|
|
| Pyetje dhe përgjigje nga shejhul Islam Ibn Tejmijeh, Allahu e mëshiroftë | |
| | Autori | Mesazh |
---|
Usame Moderator
Numri i postimeve : 381 Join date : 05/06/2009
| Titulli: Pyetje dhe përgjigje nga shejhul Islam Ibn Tejmijeh, Allahu e mëshiroftë Mon Jul 27, 2009 10:20 am | |
| Pyetja 1: Cili është qëndrimi i Ehlu Sunetit në lidhje me sahabet?
Përgjigje: Prej bazave të besimit të Ehlu Sunetit uel xhemeah është pastërtia dhe çiltërsia e zemrave ndaj shokëve të Profetit, salallahu alejhi ue selem, dhe ruajtja e gjuhës në lidhje me ta, ashtu siç e përmend Allahu i Lartësuar në suren Hashr, ajeti 10: "Edhe ata që erdhën pas tyre thonë: Zoti ynë, na fal neve dhe vëllezërit tanë të cilët u pajisën para nesh me besim dhe mos lejo në zemrat tona asnjë grimcë urrejtje ndaj atyre që besuan. Zoti ynë, me të vërtetë Ti je Dashamirës, Mëshirues." {Shpjegimi i Akides Uasitije, shejhul Islam Ibn Tejmije, fq 184}
Pyetja 2: Cili është qëndrimi i Ehlu Sunetit në lidhje me Ehli Bejtin {familjen dhe pasardhësit e Profetit, salallahu alejhi ue selem}?
Përgjigje: Ehlu Suneh i duan familjen dhe pasardhësit e Profetit, salallahu alejhi ue selem, kanë dashuri për ta, dhe kanë parasysh në lidhje me ta porosinë e Profetit, salallahu alejhi ue selem, ku thotë: "Ju përkujtoj me Allahun {u tërheq vëmendjen që të keni kujdes} në lidhje me Ehli Bejtin {familjen dhe pasardhësit e mi}". Gjithashtu kur erdhi Abasi, xhaxhai Profetit, salallahu alejhi ue selem, dhe u ankua tek ai se disa kurejshitë nuk i respektonin fisin Beni Hashim, Profeti, salallahu alejhi ue selem, tha: "Pasha Atë, në dorën e të Cilit është shpirti im, nuk besojnë {nuk ju plotësohet besimi i tyre} derisa t'ju duan ju {Ehli Bejtin} për hir të Allahut dhe për shkak të afërsisë tuaj me mua." {Shpjegimi i Akides Uasitije, fq 195}
Pyetja 3: Cili është qëndrimi i Ehlu Sunetit në lidhje me gratë e Profetit, salallahu alejhi ue selem?
Përgjigje: Ehlu Suneh i duan dhe i respektojnë gratë e Profetit, salallahu alejhi ue selem, të cilat janë njëkohësisht nënat e besimtarëve. Ata besojnë se gratë e tij në dunja do jenë dhë gratë e tij në Ahiret, në veçanti Hadixheja e cila ishte e para që i besoi Profetit, salallahu alejhi ue selem, e ndihmoi dhe përkrahu me gjithë çfarë zotëronte, ishte nëna e shumicës së fëmijëve të Profetit, salallahu alejhi ue selem, dhe gëzonte një pozitë të lartë tek ai. Si dhe Aishja, e sinqerta bija e të Sinqertit, për të cilën tha Profeti, salallahu alejhi ue selem: "Mirësia e Aishes ndaj grave të tjera është si mirësia e theridit ndaj ushqimeve të tjera." {Shpjegimi i Akides Uasitije, fq. 198}
Pyetja 4: Cili është qëndrimi i Ehlu Sunetit në lidhje me Rafidat {shiat} dhe Neuasibet?
Përgjigje: Ehlu Suneh janë larg prej rrugës së shiave {rafidijve} të cilët i urrejnë dhe i shajnë sahabet, si dhe janë larg prej rrugës së grupit Neuasib, të cilët i ofendojnë Ehli Bejtin dhe i lëndojnë ata, qoftë me fjalë apo me vepra. {Shpjegimi i Akides Uasitije, fq 201}
Pyetja 5: Cili është qëndrimi i Ehlu Sunetit në lidhje me çfarë ka ndodhur mes sahabëve?
Përgjigje: Ehlu Suneh nuk flasin rreth asaj që ka ndodhur mes sahabeve dhe thonë: Transmetimet dhe lajmet që transmetohen në të cilat përmenden gabimet e sahabëve, një pjesë prej tyre janë gënjeshtra, në një pjesë tjetër ka shtesa ose mangësira, një pjese tjetër i është ndryshuar kuptimi i vërtetë. E vërteta në këtë mes është se të gjithë sahabët janë të justifikuar {nuk ka qortim për ta}, ata ose u përpoqën dhe ia qëlluan të vërtetës, ose u përpoqën por nuk ia arritën t'ia qëllonin të vërtetës.
Ehlu Suneh nuk besojnë se çdo person prej sahabëve është i ruajtur prej gabimeve qofshin të mëdha apo të vogla, pra në përgjithësi themi se sahabët mund të bien në gabime por ata kanë mirësi që ishin muslimanët e parë dhe kanë vepra të mira të shumta të cilat i fshijnë gabimet në të cilat ata mund të bien, biles atyre ju falet ndonjë gabim që nuk ju falet të tjerëve pas tyre, pasi sahabët kanë vepra të mira të cilat nuk i kanë ata që vijnë pas tyre .
Është saktësuar nga Profeti, salallahu alejhi ue selem, që ka thënë për sahabët se ata janë brezi më i mirë, dhe se një masë grushti sadaka e dhënë prej tyre është më e vlefshme sesa mali i Uhudit me flori, po të jepej sadaka nga dikush tjetër që vjen pas tyre. Pastaj edhe sikur ndonjëri prej tyre të bënte ndonjë mëkat, pendohej menjëherë ose bënte vepra të mira që ia shlyenin atë mëkat ose i falej për shkak të Islamit të tij të hershëm, ose nëpërmjet ndërmjetësimit të Profetit, salallahu alejhi ue selem, sepse sahabët janë të parët që e meritojnë ndërmjetësimin e tij, ose sprovohej me ndonjë sprovë në dunja dhe i shlyhej gabimi.
Pra, duke qenë se kjo është gjëndja e tyre kur me të vërtetë bëjnë mëkat, çfarë mund të themi në ato raste në të cilat ishin muxhtehida , që nëqoftëse ia qëllonin të vërtetës kishin dy shpërblime, ndërsa kur nuk ia qëllonin kishin vetëm një shpërblim dhe gabimi i tyre ishte i falur.
Pastaj duhet të kemi parasysh se gabimet në të cilat kanë rënë disa prej sahabëve janë të pakta dhe të papërfillshme në krahasim me mirësitë dhe veprat e tyre të mira, duke filluar që nga besimi në Allahun, në Profetin e Tij, hixhreti i tyre, lufta në rrugë të Allahut, ndihmesa që i dhanë Profetit, salallahu alejhi ue selem, dija e dobishme që morën, puna e tyre e mirë, etj.
Kush shikon në histori me mendje të kthjellët dhe dije, si dhe duke pasur parasysh mirësitë që ua dhuroi atyre Allahu i Lartësuar, e kupton dhe bindet plotësisht se sahabët janë njerëzit më të mirë që kanë ekzistuar pas profetëve, as nuk ka pasur si ata e as nuk do të ketë. Ata janë ajka e zgjedhur nga brezat e këtij umeti, umet i zgjedhur mes popujve të tjerë dhe njëkohësisht umeti më i nderuar tek Allahu i Lartësuar.{Shpjegimi i Akides Uasitije, fq. 201-202} | |
| | | Usame Moderator
Numri i postimeve : 381 Join date : 05/06/2009
| Titulli: Re: Pyetje dhe përgjigje nga shejhul Islam Ibn Tejmijeh, Allahu e mëshiroftë Mon Jul 27, 2009 10:21 am | |
| Pyetja 6: Cila është origjina e fjalës së shiave {rafidijve}?
Përgjigje: Origjina e fjalës së rafidijve {shiave} është se gjoja Profeti, salallahu alejhi ue selem, ka cituar {përmendur} një tekst, i cili i jep Aliut {radijallahu anhu} të drejtë në mënyrë të prerë dhe të padiskutueshme, se ai është prijës i cili nuk gabon , se kush e kundërshton atë bën kufr, se muhaxhirët dhe ensarët kanë rënë dakord për fshehjen e këtij teksti, kanë mohuar prijësin e "pagabueshëm", kanë ndjekur epshet e tyre, kanë transformuar fenë, kanë ndryshuar sheriatin, kanë bërë padrejtësi dhe i kanë kaluar kufijtë, biles shumica e tyre kanë bërë kufr përveç se rreth dhjetë prej tyre apo pak më shumë. Gjithashtu thonë: Ebu Bekri dhe Umeri kanë qenë munafika, biles thonë: Kanë besuar pastaj kanë mohuar. Shumica e rafidijve e bëjnë kafir atë që bie ndesh me fjalën e tyre, e quajnë veten besimtarë dhe kushdo që i kundërshton ata e quajnë kafir.
{Mexhmual Fetaua, vëllimi 3, fq 356}
Pyetja 7: Çfarë bëjnë Rafidat nëqoftëse u paraqiten atyre dy fjalë të kundërta me njëra-tjetrën?
Përgjigje: {Thotë shejhul Islam}: Kam parë një grup dijetarësh të shiave, si për shembull Ibn Aud el Halij, që thonë: Nëse Imamijet {shiat} bien në kundërshtim dhe ndahen në dy fjalë të kundërta, ku njëra nga këto fjalë dihet se kush e ka thënë, ndërsa fjala tjetër nuk dihet se kush e ka thënë, atëherë është detyrë të ndiqet ajo fjalë e cila nuk dihet se kush e ka thënë, sepse imami i"pagabueshëm" i shumëpritur do jetë prej këtij lloj grupi.
Siç shihet qartë, ky është kulmi i injorancës dhe i humbjes, pasi ata pretendojnë se ekziston imami i "pagabueshëm" i shumëpritur, pastaj nuk dihet a e ka thënë apo jo atë fjalë sepse askush nuk e ka transmetuar nga ai, pra si mund të pretendohet se kjo është fjala e tij?!! E pse të mos jetë fjala tjetër ajo e imamit të shumëpritur, në një kohë që ky imam qëndroka i fshehur dhe i frikësuar nga zullumqarët, prandaj nuk paska mundësi ta shfaqë fjalën e tij, kjo siç ata pretendojnë?!!
Pra, origjina e fesë së rafidijve {shiave} është e ndërtuar mbi diçka që nuk ekziston dhe që është e panjohur për ta, por edhe sikur të ekzistonte imami i tyre i "pagabueshëm", ata nuk e dinë se ku është, e si rrjedhojë nuk mund t'i dinë urdhëresat dhe ndalesat e tij ashtu siç i njohin urdhërat dhe ndalesat e prindërve të tyre. {Minhaxhu Suneh, vëllimi 1, fq. 89-90}
Pyetja 9: Cili është kuptimi dhe domethënia e teuhidit?
Përgjigje: Kuptimi i vërtetë dhe domethënia e saktë e teuhidit është: Ta adhurosh Allahun, Një të Vetëm, t'i drejtohesh vetëm Atij me lutje, t'ia kesh frikën vetëm Atij, t'i mbështetesh vetëm Atij, t'ia kushtosh fenë Atij plotësisht dhe askujt tjetër përveç Tij, të mos merren engjëjt dhe profetët për zota, kur këto krijesa të nderuara nuk lejohet të merren për zota, atëherë çfarë mund të themi për imamët, mbretërit, dijetarët, etj?!
{Minhaxhu Suneh, vëllimi 3, fq. 490}
Pyetja 9: Çfarë kanë shpikur bidatçinjtë në ditën e Ashurasë?
Përgjigje: Disa bidatçinj kanë shpikur në ditën e Ashurasë grumbullime, mërzi, pikëllim, e gjëra të tjera të papara të cilat nuk i ka ligjëruar Allahu i Lartësuar, as Profeti, salallahu alejhi ue selem, as ndonjëri prej selefëve e as ndonjë prej Ehli Bejtit. Mirëpo kur Allahu i Lartësuar e nderoi nipin e Profetit, salallahu alejhi ue selem, njërin prej zotërinjve të djelmoshave në xhenet së bashku me një pjesë të Ehli Bejtit, të cilët u vranë nga duart e zullumqarëve gjynahqarë {Allahu i poshtëroftë}, kjo ishte vrasje fatkeqësi për muslimanët. Mirëpo kjo fatkeqësi duhet të pritet ashtu siç priten fatkeqësitë dhe me thënien e përshtatshme në këto raste {Ina lilahi ue ina ilejhi raxhiun}. Këtu morën shkak disa bidatçinj dhe shpikën në këtë ditë të kundërtën e asaj që ka urdhëruar Allahu i Lartësuar duke shtuar shpifje, gënjeshtra, ofendime të sahabëve , e gjëra të tjera të cilat i urren Allahu i Lartësuar dhe Profeti, salallahu alejhi ue selem.
Pra, shëndërrimi i ditëve në të cilat kanë ndodhur fatkeqësi në ceremoni përkujtimore, kjo nuk është prej fesë Islame, biles është më afër injorancës, plus që ata e kanë humbur mirësinë e agjërimit të kësaj dite. Gjithashtu kanë shpikur gjëra të mbështetura në hadithe të shpifura që nuk kanë bazë në fe, si psh: mirësia e larjes në këtë ditë, lyerja e syve, dhënia e dorës, etj si këto të cilat janë bidate dhe të urryera. Pra e ligjëruar dhe e pëlqyeshme është vetëm agjërimi i kësaj dite. {Iktidau siratal mustekim, vëllimi 2, fq. 624-627}
--------------------------------------------------------------------------------
Miskini 08-05-2007, 12:20 AM Pyetja 10: Mbi çfarë baze ngrihet shirku dhe bidati?
Përgjigje: Shirku dhe bidatet ngrihen në bazë të shpifjes dhe gënjeshtrës, prandaj sa më larg të jetë personi nga teuhidi dhe suneti aq më shumë i afrohet shirkut, bidatit dhe shpifjes. Për shembull, rafidat {shiat} janë gënjeshtarët më të mëdhenj nga të gjithë bidatçinjtë që ekzistojnë, ata janë shirkaxhinjtë më të mëdhenj, shpifësit më të mëdhenj, dhe nuk gjen ndokënd më larg teuhidit se ata. Rafidat nuk falen në xhamia {i lënë bosh} në të cilat përmendet emri i Allahut, i boshatisin ato nga mbajtja e hutbeve dhe faljet me xhemat, në anën tjetër përkujdesen për tyrbet dhe teqet që janë të ngritura mbi varre, të cilat i ka ndaluar rreptësisht Allahu i Lartësuar dhe Profeti, salallahu alejhi ue selem. Allahu i Lartësuar në Kuran urdhëron që të kujdesemi për xhamiat dhe jo për tyrbet e teqet. {Iktidau Siratil Mustekim, Vëllimi 2, fq. 759-760 }
Pyetja 11: Cila është fjala juaj në lidhje me dashurinë që pretendojnë rafidat për Aliun radijallahu anhu?
Përgjigje: Ata duan diçka që nuk ekziston, duan imamin e "pagabueshëm" i cili është i vetmi imam {prijës} pas Profetit, salallahu alejhi ue selem, dhe nuk ka tjetër përveç tij {sipas tyre}. Ky imam beson se Ebu Bekri dhe Umeri janë zullumqarë që i kanë kaluar kufijtë ose janë kafira. Do ju bëhet e qartë {shiave} ditën e Gjykimit se Aliu radijallahu anhu nuk ka qenë më i mirë se ata {Ebu Bekri dhe Umeri}, biles gjëja që dëshiron më së shumti Aliu radijallahu anhu është të jetë afër tyre. Aliu radijallahu anhu e pranonte dhe ishte i bindur për mirësinë dhe udhëheqjen e tyre {Ebu Bekrit, Umerit, Uthmanit} dhe as ai e as ata nuk kanë qenë të pagabueshëm; udhëheqja e tij {Aliut} nuk është caktuar me tekst {nga Kurani dhe Suneti}.
Pra, me këto gjëra do ju bëhet e qartë shiave ditën e Gjykimit se ata nuk e kanë dashur Aliun radijallahu anhu, biles përkundrazi ata janë njerëzit që e kanë urrejtur atë, sepse ata urrejnë çdo person i cili pajiset me këtë cilësi - pranimi i mirësisë dhe halifatit të tre sahabëve {Ebu Bekrit, Umerit, Uthmanit} dhe dihet se Aliu radijallahu anhu e pranonte dhe ishte i bindur për mirësinë dhe udhëheqjen e tyre. Pra me këtë bëhet e qartë në mënyrë të prerë se rafidat {shiat} janë urryes të Aliut radijallahu anhu. {Minhaxhu Suneh, vëllimi 4, fq. 295-296} | |
| | | Usame Moderator
Numri i postimeve : 381 Join date : 05/06/2009
| Titulli: Re: Pyetje dhe përgjigje nga shejhul Islam Ibn Tejmijeh, Allahu e mëshiroftë Mon Jul 27, 2009 10:22 am | |
| Pyetja 12: Kush është i pari i cili formoi dhe shpiku rrugën e shiave,… dhe pse?
Përgjigje: Kanë përmendur dijetarët se rafidat e kanë origjinën tek zendekaja {kufri dhe nifaku}. I pari i cili e shpiku këtë rrugë ishte munafiku, zindiku Abdullah bin Sebe. Ky person ofendon besimtarët e parë dhe përpiqet të ul vlerën e tyre duke zhvlerësuar transmetimin e shpalljes nga ana e tyre, si dhe duke zhvlerësuar kuptimin dhe pasimin e tyre të kësaj shpallje. Pra, rafidat herë flasin për dijen e sahabëve, herë flasin për pasimin që ata i bënë shpalljes, dhe të gjitha këto ia ngjeshin Ehli Bejtit dhe imamit të tyre të "pagabueshëm" i cili në të vërtetë nuk ekziston fare. {Mexhmual Fetaua, vëllimi 4, fq. 102}
Pyetja 13: Cilës fe i përkiste Ibn Sebe?
Përgjigje: Ibn Sebe i përkiste fesë jehude {çifute} {Muhtesar Fetaua Ibn Tejmijeh, fq. 156}
Pyetja 14: A konsiderohet sharja dhe ofendimi i sahabëve?
Përgjigje: Sharja dhe ofendimi i brezit më të mirë të cilët e shoqëruan Profetin, salallahu alejhi ue selem, është sharje dhe ofendim i Profetit, salallahu alejhi ue selem, siç e thotë këtë imam Malik dhe të tjerë prej dijetarëve: 'Ata që shajnë dhe ofendojnë shokët e profetit, salallahu alejhiu ue selem, e bëjnë këtë që të thotë dikush: Një person i keq që kishte shokë të këqinj, sepse po të ishte vetë i mirë do i kishte dhe shokët të mirë.' Gjithashtu ata {sahabët} janë të cilët e transmetuan Kuranin, Islamin, sheriatin e Profetit, salallahu alejhi ue selem, ata janë të cilët transmetuan mirësitë që kishte Aliu radijallahu anhu dhe të tjerët përveç tij, prandaj ofendimi dhe zhvlerësimi i tyre do të thotë të mos i besohet asgjëje që ata kanë transmetuar nga kjo fe, duke zhvlerësuar kështu edhe mirësitë që janë transmetuar në lidhje me Aliun apo dikë tjetër veç tij. {Mexhmual Fetaua, vëllimi 4, fq. 429}
Pyetja 15: A konsiderohet ofendimi dhe zhvlerësimi i sahabëve zhvlerësim i Kuranit dhe Sunetit?
Përgjigje: Kurani i Madhërueshëm i ka lavdëruar sahabët në shumë ajete, si psh fjala e Allahut të Lartësuar: "Allahu është i kënaqur ndaj atyre të cilët të parët e përqafuan Islamin prej muhaxhirëve dhe ensarëve dhe prej atyre që i pasuan me të mirë, edhe ata janë të kënaqur ndaj Tij..." {Teube 100} ose fjala e Tij: "E ç'keni që nuk jepni për në rrugë të Allahut, kur dihet se Allahut i mbesin trashëgim qiejt dhe toka. Nuk janë të barabartë prej jush ata ata që dhanë nga pasuria e tyre dhe luftuan para çlirimit, sepse të tillët kanë vlerë më të madhe nga ata që dhanë dhe luftuan më pas. Por të gjithëve Allahu u premtoi të mirën " {Hadid 10}, ose fjala e Tij: "Vërtet Allahu qe i kënaqur me besimtarët kur ata nën hijen e pemës të zotoheshin ty dhe Ai e dinte se ç'kishin zemrat e tyre, andaj u dhuroi atyre qetësi dhe shumë shpejt i shpërbleu me fitore." {Fet'h 18}, ose fjala e Tij: "Muhamedi është i dërguar i Allahut, e ata që janë me të {sahabët} janë të ashpër kundër jobesimtarëve dhe të mëshirshëm ndërmjet vete, i sheh ata duke u përkulur në ruku e duke rënë në sexhde, kërkojnë me këtë prej Allahut mëshirën dhe kënaqësinë e Tij ndaj tyre. Në fytyrat e tyre shihen shenjat e gjurmës së sexhdes. Ky është përshkrimi i tyre në Teurat, ndërsa shembulli i tyre në Inxhil përshkruhet si një farë {e mbjellë} e cila e lëshon filizin, pastaj e forcon atë dhe ai pastaj qëndron vetë në trungun e vet duke i mahnitur mbjellësit, që Ai t'i tërbojë mosbesimtarët me anë të tyre…" {Fet'h 29 }.
Ka ardhur në Sahihu Muslim nga Profeti, salallahu alejhi ue selem, i cili ka thënë: "Nuk hyn në zjarr askush i cili ka dhënë besën poshtë pemës ". Po ashtu në dy Sahihet { Buhari dhe Muslim} nga Ebu Seidi radijallahu anhu se Profeti, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: "Mos i shani shokët e mi, sepse pasha Atë, në dorën e të Cilit është shpirti im, sikur ndonjëri prej jush të shpenzojë {të japë sadaka} sa mali i Uhudit me flori nuk e arrin vlerën e një grushti sadaka të dhënë prej tyre, biles as gjysmën e tij {grushtit}." Gjithashtu ka ardhur në Sahih në më shumë se një transmetim se Profeti, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: "Brezi më i mirë {nga të gjithë brezat} është ai në të cilin unë u dërgova, pastaj ata që vijnë pas tyre." Këto hadithe janë të njohura dhe të përhapura, biles janë muteuatira , të cilat tregojnë për mirësinë e sahabëve, lavdërimin e tyre dhe përparësinë e brezit të tyre ndaj gjithë brezave të tjerë që vijnë pas tyre, prandaj ofendimi dhe zhvlerësimi i tyre është zhvlerësim i Kuranit dhe Sunetit. {Mexhmual Fetaua, vëllimi 4, fq. 430}
Pyetja 16: Çfarë këshille mund t'i drejtoni çdo njeriu të mençur?
Përgjigje: Lërini ato që thuhen dhe transmetohen në lidhje me çfarë ka kaluar. Le të shikojë çdo i mençur në atë çfarë ndodh në kohën e tij prej fitneve, të këqijave dhe prishjes në Islam, dhe do të gjejë se shumica e këtyre gjërave vijnë nëpërmjet rafidijve {shiave} dhe do t'i gjesh ata {rafidijtë} njerëzit që më së shumti bëjnë fitne dhe sherr, ata kurrë nuk pushojnë në këtë drejtim dhe nuk lënë gjë pa bërë në përhapjen e fitneve, sherrit dhe prishjes mes umetit. {Minhaxhu Suneh, vëllimi 6, fq. 372}
Pyetja 17: Nga e kanë origjinën rafidat {shiat}?
Përgjigje: Origjina e rafidijve janë munafikët dhe zindikat. I pari i cili e shpiku këtë grup ishte zindiku Ibn Sebe, duke bërë teprim dhe tejkalim në lidhje me Aliun radijallahu anhu, duke pretenduar se Aliut i takonte udhëheqja dhe se ekziston një tekst për këtë, si dhe duke pretenduar se Aliu radijallahu anhu është i pagabueshëm. Pra, duke qenë se origjina dhe baza e rafidijve është nifaku, disa selefë kanë thënë: 'Dashuria për Ebu Bekrin dhe Umerin është besim {iman} ndërsa urrejtja e tyre është nifak, dashuria për fisin Beni Hashim është besim ndërsa urrejtja e tyre është nifak.'
{Mexhmual Fetaua, vëllimi 4, fq. 435}
Pyetja 18: A mund të na i përshkruani rafidat {shiat}?
Përgjigje: Ata janë prej grupeve më gënjeshtare dhe më injorante, nëpërmjet tyre futen tek muslimanët çdo zindik dhe murted {dezertor prej fesë së tij}, ashtu siç gjen në mesin e tyre Nusejrije, Ismailije,etj. Rafidat {shiat} i armiqësojnë dhe urrejnë njerëzit më të zgjedhur të këtij umeti {sahabët}, ndërsa armiqtë e Allahut prej çifutëve, të krishterëve, mushrikëve i duan. Ata refuzojnë lajmet e sakta, të qarta, muteuatira {të padiskutueshme në saktësinë e tyre} dhe pranojnë gënjeshtrat e trilluara që dihet kotësia e tyre. Ata janë ashtu siç ka thënë Shabij {Allahu e mëshiroftë}: 'Sikur të ishin prej kafshëve që ecin në tokë do ishin gomerë, ndërsa sikur do ishin prej shpendëve do ishin ruham, prandaj ata janë shpifësat më të mëdhenj dhe njerëzit më gënjeshtarë.' {Mexhmual Fetaua, vëllimi 4, fq. 471-472} | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Pyetje dhe përgjigje nga shejhul Islam Ibn Tejmijeh, Allahu e mëshiroftë | |
| |
| | | | Pyetje dhe përgjigje nga shejhul Islam Ibn Tejmijeh, Allahu e mëshiroftë | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |
|