Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PORTALIForumGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 FORMA E NAMAZIT E TË DËRGUARIT (sal-lall-llahu alejhi ve selam)

Shko poshtë 
AutoriMesazh
hafiz suad shabani




Numri i postimeve : 26
Join date : 23/02/2010

FORMA E NAMAZIT E TË DËRGUARIT (sal-lall-llahu alejhi ve selam) Empty
MesazhTitulli: FORMA E NAMAZIT E TË DËRGUARIT (sal-lall-llahu alejhi ve selam)   FORMA E NAMAZIT E TË DËRGUARIT (sal-lall-llahu alejhi ve selam) Icon_minitimeThu Apr 14, 2011 4:34 pm

FORMA E NAMAZIT E TË DËRGUARIT (sal-lall-llahu alejhi ve selam)

”Faluni ashtu sic më keni parë duke u falur”
(transmetuar nga El-Buhariu)

TË DREJTUARIT KAH QABJA
Kur i Dërguari i All-llahut,sal-lall-llahu alejhi ve selam,ngritej në namaz,ai drejtohej ka Qabja,si në
namazin e detyrueshëm,ashtu edhe në atë vullnetar”,dhe ai ,sal-lall-llahu aljehi ve selam,e urdhëroi
këtë,duke i thënë”atij që u fal keq”:Kur të ngritesh për t’u falur, merr abdest sic është më së miri ,pastaj
drejtohu kah Kibla dhe thuaje tekbirin.
”Gjatë udhëtimit,ai,sal-lall-llahu alejhi ve selam,i falte namazet vullnetare dhe vitrin hipur mbi kafshën
shaluese,në cfarëdo anë që të kthehej ajo nuk e bartur atë (kah lindja ose kah perëndimi).”
Andaj,thënia e All-llahut të Lartësuar:
” Kah cila anë që të ktheheni ,është ftyyra e All-llahut”(El-Bekare,2/115)
”(Nganjëherë)kur donte t’i falte namazet nafile,vullnetare në devenë e tij ,e drejtone atë kah
kibla,thoshte tekbirin dhe falej në cilino drejtim që të kthehej kafsha e tij.”
”Ai bënte rukun dhe sexhden në deven e tij,duke e ulur kokën dhe duke e bërë sexhden më poshtë se
rukunë.”
”Kur ai donte t’i falte namazet e detyrueshme,zbriste poshtë dhe drejtohej kah Kibla.”
Në namazin gjatë frikës së madhe (luftë),ai sal-lall-llahu alejhi ve selam,i dha shebull ummetit të tij për
t’u falur”duke ecur,duke qëndruar në këmbë ose duke qenëhipur mbi kafshë,duke qenë a duke mos qenë
në drejtim të Kiblës”,dhe ai poashtu tha:Kur ato (ushtritë)takohen ,atëher ai(d.m.th.namazi) është tekbir
dhe levizje me kokë.”
Ai,sal-lall-llahu alejhi ve selam,poashtuthoshte:”Cka është ndërmjet lindjes dhe perëndimit është kible.”
Xhabiri,radijall-llahu anhu,ka thënë:
”Kur ishim njëherë me të Dërguarin e All-llahut ,sal-lall-llahu alejhi ve selam,në një ekspeditë,qielli
ishte i vrenjtur,prandaj ne umunduam ta gjejmë Kiblen,por nuk u pajtuam,kështu secili prej nesh u fal
në vete dhe secili prej nesh vëndoi nga një shenjë para vetes,në mënyrë që ta shënojë pozitën e vet.Në
mëngjes ,ne i shikuam ato dhe pamë se nuk ishim falur kah Kibla.Ia përmendëm këtë të Dërguarit,sal-

lall-llahu alejhi ve selam,(por ai nuk na urdhëroi që të përsërisim (namazin),dhe tha:”Namazi jujamjafton.”
”Ai,sal-lall-lahu aljehi ve selam,falej në drejtim të Bjetul-Mukaddesit(duke pasur kaben para tij),para se
të shpallej ajeti vijues:
”Ne shumë herë po shohim kthimin e fytyrës tënde kah qielli,e ne gjithqysh do të drejtojmë ty në
drejtim të një kableje (Qabja) që ti e do atë.”(El-Bekare 2/144).Kur u shpall kjo ,ai u drejtua kah
Kabja.Ishin duke efalur sabahun njerëzit në kaba,kur dikush u erdhi atyre dhe u tha:”Të Dërguarit
tëAll-llahut,sal-lall-llahu alejhi ve selam,i është shpallur mbrëmë dic nga Kur’ani dhe është urdhëruar të
drejtohet kah Kabja,pra kthehuni kah ajo.”Fytyrat e tyre qenë të kthyre kah Shami,atëher ata u kthyen
(edhe imimi i tyre kah kibla së bashku me te).

QËNDRIMI NË KËMBË GJATË NAMAZIT
Ai,sal-lall-llahu alejhi ve selam,qëndronte në këmbë si për namazin e detyrueshëm,ashtu edhe për ate
vullenetar,duke e zbatuar urdhërin e të Lartësuarit:
”Dhe qëndroni para All-llahu me respekt.”(El-Bekare,2/238).
Ndërsa,gjatë udhëtimit ai falte namazet vullnetare në kafshën shaluese.
Ai i dha shembull ummetit të tij,për t’u falur gjatë frikës së madhe ,duke ecur ose hipur në kafshë,sic
është përmendur,dhe ky është qëllimi i thënies së All-llahut,subhanehu ve te’ala:
”Të jeni të rregullt në namazin e mesëm dhe ndaj All-llahut të jeni respektus (në namaze).E nëse këni
frike(nga armiku),atëherë faluni duke ecur ose duke kaluar,por kur të jeni të sigururar,përkujtoni (me
namaz) All-llahunashtu si u mësoi Ai për atë që ju nuk dinit.”(El-Bekare,2/238)
”Ai,sal-lall-llahu alejhi ve selam,falej ulur gjatë sëmundjes,nga e cila ai vdiq.
Ai gjitashtu u fal ulur në një rast tjetër para këtij,kur ishte i sëmurë, ndërsa njerëzit pas tij faleshin duke
qëndruar në këmbë,prandaj ai u dha nojmë(ua bëri me shenjë)atyre të uleshin dhe ata u ulën(dhe u
falën).Kur e kreu tha:
”Qetë gati duke e bërë atë që Presianët dhe Romakët bëjnë:
qëndrojnë në këmbë për mbretin ,i cili rri ulur.Prandaj,mos veproni ashtu,sepse imami është që të
përcillet:Kur ai bën rukunë,bëni ruku,kur ao ngritet,ngrituni,dhe kur ai falet ulur ,faluni ulur(të gjithë).
Namazi i personit të sëmurë në positë të ulur
Imran ibën Husejni,radijall-llahu anhu,ka thënë:Isha duke lënguar nga hemoroidet(majasëli),andaj e
pyta të Dërguarin e All-llahut,sal-lall-llahu alejhi ve selam,dhe ai tha:”Falu në këmbë ,nëse nuk
mundesh,atëher falu ulur,nëse nuk mundësh ashtu,atëher falu shtrirë.”
Imran ibën Husajni poashtu ka thënë:E pyta atë,sal-lall-llahu aljehi ve selam,për namazin e njeriut në
pozit të ulur,e ai tha:”Ai që falet në këmbë,kjo është më mirë,ai që falet ulur,shperblimi tij është
përgjysmë me i vogël se i të mëparshmit.Ai që falet shtrirë (në një tjetër transmetim:gjysmë i shtirië) e
ka shpërblimin përgjysmë më të vogël se të atij që falet ulur.”Kjo i referohet personit të sëmurë,ngase
Enesi,radijall-llah anhu,ka thënë:”I Dërguari i all-llahut,sal-lall-llahu aljehi ve sepam,u erdhi disa
njerëzve derisa ata ishin duke u falur ulur për shkak të sëmundjes,dhe tha:”Vërtet,namazi i atij që ulet
është(vlen) sa gjysma e namazit të atij që qëndron në këmbë.”
Njëherë ai ,sal-lall-llahu alejhi ve selam,vizito një person të sëmuarë dhe e pa të duke u
falur(mbështetur)në një jastëk,e ai e mori atë dhe e largoi anash.Atëherë,ky njeri mori një kërcu për t’u

falur,duke u mbështetur në të,por ai ia mori atë dhe e largoi anash,dhe i tha:”Falu në tokë nëse
mundesh,por në të kundërtën bëri lëvizjet me kokën tënde,duke e bërë sexhden më poshtë se rukunë.”

Namazi në anije
Ai’sal-lall-llah alejhi ve selam,u pyet për namazin në anije ,atëherë ai tha:
”Faluni në të duke qëndruar në këmbë,nëse nuk i frikësoheni fundosjes.”
Kur ai u plak,merrte dicka për t’u mbështetur në vendin e tij të faljes.
Ulja dhe qëndrimi në këmbë në namazin e natës (Tehexhxhud)
Ai,sal-lallahu alejhi ve selam,falej shumë gjatë natës,duke qëndruar në këmbë,dhe shumë gjatë natës
duke ndenjur ulur,dhe nëse këndonte në këmbë,ai e bënte(rukunë)në këmbë,ndërsa nëse këndonte
ulur,ai e bënte rukunë ulur.
Nganjëherë,”Ai falej dhe kështu ai këndonte ulur,derisa të mbetnin rreth tridhjetë ose katëdhjetë ajete të
këndimit të tij, ai pastaj ngritej që t’i këndojë këto në këmbë,mandje e bënte rukunë dhe sexhden,dhe
bënte njësoj në rekatin e dytë.”
Në fakt,”ai falte es-sabhan ulur kah fundi i jetës së tij,kur u plak,dhe kjo ishte një vit para vdekjes së
tij.”
Po ashtu,”ai ulej këmbëkryq.”
Namazi me këpucë të mbathura dhe urdhëri për të bërë kështu
”Ai nganjëherë qëndronte (në namaz) këmbëzbathur,e nganjëherë me këpuca të mbathura.”
Ai e lejoi këtë për ummetin e tij,duke thënë:”Kur ndokush nga ju falet,le t’i mbathë këpucatë ,ose t’i
zbathë ato dhe t’i vendosë midis këmbëve të tij dhe të mos i pengoj të tjerët me to.”
Ai e inkurajonte faljen me këpucë nganjëherë ,duke thënë:” Dallohuni nga hebrenjetë,sepse ara nuk
falen me këpuca,e as me hufet e tyre (corapë lëkure)”.Nganjëherë ai i hiqte ato prej këmbëve duke u
falur dhe pasta e vazhdonte namazin,sic ka thënë Ebu Se’id El-Hudriu:
” I Dërguari i All-llahut,salallahu alejhi ve selam,u fal me ne një ditë.Gjersa ishte duke u falur,i zbathi
këpucët e tij dhe i vendosi në anën e tij të majtë.Kur njerëzit e panë këtë ,i zbathën këpucët e tyre.Kur e
kreu namazin,ai tha:”Pse izbathët këpucët tuaja?”Ata thanë: Të pamë ty duke i zbathur këpucët e
tua.andaj edhe ne i zbathem tonat.” Ai tha:Vërtet,më erdhi Xhibrili dhe më njoftoi se kishtë fëlliqësi ose
tha dicak të dëmshme(në një transemetim tjetër:ndytësirë) në këpucet e mia,andaj i zbatha ato.Pra,kur
dikush nga ju shkon në xhami,duhet t’i shikojë këpucët e veta:nëse sheh në to fëlliqësirë-ose tha:dicka
të dëmshme(në një transmetim tjetër ndytësirë) duhet t’i pastrojë (me fërkim) dhe të falet me to.
”Kur i hiqte ato,ai i vendoste ato në të majtën e tij”,dhe gjithashtu thoshte:”Kur ndokush nga ju
falet,nuk duhet t’i vendosë këpucët e tij në të djathtën e tij,e as ne të majtën e tij,ku do të jenë në të
djathtën e tjetërkujt,
por vetëm nëse nuk është askush në të majtën e tij,mirëpo duhet t’i vendosë ato midis këmbëve”.

Namazi në Minber
”Njëherë ai,salallahu alejhi ve selam,u fal në minber ( në një transmetim:..i cili kishte tri
shkallë).Kështu ai qëndroi në të dhe tha tekbirin dhe njerëzit pas tij e thasnë tekebirn,derisa ai ishte më

minber,më pastaj u kthye,dhe veproi në të ashtu sic veproi në rekatin e parë ,derisa e kreu namazin.Ai
pastaj u kthye kah xhemati dhe tha:”O njerëz! E bëra këtë që ju të më përcillni mua dhe ta mësoni
namazin tim”.
Sutra dhe obligim për të
”Ai,sal-lall-llahu alejhi ve selam,qëndronte afër sutre,ashtu që ndërmjet tij dhe murit kishte (distanc)tre
kutë” dhe ”ndërmjet vendit të sexhdes dhe murit(kishte) hapsirë,aq sa për të kaluar një dele.
Ai thoshte:”Mos u falni ndryshe pos drejt sutres dhe mos lini askë të kalojë para jush,por nësendokush
vazhdon (të provoj për të kaluar),atëher luftone atë,sepse ai e ka një shok (d.m.th.shejtanin) me vet.”Ai
poashtu thoshte:”Kur të falet ndonjëri nga judrejt sutres,le t’i afrohet asaj,që të mos e prish shjtani
namazin e tij.”
Nganjëher ” ai orvatej për t’u falur shtyllës, e cila gjendej në xhaminë e tij.”
”Kur falej në vend të hapur,ku nuk kishte asgjë për të përdorur si sutra,ai e ngulte një shtizë në tokë
para tij dhe falej në drejtimin e saj,me njerëzit pas tij”, Nganjëherë ”ai vendoste kafshën e tij anash dhe
falej në vendpushimin e deveve,gjë që ”ai e ndalonte ”, dhe nganjëherë ”ai e merrte shalën e tij,e
vendoste për së gjati dhe falej kah fundi i saj,”
Ai thoeshte:”Kur ndonjëri nga ju vendos përballë vetes dicka sic është fudin i shalës,le të falet dhe le të
mos brengoset nëse ndokush kalon pas saj”.
Njëherë” ao u fal drejt një druri, dhe nganjëherë”ai falej drej shtratit,në të cilin Aishja(radijall-llah
anha)ishte e shtrirë(nën mbulojnë e saj).
Ai,sal-lall-llahu aljehi ve selam,nuk linte asgje të kalojë ndërmjet tij dhe sutre,kështu njëherë” ishte
duke u falur,kur një dele eerdhi me vrap para tij ,atëherë ai nxitoi(eci përpara) saqë e ngjeshi barkun e
tij për muri (dhe ajo kaloi prapa tij)”.
Po ashtu ,njëherë” derisa ishte duke e falur një namaz të detyrueshëm ,e shtrëngoi grushtin e tij,dhe kur
e kreu ,njerëzit e pytën:”O i Dërguar i All-llahut,a ndodhi gjë gjatë namazit?”Ai tha :”Jo,përvecse djalli
deshi të kalojë para meje,e unë ia shtrëngova atij fytin derisa e ndjeva të ftohët e gjuhës së tij në dorën
time.Pasha All-llahun!sikur të mos ma kishte kaluar vëllau im Sulejmani ,unë do ta kisha lidhur
(djallin) për njërën prej shtyllave të xhamisë,që fëmijët e medines të mund të silleshin rreth tij.
(Pra,kush mund të pengoj që dicka të ndërhyjë midis tij dhe kibles,le të veproj ashtu).”
Ai poashtu thoshte:”Kur ndokush dëshiron të kalojë para tij,atëher sutr ndërmjet tij dhe njerëzve,dhe
dikush dëshiron të kalojë para tij,atëher ai duhet ta shtyejë atë në fyt(dhe ta zmbrapsë sa më shumë që
mundet),(në një transmetim :Ai duhet ta ndalë atë,dy her),por nëse ai refuzon,ai duhet ta luftoj,sepse
,me të vërtetë ,ai është shejtan”.
Ai poashtu thoshte:”Sikur ta kisha ditur personi që ka kaluar para atij që falej mëkatin e vet,kisha qenë
më mirë për të që të presë katërdhjetë,sesa të kalojë përpara”.(Ebu En-Nedri thotë :”Nuk më kujtohet
sakësishtë sa aka thënë katërdhjetë ditë,mua,apo vite)”.
Cka e prish namazin nëse kalon përpara atij që falet
Ai thoshte:”Namazi i njeriut ndërpritet,kur para tij nuk ka dicka,sic është fundi i shalës,nga gruaja (me
menstracione),gomari ose qeni i zi”.Ebu Dherri tha:”Unë i thashë:” O i Dërguar i All-llahut ,pse qeni i
zi e jo ai i kuq?” Ai tha:”Qeni i zi është shejtan”.

Ndalimi i faljes në drejtim të varrit
Ai ndalonte faljen në drejtim të varrit,duke thënë:”Mos u falni në drejtim të varreve dhe mos u ulni në
to”.
Njeti
Ai.sal-lall-llahu alejhi ve selam,thoshte: ” Të gjithë veprat janë sipas qëllimit dhe cdonjëri do të ketë atë
që ka pasur për qëllim”.

TEKBIRI
Pastaj ai ,sal-lallahu alejhi ve selam,e fillonte namazin duke thënë:
All-llahu është ma i Madhi
Ai e urdhëroi” atë që u fal keq” të veprojë kësisoj,sic është përmendur më parë,dhe i tha atij:” Me të
vërtetë, namzi i personit nuk është i plotë derisa ai të marr abdes,në të cilin janë përfshirë të gjithë
pjesët e domosdoshme të trupit,dhe thotë:”All-llahu Ekber”.
Ai po ashtu thoshte:”Celësi i namazit është pastrimi,në të hyhet metekbir dhe dilet me selam”.
Po ashtu,”ai ngrinte zërin gjatë tekbirit,ashtu që ata prapa tij të mund ta ndëgjonin”.
Por ,”Kur u sëmur,Ebu Bekri ngriste zërin për t’ua bartur njerëzve tekbirn e të Dërgaurit të All-
llahut,sal-lallahu aljehi ve selam”.
Ai po ashtu thoshte:”Kur të thotë imami:”All-llah Ekber”,atëherë edhe ju thuani ”All-llahu Elber”.
Ngritja e duarve
Ai i ngriste duart e tij nganjëher me tekbir,nganjëher pas tekbirt dhe nganjëher para tij.
”Ai i ngriste ato me gishtërinj të ndar (jo të hapur, as të bashkuar”,
dhe ” i vinte në nivel me supet e tij”,edhe pse herë herë ,”ai i ngriste ato derisa të ishin në nivel me
veshët (majet) e tij”.
Vendosja e dorës së djathtë mbi dorën e majtë dhe urdhëri për këtë
”Ai,sal-lall-llahu aljehi ve selam,vendoste dorën e djathtë mbi dorën e tij të majtë”,dhe thoshe:”Ne ,
shoqëria e të Dërguarve jemi të urdhëruar ta shpejtojmë iftarin dhe ta vonojmë syfyrin dhe ta vendosim
dorën e djathtë mbi të majtën gjatë namazit”.
Po ashtu ”ai kaloi pranë një njeriu që falej dhe që kishte vënë dorën e majtë mbi të djathtën,atëher ai ia
ndau duart dhe ia vendosi të djathtën mbi të majtën”.
Vendosja e duarve në gjoks
”Ai e vedoste dorën e djathtë mbi shpinën e dorës së majtë.në kyq dhe në bylyzyk”, ”dhe i urdhëronte
shokët e tij të veprojnë kësisoj”,dhe (nganjëherë)”ai e kapte me grushtin e dorës së dathtë dorën e
majtë”.
”Ai i vendoste ato në gjoks”.
Po ashtu,”ai ndalonte vendosjen e duarve në bel gjatë namazit (dhe e vuri dorën e tij në bel (që ta
demonstrojë këtë)”.Kjo është ”silb”,të cilin e ndaloi.

Shikimi në vendin e sexhdes dhe pësulësia
”Ai,sal-lall-llahu aljehi ve selam,ulte kokën gjatë namazit dhe e përqëndronte shikimin e tij në tokë”
gjersa ishte në Qabe,shikim i tik nuk largohej nga vendi i sexhdes,derisa të dilte nga ajo”,dhe
thoshte:”Nuk është e përshtatshme të ketë dicka në Shtëpi,që do shqetësonte personin që falet”.
” Ai ndalonte të shikurait lart në qille” dhe e theksonte aq shumë këtë ndalesë,saqë ka thënë:”Njerëzit
duhet të përmbahen nga shikimi lart në qiell gjatë faljes,ose shikimi i tyre nuk do t’u kthehet(në një
transemetim..ose shikimi i tyre do t’u cungohet).
Në një hadith tjetër :”Pra kur faleni mos shikoni aty-këtu,ngase All-llahu vendos Ftyryrën e Tij përball
fytyrës së robit të Tij në namaz,përderisa ai nuk shikon tjetërkah”,dhe ai gjithashtu ka thënë për
shikimin tek-tuk,”është grabitje të cilën djalli ia bën robit gjatë namazit”
Ai,sal-lall-llahu alejhi ve selam,poashtu ka thënë :”All-llahu nuk pushon së kthyri kah robi i Tij në
namaz, përderisa ai nuk shikon përrreth, kur ai kthen fytyren gjetkë ,All-llahu largohet prej tij,ai ”ndaloj
tri gjëra:
të cukituarit si pulë, të ndenjurit galic(ik’a) si qen dhe të shikuarit përrreth si dhelpër”, ai poashtu
thoshte:”Faleni namazin lamtumirës sikur ta shihint Atë,sepse edhe nëse nuk e shihni Atë,Ai vërtet ju
sheh ju”,dhe ”Cdo person i cili gjatë namazit të detyrushëm shquhet në abdestin,përulësinë dhe rukutë e
tij,do të jetë kjo falje për mëkatet e vogla të mëparshme,përderisa nuk bën mëkat të madh,dhe kjo
(mundësi) vlen për të gjitha kohët”.
Njëherë ai,sal-lall-llahu aljehi ve selam,u fal në hamisah dhe (gjatë namazit) ai shikoi në shenjat e
saj.Dhe kur e kreu tha:”Merre këtë hamisah timin dhe dërgoja Ebu Xhehmit dhe ma sjellni
enbixhanijjen e tij, ngase ma ka larguar vëmendjen nga namazi (në një transmetim…sepse i shikova
shenjat e saj gjatë namazit dhe për pak më vuri në sprovë)”.
Po ashtu,” Aishja kishte një pëlhurë me vizatime,të shtrira përgjatë sehves,drejt së cilës i Dërguari,sal-
lall-llahu aljehi ve selam,i fal dhe pastaj tha:”Largooje prej meje(sepse vizatimit e saj nuk pushunan së
më penguari gjatë namazit)”.
Ai poashtu thoshte:”Namazi nuk është i vlefshëm,kur ushqimi është shtruar,e as kur vjen koha për t’u
liruar prej dy ndytësirave.”

LUTJET E HAPJES(DUATË)
Më tej,ai,sal-lall-llah alejhi ve selam,e fillonte këndimin me shumë lloje duash, në të cilat ai e
lavdëronte All-llahun e Lartësuar dhe e madhëronte Atë.Ai,në të vërtetë e urdhëronte ”atë që u fal keq”
të veproj kështu,duke i thënë:”Namazi i askujt nuk është i plotë,përderisa ta thotë telbirin, ta lavdërojë
All-llahun e Gjithëfuqishëm dhe të Lartësuar dhe ta madhëroj Atë dhe të këndoj nga Kur’ani atë që i
vjen më së lehti…”
Ai e thoshtë ndonjërën nga duatë vijuse:
1.O All-llah! Më largo nga mëkatet e mia,sic e ke larguar Lindjen nga Perëndimi.O All-llah! Më pastro
nga mëkatet e mia,ashtu sic pastrohet pëlhura e bardhë nga ndytësira.O All-llah! Më pasto nga mëkatet
e mia me ujë,akull dhe borë.
2.Kam kthyer fytyrën drejt Krijusit të qiejve dhe të tokës sinqerisht( në Islam) dhe unë nuk jam nga
mesi i mushrikëve.Vërtet,namazi im,flia ime,jeta ime dhe vdekja ime janë për All-llahun,Zotin e
Botëve: i Cili nuk ka shok.Në këtë jamë urdhëruar dhe unë jamë i pari prej muslimanëve (që i
nënshtrohen Atij).O All-llah! Ti je Mbreti, askush nuk ka të drejtë të adhurohet pas Teje,(Ti je më i

Përsosuri dhe të gjithë Lavdërimet të takojnë Ty) Ti je Zoti im dhe unë jam robi Yt.I kam bërë dëm
vetes dhe i kam pranuar mëkatet e mia ,pra m’i fal të gjitha mëkatet e mia ,se askush nuk i fal mëkatet
pos Teje.Më udhëzo në karakterin më të mirë,në të cilin nuk mund të udhëzoj kush pos Teje ,dhe më
ruaj nga karakteri i keq, nga i cili nuk mund të më shpëtoj kush pos Teje.Jam këtu dhe i lumtër të
shërbej Ty.E gjithë e mira është në duart e Tua,ndërsa e keqja nuk është prej Teje( i udhëzuar është ai
të cilin e ke udhëzuar Ti).Ekzisoj me vullnetin Tënd dhe Ty të përkas( nuk ka ikje dhe strehim nga
Ti,përvec se te Ti).Ti je i bekuar dhe i lartësuar .Kërkoj faljen Tënde dhe Ty të pendohem.
Ai e thoshte këtë në namazet e detyrusme dhe në atë vullnrtare.
3.E ngjashme me atë paraprake,por vetëm pa Ti je Zoti im e unë jam robi Yt…deri në fund,me shtesat
që pasojnë:
O All-llah ! Ti je Mbreti,s’ka zot që meriton të adhurohet pos Teje,i Lavdëruar dhe i Falëndëruar qofsh
Ti.
4.E ngjashme me (lutjen e hapjes) nen 2 deri tek pjesa…dhe unë jam i pari nga muslimanët:
O All-llah,më udhëzo në karakterin më të mirë dhe në vepra më të mira,në të cilat nuk mund të udhëzoj
kush pos Teje,dhe më ruaj nga karakteri dhe veprat e liga,prej të cilave askush nuk mund të shpëtojë
( të tjerët) pos Teje.
5.I patëmetë je Ti,O All-llah dhe i Lavdëruar,Emri Yt është i bekuar,Madhështi Jote është e lartësuar
dhe askush s’ka të drejtë të adhurohet pos teje.Ai sal-lall-llahu aljehi ve selam,gjithashut ka
thënë:”Vërtet,fjalët më të dashura tek All-llah janë kur robi i tij thotë:”I patëmetë je Ti, o All-llah…”
6.E ngjashme me atë prarendëse,duke shkruar në namazin e natës:
Nuk meriton të adhurhet askush tjetë pos All-llaht,tri herë ,edeh All-llah Ekber tri herë.
7.All-llahu është më i Madhi,më Madhështori.Falënderimet i qofshin All-llahu,cdo mëngjes dhe
mbrëmje njëri nga sahabët filloi me këtë,për të cilën i Dërguari,sal-lall-llahu alejhi ve selam,tha:”Për
mrekulli! Dyert e qiejve janë hapur për të.
8.Lavdërimi i qoftë All-llahut ,lavdërime të shumëta,të pastra dhe të bekuar.Një njeri tjetër filloj me
këtë, për të cilën ai,sal-lall-llah aljehi ve selam,tha:”I pashë dymëdhjetë engjuj që nxitonin se cili prej
do ta ngrejë lart më parë”.
9.O All-llah,Ty të takojë të gjitha lavdërimet.Ti je Drita e qijeve dhe e tokës dhe e gjithë asja cka ka në
to,Ty të takojnë të gjithë lavdërimet.Ti je Mbikëqyrësi i qiejve dhe i tokës dhe i gjëthë asja që ka në
to)Ty të takonë të gjitha Lavdërimet.Ti je Hakku,Premtimi Yt është hakk;Takimi me Ty është
hakk,Xhenneti është hakk,Zjarri është hakk,O All-llah! Ty të jam kthyer,për hirë Tëndin kam luftuar,
Ty të jam drejtuar për gjykim,( Ti je Zoti ynë dhe te Ti është përfundimi i të gjitha udhëtimevera m’i fal
mëkatet e mëhershme dhe të mëvonshmet,atë që kam fshehur dhe atë që kam shfaqur) dhe cdo gjë që di
për mua më shumë se une) Ti je Vonusei ,(Ti je Zoti im) dhe askush nuk ka të drejtë të adhurohet pos
Teje,( dhe nuk ka pushtet e as fuqi pa Ty)
Ai,sal-lall-llahu aljehi ve selam,e thoshte këtë dua në namazin e natës,sikurse që e thoshte edhe duanë
vijuese:
10.O All-llah!Zot i Xhebrailit,Mikailit dhe Israfilit!Krijuse i qiejve dhe i tokës!Njohës i së fshehtës dhe
i së dukshmes!Ti ke Ai që do të gjykosh mes robërve të Tu në cështjet që ata nuk pajtoheshin.Më
udhëzo me Mëshirërn Tënde,në të vërtetën e asaj për cka ata nuk pajtoheshin,sepse,vërtet,Ti e udhëzon
kënd që dëshiron në rrugën e drejë.

11.Ai thoshte tekbirn(All-llahu Ekber),tahimdin(Elhamduliah),tesbihin(SubhanAll-llah),tehlilin ( La
Ilah ilall-llah) dhe istigfarin (Estagfirull-llah),secilin nga dhjetë herë e pastaj thoshte:
O All-llah! Më fal dhe më udhëzo dhe me jep mirëmbajteje dhe (mos i shiko mëkatët e mia )dhjetë herë
,pastaj thoshte:
O All-llah! Kërkoj strehë te Ti nga vështirësia e Ditës së Llogarisë,dhjetë herë.
12.”All-llahu është më i Madhi(tri herë),Posedus i Mbretëris,i Fuqisë,i Madhështisë dhe i Pushtetit.
KËNDIMI
Pastaj.ai,sal-al-llahu alejhi ve selam,kërkonte strehim tek All-llahu i Lartësurar,duke thënë:
” Kërkoj strehim tek All-llahu nga shejtani i mallkuar,nga cmeduaria e tij,nga arroganca e tij dhe nga
pozia e tij”.Nganjëher i shtonte kësaj,duke thënë:
”Kërkoj strëhë tek All-llah,i Gjithëdëgjueshmi,i Gjithëdijshmi,nga shejtani..
Pastaj këndonte:
Në emër të All-llahut ,Mëshirëmadhit,Mëshirëbërësit por jo me zë të lartë.
Këdimi i ajeteve një nga një
Pastaj,ai këndonte suren El-Fatiha dhe e ndante këndimin e tij,duke i kënduara ajetet një nga një.Ai
thoshte:
Bismil-lahir-Rrahmanir-Rrahim.
(këtu pushonte,pastaj thoshte)
El-Hamdul-lil-lahi Rab-Bil-Alemin.
(Pastaj pushonte,pastaj thoshte)
Rrahmanir-Rrahim.
…Dhe keshtu me radhë,deri në fund të sures.Pjesa tjetër e këndimit të tij ishte e nëjtë :duke u ndalur në
fund të ajetit dhe duke mos e bashkuar atë me ajetin tjetër.
Nganjëherë ai këndonte:
(Mbret i Ditës së Gjykimit) në vend të (Mbizotërues i Dites së Gjykimit).
Domosdoshmëria e El-Fatiha-së dhe rëndësia e saj
Ai fuqishëm theksonte rëndësin e kësaj sureje duke thënë:”Nuk është falur ai i cili nuk ka kënduarr (në
të) Kaptinën e Hapëse të Librit (së paku)”,dhe në një thënie tjetër:”Ai namaz në të cilin nuk këndon
Kaptinën Hapëse të Librit (sureja el-Fatiha),nuk pranohet”.Ai po ashtu ka thënë:”Ai i cili fal një namaz
në të cinën nuk këndon Kaptinën Hapëse të Librit,atëherë ai (d.m.th.namazi) është i mangët,i
paplotë”.Ai po ashtu ka thënë:”All-llah i Bekuar dhe i Lartësuar ka thënë:” E kam ndarë namazin
ndërmjet meje dhe robit Tim në dy gjysma:gjysma e parë është për Mua,gjysma tjetër është për robin
Tim dhe robi im do të ketë atë që e ka kërkuar”.Pastaj i Dërguari i All-llahut,sal-lall-llahu alejhi ve

selam,tha:”Kur robi thotë ” Lavdërim i takon All-llahut,Zoti të botëve”,All-llahu i Lartësuar thotë:”Robi
im më ka lavdruara”,kur robi thotë:”Sunduesi i Dites së Gjykimit”,All-llahu i Lartësuar thotë:”Robi im
më ka madhëruar”.Kur robi thotë:” Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm Ty të kërkojmë ndihmë”,(Ai
thotë):”Kjo është ndërmjet Meje dhe robit Tim,dhe ai do ta ketë atë që e ka kërkuar”.Kur robi thotë:
”Na udhëzo në rrugë të drejtë,në rrugen e atyre të cilët ike bekuar e jo në rrugën e atyre ndaj të cilëve je
i hidhëruar,e as në të atyre që kanë lajthitur”.(Ai thotë):”Të gjitha këto janë për robin Tim dhe robi Im
do ta ketë atë që e ka kërkuar”.
Ai po ashtu thoshte:”All-llahu nuk ka shpallur në Tevrat,e as në Inxhil asgjë të ngjashme me Nënën e
Kur’anit.Ajo është Shtatëshja e Shpesh Persërituar.(dhe Këndimi Mashështor që më është dhënë mua).
Ai,sal-lall-llahu alejhi ve selam,e urdhëroi ”atë që u fal keq ” që ta këndojë atë në namazin e tij,por i tha
atij që nuk mund ta mbante në mend të thotë:
(Dëshmoj se All-llah është i pastër prej të metave,Të gjithë lavdërimet i qofshin All-llahut,askush s’ka
të drejtë të adhurohet pos All-llahut,All-llah është më i Madhi ,nuk ka pushtet e as fuqi pa All-llahun).
Ai po ashtu i tha atij”që u fal keq:” ”Nëse di gjë nga Kur’ani,atëherë këndoje,përndryshe lavdëroje All-
llahun,deklamoj Madhështinë e Tij dhe deklamo se s’ka kush të drejtë të adhurohet pos All-llahut”.
Shfuqizimi i këndimit pas imamit në namazet me zë
Ai u pati lejuar që faleshin pas Imamit ta këndojnë Suren El-Fatiha në namazet me zë,mirëpo njëherë:
”Ishte duke e falur Sabahun dhe këndimi iu vështirësua.Kur e kreu tha:”Ndoshta ju kendoni pas
Imamit”.Ne i thamë.” Po,duke shpejtuar,o i Dërguar i All-llahut ”.Ai tha:”Mos veproni ashtu,përvec
(cdokush prej jush ta këndoj) Kaptinën Hyrës të Libirt,sepse nuk është i vlefshëm për njeriun i cili nuk
këndon atë”.
Më vonë ai ua ndaloi këndimin në namazet me zë kur:
”Ai kreu namazin,në të cilin ishte duke kënduar me zë (në një transmetim:ishte namazi i sabahut) dhe
tha:”A ishte duke kënduar dikush prej jush bashkë me mua pak më parë?!” Njëri tha:”Po,unë o i
Dërguar i All-llahut”.Ai tha:”Unë them,pse më ndërhyni në leximin tim?!”(Ebu Hurejra tha) ,njerëzit e
ndërprenë të kënduarit me të Dërguarin,sal-lall-llahu alejhi ve selam,kue ai këndonte më zë,pasi e
dëgjuan këtë (por kundonin në vete heshtazi ,kur imami këndonte me zë)”.
Ai po ashtu heshtje gjatë këndimit të imamit e bëri si pjesë të plotësisë së përcjelljes së imamit,duke
thënë:”Imami është për t’u përcjellur,pra kur të thotë ai tekbirin,thuani edhe ju,kur ai
këndon,heshtni,”ashtu sic e bëri dëgjimin e këndimit të imamit të mjaftushëm,e duke mos pasur nevojë
të këndohet pas tij,duke thënë:”Ai që ka imam,këndim i imamit është këndim edhe për të”-Kjo sa i
perket namazeve me zë.
Detyrimi për të kënduar në namzet pa zë
Sa u përket namzeve pa zë,ai nxiste ata për të kënduar gjatë tyre,Xhabri ka thënë:”Ne këndonim pas
imamit në Drekë dhe Ikindin suren El-Fatiha dhe një sure tjetër në dy rekatet e para dhe suren El-Fatiha
në dy të fundit”.
Megjithatë,ai ua tërhiqete vërjtjen për të mos e ngatërruar me këndimin e tyre,kur:
”Ai e fali Drekën me shokët e tij(pastaj) tha:”Cili prej jush këndoi ”Madhërojeni emrin e Zoti tuja ,të
Lartësuarit”(surja El-A’la)?” Dikush tha:Unë(por vetëm mendova të bëj mirë).” E ai tha:”E dita se
dikush po më ndërhynte me të”.
Në një hadith tjetër:”Ata këndonin pas të Dërguarit,sal-lall-llahu aljehi ve selam,(më zë),prandaj ai
tha:”Ju ma keni ngatërruar (këndimin) Kur’anin tim”.
Ai gjithashtu ka thënë:”Vërtet,njeriu që falet,privatisht i lutet Zotit të tij,prandaj ai duhet të jetë i
kujdesshëm se për cka është duke i’u lutur, dhe nuk duhet ta këndoni Kur’anin duke e ngritur zërin mbi
njëri-tjetrin”.

Ai po ashtu thoshte:”Kushdo që këndon një harf (shkronjë) nga libiri i All-llahut,do t’i numërohet si një
vepër e mirë, e vepra e mirë shpërblehet dhjetëfish.Unë s’ desha të them se ”elif,lam,mim” është
harf,por ” elif” është harf,”lam” është harf dhe ”mim” është harf”.
Amini dhe thënia e tij më zë nga imami
Kur ai,sal-lall-llahu alejhi ve selam,përfundote këndimin e El-Fatisë,thoshte:
(”amin”) me zë,duke e zgjatë zërin.
Ai e urdhëronte edhe xhematin të thoshte amin:”Kur të thotë imami:”Jo në rrugën e atyre ndaj të cilëve
je hidhëruar, e as të atyre që kanë humbur”,atëher thoni ”amin”,ngase melekët thonë :”amin”,dhe Imami
thotë:”amin”,(në transmetimin tjetër qëndron:”Kur të thotë Imami:”amin”,thuani edhe ju ”amin”) andaj ”
amini” ikujt përputht me aminin e melekëve(në transmetimin tjetër qëndëron:”Kur ndokush prej jush në
namaz thotë ”amin”,kurse melekët në qiell thonë ”amin”,dhe përputhet njëra me tjetrën”),atëher i falën
mëkatet që i ka bërë më parë”.Në një hadith tjetër:…”atëher thoni amin,All-llahu do t’u përgjigjet”.
Ai po ashtu thoshte:”Hebrenjtë nuk ju kanë zili për asgjë më shumë se që ju kanë zili për selamin dhe
per aminin(pas imamit)”.
Këndimi pas El-Fatiha-së
Më tutje,ai,sal-lall-llah alejhi ve selam,këndonte një sure tjetër pas El-Fatiha-së,duke e zgjatur
nganjëherë dhe duke e shkurtuar në raste të tjera,për shkak të udhtimit,të kollës,të sëmundjes ose të
qarjes së foshnjes.
Enes ibën Maliku,radijall-llahu anhu,ka thënë:” Ai,sal-lall-llahu alejhi ve selam,e shkurtoni atë (d.m.th.
këndimin) një ditë në namazin e mëngjesit.”(Në një hadith tjetër:ai e fali namazin e sabahut dhe i
këndoj dy suret më të shkurtëra të Kur’anit) Prandja u pyte:”O i dërguar i All-llaut, pse e shkurtove?” Ai
tha:” E dëgjova qarjen e një fëmije dhe ma mori mendja se nëna e tij është duke u falur me ne,prandaj
desha ta liroj nënën e tij për të.”
Ai po ashtu thoshte:”Unë filloj namazin duke pasur qëllim që ta zgjas,por e dëgjoj të qarën e
fëmijes,prandja e shkurtoj namazin,sepse e di se sa shumë brengoset nëna për qarjen e saj”.
Ai ia niste nga fillimi i sures,duke e përfunduar në të shumtën e rasteve.
Ai toshte:”Jepjani secilës sure hisen e saj të rukusë dhe të sexhdes”.Në një transmetim:”Cdo sure duhet
ta ketë një rekat”.Nganjëherë e ndante suren në dy rekate,dhe ndonjëherë e përsëriste tërë suren në
rekatin e dytë.
Njëri nga Ensarët dilte imam në xhaminë e Kubesë dhe sa herë që ua këndonte ndonjë sure atyre ,ai
fillonte me ”Thuaj:All-llahu është Një…” (Sureja Ihlas 112) deri në fund,pastaj e këndonte suren tjetër
bashkë me të,dhe veperonte kështu në cdo rekat.Për këtë shkak,njerëzit e tij iu drejtuan duke i thënë:”Ti
fillon me një sure,e pastaj nuk të duket e majaftushme,derisa e këndon një tjetër:ti ose duuhet ta
këndosh vetëm atë,ose ta lësh atë dhe ta këndosh një tjetër”.Ai tha:”NUk do ta lë:nëse ju dëshironi që
t’ju udhëheq me të,do të vazhdoj,por nëse nuk doni ,atëher do t’ju lë.”Ata e dinin se ai ishte njëri nga më
të mirët dhe nuk donin që të udhëhiqeshin nga tjetërkush,kështu kur u erdhi i Dërguari,sal-lall-llah
aljehi ve selam,ata ia treguan këtë ndodhi.E ai tha:”O filan,cka të pengoi zy që të veprosh,ashtu sic
kërkon populli yt? Cka të shtyu ta këndosh këtë sure në cdo rekat?Ai tha:”E dua këtë sure”.Ai tha
Dashira jote për të do të fusë në Xhennet”.
Kombinimi i sureve të ngjashme dhe i të tjerave në një rekat
Ai i kombinote dyshet e sureve mufssal,keshtu që ai këndonte në një rekat njëren prej dyshve të sureve

që pasojnë:
Er-Rrahman (55/78) dhe En-Nexhm(53/62)
El-Kamer(54/55) dhe El-Hakkah(69/52)
Et-Tur(52/49)dhe El-Dharijat(51/60)
El-Vaki’a(56/96)dhe El-Kalem(68/52)
El-Me’arixh(70/44)dhe En-Nazi’at(79/46)
El-Mutaffifin(83/36)dhe Abes(80/42)
El-Muddeththir(74/56) dhe El-Muzzemmil(73/20)
Ed-Dehr(76/31) dhe El-Kijameh(75/40)
En-Nebe(78/40) dhe El-Murselat (77/50)
Ed-Duhan(44/59)dhe Et-Takvir(81/29)
Nganjëherë gjatë namazit të natës ai kombinote në një rekat suret nga shtatë tivalet (suret e gjata),sic
janë El-Bekare,En-Nisa dhe Ali Imran.Ai thoshte:”Namazi më i përsosur është ai me qëndrim të gjatë”.
Kur ai këndonte:” A nuk ka fuqi Ai t’u japë jetë të vdekurve?”(Kijameh 75/40)thoshte(Madhëtia të
takon Ty,gjithësesi)
dhe kur ai këndonte
”Madhëruar qoftë Zoti tuaj,më të Lartësuarit”(A’la 87/1)thoshte:
(I Madhëruar qoftë Zoti im,më i Lartësuari).
Lejimi i këndimit të vetëm El-Fatiha-së
Muadh ibën Xhebeli e falte jacinë me të Dërguarin e All-llahut,sal-lall-llahu alejhi ve selam,pastaj
kthehej dhe udhëheqte popllin e tij në namaz.
Një natë kur u kthye dhe u fal me ta,një i ri (i qujtër Sulejm,i Beni Selemëve)nga populli i tij u fal,por
kur bë tepër gjatë për të,ai ( u larguadhe ) u fal (në një qosh të xhamisë),pastaj doli,mori frerët e devesë
së tij dhe u largua.Kur Muadhi u fal,kjo iu përmend atij,e ai tha:”Sigurshit se ka pak dyfytyrsi në të!
Unë me siguri do t’i tregoj të Dërguarit të All-llahut,sal-lall-llahu alejhi ve selam,për atë që ai ka
bërë.”Eai i riu tha:” Edhe unë do t’i tregoj të Dërguarit të All-llahut ,sal-lall-llah aljehi ve selam,dhe
Muadhi i tregoj se c’ka bërë i riu :I riu tha:”O i dërguar i All-llahut një kohë të gjatë me ty,pastaj
kthehet dhe na zgjatë neve”.I Dërguari i All-llahut ,sal-lall-llahu aljehi ve selam,tha:A je ti prej atyre që
shkaktojnë trazira,o Muadh?!”dhe i tha të riut:”Cka bën ti kur falesh,o i biri i vëllaut tim?” Ai
tha:”Këndoj Kapitullin e parë të Librit ,pastaj e lus All-llahun për Xhennet dhe kërkoj strehim tek Ai
nga Xhehnenemi. Unë nuk e di dendene-në tënde,e as dende.në e Muadhit!” I Dërguari i All-llahut,sal-
lall-llahu aljehi ve selam,tha: ”Unë edhe Muadhi rreth kësaj lutemi”.
Transmetusi tha:I tir tha:”Mirëpo ,do ta kuptojë Muadhi kur të shkoj te populli kur ata të kenë qenë të
informuar se armiku ka arritur”.Transemetusi tha:”Dhe armiku erdhi dhe i riu arrit të bjerë
shehid(dëshmor).Pas kësaj, i Dërguar i All-llahut,sal-lall-llahu alejhi ve selam i tha Muadhit:”Cka ka
bërë ai që polemizonte me mua dhe ty ?”Ai tha:”O i Dërguar i All-llahut,ai ishte i sinqertë ndaj All-
llahut dhe unë kam folur të pavërtetën ai ra dëshmor”.
Këndimi më zë dhe në heshtje në pesë namazet dhe në namzet tjera
Ai,sal-lall-llahu aljehi ve selam,këndonte me zë në namzin e Sabahut dhe në dy rekatet e para të
akshamit dhe të Jacisë,ndërsa pa zë në Drekë ,në Ikindi,në rekatin e tretë të Akshamit dhe në dy rekatet
e fundit të jacisë.
Ata e dinin kur ai këndonte heshtazi,nga lëvizja e mjekrës së tij,dhe ngase ai ua mundësonte atyre
nganjëherë të dëgjonin një ose më shumë ajete.
Ai po ashtu kundonte me zë në namazin e Xhumasë dhe dy namazet e Bajramit,në namazin për shi dhe
në namazin e errësimit( eklipsit)

Këndimi më zë dhe në heshtje në namazin e natës (Tehexhxhud)
Në namazin e natës ai nganjëherë këndonte heshtazi e nganjëherë me zë dhe ”ai këndonte në shtëpinë e
vet,ashtu që do të mund të dëgjohej në oborrin e shtëpisë”.
”Herë-herë,ai ngritnte zërin edhe shumë,derisa dikush i shtrirë në shtrat do të mund ta dëgjonte”
(d.m.th.jashtë oborrit) .
Ai e urdhëroi Ebu Bekrin dhe Umerin,radijall-llahu anhu,të veprojnë kështu ,kur:
”ai doli një natë dhe e gjeti ebu Bekrin,radijall-llahu anhu,duke u falur me zë të ulët,pastaj kaloi kah
Umer Ibën El-Hattabi,radijall-llahu anhu,i cili falej me zë të lartë.Më vonë ,kur u mbledhën te i
Dërguari,sal-lall-llah alejhi ve selam,ai tha:” O Ebu Bekr,kalova kah ti ishe duke u falur me zë të ulët?
”Ai tha:E lë Atë të Cilit i lutesha me mposhtje të më dëgjojë,o i dërguar i All-llahut .” Ai tha
Umerit:”Kalova kah ti e ti ishe duke u falur me zë të lartë? ” E ai tha:”O i dërguar i All-llahut ,e largoj
përgjumësinë dhe zbraps shejtanin.” I Dërguari ,sal-lall-llahu alejhi ve selam,tha:” O Ebu Bekr,ngrite
pak zërin”,dhe Umerit:” Ule pak zërin”.
Ai thoshte:” Ai që e këndon Kur’anin me zë të lartë është sikur ai që jep lëmoshtë zhurmshëm,ndërsa ai
që e këndon Kur’anin me zë të ulët,është sikur ai që jep lëmosh heshtazi”.
Cka këndonte ai,sal-lall-llahu alejhi ve selam,në namaze të ndryshme
Sa i përket sureve ose ajetetve të cilat i këndonte ai,sal-lall-llahu alejhi ve selam,në namaz,kjo
ndryshonte varësisht nga namazet.Tash pasojnë detajet,duke filluar me të parin nga pesë namazet:

1-Namazi i Sabahut
Ai,sal-lall-llahu alejhi ve selam,këndonte suret e gjata mufessel,kështu,ai ”(nganjëherë) këndonte El-
Vaki’a (56/96) dhe sure të ngjashme në dy rekatet”.
Ai këndoi suren Et-Tur (52/49) gjatë Haxhit Lamtumires. Nganjëherë ”ai këndonte suret më të
shkurtëra muffesl,sic është ”Kur dielli të palohet’ (Et-Tekvir 81/29) ”.Nganjëherë ,ai këndoî: ”Kur toka
të dridhet…’ ( Zelzele 99/Cool në dy rekatet,kështuqë transmetusi tha: ”Nuk e di nëse i Dërguari i All-
llahut harroi ,apo e këndoj me qëllim”.
Njëherë gjatë udhtimit ai këndoj: ” Thuaj:I mbështem Zotit të agimit”
( Felek 113/5) dhe ”Thuaj: Imbështem Zotit të njerëzve” ( Nas 114/6) .
Ai poashtu ika thënë Ukbeh ibën Ammirt,radijall-llahu anhu: ”Këndoje muvedhdhetejnin në namzin
tënd ,ngase asnjë kërkues i strehimt nuk ka kërkuar strehë me dicak të ngjashme me to”.
Nganjëherë këndonte më shumë se kjo:”ai këndote gjashtëdhjetë ose më shumë ajete ” njëri nga
transmetuesit tha;”Nuk e di se a e bënte këtë në njërin rekat ,a në të dy rekatet”.Ai këndonte suren Er-
Rrum (30/60) ,e nganjëher suren Ja’Sin(36/83) ,
Një herë , ”ai fali Sabh’in (d.m.th Namazin e Sabahut) në Mekë dhe filloi këndimin e sures El-
Mu’minun (23/118) derisa ,kur erdhi te përmendja e Musait dhe Harunit ose e Isait njëri prej
transmetusve nuk ishte i sigurtë -aifilloj të kollitej,prandja bëri ruku”.
Nganjëherë , ”ai i udhëhiqete në namazin e Sabahut me Es-Seffat” (77/182).
”Në namazin e Sabahut,të Premeten,ai këndonte Es-Sexhde-në (32/30)
( në rekatin e parë,ndërsa ne të dytin) Ed-Dehr-in” (76/31)
Ai bënte rekatin e parë më të gjatë se të dytin.
Këndim në namazin sunnet para sabahut
Këndimi i tij në dy rekatet sunnet të Sabahut ishte tejet i shkurtër,saqë aishja (radijall-llah anha)
nganjëherë thoshte: ”A e këndoi suren fatiha ,apo jo ? ”

Nganjëherë,pas El-Fatiha-së,ai këndonte ajetin:
”Thuja:Ne besojmë në All-llahun në shpalljen që na është dhënë..’ (El-Bekare 2/136) në rekatin e
parë ,në të dytin ajetin:
”thuaj:O ithtarët e librit ,ejani te një fjalë që është e njëjtë mes nesh dhe jush… ‘ Ali Imaran 3/64) .Herë-
herë,në vend të kësaj të fundit,ai këndonte,
” E kur Isai kuptoi vendosmërinë e tyre në mosbesim. ” Ali Imran 3/52)
Nganjëherë këndonte suren El-Kafirun ( 109/6) në rekatin e parë dhe suren El-I Ihlas (112/4) në të
dytin,ai po ashut thoshte: ”Sa cift i shkëlqyshëm i sureve që janë! ”
Ai dëgjoi një njeri duke kënduar suren e parë ( El-Kafirun) në rekatin e parë,pastaj tha: ” Ky është një
rob që beson në Zotin e tij ”. Pastja njeriu këndoi suren tjetër ( El-Ihlas9 në rekatin e dytë,e ai tha: ” Ky
është një rob që e njeh Zotin e tij. ”

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
FORMA E NAMAZIT E TË DËRGUARIT (sal-lall-llahu alejhi ve selam)
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Forma e Namazit...
» Ëndërr e habitshme e Pejgamberit tonë [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]
» Udhëzimet e Pejgamberit (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem) në dhjetë ditët e fundit të Ramazanit
» Vallë ka hipur ndonjë fëmijë mbi shpinën e të Dërguarit të Allahut, salallahu alejhi ve selem, gjatë kohës së namazit?
» Shoku i Pejgamberi (aljhi selam) Ma kil Ibn Jasin transmeton se Pejgamberi alejhi selam ka thënë

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Namazi-
Kërce tek: