Pyetja: Cili është vendimi i sheriatit që muslimani të hyjë në kishë pa marrë parasyshë prezentimi i tij a është në lutjet e tyre apo që të ndëgjon ligjeratë?
Përgjigjja: Nr. [43]:
Nuk i lejohet muslimanit që të hyjë te jomuslimanët dhe as në vendadhurimet e tyre për shkak se ua rritë numrin atyre. Transmeton Bejhekiu me zinxhir të vërtetë nga Omeri [radijaAllahuanhu] se ka thënë : ''Dhe mos hyni tek mushrikët në kishat e tyre dhe në vendadhurimet e tyre sepse hidhërimi i Allahut zbret mbi ju '', mirëpo nëse është për shkak të ndonjë dobie të sheriatit apo që t’i thërrasësh tek Allahu dhe të ngjashme si kjo nuk ka problem .
Nga Allahu kërkojmë ndihmë, salavatet ia dërgojmë Pejgmaberit [alejhiselam], familjes së tij, shokëve të tij dhe të gjithë atyre që e ndjekin rrugën e tij deri në ditën e kijametit .
Komisioni i përhershëm për fetva.