Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PORTALIForumGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 A lejohet dhënia e zekatit pabesimtarëve?

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administratore
Administratore
Admin


Numri i postimeve : 846
Join date : 03/06/2009
Age : 40

A lejohet dhënia e zekatit pabesimtarëve? Empty
MesazhTitulli: A lejohet dhënia e zekatit pabesimtarëve?   A lejohet dhënia e zekatit pabesimtarëve? Icon_minitimeFri Jun 05, 2009 2:58 pm

A lejohet dhënia e zekatit pabesimtarëve?

Ky është një fragment i shkurtuar i nxjerr nga libri: URTËSIA NË BINDJE NDAJ URDHËRESAVE TË ALL-LLAHUT, i autorit SHEJHUL ISLAM IBËN TEJMIJE, përkthim i Agim Avdiut, botim i "Klubit Studentor" me 10 05 2007 në Shkup.
Fragmenti gjendet në Kapitullin "Harxhimi dhe Shpërndarja" që fillon në faqen 298, por përmbajtja e këtij teksti është nxjerr ndërmjet faqeve 300 dhe 302.

"Udhëheqësi nuk ka të drejtë që t`i jap dikujt atë që nuk e meriton sipas tekave të tij, për shkak të afrisë apo për shkak të ndjenjës së animit ndaj tij. Kjo vlen posaçërisht nëse jep për dobinë jo të lejuar ashtu siç u jep hermafroditëve në mesin e fëmijëve, foshnjave të njerëzve të lirë , robërve etj., ose prostitutave, këngëtarëve dhe argëtuesve të pallatit dhe të ngjashëm me ta, falltarëve, magjistarëve, astrologëve etj.
Por, është e lejuar- NË TË VËRTET ËSHTË DËTYRIM- që t`i jepet atij të cilit duhet
përfituar zemra, edhe pse ( në esencë) atij nuk i lejohet t`i jepet. Kjo është kështu sepse All-llahu xh.sh. në librin e tij ka lejuar që t`u jepet atyre që duhet përfituar zemrat. Kështu, Pejgamberi a.s. u ka dhënë nga plaçka etj, edhe pse ata ishin njerëz me nam në fiset dhe te popujt e tyre. I Dërguari i All-llahut, i ka dhënë: Akre B. Habisit, të shquarit të fisit Benu Temim; Ujejn b. Hasanit, të shquarit të Benu Fazare; Zejdul- Hajrit et Taij, të shquarit Benu Nehban; Alkame b. Alasi El-Amiriut, të shquarit Benu Kulab. Përvec kësaj, i ka dhënë edhe të shquarve kurejshë, atyre të cilët u liruan në ditën e clirimit të Mekës sic janë: Safvan b. Umeje, Ikrime b. Ebi Xhehli, Ebu Sufjan b. Harb, Suhejl b. Amër, Haris b. Hisham dhe shumë të tjerëve. (shih përmbledhjen e Buhariut, dmth hadithet 3174, 3150, 4330 dhe përmbledhjen e Muslimin d.m.th hadithet 1059, 1061 dhe 1062.
Hadithet transmetohen nëpërmjet Enesit, Abdullah b. Zejdit dhe Ibën Mesudit. Në Sahihe përmendet një thënie se Ebu Seid El- Hudriu, radijallahu anhu, ka thënë: "Kur ishte në Jemen Aliu i dërgoi ar në pluhur Pejgamberit a.s. dhe Pejgamberi a.s. e ndau ndërmjet katër njerëzve: Akre B. Habisit el- Hanzaliut, Ujejn b. Hasanit El- Fezariut, Zejdul- Hajrit et Taij, të shquarit Benu Nehban, Alkame b. Alasi El-Amiriut, të shquarit Benu Kulab. Thotë: "Dhe kurejshitët e ensarinjtë ishin hidhëruar dhe thanë: "Po u jep njerëzve të shquar të Nexhdit, ndërsa neve po na harron. "Pejgamberi a.s. tha: "Unë këtë e kam bërë për t`i përfituar." (E përmend Buhariu 3344, Muslimi 1964 dhe të tjerë, nëpërmjet Ebu Seid El- Hudriut.)
Sepse KUR I JEPET JOBESIMTARIT, ME KËTË DËSHIROHET PRANIMI I ISLAMIT NGA ANA E TIJ, apo që të largohet dëmi i tij të cilin nuk kemi mundësi që ta pengojmë përvecse me dhënie... "
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bujanoci.org
 
A lejohet dhënia e zekatit pabesimtarëve?
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kush e meriton dhënien e zekatit?
» A lejohet hyrja në kishë?
» A lejohet t'ua urojmë jobesimtarëve festat e tyre

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Fikh-
Kërce tek: