|
|
| 50 Pyetje dhe pergjigje ne akide | |
| | Autori | Mesazh |
---|
Usame Moderator
Numri i postimeve : 381 Join date : 05/06/2009
| Titulli: 50 Pyetje dhe pergjigje ne akide Wed Aug 19, 2009 2:49 am | |
| Lus Allahun e Lartmadhëruar që nëpërmes këtij libri të më falë mua dhe prindërit e mi që më edukuan në frymën Islame dhe gjithashtu Allahu i mëshiroftë ashtu siç më mëshiruan mua kur isha fëmijë. 1)Pyetja: Cilat janë ato tre themele që i ka për obligim njeriu ti dijë? 1) Përgjigje: Ato tre themele janë; fillimisht duhet që njeriu ta njoh Zotin e Tij, Fenë e tij dhe të Dërguarin e tij Muhamedin salallahu alejhi ve selem. 2)Pyetja: Kush është Zoti yt? 2) Përgjigje: Zoti im është Ai i cili më krijoi mua dhe gjithë njerëzimin me fuqinë e Tij, Ai është që meriton të adhurohet dhe nuk meriton adhurim askush tjetër përveç Tij, argument për këtë kemi fjalën e Allahut të Lartmadhëruar ku ka thënë:" Falënderimi i takon All-llahut, Zotit të botëve!".(El-Fatiha;1) 3)Pyetja: Çfarë do të thotë Zot? 3)Përgjigje: Zot do te thotë:Zotërues, hyjni, sundimtar dhe Ai meriton që të adhurohet. 4)Pyetja: Me çka ke njohur Zotin tënd? 4)Përgjigje: Zotin tim kam njohur me faktet e Tij dhe nga krijesat e Tij, ndërsa prej fakteve është nata dhe dita, dielli dhe hëna, ndërsa nga krijesat e Tij janë: shtatë qiejt dhe toka dhe çka ka në të dhe argument për këtë kemi fjalën e Allahut të Lartmadhëruar: "Nga faktet e madhështisë së Tij janë nata, dita, dielli e hëna. Mos i bëni sexhde as diellit, as hënës! Sexhde bëni vetëm All-llahut, i cili i krijoi ato, nëse adhuroni vetëm Atë!". (Fussilet;37) Dhe thëia e të Lartmadhëruarit; "Vërtet, Zoti juaj, All-llahu është Ai që krijoi qiejt dhe tokën brenda gjashtë ditësh, pastaj qëndroi mbi Arshin, Ai e mbulon ditën me natën, që me të shpejtë e kërkon atë (mbulimin e dritës së ditës), edhe dielli, edhe hëna edhe yjet i janë nënshtruar sundimit të Tij. Ja, vetëm Atij i takon krijimi dhe sundimi. I madhëruar është All-llahu, Zoti i botëve." (El-A'raf;54) 5)Pyetja: Cila është Feja yte? 5)Përgjigje: Feja ime është Islami; dhe Islam do të thotë: nënshtrim dhe bindje ndaj Allahut Një dhe argument për këtë kemi fjalën e Allahut të Lartmadhëruar; "Feja e pranueshme tek All-llahu është Islami" (Ali-Imran;19) Dhe argumenti tjetër është ; "E kush kërkon fe tjetër përveç fesë islame, atij kurrsesi nuk do t’i pranohet dhe ai në botën tjetër është nga të dëshëpruarit". (Ali-Imran;85) Dhe argumenti tjetër është; "Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju islamin fe". (El-Maideh;3) 6)Pyetja: Mbi çka është ndërtuar kjo Fe? 6)Përgjigje: Është ndërtuar mbi pesë shtylla; E para është dëshmia që nuk ka Zot që meriton adhurimin me të drejtë përveç Allahut xh.sh. dhe se Muhamedi alejhi selam është rob dhe i dërguari i Tij; falja e namazit; dhënia e zekatit; agjërimi i ramazanit dhe kryerja e haxhit sipas mundësive. 7)Pyetja: Çfarë do të thotë Iman (Besim)? 7)Përgjigje: Iman (Besim) do të thotë:Të besuarit në Allahun, melekët e Tij, librat e Tij, Pejgamberët e Tij, ditën e fundit dhe të besuarit në caktimin çka vjen prej Tij qoftë hajr apo sherr dhe argument për këtë është fjala e Allahut të Lartmadhëruar; "I dërguari i besoi asaj që iu shpall prej Zotit të tij, e ashtu edhe besimtarët. Secili i besoi All-llahut, engjëjve të Tij, shpalljeve të Tij, të dërguarve të Tij". (El-Bekare;285) 8)Pyetja: Çfarë do të thotë Ihsan (Bamirësi)? 8)Përgjigje: Ajo është të adhurosh Allahun sikur je duke e parë Atë,se edhepse ti nuk e sheh, Ai ty të sheh,dhe argument për këtë është fjala e Allahut të Lartmadhëruar;" S’ka dyshim se All-llahu është me ata që janë të devotshëm (që ruhen prej të këqijave) dhe me ata që janë bamirës". (En-Nahl;128) 9)Pyetja: Kush është Pejgamberi yt? 9)Përgjigje: Pejgamberi im është Muhamedi (salallahu alejhi ve selem) i biri i Abdullahut i biri i Abdul Mutalibit biri i Hashimit,dhe Hashimi prej Kurejshëve, Kurejshët prej Kenanëve dhe Kenanët prej Arabëve, kurse Arabët prejardhjen e kanë prej Islamilit të birit të Ibrahimit,dhe Ibrahimi prej Nuhut (alejhimu salatu ue selam). 10)Pyetja: Në çka thërriste (Muhamedi alejhi selam) dhe me çka është dërguar? 10)Përgjigje: Thërriste në lexim, studim, hulumtim dhe është dërguar që ti nxjerrë njerëzit prej errësire në dritë. 11)Pyetja: Cila është mrekullia e tij? 11)Përgjigje: Mrekullia e tij ishte Kur'ani fisnik i cili erdhi me gjithë atë mrekulli edhe pse (mosbesimtarët) dëshiruan të bëjnë një sure si ajo, mirëpo nuk patën mundësi, kështu që mushrikëve iu shtua armiqësia edhe ndaj atyre që e pasonin këtë Kur'an, argument për këtë është fjala e Allahut të Lartmadhëruar;"E në qoftë se jeni në dyshim në atë që Ne ia shpallëm gradualisht robit tonë, atëherë silleni ju një kaptinë të ngjashme si ai (Kur’ani) dhe thirrni (për ndihmë) dëshmitarët tuaj (zotërat) pos All-llahut, nëse jeni të sinqertë (në thëniet tuaja se Kur’ani nuk është prej Zotit)". (El-Bekare;23) Dhe në ajetin tjetër Allahu i Lartmadhëruar ka thënë; "Thuaj: “Edhe sikur të bashkoheshin njerëzit dhe xhinët për të sjellë një Kur’an të tillë, ata nuk do të mund të bënin si ky, sado që do ta ndihmonin njëri - tjetrin". (El-Isra;88) 12)Pyetja: Cili është argumenti se është Resul? 12)Përgjigje: Thënia e Allahut të Lartmadhëruar "Muhammedi nuk është tjetër vetëm se i dërguar. Edhe përpara tij pati të dërguar (që vdiqën ose u vranë). E nëse ai vdes ose mbytet, a do të ktheheshit ju prapa (nga feja ose lufta)? E kushdo që kthehet prapa, ai nuk i bën dëm All-llahut aspak, kurse All-llahu do t’i shpërblejë mirënjohësit". (Ali-Imran;144) Dhe argumenti tjetër është fjala e Allahut të Lartmadhëruar;" Muhammedi është i dërguar i All-llahut, e ata që janë me të (sahabët) janë të ashpër kundër jobesimtarëve, janë të mëshirshëm ndërmjet vete". (El-Fet'h;29) 13)Pyetja: Cili është argumenti që Muhamedi a.s është i Dërguar? 13)Përgjigje: Argumenti mbi atë që është i Dërguar është fjala e Allahut të Lartmadhëruar; "Muhammedi nuk ka qenë babai i asnjërit prej burrave tuaj por ai ishte i dërguari i All-llahut dhe vulë e të gjithë pejgamberëve". (El-Ahzab;40) Dhe ky argument na vërteton që është i Dërguar dhe që është vulë e Pejgamberisë. 14)Pyetja: Për çfarë arsye e krijoi Allahu Muhamedin alejhi selam? 14)Përgjigje: Allahu e krijoi Muhamedin alejhi selam për të adhuruar Allahun Një dhe për t’i mos i bërë shok Atij, të mos merr për zot dikëd tjetër përveç Allahut xh.sh dhe ndalimi ndaj adhurimeve nga krijesat, melaiket, pejgamberët, njerëzit e mirë, gurët, drunjtë etj,siç e ka cekur i Lartmadhëruari ne librin e Tij ku ka thënë; "Ne nuk dërguam asnjë të dërguar para teje e të mos i kemi shpallur atij se: Nuk ka Zot tjetër përveç Meje, pra më adhuroni". (El-Enbija;25) Dhe fjala e Allahut të Lartmadhëruar; "Ne dërguam në çdo popull të dërguar që t’u thonë: “Adhuroni vetëm All-llahun, e largojuni djajve (adhurimit të tyre)!" (En-Nahl;36) Dhe fjala e Allahut të Lartmadhëruar; "E ti pra, pyeti ata të dërguarit që i dërguam para teje, a kemi lejuar që në vend të All-llahut të adhurohen zota të tjerë?". (Ez-Zuhruf;45) Dhe fjala e Allahut të Lartmadhëruar; " Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë". (Edh-Dharijat;56) Dhe me këtë Allahu nuk krijoi njeriun përveç se ta adhurojë Atë, ta veçojë Atë, dhe dërgoi Pejgamberë që ta adhurojnë dhe urdhëroi që ata të thërrasin në adhurim ndaj Tij. 15)Pyetja: Cili është dallimi mes Teuhid Rububije dhe Teuhid Uluhije? 15)Përgjigje: Teuhid Rububije do të thotë; Njëshmëria e Allahut që Ai ka krijuar çdo send dhe çdo planetë dhe çdo krijesë dhe vetëm Ai është sundues e furnizues dhe vetëm ai është që lëshon shi, jep jetë dhe jep vdekje etj… Teuhid Uluhije do të thotë; Njëshmëria e Allahut që vetëm Ai e meriton Adhurimin e askush tjetër përveç Tij, si p.sh; frika, lutjet, kthimi, mbështetja, betimi,të kërkuarit mbrojte vetëm nga Ai, të kërkuarit ndihmë vetëm nga Ai etj,. 16)Pyetja: Cilat janë ato lloje të adhurimit të cilat assesi nuk duhet drejtuar dikujt tjetër përveç Allahut? 16)Përgjigje: Ato lloje të adhurimit janë; Lutjet, të kërkuarit ndihmë vetëm nga Ai (Allahu), të kërkuarit mbrojtje vetëm nga Ai, të therrurit kurban, betimi, frika, kthimi, mbështetja, frikë respekti, dashuria, rukuja, sexhdeja, përulja, madhëria që i takojnë vetëm Atij dhe këto janë prej adhurimeve më të veçanta në Njëshmërinë e Allahut subhanehu ve teala. | |
| | | Usame Moderator
Numri i postimeve : 381 Join date : 05/06/2009
| Titulli: Re: 50 Pyetje dhe pergjigje ne akide Wed Aug 19, 2009 2:50 am | |
| 17)Pyetja: Me çka jemi urdhëruar nga Allahu të cilën duhet ta realizojmë? Cila është ndalesa më e madhe që Allahu ka obliguar në ndalesën e Tij?
17)Përgjigje: Ajo që jemi urdhëruar për realizimin e saj është Njëshmëria me adhurim, dhe ndalesa më e madhe që jemi urdhëruar të largohemi prej saj është ndalesa për t’i bër Shok Allahut, dhe ajo bëhet nëse njeriu lutet përveç në Allah, ther kurban përveç në emër të Allahut apo betohet përveç në emër të Allahut; këto janë prej llojeve të adhurimit,dhe kush ndryshon diç nga këto adhurime përveç në Allahun ai i ka bërë shok (shirk) Allahut subhanehu ve teala.
18)Pyetja: Cilat janë tri çështjet që njeriu duhet patjetër t’i dijë dhe të punojë me to?
18)Përgjigje: E Para është se me të vërtetë Allahu na ka krijuar dhe na ka furnizuar, dhe nuk na ka lënë kot, mirëpo na ka dërguar Pejgamber, dhe ai i cili i përgjigjet dhe e ndjek atë, vetëm se ka shpëtuar dhe ka hyrë në xhennet, dhe ai i cili e refuzon dhe nuk e ndjek atë,vetëm se ka devijuar dhe do të hyjë në xhehennem.
E Dyta është se me të vërtetë Allahu nuk do që t’i bëhet shirk në adhurim.
E Treta është se me të vërtetë pasimi i Pejgamberit dhe Njëshmërisë vetëm në Allahun dhe nuk lejohet që të shoqërohet me njerëz që kundërshtojnë Allahun dhe të Dërguarin e Tij.
19)Pyetja: Çfarë do të thotë Allah?
19)Përgjigje: Allah do të thotë posedues i Njëshmërisë së adhurimit mbi gjithë njerëzimin.
20)Pyetja: Për çfarë arsye na krijoi Allahu?
20)Përgjigje: Allahu na krijoi që ta adhurojmë vetëm Atë.
21)Pyetja: Cili është adhurimi ndaj Tij?
21)Përgjigje: Njëshmëria dhe Nënshtrimi.
22)Pyetja: Cili është argumenti për këtë?
22)Përgjigje: Argument për këtë është fjala e Allahut të Lartmadhëruar ; "Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë". (Edh-Dharijat;56)
23)Pyetja: Cila është gjëja e parë me të cilën na ka obliguar Allahu?
23)Përgjigje: Çështja e parë është mosbesimi mbi tagutët ndërsa Tagut do të thotë: "çdo send që adhurohet pos Allahut xh,sh dhe çdo mënyrë prej mënyrave të adhurimit dhe ai është i kënaqur me atë", Dhe besimi në Allahun, ndërsa argument për këtë kemi fjalën e Allahut të Lartmadhëruar; "Në fe nuk ka dhunë. Eshtë sqaruar e vërteta nga e kota. E kush nuk i beson të pavërtetat e i beson All-llahut, ai është kapur për lidhjen më të fortë, e cila nuk ka këputje. All-llahu është dëgjues i dijshëm". (El-Bekare;256)
24)Pyetja: Cila është lidhja më e fortë?
24)Përgjigje Nuk ka Zot tjetër përveç Allahut dhe kuptimi i fjalës La-ilahe është mohim, ndërsa fjala il-lAllah është pohim.
25)Pyetja: Cili është mohimi dhe pohimi këtu?
25)Përgjigje: Mohim i të gjitha adhurimeve përveç Allahut dhe pohimi është adhurimi i vetëm ndaj Allahut duke mos i shoqëruar shok Atij.
26)Pyetja: Cili është argumenti mbi këtë?
26)Përgjigj:e Fjala e Allahut të Lartmadhëruar;" (Përkujto, o i dërguar) Kur Ibrahimi babait të vet dhe popullit të tij i tha: “Unë jam i larguar prej asaj që adhuroni ju". (Ez-Zuruf;26) Ky ishte argumenti mbi mohimin.
Ndërsa argumenti mbi pohimin është; " përveç Atij që më krijoi, dhe që Ai do të më drejtojë!" (Ez-Zuhruf;27)
27)Pyetja Sa taguta janë?
27)Përgjigje: Janë të shumtë ndërsa kokat e tyre janë pesë;Iblisi (shejtani) Allahu e mallkoftë , dhe çdo kush që adhurohet e që ai është i kënaqur me të, ai i cili thërret në adhurimin ndaj tij, ai i cili thërret në gajbijate, dhe ai i cili gjykon me ligj tjetër pos ligjit te Allahut subhanehu ve teala.
28)Pyetja: Cilat vepra janë më të dashura pas dy shehadeteve?
28)Përgjigje: Veprat më të dashura janë 5 kohët e namazit, dhe ajo përmban shtylla, kushte,vaxhibe,dhe sunnete. Shtylla më e madhe është Islami,të logjikuarit, të dalluarit,largimi i papastërtisë, mbulimi i organit, drejtimi nga kibla, hyrja e kohës dhe nijeti. Dhe kushtet janë katër;Tekbiri fillestar,të lexuarit e fatihasë, rukuja, sexhdeja,dhe sexhdeja të bëhet me shtatë gjymtyrë, duke ja dhënë hakun të gjithave,dhe ulja mes dy sexhdeve,dhe përqendrimi në këto kushte, renditja,teshehudi i fundit ulja në të,dhe selamet mbi Pejgamberin alejhi selam. Ndërsa vaxhibet janë tetë;të gjitha tekbiret përveç tekbirit fillestar,duke thënë në ruku subhane rabijeladhim,semiaAllahu limen hamide mbasi të ngritemi prej rukusë ,duhet të themi rabena lekel hamd, kur qëndrojmë në këmbë mbas ngritjes nga rukuja, themi subhane rabijel e'ala në sexhde,pastaj rabi gfirli mes dy sexhdeve, teshehudi i parë dhe ulja në të,dhe gjitha që kane mbetur jashtë këtyre janë sunnete.
29)Pyetja: A do të ringjallemi mbas vdekjes, dhe a do të merremi në llogari për punët e mira dhe për ato të këqija, dhe a hyn njeriu në xhennet nëse ka bërë vepra të mira, dhe a do të hyn në xhehennem nëse ka bërë vepra të këqija?
29)Përgjigje: Po, kjo është e vërtetë,ndërsa argument për këtë kemi fjalën e Allahut të Lartmadhëruar; "Ata që nuk besuan menduan se kurrsesi nuk do të ringjallen. Thuaj: “Po, pasha Zotin tim, patjetër do të ringjalleni dhe do të njiheni me atë që keni punuar, e ajo për All-llahun është lehtë!". (Et-Tegabun;7)
Dhe fjala e Allahut të Lartmadhëruar; "Prej asaj (tokës) Ne u krijuam ju, e ju do t’ju kthejmë përsëri në të, e prej saj do t’ju nxjerrim edhe një herë". (Ta ha;55) Dhe në Kur'anin fisnik ceken edhe shumë argumente në lidhje me këtë çështje.
30)Pyetja: Si është vendimi mbi therrjen jo në emër të Allahut xh.sh nga ky ajet?
30)Përgjigje: Ai është mosbesimtar nga i cili nuk pranohet therrja, për arsye se këtu bashkohen dy ndalesa: E para;se është therrja e renegatit,ndërsa therrja e renegatit nuk pranohet. E dyta;është se therrja bëhet jo për hir të Allahut por për hir të tjetër kujt,dhe vetëm se e ka bërë haram, kurse Allahu ka thënë; "Thuaj: “Në atë që më është shpallur mua (në Kur’an) nuk po gjej të ndaluar diçka nga ushqimi, përveç në qoftë se ai (ushqimi) është: cofëtinë, gjak i derdhur ose mish derri, ai është i ndytë, dhe pos asaj që është therrur jo në emër të All-llahut (por të ndonjë idhulli) e që është mëkat". (El-En'am;145)
31)Pyetja: Cilat janë llojet e shirkut?
31)Përgjigje: Prej llojeve të shirkut janë; të kërkuarit nga të vdekurit, siç është të kërkuarit ndihmë dhe kthim tek ata, dhe ky është shirku më i madh në këtë botë, për arsye se të vdekurve ju ndërpriten të gjitha veprat,dhe se ai nuk ka mundësi të bëjë as dëm e as dobi, duke u krenuar me atë që po kërkojnë ndihmë, dhe duke pyetur dhe kërkuar që të shërohet duke mos kërkuar ndihmë nga Allahu xh.sh; kjo është injoranca më e madhe në të kërkuarit ndërmjetësim, dhe se Allahu nuk lejon ndërmjetësim përveç se me lejen e Tij,dhe nuk lejon që të pyesësh tjetër kënd përveçse me lejen e Tij, kurse sebepet apo shkaqet bëhen përmes plotësimit te imanit. Dhe Shirku është dy llojesh: shirk i madh i cili të nxjerr nga feja, dhe shirk i vogël i cili nuk të nxjerr nga feja si p.sh syefaqësia.
32)Pyetja Cilat janë llojet e hipokrizisë, dhe si kuptohet kjo?
32)Përgjigje: Hipokrizia (Nifaku) ndahet në dy lloje; Hipokrizi (Nifak) në besim, dhe hipokrizi(Nifak) në vepra. Hipokrizia në besim: është e cekur në Kur'anin Fisnik ku Allahu xh.sh. ka thënë për ata që do të jenë në shkallën më të ulët të xhehennemit. Hipokrizia në vepra;ka ardhur në Hadithin e Pejgamberit alejhi selam ku ka thënë;"Katër cilësi te i cili gjenden këto cilësi është hipokrit (munafik) i përkryer; kur të flet gënjen, kur premton e thyen premtimin, mbron keqbërësin, dhe kur t’i besohet tradhton".
Dhe thënia e Pejgamberit alejhi selam;"Cilësitë e hipokritit (munafikut) janë tri; kur flet gënjen, kur premton tradhton, dhe kur t’i besohet përgënjeshtron". Kanë thënë disa dijetarë; dhe kjo hipokrizi (nifak) kur do bashkohet në esencën e islamit duke gjykuar dhe kompletuar atëherë vetëm se del njeriu nga feja komplet madje edhe nëse falet apo agjëron, edhe nëse e quan ai veten musliman,se metë vërtet me këtë nifak njeriu te del nga feja islame,dhe çdo person i cili nuk ndalon nga e keqja dhe nuk urdhëron nëtë mirë,ky person nuk është tjetër përveç se munafik i përkryer.
33)Pyetja: Cila është grada (shkalla) e dytë në Fenë Islame?
33)Përgjigje: Ai është Imani.
34)Pyetja: Në sa degë ndahet Imani?
34)Përgjigje: Imani ndahet në shtatëdhjetë e disa degë, me e larta është fjala;La ilahe il-lAllah (Nuk ka Zot që meriton adhurimin përveç Allahut) dhe me e ulëta është ai i cili e largon një pengesë nga rruga, edhe turpi është degë e Imanit.
35)Pyetja: Sa shtylla ka Imani?
35)Pergjigje: Imani ka gjashtë shtylla dhe ato janë; T’i besosh Allahut, melaikeve, librave,pejgamberëve, ditën e fundit, dhe të besosh në caktimin se e keqja dhe e mira vijnë nga Ai.
36)Pyetja: Cila është grada e tretë ne Fenë Islame?
36)Pergjigje: Ajo është bamirësia,dhe ajo ka vetëm një shtyllë; ta adhurosh Allahun sikur je duke e parë Atë, se edhepse nuk e sheh ti, Ai të sheh ty.
37)Pyetja: A do të llogariten njerëzit dhe a do të shpërblehen?
37)Pergjigje: Po, do llogariten dhe do shpërblehen me veprat e tyre, siç ka ardhur ne argumentin ku Allahu i Lartmadhëruar ka thënë;" për t’i shpërblyer ata që bënë keq me të keqen e tyre dhe për t’i shpërblyer ata që bënë mirë me të mirën e tyre". (En-Nexhm:31)
38)Pyetja: Cili është vendimi mbi përgënjeshtrimin ndaj ditës së ringjalljes?
38)Pergjigje: Vendimi mbi ketë është që ai i cili përgënjeshtron ditën e ringjalljes është mosbesimtar, me argumentin ku ka thënë Allahu i Lartmadheruar; "Ata që nuk besuan menduan se kurrsesi nuk do të ringjallen. Thuaj: “Po, pasha Zotin tim, patjetër do të ringjalleni dhe do të njiheni me atë që keni punuar, e ajo për All-llahun është lehtë!". (Et-Tagabun;7)
39)Pyetja: A ka popull (Ummet) qe nuk i ka dërguar Allahu atyre Pejgamber, për të thirrur në Allahun Një dhe në largimin nga tagutët?
39)Përgjigje: Nuk ka popull askund që Allahu nuk ka dërguar Pejgamber, me argumentin ku Allahu i Lartmadheruar ka thënë;" Ne dërguam në çdo popull të dërguar që t’u thonë: “Adhuroni vetëm All-llahun, e largojuni djajve (adhurimit të tyre)!". (En-Nahl;36)
40)Pyetja: Cilat janë llojet e Teuhidit (Njëshmërisë)?
40)Përgjigje: Llojet e Teuhidit janë tri;
1)Teuhid Rububije d.m.th; Njëshmëria e Allahut qe Ai ka krijuar çdo send dhe çdo planet dhe çdo krijesë e veç Ai është sundues e furnizues etj, siç ka ardhur në Kur'an ku thotë; "Thuaj: “Kush ju furnizon me ushqim nga qielli e toka, kush e ka në dorë të dëgjuarit e të pamët (tuaj), kush e nxjerr të gjallin nga i vdekuri e kush e nxjerr të vdekurin nga i gjalli, kush rregullon çdo çështje?” Ata do të thonë: “All-llahu”. Ti thuaj: “A nuk i frikësoheni?” (dënimit)". (Junus;31)
2)Teuhid Uluhije d.m.th; Njëshmëria e Allahut që vetëm Ai e meriton Adhurimin e askush tjetër përveç Tij, dhe (njerëzit) kanë thënë se me të vërtetë Allahu është Zot i zotave, mirëpo në adhurim ata adhurojnë dikë tjetër përveç Allahut, si p.sh ata të cilët bëjnë adhurim ndaj të sinqertëve dhe melaikeve, dhe disa thonë; Allahu e do ketë vepre që bëjmë ne, për arsye se ndërmjetësimi deri tek Allahu është nëpërmes tyre. (Dhe si ky ndermjetsim që veprojnë disa njerëz, e gjithë kjo është e kotë dhe vepra e kesaj është kufër)
3)Esma ve Sifat (Emrat dhe Atributet) D.m.th çdo gjë me të cilën vetë Allahu e ka emërtuar dhe e ka cilësuar vetën e Tij, ndërsa ata të cilët me logjikën e tyre i kanë mohuar këto sifate, janë mosbesimtarë.
41)Pyetja: Çka obligohet ndaj meje nëse Allahu më urdhëron me ndonjë urdhër?
41)Përgjigje: Të obligohen shtatë gjëra; E para;Dituria me të, E dyta;Ta duash atë gjë E treta;Të krenohesh me atë vepër, E katërta;Puna E pesta;Vepra të bazohet ne ligjet e Allahut me saktësi, E gjashta;Kujdesi prej veprave që mund t’i shlyejnë veprat e mira, E shtata;Dhe pohimi mbi të.
42)Pyetja: Nëse e njeh njeriu se Allahu e ka obliguar me Teuhid mbi ndalimin nga shirku,a zbatohet kjo renditje mbi atë?
42)Përgjigje: Po, kjo renditje zbatohet njëjtë si në renditjen e kategorive; Kategoria e parë;shumica e njerëzve e dinë se teuhidi është i vërtetë (hak), dhe se shirku është humbje, mirëpo mënjanohen nga të pyeturit, e dinë që Allahu e ka ndaluar kamatën ndërsa ka lejuar tregtinë dhe shitblerjen por nuk pyesin, e dinë që është e ndaluar marrja e pasurisë së jetimit dhe lejimin e të ushqyerit me të drejtë, por ia harxhojnë pasurinë jetimit duke mos pyetur. Kategoria e dytë; dashuria ndaj asaj që ka zbritur dhe urrejtja ndaj kufrit, dhe shumica e njerëzve e mohojnë Pejgamberin alejhi selam duke pasur urrejtje të madhe edhe pse e dinë që Allahu e ka dërguar. Kategoria e tretë; vendimi mbi punën,dhe shumica prej njerëzve e dinë dhe e duan, mirëpo nuk kane pasur frikë nga ndryshimi i dynjasë. Kategoria e katërt; me te vërtetë shumica prej asaj qe punën e tij nuk e kryen te plot,edhe nëse e kryen krejt nuk e ka qëlluar. Kategoria e pestë;me të vërteët njerëzit e sinqertë frikësohen për shlyerjen e veprave (sevapeve), me argument siç ka thënë Allahu i Lartmadhëruar;" e të zhduken veprat tuaja duke mos ditur ju". (El-Huxhurat;2)
Dhe kjo është prej gjërave më të pakta në kohët e sotme. Kategoria e gjashtë; vendosshmëria në hak duke pohuar dhe frika nga përfundimi i keq, kjo është prej gjërave më të mëdha që i kanë frikë vetëm të sinqertit. | |
| | | Usame Moderator
Numri i postimeve : 381 Join date : 05/06/2009
| Titulli: Re: 50 Pyetje dhe pergjigje ne akide Wed Aug 19, 2009 2:50 am | |
| 43)Pyetja: Çfarë d.m.th Kufër dhe cilat janë llojet e tij?
43)Përgjigje: Kufri ndahet në dy lloje;
1)Lloji i parë: Kufri i madh; që të nxjerr nga feja dhe ai ndahet në pesë lloje:
I pari;Mosbesim me përgënjeshtrim, argument për këtë është fjala e Allahut të Lartmadhëruar; "E kush është më mizor se ai që shpif gënjeshtër ndaj All-llahut, ose përgënjeshtron të vërtetën pasi t’i ketë ardhur ajo? Po, a nuk është xhehennemi vend për jobesimtarët?". (El-Ankebut;68)
I dyti; Kufri në mendjemadhësi dhe refuzim ndaj hakut (te vërtetës)siç ka thënë i Lartmadheruari;
"E kur u thamë engjëjve: përuluni (bini në sexhde) Ademit, ata menjëherë iu përulën, me përjashtim të iblisit (djallit). Ai refuzoi dhe u mbajt në të madh dhe u bë pabesimtar". (El-Bekare;34)
I treti;Kufër në dyshim, dhe ai është kufër në kuptim siç ka thënë i Lartmadheruari; "Dhe ai hyri në kopshtin e vet (e me besimtarin për dore), po duke qenë dëmtues i vetes (duke mos besuar dhe duke u krenuar)" deri tek Ajeti " pastaj të bëri njeri të plotë?". (El-Kehf;35-37)
I katërti; Kufri tregues,dhe argument për këtë është fjala e Allahut xh.sh ku thotë; "kurse ata që nuk besuan, nuk i vunë veshin asaj me çka u tërhiqet vërejtja". (El-Ahkaf;3)
I pesti; Kufri me hipokrizi, dhe argument për këtë kemi fjalën e Allahut të Lartmadheruar ku thotë; "Ngase ata besuan (me gojë) e pastaj mohuan, andaj zemrat e tyre u mbyllën dhe ata nuk kuptojnë". (El-Munafikun;3)
2)Lloji i dytë; Kufri i vogël i cili nuk të nxjerr nga Feja Islame; dhe ai është kufër i lehtë, siç ka ardhur në fjalën e Allahut të Lartmadheruar ku ka thënë; "All-llahu sjell si shembull një fshat (vendbanim) që ishte i sigurt dhe i qetë, të cilit i vinte furnizimi nga të gjitha anët me bollëk, kurse ata (banorët) i përbuzën të mirat e All-llahut. Atëherë All-llahu, për shkak të sjelljes së tyre, ua veshi petkun (ua ngjeshi) e urisë dhe të frikës". (En-Nahl;112)
Dhe thënia e të Lartmadheruarit; "Vërtet, njeriu është i padrejtë dhe shumë përbuzës".(Ibrahim;34)
44)Pyetja: Çfarë d.m.th shirk dhe cilët janë llojet e tij?
44)Pergjigje: Dije se Teuhidi është kundër shirkut. Dhe shirku është tri llojesh:
1)Shirk i madh 2)Shirk i vogël 3)Shirk i fshehur
1)Lloji i pare: Shirku i madh Shirku i madh është katër llojesh:
I pari; Shirku në thirrje, argument për këtë kemi fjalën e të Lartmadhëruarit ku ka thënë;(idhujtaret) kur hypin ata ne anije i luten sinqerusht allahut,e kur i shpeton ata (dhe dalin) ne toke ,qe po ata te njejtit lusin idhuj”. (Ankebut-65)
I dyti:Shirk në nijet-me dashje dhe me zemër, për këtë i Lartmadhëruari ka thënë ; "Kush ka për qëllim jetën e kësaj bote dhe të mirat e saj, Ne do t’ua plotësojmë atyre shpërblimin e veprave të tyre në të, dhe atyre nuk do t’u mungojë gjë. Të këtillëve në botën tjetër u përket vetëm xhehennemi. Ajo që punuan dhe vepruan ata ka dështuar dhe është asgjësuar". (Hud;15-16)
I treti: Shirk në adhurim, argument për këtë kemi fjalën e të Lartmadhëruarit: "Ata i konsideruan “ahbarët” (priftër jehudi) të tyre, “ruhbanët” (murgjit e krishterë) të tyre dhe Mesihun (Isain) birin e Merjemes, për zota pos All-llahut, ndërsa ata nuk janë urdhëruar për tjetër (nga pejgamberët) pos për adhurimin ndaj All-llahut një, e që nuk ka të adhuruar tjetër pos Tij. I lartë është Ai nga çka i shoqërojnë". (Et-Teëbeh;31)
I katërti: Shirk në dashuri, për ketë kemi argument fjalën e të Lartmadhëruarit; "E nga njerëzit ka asish që në vend të All-llahut besojnë idhujt, që i duan (i madhërojnë) ata, sikur (që besimtarët e vërtetë e duan) All-llahun, po dashuria e atyre që besuan All-llahun është shumë më e fortë. E sikur të dinin ata që bënë mizori se kur do ta shohin dënimin (në botën tjetër), do të binden se e tërë fuqia i takon vetëm All-llahut (e jo idhujve) dhe se All-llahu është ndëshkues i rreptë". (El-Bekare;165)
2)Lloji i dytë: Shirku i vogël; Shirk i vogël është dyfaqësia, për këtë kemi argument fjalën e Allahut të Lartmadhëruar; "Thuaj: “Unë jam vetëm njeri, sikurse edhe ju, mua më shpallet se vetëm një Zot është Zoti juaj, e kush është që e shpreson takimin e Zotit të vet, le të bëjë vepër të mirë, e në adhurimin ndaj Zotit të tij të mos e përziejë askë". (El-Kehf;110)
3)Lloji i tretë:Shirk i fshehur;dhe argument për këtë kemi thënien e Pejgamberit alejhi selam;"Shirku i fshehur në këtë Ummet është sikur milingona me ngjyrë të zezë kur zvarritet në errësirën e natës".
45)Pyetja: Cili është dallimi mes kadasë dhe kaderit?
45)Përgjigje: Kader (përcaktim): ne esencë të zanafillës së saj përcaktim, dhe pastaj përpunohet në caktimin i cili është zbërthim dhe qartësim, dhe përpunohet gjithashtu pas fitimit të përcaktimit të Allahut për krijesat para realizimit të tyre. Ndërsa kada (caktim): vetëm se është punuar në vendimin mbi universin, lëvizja e caktimeve dhe libri në librin e parë, kjo tregon që kjo është mbi përcaktimin i cili është; me zbërthim dhe qartsim.
Dhe ka dallim mes caktimit dhe përcaktimit. Kjo ndahet mbi caktimin dhe vendimin e fesë së sheriatit, ka thënë i Lartmadhëruari "e pastaj (pas gjykimit tënd) të mos ndiejnë pakënaqësi nga gjykimi yt". (En-Nisa;65)
Dhe ndahet caktimi mbi boshllëkun dhe plotsimin, si në fjalën e të Lartmadhëruarit; "E kur të kryhet namazi". (El-Xhumuah;10)
Dhe ndahet mbi punën e vetvetes, ka thënë Lartmadhëruari; "e ti bëje atë që mendon ta bësh". (Ta-ha;72)
Dhe ndahet mbi lajmërimin dhe përparimin në hajr (në të mirë) ka thënë i Lartmadhëruari; "Ne u kumtuam në libër beni israilëve". (El-Isra;4)
Dhe ndahet mbi vdekjen dhe thënia e tyre;Caktim e pati filani, që d.m.th ndërroi jetë filani, ka thënë i Lartmadhëruari; "Dhe ata thërrasin: “O Malik, le të na e marrë shpirtin Zoti yt!". (Ez-Zuhruf;77)
Dhe ndahet mbi të egzistuarit e dënimit, ka thënë i Lartmadhëruari; "por vetëm t’ju vijë All-llahu (urdhëri i All-llahut në ditën e gjykimit)". (El-Bekare;210)
Dhe ndahet në mjeshtërinë dhe drejtësinë e një çështjeje, si në fjalën e Allahut të Lartmadhëruar ; "I lartë është All-llahu, Sundimtar i vërtetë. Ti mos nxito me Kur’anin para se të përfundojë shpallja e tij te ti," (Ta-Ha;114)
Dhe ndahet në pjesë dhe në vendim,si në thënien e të Lartmadhëruarit; "e kryhet mes tyre gjykimi me drejtësi". (Ez-Zumer;69)
Dhe ndahet mbi krijimin, si në thënien e të Lartmadhëruarit; "Dhe ata i krijoi shtatë qiej ". (Fussilet;12)
Dhe ndahet mbi urdhëresën, si në thënien e të Lartmadhëruarit; "Kjo është çështje e kryer!". (Merjem;21)
Dhe ndahet mbi çështjet e Fesë, si në thënien e të Lartmadhëruarit; "E Ai urdhëroi të mos adhuroni tjetër vetëm Atë". (Jusuf;40)
Dhe ndahet mbi arritjen e kërkesës; zbatimi dhe butësia. Dhe ndahet mbi përqendrimin e kundërshtarit në vendime. Dhe ndahet d.m.th zbatim, si në thënien e të Lartmadhëruarit " kur t’i kryeni detyrat tuaja". (Bekare;200)
Dhe Caktimi në gjithësi; zanafilla, dhe caktimi i urdhërit të detyrueshëm u shfaq mbi të ,dhe gjë e nevojshme është ajo; Dituria me metodën e hartimit në shprehje. Dhe thënia nuk përcaktoi prej atij çudi,ka thënë Esmei: ndalem (qëndroj) dhe nuk caktoj (nuk kaloj).
46)Pyetja: A është caktimi në hajr dhe në sherr në përgjithësi nga ana e Allahut apo jo?
46)Përgjigje: Caktimi (Kaderi) në hajr dhe në sherr është në përgjithësi, për këtë Aliu radijallahu anhu ka thënë:"Kemi qenë në xhenaze në një shtresë të garkadit,erdh i Dërguari i Allahut Muhamedi alejhi selam u ul e pastaj edhe ne u ulem afër tij, ai kishte një shkop,u përkul dhe filloi të gërvish me shkop,pastaj tha:A ka kush prej juve që merr frymë e që nuk ia ka shkruar Allahu vendin e tij në xhennet apo në zjarr, e që nuk ia ka shkruar jetën ta kaloj i lumtur apo fatkeq. Tha: Dhe një njeri tjetër tha: A nuk do qëndrojmë në librin tonë dhe a do të pohoj puna?Tha; kush është prej të lumturve do të bëjë durim ne punët e të lumturve, pastaj lexoi; "E, sa i përket atij që jep dhe ruhet, Dhe vërteton bindshëm për më të mirën, Ne do ta përgatitim atë për më të lehtën. E sa i përket atij që bën koprraci dhe ndien veten të pavarur (nga Zoti), Dhe që përgënjeshtron atë më të mirën, Ne do ta përgatisim për më të vështirën". (Lejl;5-10)
Dhe hadithi: “Dhe punoni se për çdo gjë ka lehtësim, njerëzve fatkëqij iu kanë lehtësuar punët e fatkeqëve, ndërsa njerëzve të lumtur vetëm se iu kanë lehtësuar punët e të lumturve, pastaj lexoi dy ajete: "E, sa i përket atij që jep dhe ruhet, Dhe vërteton bindshëm për më të mirën." (Lejl;5-6)
47)Pyetja: Çfarë kuptimi ka fjala La ilahe il-lAllah?
47)Përgjigje: Kuptimi i kësaj fjalë është: Nuk ka të adhuruar me të drejt përveç Allahut, dhe argumenti është fjala e Allahut të Lartmadhëruar; "Dhe urdhëroi Zoti qe të mos adhuroni dike tjetër përveç Tij". Dhe thënia:"mos adhuroni" ka kuptimin:Nuk ka Zot (kjo është mohim), dhe thënia "pervec Atij (Allahut)". Ka kuptimin: Pervec Allahut (kjo eshte pohim).
48)Pyetja: Cili është ai Teuhid (Njëshmëri) që Allahu e ka obliguar robin e Tij para namazit dhe agjërimit?
48)Përgjigje: Ajo është njëshmëria e adhurimit, që është mos lutja në dikë tjetër përveç në Allahun Një duke mos i bërë shirk Atij, mos lutja as në Pejgamberë apo të tjerë, siç ka thënë i Lartmadhëruari;" Dhe (mua më shpallet) se vërtet xhamitë janë veçant për ta adhuruar All-llahun, e mos adhuroni në to askë tjetër me All-llahun!". (El-Xhinn;18)
49)Pyetja: Cili është më i lavdëruar: I varfëri durimtar apo i pasuri dorëdhënës? Dhe cili është kufiri i durimit dhe kufiri i falënderimit?
49)Përgjigje: Sa i përket çështjes së të pasurit dhe të varfërit, durimtarit dhe falënderuesit, të gjitha këto janë prej punëve më të lavdëruara për besimtarët, ndërsa më i lavdëruari është më i shquari në devotshmëri (i cili u rruhet harameve), siç përmendet në Kur’anin Fisnik;"e s’ka dyshim se te All-llahu më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është ruajtur (këqijat),". (El-Huxhurat;13)
Ndërsa kufiri i durimit dhe falënderimit është: Te Dijetarët është e njohur se durimi është pjesë e shqetësimit, ndërsa falënderimi është gjëja me të cilën Allahu të ka begatuar nga begatia e Tij.
50)Pyetja: Çfarë do të më kishit këshilluar?
50)Përgjigje:
Ajo që të këshilloj dhe në të cilën të udhëzoj është hulumtimi në teuhid (njëshmëri), si dhe leximi i librave të teuhidit, ngase me të vërtetë kështu të qartësohet realiteti i teuhidit duke e ditur se për këtë shkak Allahu ka dërguar Pejgamberë; pastaj vërtetësia e shirkut të cilën e ka ndaluar Allahu dhe i Dërguari i tij, dhe na ka lajmëruar se Ai me të vërtetë nuk e falë atë, dhe xhenneti për atë të cilin ka bërë shirk është haram (i ndaluar), dhe se kush bën shirk vetëm se i ka asgjësuar veprat, të kuptosh se qëllimi më i lartë është njohja e vërtetë e teuhidit për arsye se për këtë qëllim Allahu ka dërguar Pejgamberë, pra me këtë bëhesh musliman dhe dallohesh nga shirku.
Dhe në fund Lus Allahun e Lartmadhëruar që nëpërmes këtij libri të më falë mua dhe prindërit e mi që më edukuan në frymën Islame dhe gjithashtu Allahu i mëshiroftë ashtu siç më mëshiruan mua kur isha fëmijë.
Libri: Argumentet e Teuhidit (50 pyetje dhe përgjigje në akide) Autori i librit: Shejh Muhamed ibn Abdul-Vehab Përktheu vellau: Ebu Shehid El Albanij | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: 50 Pyetje dhe pergjigje ne akide | |
| |
| | | | 50 Pyetje dhe pergjigje ne akide | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |
|