Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PORTALIForumGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Zekati i fitrit

Shko poshtë 
AutoriMesazh
hafiz suad shabani




Numri i postimeve : 26
Join date : 23/02/2010

Zekati i fitrit Empty
MesazhTitulli: Zekati i fitrit   Zekati i fitrit Icon_minitimeWed Apr 13, 2011 4:39 pm

Zekati i fitrit


Zekatul fitri në Ramazan është emërtuar kështu për shkak se për të është Fitrër Bajrami dhe lidhja me të është si lidhja e diçkaje me shkakun e saj. Argument për obligimin e tij është Kurani, Suneti dhe Ixhmaja. Allahu i Madhëruar thotë:

“Ka shpëtuar ai që e pastron…”

Disa nga selefët thonë se këtu fjala e përmendur “tezekka” ka të bëjë me dhënien e zekatul fitrit.

“Dhe jepni zekatin…”

I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e ka bërë farz sadakanë e fitrit në një masë sa një sa’ (katër grushta) grurë ose një sa’ shirij, qoftë i vogël ose i madh, burrë ose grua, i lirë ose rob. Gjithashtu, për zekatin e fitrit dhe domosdoshmërinë e dhënies së tij kanë folur shumë dijetarë të ixhmasë së muslimanëve.

Zekatul fitri është detyrë për çdo musliman, qoftë i vogël ose i madh, burrë ose grua, i lirë ose rob, duke u bazuar në hadithin të cilin e transmeton Ibën Umeri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) të cilin e përmendëm më parë. Gjithashtu, në këtë hadith është përmendur edhe sasia e caktuar për cdo person një sa’ (katër grushta) si dhe lloji nga ajo që më tepër ushqehen njerëzit në atë vend qoftë ajo: grurë, hurma, ullinj apo tjetër. Sikurse që na ka treguar edhe për kohën e dhënies së tij. Zekatul fitri jepet ditën e Bajramit para se të falet namazi i Bajramit. Koha më e mirë për dhënien fillon pas akshamit të natës së Bajramit deri sa të falet namazi i Bajramit, mirëpo mund të jepet edhe para kësaj dite (një ose dy ditë). Transmeton Buhariu se sahabët e kanë dhënë edhe një ditë ose dy ditë para Bajramit. Nëse dhënia e zekatul fitrit nuk jepet deri në ditën e Bajramit para se të falet namazi i Bajramit, atëherë obligohet ta japë atë si kompensim, duke u bazuar në hadithin e Ibn Abasit :

“Kush e jep atë para namazit, ajo është sadaka e pranuar dhe kush e jep pas namazit ajo është një sadaka prej sadakave.”

Muslimani duhet të mos neglizhojë për kohën e dhënies së saj, e nëse neglizhon , atëherë ka kundërshtuar praktikën e Profetit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) Muslimani e jep për vete dhe për ata që ai i furnizon nga gratë dhe farefisin, si pasojë e përgjithshmërisë së fjalës së Pejgamberit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!)

“Jipni Fitrin për ata që i mbani me pasuri!”

Preferohet dhënia për fëmijën që është në bark, për shkak se Uthmani (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) ka vepruar ashtu.

Nëse ai që e ka obligim tjetërkush dhënien e fitrit për të, e nxjerr nga ai që e ka obligim këtë pa lejen e tij, është e lejuar, ngase kjo i është bërë obligim i parë atij kurse tjetri është zëvendësim dhe jo bazë. Nëse një person jep fitrat për dikë që nuk e ka obligim dhënien për të, lejohet nëse është me lejen e tij, kurse pa leje prej vet personit, nuk lejohet. Për atë që e ka obligim dhënien e fitrave për tjetrin duhet dhënë për vete dhe për tjetrin në vendin ku gjindet edhe nëse ai tjetri është në vend tjetër.

E pamë të arsyshme të përmendim këtu disa fjalë mbi llojin e asaj që jepet për fitër shkëputur nga Ibn Kajim (Allahu e mëshiroftë!) i cili thotë:

“…Këto ishin ushqimi më i shpeshtë në Medine. Në vendet dhe krahinat ku ushqimi është tjetër, atyre u takon të japin një sa’a nga ai ushqim. Dhe nëse ushqimi nuk është nga grurërat, sikur qumështi, mishi dhe peshku, duhet të japin fitrat e tyre nga ushqimi që kanë në atë vend, çfarëdo lloji qoftë ai. Kjo është fjala e shumicës së dijetarëve dhe është e drejtë që nuk lëviz dot. Pra, lejohet edhe dhënia miell edhe pse hadithi nuk e cek atë, kurse përsa i përket dhënies së ushqimit të gatshëm ose bukës, ajo edhe pse mundet të jetë më e dobishme për të vobektët nga shkaku i rëndësisë dhe ngase nuk qëndron për një kohë të gjatë, munden drithërat të jenë më të dobishme për ta, sepse qëndrojnë më gjatë.” Përsa i përket dhënies së fitrave në vlerën e ushqimit, të jipet të holla në vlerë të asaj sasie; është veprim në kundërshtim me sunetin dhe kjo nuk është e lejuar, pasi nuk është përcjellur nga i dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e as nga ndonjëri prej sahabëve.

Imam Ahmedi thotë: “Nuk jipet vlera!” I thuhet atij se disa njerëz thonë: “Umer ibn Abdulazizi e ka marrë atë në vlerë!” Tha: “E lënë fjalën e të dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) anash dhe thonë se ka thënë filani. Ndërsa Ibn Umeri transmeton se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e ka obliguar…..” (hadithi i lartëpërmendur)

Sadakatul fitri duhet të arrijë tek konsumuesi në afatin e caktuar për dhënien e tij, ose tek i autorizuari i cili është i caktuar për marrje në zëvendësim të tij. Nëse nuk gjen të autorizuar në afatin e caktuar i obligohet dhënia ndonjë personi tjetër.

I lutemi Allahut Fuqiplotë të na i falë mëkatët tona, të na e pranojë agjërimin dhe të na bëj prej atyre që japin gjithmonë sadaka!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Zekati i fitrit
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Zekati i fitrit
» Zekati i fitrit (vitrat)
» Zekati i fitrit (vitrat)
» Zekati – pastrimi i pasurisë së besimtarit
» Zekati preferohet t’u jepet njerezve te mire

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Zekati-
Kërce tek: