Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PORTALIForumGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Tre pyetje...

Shko poshtë 
AutoriMesazh
hanife hamidi




Numri i postimeve : 37
Join date : 14/06/2010

Tre pyetje... Empty
MesazhTitulli: Tre pyetje...   Tre pyetje... Icon_minitimeTue Jul 06, 2010 12:49 am

Tre pyetje...

"Një djalosh i ri udhëtoi larg vendit për të mësuar. Qëndroi një kohe bukur të gjatë dhe pasi qe u kthye ne shtëpi kërkoi nga familja t'ia sjellin një hoxhe, qe t'i përgjigjej tri pyetjeve "konfuze" te tij. Ia sollën një hoxhe dhe ne mes tyre u zhvillua kjo bisede:
Djaloshi: Kush je ti dhe a ke mundësi t'i përgjigjesh tri pyetjeve te mia?
Hoxha: Unë jam rob prej robërve te Allahut dhe me lejen e Tij do t'iu përgjigjem pyetjeve tua.
Djaloshi: A je i sigurte ngase shume te tjerë para teje kane dështuar ne përgjigje.


Hoxha: Do te mundohem dhe me ndihmën e Allahut do te përgjigjem!
Djaloshi: Unë kam tri pyetje:

1. A ekziston ne te vërtetë Allahu, dhe nëse po, atëherë ma trego pamjen (formën) e tij?
2. Cfarë është Kadaja dhe Kaderi?
3. Nëse djalli është i krijuar prej zjarrit atëherë perse ai te ndëshkohet ne te kur zjarri nuk ndikon ne te?

Hoxha i ra një shuplake te forte ne fytyre.
Djaloshi duke fërkuar faqen nga dhimbja i tha hoxhës: Perse me godite? Perse u hidhërove prej meje?
Hoxha: Nuk jam hidhëruar por ajo e rene është përgjigje e tri pyetjeve tua.
Djaloshi: Si, nuk po te kuptoj.
Hoxha: ?farë ndjeve pas goditjes?
Djaloshi: Dhimbje natyrisht.
Hoxha: A beson se kjo dhimbje ekziston?
Djaloshi: Po.
Hoxha: Ma trego formën e dhimbjes?
Djaloshi: Nuk kam mundësi.
Hoxha: Kjo është përgjigja ime e pare. Ne te gjithë ndiejmë ekzistimin e Allahut por nuk mund ta shohim.
Hoxha vazhdoi ta pyesë: Mbrëmë a pe në ëndërr se unë do te godas ne fytyre?
Djaloshi: Jo.
Hoxha: A ke imagjinuar se unë sot do te bie shuplake ne fytyre?
Djaloshi: Jo.
Hoxha: Ky është Kadaja dhe Kaderi.
Hoxha: Dora me te cilën te godita prej çka është krijuar?
Djaloshi: Prej dheut.
Hoxha: Po fytyra jote?
Djaloshi: Prej dheut gjithashtu.
Hoxha: ?farë ndjeve pasi qe te godita?
Djaloshi: Dhimbje.
Hoxha: Mire, djalli edhe pse është i krijuar prej zjarrit ai do te ndieje dhimbje në të siç ndjeu fytyra jote prej dheut nga rënia e dorës sime po ashtu e krijuar prej dheut.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Tre pyetje...
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» 50 Pyetje dhe pergjigje ne akide
» Studim dhe Fetva 5 pyetje-pergjigje
» Pyetje dhe përgjigje nga shejhul Islam Ibn Tejmijeh, Allahu e mëshiroftë
» Pyetje dhe përgjigje nga shejhul Islam Ibn Tejmijeh, Allahu e mëshiroftë‏
» pyetje rrethe vizites te varrezave diteve te bajramit nga premtim_cool@postribe.com:

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Tregime Islame-
Kërce tek: