Na kanë mbetur edhe dhjet ditët e fundit të muajit ramazan. Ditë të fundit, por me të mira të shumta dhe shumë sevape.
Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem i shfrytëzonte në maksimum këto ditë të muajit të shenjtë duke i dyfishuar adhurimet dhe veprat e mira.
Vëlla dhe motër myslimane!
Merr shembull nga i dashuri i jonë, Muhamedi sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, duke i shikuar se ç'farë udhëzime na ka dhënë ai neve, e t’i ndjekim ato.
Udhëzimet e Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem në dhjet ditët e fundit të ramazanit
E para:
Na tregon Aishja, nëna e besimtarëve, se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem në dhjet ditët e fundit të muajit ramazan:"I Dërguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, u përpiqte ne dhjetë ditët e fundit aq sa nuk u përpiqte ne ditët e tjera.” [Transmeton Muslimi]
I gjallëronte netët fundit të këtij muaji të bekuar, ku i Dërguari i All-llahut i dyfishonte adhurimet sikur namazet nate, istigfaret, lutjet... etj.
Siç është cekur edhe në hadithet e Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem: "I Dërguari i All-llahut, kur arrinin dhjet netët e fundit të muajit ramazan, e gjallëronte natën me namaz nafile dhe i urdhëronte edhe familjen që ta gjallërojnë natën me ibadet". [Muteffekun Alejh]
Na tregon nëna e besimtarëve, Aishja (radijall-llahu anha), ku thotë: "I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem në njëzet ditët e parë te muajit ramazan bënte namaz, agjëronte, flinte, mirëpo në dhjet ditët e fundit, u përvilte dhe u mbështjellke mirë (për ibadet)". [Transmeton Ahmedi]
E dyta:
Nga udhëzimet e Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, në dhjetë ditët e fundit, ishte edhe se i zgjonte të familjes për në namaz nate, për dhikër, për istigfar, për teube etj.
Për këtë më mirë na tregon nëna e besimtarëve, Aishja (radijall-llahu anha) ku thotë: "I Dërguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, dhjet netët e fundit të muajit ramazan, e gjallëronte natën me namaz nafile dhe i urdhëronte edhe familjen që të gjallërojnë natën me ibadet". [Muteffekun Alejh]
Gjithashtu i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem: "Një natë duke trokitur të dera e Fatimes r.a dhe Aliut r.a. ju tha atyre dyve: -A nuk do të zgjoheni të faleni namaz?!". [Muteffekun alejh]
E treta:
Gjithashtu prej udhëzimeve të Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, në dhjet ditët e fundit, bënte I'tikaf siç ka ardhur edhe në hadithin që e transmeton Aishja (radijall-llahu anha): "I Dërguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, bënte I'tikaf në çdo ramazan në dhjet ditët e fundit, ndërsa në vitin e fundit para vdekjes së tij bëri I'tikaf njëzet ditë". [Transmeton Buhariu]
Ndërsa I'tikaf do të thotë: Izolim në dhjet ditët e fundit në xhami, duke u përpjekur në adhurimin ndaj All-llahut subhanehu ue te'ala, dhe se kjo është prej suneteve më të forta e që ka ardhur edhe ne Kur'anin famëlartë po edhe ne hadithet e Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem.
Ka thënë All-llahu i lartësuar në librin e Tij Fisnik:" E kur jeni të izoluar (në i’tikafë) në xhami, mos t’u afroheni atyre (për marrëdhënie intime)". [El-Bekare; 187]
Transmetohet nga Ebu Hurejra (radijall-llahu anhu), të ketë thënë: "Ka qenë i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, që bënte I'tikaf në çdo ramazan në dhjet ditët e fundit, ndërsa në vitin e fundit para vdekjes së tij bëri I'tikaf njëzet ditë". [Transmeton Buhariu]
E ka obliguar All-llahu subhanehu ue te'ala këtë I'tikaf (apo izolim) duke e ndaluar atë nga çdo send që mundë të jetë sebep për angazhimin e zemrës së njeriut ndaj adhurimit të All-llahut subhanehu ue te'ala.
Për këtë arsye i obligohet personit që bënë I'tikaf që të angazhohet në I'tikaf me përmendjen e All-llahut, istigfarin, namaz nate, me lutje, me pendim me lexim të Kur'anit...etj.
E katërta:
Prej udhëzimeve të Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, në dhjetë ditët e fundit të ramazanit, u mundonte të gjente natën e Kadrit se kur bie dhe se All-llahu subhanehu ue te'ala këtë natë e ngriti duke e bërë aq të madhe sa që çdo kush që privohet nga kjo ai është privuar nga një fitore e madhe duke e ditur që atë natë falën mëkatet, pranohen pendimet.