, më kap dëshpërimi dhe pendimi se përse nuk i ndihmoja, përse nuk e mbroja dhe përse nuk e shpëtoja nga ajo që përjetoi ai? Dëshiroj që sikur të isha atë botë mysliman dhe ose ta shpëtoja atë ose të vdisja me të.
4. Kur të ngrihesh për namaz përkujto një model
Përkujto Muhammedin, alejhi’s selam i cili falej aq gjatë saqë edhe këmbët i ishin çarë. Përkujto sahabet, që për tri e deri në shtatë ditë bënin hatme tërë Kur’anin në namaz. Allahu kështu i përshkroi në Kur’an:
“كانوا قليلاً من الليل ما يهجعون وبالأسحار هم يستغفرون
17. Ata qenë të cilët pak flinin natën. 18. Dhe në syfyr (kah mbarimi i natës) ata kërkonin falje për mëkatet”.
(edh-Dharijat, 17-1SI TË FALESH NË RAMAZAN DUKE QENË I GËZUAR Icon_cool
“تتجافى جنوبهم عن المضاجع يدعون ربهم خوفاً وطمعا
16. I heqin trupat e tyre prej dyshekëve, duke e lutur Zotin e tyre nga frika dhe nga shpresa dhe nga ajo që Ne ua kemi dhënë (pasuria) atyre, ata japin”.
(es-Sexhdeh, 16)
5. Mendo në atë që këndon
Kur të falesh falu me zemër dhe medito atë që këndon apo që dëgjon. Muhammedi, alejhi’s selam sa herë që kalonte pranë ndonjë ajeti të mëshirës ndalej dhe e luste Allahun për mëshirë ndërsa sa herë që kalonte pranë ndonjë ajeti të ndëshkimit a dënimit, ndalej dhe kërkonte mbrojtje tek Allahu. Meditoji domethëniet e tesbihit, tahmidit, tekbirit, fjalët që madhërojnë dhe lëvdojnë Allahun, Krijuesin e botëve.
Krahasoje veten me këtë pemë, e cila kur ka dëgjuar Kur’anin i ka rënë Allahut në sexhde. Një njeri kishte ardhur tek Muhammedi, alejhi’s selam e kishte thënë:
“يا رسول الله !رأيت كأن رجلا يكتب القرآن و شجرة حذاءه ، فلما مر بموضع السجدة التي في * ص* سجدت ، و قالت : " اللهم أحدث لي بها شكرا ، و أعظم لي بها أجرا ، و احطط بها وزرا
O i dërguari i Allahut, kam parë në ëndërr sikur një njeri shkruante Kur’anin ndërsa një pemë ishte pas tij. Kur kaloi pranë ajetit të sexhdes në kaptinen Sad, ajo bëri sexhde dhe tha: O Allahu im, me shkruaj me të falënderim, ma rrit me të shpërblimin dhe ma largo me të barrën”.
Muhammedi, alejhi’s selam i tha:
“فنحن أحق من الشجرة
Po ne kemi më shumë të drejtë se sa pema”.
Ngjashem me këtë transmetohet dhe nga Ebu Seid el-Hudrijji se ai kishte pare një ëndërr duke shkruar kaptinën Sad dhe kur kishte arritur tek ajeti i sexhdes, kishte parë kallamarin (shishen e bojës së shkrimit), lapsin dhe çdo gjë tjetër duke bërë sexhde. Ia tregoi këtë Muhammedit, alejhi’s selam ndërsa ai çdoherë bënte sexhde (pas këtij rasti) tek ai ajet”. ([1])
Edhe xhinët madje kur kanë dëgjuar Kur’anin janë magjepsur dhe janë ndalur ta dëgjojnë atë. Ja se si na rrëfen Allahu për punën e tyre:
“قُلْ أُوحِيَ إِلَيَّ أَنَّهُ اسْتَمَعَ نَفَرٌ مِنَ الْجِنِّ فَقَالُوا إِنَّا سَمِعْنَا قُرْآَنًا عَجَبًا (1) يَهْدِي إِلَى الرُّشْدِ فَآَمَنَّا بِهِ وَلَنْ نُشْرِكَ بِرَبِّنَا أَحَدًا
1. Thuaj: "Mua më është shpallur se një grup i vogël nga xhinët i vuri veshin dhe dëgjoi (Kur'anin) dhe (kur u kthyen te të vetët) thanë: "Ne kemi dëgjuar një Kur'an që mahnit, 2. Që udhëzon në të vërtetën, andaj ne i besuam atij dhe Zotit tonë, kurrsesi nuk do t'ia shoqërojmë më askë”.
(el-Xhinn, 1-2)
Muhammedi, alejhi’s selam ka thënë:
“لقد قرأتها على الجن ليلة الجن فكانوا أحسن مردودا منكم كنت كلما أتيت على قوله { فبأي آلاء ربكما تكذبان } قالوا : و لا بشيء من نعمك ربنا نكذب فلك الحمد
Ua kam kënduar xhinëve kaptinën err-Rrahman dhe ata përgjigjeshin më mirë se ju. Sa herë që lexoja ajetin: A cilat të mira të Zotit tuaj po i mohoni, ata thoshin: Asnjë të mirë-dhunti Tënden o Zoti jonë nuk e përgënjeshtrojnë , Ty të takon falënderimi”. ([2])
6. Shpeshtoji duatë
Derisa je në fqinjësi të Allahut dhe ke mundësi të kërkosh vet pa ndërmjetësimin e askujt kërko dhe shfrytëzoje rastin ndryshe ai të humb. Nëse ke dëshirë ta dishte cili është rasti më i mirë atëherë ktheju këtij hadithi. Thotë Muhammedi, alejhi’s selam:
„أَقْرَبُ مَا يَكُونُ الْعَبْدُ مِنْ رَبِّهِ وَهُوَ سَاجِدٌ فَأَكْثِرُوا الدُّعَاءَ


Edituar për herë të fundit nga ummu usame në Fri Aug 28, 2009 1:24 am, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bujanoci.org
Usame
Moderator
Moderator
Usame


Numri i postimeve : 381
Join date : 05/06/2009

SI TË FALESH NË RAMAZAN DUKE QENË I GËZUAR Empty
MesazhTitulli: Re: SI TË FALESH NË RAMAZAN DUKE QENË I GËZUAR   SI TË FALESH NË RAMAZAN DUKE QENË I GËZUAR Icon_minitimeFri Aug 28, 2009 1:23 am

Njeriu më së afërmi Zotit të vet është kur është në sexhde andaj shpeshtoni duatë“. ([3])
Njeriu kur të marrë ndonjë udhëtim me tren apo aeroplan vie në stacion/aeroport, pret radhën dhe hip në mjetin përkatës të udhëtimit. Çfarë mendoni sikur ky njeri të kalonte pranë aeroportit apo stacionit shpejtë e pastaj të dilte jashtë në autostrade apo fushë dhe derisa treni është duke ecur me shpejtësi të madhe apo aeroplani në qiell t’ia vë dorën përpara: „Ndal, ke edhe një udhëtar“, a do t’ia ndalnin? Natyrisht se jo. Edhe me sexhden është kështu puna. Nëse dëshiron të hipësh në aeroplanin e mëshirës është kusht stacioni i sexhdes. Nëse sexhden e kryen shpejtë dhe kalimthi ti do të jesh sikur ai udhëtari jashtë stacionit, i cili bën me dorë shumë por nuk e sheh askush.
Edhe diç. A e di se sexhde i bëjnë Allahut çka ka në tokë e në det e në tërë gjithësinë. Thotë Allahu:
„وَلِلَّهِ يَسْجُدُ مَا فِي السَّمَاوَاتِ وَمَا فِي الْأَرْضِ مِنْ دَابَّةٍ وَالْمَلائِكَةُ وَهُمْ لا يَسْتَكْبِرُونَ
49. Vetëm All-llahut i bën sexhde çdo gjallesë që është në qiej e që është në tokë, e edhe engjëjt, ata nuk bëjnë kryelartësi“.
(en-Nahl, 49)
„وَلِلَّهِ يَسْجُدُ مَنْ فِي السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ طَوْعاً وَكَرْهاً وَظِلالُهُمْ بِالْغُدُوِّ وَالْآصَالِ
15. Gjithçka që ka në qiej e në tokë i bën sexhde vetëm All-llahut me dëshirë ose me dhunë, (i bëjnë sexhde) edhe hijet e tyre në mëngjes e mbrëmje“.
(err-Rra’du, 15)
„أَلَمْ تَرَ أَنَّ اللَّهَ يَسْجُدُ لَهُ مَنْ فِي السَّمَاوَاتِ وَمَنْ فِي الْأَرْضِ وَالشَّمْسُ وَالْقَمَرُ وَالنُّجُومُ وَالْجِبَالُ وَالشَّجَرُ وَالدَّوُابُّ وَكَثِيرٌ مِنَ النَّاسِ وَكَثِيرٌ حَقَّ عَلَيْهِ الْعَذَابُ وَمَنْ يُهِنِ اللَّهُ فَمَا لَهُ مِنْ مُكْرِمٍ إِنَّ اللَّهَ يَفْعَلُ مَا يَشَاءُ
18. A nuk e di për All-llahun se Atij i nënshtrohet (i bën sexhde) kush është në qiej dhe kush është në tokë, edhe dielli, edhe hëna, edhe kodrat, edhe bimët, edhe shtazët, e edhe shumë njerëz, po shumë janë që dënimi është meritë e tyre. Atë që e poshtëron All-llahu nuk ka kush që mund ta bëjë të ndershëm. All-llahu punon atë që dëshiron“.
(el-Haxh-xhu, 1SI TË FALESH NË RAMAZAN DUKE QENË I GËZUAR Icon_cool
7. Mos prit fundin e sures e as rukunë
Jeto me Kur’an, gjallërohu me Kur’an, dije se si ka shpërblim për lexim po ashtu ka edhe për dëgjim dhe se sa kohe që ti qëndron duke dëgjuar Kur’an shiu i mëshirës vazhdimisht bie në fushën e zemrës sate. Thotë Allahu:
“وَإِذَا قُرِئَ الْقُرْآنُ فَاسْتَمِعُوا لَهُ وَأَنْصِتُوا لَعَلَّكُمْ تُرْحَمُونَ
204. Kur lexohet Kur'ani, ju dëgjojeni atë (me vëmendje) dhe heshtni, në mënyrë që të fitoni mëshirë”.
(el-A’rafë, 204)
Vëlla! Zemrat tona janë tharë për mëshirë ashtu siç toka është thare për shi. Me thuaj nëse do të mbretëronte një verë me vapë të madhe, thatësi që shkatërron bereqetet, më thuaj cili prej nesh nuk do ta luste Allahun për shi, apo cili prej nesh do të dëshironte që një shi i begatshëm të mos binte. Mendo, mos gatishmëria për të qëndruar në namaz është sikur dëshira për të mos rënë shi në verën e thatë.
8. Mos mendo për diç jashtë namazit
Kur të falesh, zemrën tënde mbushe vetëm me namaz dhe sa herë që djalli mundohet të të preokupojë me diç jashtë namazit, atëherë ti mos e dëgjo por kërko mbrojtje tek Allahu e ai nuk mund të të bëj dëm. Muhammedi, alejhi’s selam ka thënë se djalli kur ta dëgjojë ezanin dhe ikametin ik e pastaj pasi që të fillojmë me namaz ai vie dhe mundohet ta pengojë njeriun, sidomos nga gjëja që ai nga kryelartësia nuk e kreu atë: Sexhdeja. Thotë Allahu:
“وَلَقَدْ خَلَقْنَاكُمْ ثُمَّ صَوَّرْنَاكُمْ ثُمَّ قُلْنَا لِلْمَلائِكَةِ اسْجُدُوا لِآدَمَ فَسَجَدُوا إِلَّا إِبْلِيسَ لَمْ يَكُنْ مِنَ السَّاجِدِينَ
11. Ne ju krijuam pastaj ju dhamë formën, e mandej engjëjve u thamë: "Bëni sexhde për Ademin". Ata i bënë sexhde pos Iblisit. Ai nuk qe prej atyre që bënë sexhde”.
(el-A’rafë, 11)
Përkujto se nëse ti kërkon mbrojtje tek Allahut, ai djalli ik prej teje dhe kur ti e bën një gjë të tillë, jo vetëm që shpëton prej tij por edhe e mundë atë dhe ia përkujton devijimin e madh të tij. Ai vet thotë: U urdhërova të bëja sexhde por nuk bëra ndërsa njeriu u urdhërua dhe e bëri atë.
9. Pastroje gojën, rrobat dhe parfymosu e vishu bukur
Pastroje gojën në mënyrë që të mos i shqetësosh besimtarët dhe melaiket me erëra të këqija. Muhammedi, alejhi’s selam ka thënë:
من أكل من هذه الشجرة الخبيثة شيئاً فلا يقربنا في المسجد يؤذينا برائحته فإن الملائكة يتأذون مما يتأذى منه الإنس
Kush han qepë apo hudhër apo perime që kanë erë të rëndë le të mos vijë në xhami e të na shqetësojë me erën e tij ngase melaiket gërditen nga ajo që gërditeni edhe ju“.
Vishi rrobat e bukura. Thotë Allahu:
„يَا بَنِي آَدَمَ خُذُوا زِينَتَكُمْ عِنْدَ كُلِّ مَسْجِدٍ
31. O bijtë e Ademit, vishuni bukur për çdo namaz (lutje), ...“.
(el-A’rafe, 31)
Muhammedi, alejhi’s selam ka thënë:
“إذا صلى أحدكم فليلبس ثوبيه ، فإن الله أحق من تزين له
Kur të falet dikush prej jush le të vesh dy rrobat e tij ngase Allahu është më meritori për tu zbukuruar për Të”. ([4])
Selefi vishnin rrobat më të mira që kishin, madje në dhjetëshin e fundit të Ramazanit, ata kishin rroba të veçanta për ato dhjetë ditë.
Ndërsa sa i përket erës së bukur, Muhammedi, alejhi’s selam ka thënë:
“حبب إلي من دنياكم : النساء و الطيب و جعلت قرة عيني في الصلاة
Më janë bërë të dashura prej dunjasë suaj tri gjëra: gratë, era e bukur, dhe kënaqësia shpirtërore më është bërë në namaz”. ([5])
10. Mos u fal duke qenë i uritur
Nëse ke uri dhe buka është gati apo është shtruar në tryeze mos u fal që mendja të jetë vazhdimisht aty, jo, ha e pastaj falu. Ka thënë Muhammedi, alejhi’s selam:
“لا صلاة بحضرة طعام ولا وهو يدافعه الأخبثان
Nuk ka namaz kur të shtrohet buka dhe as kur të mundojnë dy të këqijat (nevoja fiziologjike e vogël dhe e madhe)”.
Po kështu, nëse je shumë i lodhur fli, pusho, e pastaj ngrihu e falu. Muhammedi, alejhi’s selam kishte shkuar në xhami natën dhe kishte parë një litar. Çka është ky?- pyeti. Thane: Ummu Selemeja vjen dhe falet, kur ta kaploje gjumi ajo mbahet për tij që të mos flejë por të falet. Muhammedi, alejhi’s selam tha: Faluni aq sa jeni të kthjelltë e kur t’iu merr gjumi flini.
Ibni Tejmije e kishte zakon që kur binte të flinte, flinte me nijjet-qëllim të përforcimit fizik për adhurimet pas gjumit.
11. Përulu në namazin tënd
Përulja në namaz d.t.th.: që zemra jote dhe gjymtyrët tua të pushojnë në namaz. Burgose zemrën tënde në namaz, gjymtyrët tua prangoi në namaz. Duart tua le të shtrihen ashtu siç të mësoi Muhammedi, alejhi’s selam, shikimi yt le të jetë ashtu siç të mësoi Muhammedi, alejhi’s selam, dhe mos u lako gjatë namazit që të konsiderohesh hajn i namazit. Po, hajn, siç thotë Muhammed Mustafaja, alejhi’s selam:
„أسوأ الناس سرقة الذي يسرق من صلاته قالوا : يا رسول الله : كيف يسرق من صلاته ؟ قال : لا يتم ركوعها ولا سجودها
Hajni më i keq prej njerëzve është ai që vjedh në namazin e tij. Si mund të vjedh njeriu në namaz?- pyetën disa. Tha: Nuk kryen siç duhet rukunë dhe sexhden e namazit “. ([6])
12. Lexoje Kur’anin bukur dhe falu pas ndonjë imami që lexon bukur
Allahu e ka urdhëruar Muhammedin, alejhi’s selam:
„يأيها المزمل قم الليل إلا قليلاً نصفه أو انقص منه قليلاً أو زد عليه ورتل القرآن ترتيلاً
1. O ti i mbështjellur! 2. Ngrihu për falje natën, përveç një pjese të vogël të saj. 3. Gjysmën e saj ose diç më pak se gjysmën. 4. Ose shto diç prej saj dhe Kur'anin lexoje me vëmendje“.
(el-Muzzemmil, 1-4)
Tertil d.t.th.: këndimi i Kur’anit me zë të bukur dhe me rregulla. Ka thënë Muhammedi, alejhi’s selam:
“من لم يتغن بالقرآن فليس منا
Kush nuk e reciton Kur’anin me zë të bukur ai nuk është prej nesh”.
“الصوت الحسن يزيد القرآن حسناً
Zëri i bukur Kur’anit ia shton bukurinë”.
13. Bëje veprën tënde vetëm për Allahun
Kur të falesh falu vetëm për Allahun, jo që njerëzit të shohin, ndryshe nuk do të fitosh nga namazi yt asgjë përveç lodhjes. Muhammedi, alejhi’s selam ka thënë:
“و رب قائم ليس له من قيامه إلا السهر
Ndonjë falës nga namazi i tij nuk përfiton asgjë më shumë se sa pagjumësia”. ([7])
„ يا أيها الناس ! أفشوا السلام و أطعموا الطعام و صلوا الأرحام و صلوا بالليل و الناس نيام تدخلو الجنة بسلام
O njerëz, përhapeni selamin, jepni ushqim, mbani lidhjet familjare dhe faluni gjersa njerëzit flenë që të hyni në Xhennet me selam (paqe, mirëdashje)“. ([8])
15. Nata e Kadrit shans jetësor
Falja në Natën e Kadrit është më e mirë se sa falja në netët e një mijë muajve tjerë. Muhammedi, alejhi’s selam ka thënë:
„مَنْ قَامَ رَمَضَانَ إِيمَانًا وَاحْتِسَابًا غُفِرَ لَهُ مَا تَقَدَّمَ مِنْ ذَنْبِهِ
Kush falet në Ramazan me besim dhe vetllogari i falen mëkatet e mëparshme“. ([9])
Por meqë Nata e Kadrit nuk është e caktuar, ajo mund të bijë në njërën prej dhjetë ditëve të fundit, atëherë adhurimi duhet të jetë gjatë tërë këtyre dhjetë ditëve në intensitet. Mos e humb këtë shans për që Allahu të t’i fali të gjitha mëkatet.
16. Falu sikur më nuk do të falesh
Vëlla sa here kemi thënë se vdekja është e fshehtë, dhe sikur ti ta dije se pas namazit të jacisë do të vdisje, jam i bindur se tërë kohën vetëm në sexhde do të qëndroje. As nuk do të doje të përshëndeteshe me askënd, as të flisje me askënd, as të lije testament, por do të doje të vdisje në sexhde. Mendo se ndoshta Allahu pas këtij namazi ta ka caktuar vdekjen dhe falu në këtë mënyrë. Muhammedi, alejhi’s selam ka thënë:
“صل صلاة مودع كأنك تراه
Fal namaz përshëndetës (sikur të atij që ndahet nga bota) sikur ti po e sheh atë”.
17. Falu ashtu si të vie më lehtë
Ka thënë Muhammedi, alejhi’s selam:
“صل قائماً فإن لم تستطع فقاعداً فإن لم تستطع فعلى جنبك
Falu në këmbë, nëse nuk mundesh atëherë ulur, nëse nuk mundesh atëherë në krahun tënd”.
18. Në namazet nafile falu edhe ulur
Edhe nëse ke force, por dëshiron të falesh ulur, atëherë falu ulur por shpërblimin e ke 50% më pak. Ka thënë Muhammedi, alejhi’s selam:
“من صلى قائماً فهو أفضل ومن صلى قاعداً فله نصف أجر القائم، ومن صلى نائماً فله نصف أجر القاعد
Kush falet në këmbë është më mirë por kush falet ulur ai ka gjysmën e shpërblimit të atij që falet në këmbë ndërsa kush falet i shtrirë ai ka gjysmën e shpërblimit të atij që falet ulur”. ([10])
19. Mos u turpëro të falesh ulur
Me turp është të mos falesh apo falesh shpejt se sa të falesh ulur dhe bukur ashtu siç duhet.
20. Qëndro në xhami
Nëse nuk ke mundësi fare të falesh, as ulur, as i shtrirë por mendjen e ke të kthjelltë, atëherë prezanto në xhami dhe dëgjo ligjëratën, dëgjo Kur’anin dhe lutu që lutja jote të pranohet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bujanoci.org
 
SI TË FALESH NË RAMAZAN DUKE QENË I GËZUAR
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» *** Pse nuk Falesh ***
» Tri kushte për te qenë e pranuar vepra tek All-llahu xh.sh
» Enis Rama-Pse nuk falesh
» Agjërimi nuk është i pranuar nëse nuk falesh
» Puno ne PC duke Folur!!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Agjërimi i Ramazanit-
Kërce tek: