Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PORTALIForumGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Kujdes nga Neglizhenca ! (pakujdesia)

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administratore
Administratore
Admin


Numri i postimeve : 846
Join date : 03/06/2009
Age : 40

Kujdes nga Neglizhenca ! (pakujdesia) Empty
MesazhTitulli: Kujdes nga Neglizhenca ! (pakujdesia)   Kujdes nga Neglizhenca ! (pakujdesia) Icon_minitimeSat Nov 16, 2013 2:39 pm

Kujdes nga Neglizhenca ! (pakujdesia) Neglizhenca I fillojmë këto fjalë me emrin e Allahut i Cili vetëm Ai i meriton falënderimet e mija. Përshendetjet më të bukura ia dergoj Pejgamberit a.s., familjes së tij, shoqërisë së tij dhe pasuesve të tij.
Allahu xh.sh. thotë: "Njerëzve u është afruar koha e llogarisë së tyre, e ata të hutuar në pakujdesi nuk përgaditen fare për të. Atyre nuk u vjen asnjë keshillë e re ( në Kur'an) nga Zoti i tyre, e që ata të mos tallën me të duke e ndegjuar. Të shmangura nga e vërteta janë zemrat e tyre". ( El-enbija 1-3)
Kurtubiu ka thënë: "Eshtë thënë se: Në ajet është për qëllim të gjithë njerëzit edhe pse në kohën të cilën zbriti ky ajet aludonte pabesmtarët kurejsh, që kjo shifet qartë në vazhdim të ajetit. Kush e din rëndesinë e afrimit të ditës së gjykimit, i shkurtohën shpresat e gjata për këtë botë, i qetësohet shpirti me pendim dhe nuk ia falë dashurinë asnjëherë kësaj bote.
Pastja tha: "Nuk përgaditën fare për te", apo nuk përgaditën për botën e ardhëshme, dhënien e llogarisë dhe për trasimin e rrugës së Pejgamberit a.s.. (11/267).
Në ajetin e lartë përmendur gjejmë disa dukuri të neglizhencës (pakudesisë) e që prej tyre janë:
- Pakujesia ndaj botës së ardhëshme
- Papërgaditja për dhënijen e llogarisë (para Allahut xh.sh.)
- Jopërfillja e synetit të Pejgamberit a.s.
- Jointeresimi për dëgjimin e ajeteve Kur'anore
- Defrimi i zemrave
Njerëzit të cilët i bartin këto cilësi, një pjesë të tyre apo të gjitha, janë në gjendje kritike.
Pasi që moskujdesja (neglizhenca) qënka sëmundje e rrezikshme e cila qëndron në mes njeriut dhe Zotit të tij, patjetër duhet ti njohim shkaqet e saja, dëmet e saja, sherimin e sajë dhe kështu që dhashtë Allahu e të shpetojmë nga ajo.

Shkaqet e neglizhencës

1. Dëshira e zjarrtë për këtë botë
Dëshira për të jetuar sa më mirë në këtë botë dhe gjetja e kënaqësisë në të është prej shkaqëve të moskujdesjes (ndaj Fesë). Këtë lidhje në mes tyre na sqaron haptazi ajeti Kur'anor ku thotë Allahu xh.sh.: "Këtë (denim të madh) ngase ata më teprë deshtën jetën e kësajë botë sësa jeën e botës tjetër, e Allahu nuk i udhëzon njerëzit jobesimtarë. Të tillë janë ata që Allahu ua mbylli zemrat, degjim dhe të pamurit e tyre dhe të tillët janë ata të pakujdesshmit". ( Nahl 107-108)
Këtë lidhje e gjejmë edhe tek disa ajete të cilët aludojnë tek njerëzit që i dhanë përparësi njohurive të kësajë botë duke iu kthyer shpinën njohurive të botës së ardhshme dhe njohurive të legjislacionit Islam. Mu për këtë thotë më i Miri thënës: "Edhe atë që dinë nga jeta e kësaj bote, është dije e cektë por ndaj jetës së përjetëshme (ndaj ahiretit) ata janë plotësisht të verbëruar (të painteresuar)". (Rrumë 7).
Kurse Pejgamberi a.s. thotë: " Dijetari i çashtjeve të kësaj bote është injorant të çashtjeve të Ahiretit". Hadith sahih, ibën Hibbanë nr.:72, Bejhekiu 194/10, kurse Albani e ka ba hasen.

2.Lëria e namazit të Xhumasë dhe faljes se namazeve tjera me xhematë-
Allahu xh.sh. për këtë thotë: "Pra shkatrim është për ata që falën, të cilët ndaj namazit të tyre janë të pakujdesshëm". (El-maun 4-5)
Pakujdesia i cila është për qellim në këtë ajet është falja e disa kohëve të namazit dhe lërja e disa të tjerave, apo bashkimin e tyre nga shkaku i harresës apo pakujdesisë ndaj Allahut, ndaj ithtarëve të tij dhe masës së muslimanëve.
Pejgamberi a.s. thotë:"Do të heqin dorë njerëzit nga lëria e xhematit ose do t'iu vulosë Allahu atyre zemrat dhe to të jenë prej të pakujdesshmëve". Sahihu el-Xhami'a 5480.
3. Mospërmendja e Allahut xh.sh.
Allahu xh.sh. thotë:" Ti përmende Zotin tënd në vete (heshtazi) me respekt e me dro, jo me shprehje të larta, ( përmende) në mëngjes e në mbrëmje dhe mos u bën prej atyre që nuk kanë kujdes". (el-A'rafë 205)
Allahu xh.sh., urdhëroi për përmendjen e Atij në çdo kohë dhe gjendje. Sepse ai që e lenë dhikrin (përkujtimin) e Allahut, padyshim është prej të pakujdeshmëve (neglizhentave). Allahu xh.sh., hipokritet dhe i ka cilësuar se "ata e përkujtojnë Allahun shumë pak". Vallë si ësthë me atë muslim që e harroi dhikrin e Allahut duke qenë zgjuar apo fjetur, duke ngrënë apo pirë, në dalje apo hyrje, në udhëtim apo joudhëtim dhe në gjndje tjera?! A mos i ngjanë hipokritave në disa cilësi?! Kjo assesi nuk duhet t'i përket një muslimani.

4. Shoqëria e keqe
S'ka dyshim se shoku i keq është ai i cili nuk të ndalon nga e keqa dhe nuk të urdhëron për të mirë. Shoku i keq është largë nga rruga e Allahut dhe të Dërguarit të Tij. Ai nuk këshillon askënd dhe nuk theret në të mirë askend. Shoqërimi me të është humbje dhe shkatrrim. Afrimi nga ai është pakujdesi dhe dëm. Kënaqësia me të është mjerim dhe pendim në ditën e gjykimit. Thotë Allahu xh.sh.: "Atë ditë zullumqari do ti kafshojë duart e veta dhe do të thotë: "I mjeri unë, ta kisha marrë rrugën e Pejgamberit ! O shkatrrimi im, ah të mos e kisha bërë filanin mik! Në të vërtetë, pasi që e gjeta rrugën e drejtë, ai më largoi mua prej asaj, e djalli është ai që njëriun e humb dhe e le të vetmuar".



5.Mos vizita e vorrëve dhe harrimi i kthimit të pashmangëshem (në botë tjatër)
Pejgamberi a.s. ka thënë: Iu pata ndaluar vizitën e varrezave, kurse tash vizitoni ato. Sepse me vizitën e tyre të largohën deshirat për këtë botë dhe te shtohet përmallimi për ahiretin. S'ka dyshim se harrimi i vdekjes dhe i botës tjetër janë moskujdesje dhe mosinteresim më plotkuptimin e fjalës.

6. Degjimi dhe shikimi në defrime e epshe dhe lëshurja e zemrës në to
Na ka krijuar Allahu xh.sh. dhe na ka begatuar me begati të shumta që prej tyre janë gjymtyrët e trupit: të ndegjuarit, të pamurit dhe të tjera. Ne i përdorim këto gjymtyrë në kënaqësi të Allahut, e falenderojmë Atë, e njohim fuqinë dhe begatitë që na i dhuroi. Por, nësë veshi degjon atë që allahu nuk është i kënaqur me të, muzikën dhe defrimet, syri ndegjon atë që Allahu e ka ndaluar, dhe zemra pëmbanë smirësi, zili, inatë dhe dashakeqësi, padyshim këto nuanca sinjalizojnë pakujdesshmeri dhe harrim i urdhërave të Allahut xh.sh.
Allahu xh.sh. thotë: "Të tillet janë ata që Allahu ua mbylli zemrat, degjimin dhe të pamurit e tyre dhe të tillët janë ata të pakujdesuritë". (nahl 108).



Dëmet e neglizhencës


1.Mospranimi i lutjeve
Pejgamberi a.s. thotë:" Luteni me plotëbindëshmeri në pranimin e lutjes. Ta dini mirë se Allahu nuk iu përgjigjet lutjeve prej zemres së pavëmenëshme dhe të shkujdesur". Sahihul-Xhami'a 245.
2. Shkak i zbritjes së denimit të Allahut xh.sh.
Allahu xh.sh., tha për beni Isarailitë: "Atëherë ndërmorëm kundër tyre dhe i fundosëm në det, ngase përgenjështruan argumentet Tona dhe nuk çanë kokën pët to". (A'rafë 136).
Denimi nga Allahu xh.sh. mundë të jetë në shumë forma. Ndodhë që të jetë ai denim me mbytje, sëmundje, uri, shtrejtësi, sëmundje epidemike madje dhe shuarje nga kjo sëmundje ose shqetësim nga armiqt. " E ushtrinë e Zotit tënd nuk e di kush pos Tij". (Mudethir 31). Apo ky denim mund të jetë preokupimet e shumta me këtë botë dhe frika e madhe nga varfërija. Kjo kështu sepse i dha përparësi angazhimit me këtë botë. Pejgamberi a.s. thotë: " Kush e merr këtë botë si preokupimin më të madh, ia zgjëron Allahu atij problemet dhe ia figuron varfërinë para syve të tij". Hadith sahih të cilin e transmeton Ahmedi dhe ibën Maxhe në sahih nr.:950.
3. I pakujdesuri zbrapset nga ajetet e Allahut xh.sh.
Thotë i Lartëmadhëruari:" Unë do ti zbraps nga argumentet e Mija ata të cilët pa pasur të drejtë bëjnë kryelartësi në tokë, të cilët edhe nëse shohin çdo argument nuk besojnë, dhe nëse e shohin udhën e besimit, nuk e marrin atë rrugë, nëse e shohin rrugën e gabuar atë e marrin rrugë. Këtë (verbërim të tyre), ngase ata i konsideruan të rremë faktet Tona dhe ngase i lanë ças dore ato". (A'rafë 146).
Ibën Kethiri thotë: Sikur Allahu xh.sh. don të thotë: Ata të cilët janë kryelartë në respektim ndaj Meje dhe janë mendjemdhenjë pa pasur të drejtë në mesin e njerëzve, do t'ua bëjë të pamundur njohjen e urtësisë se ajeteve Kur'anore dhe argumentushmerisë së Madhërisë Sime, ligjeve dhe gjykimeve të Mija. Kurse Sufjani thotë: Do t'ua hjek nga ata njohjen e Kur'anit dhe do t'i zbrapsi nga ajetet e Mija. (ibën Kethiti- kaptina A'arafë).
Pra, për të pakujdesurin, Allahu nuk do të jetë veshi i tij me të cilin ndëgjon, as syri i tij me të cilin shikon, as dora e tij me të cilen godit e as këmba e tij me të cilën ecen. Edhe nese kerkon dicka nga Allahu, Ai nuk do t'ia jep. Po edhe nese kërkon mbrojtje nga Ai, nuk do ta mbroje, nuk do ta peforcoje as nuk do ta perkrahe e as nuk do ta udhezojë. Kerkojmë mbrojtje nga Allahu prej zgënjyesve.

Shërimi i pakujdesisë

Nga ajo qe u tha me larte nxjerrim se: për ta shëruar pakujdesinë duhet të marrim shkaqet e saja.
1. Nëse në zemrat tona flen kjo botë dhe jemi të kënaqur me të le të marrim iniciative dhe te preokupohemi më shumë me botën tjetër dhe të jetë piksynimi jonë. Kjo bëhët kur jemi në dilemë; dunjanë apo ahiretin, le të jetë krejt mundi jonë për ahiretin.
2. Kujdesja ndaj namazeve te ditës, namazeve të ditës se xhuma dhe namazit të natës si dhe adhurimëve të tjera. I Derguari a.s. thote:" Kush e fale namazine e natës dhe në to lexon vetëm dhjetë ajete, ai nuk do te numrohet prej të pakujdesurve. E kush e falë namazin e natës dhe në të lexon 100 ajete, numrohet prej adhurimtarëve të devotshëm". Xhamiu sahihe 6439. Namazi i natës është ilaç dhe shkak madhështorë për ta shlyer pakujdesinë, nderë për besimtarin dhe zellshmeri për të mirët.
3. Përkujtimi i shpeshtë i Allahut dhe përqendrimi i pa ndërprerë në të. Kush e bën një gjë të tillë do të ishte ashtu siç thote Allehu xh.sh.: " Dhe mos u ben prej atyre që nuk kanë kujdes".(A'rafe 205).
4. Largimi nga shoqeria e keqe dhe shoqërimi më të mirët që të shpiejnë në përmendjen e Allahut dhe veçimi me përkujtimin e Tij. Kështu që ta shlyesh pakujdesinë.
5. Vizita e të semuarve dhe ata që i pat sprovuar Allahu xh.sh.. Poashtu vizita e vorrezave, se vërtet kjo, siç tha dhe i Derguari a.s., ta largon çdo dëshire për këtë botë dhe të bën që të përmallohesh për botën e ardheshme.
6. Përdorimi i shqisave të nuhaturit dhe gjymtyrëve të trupit në kënaqesine e Allahut xh.sh. dhe te perfitojë njëriu. Dhe të mos të ndëgjojë asgjë tjetër përveç të mirës dhe të mos shikojë asgjë tjetër te mires.
7. Largimi nga vendi i cili na shpije për pakujdesi. Iu tha Pejgambei a.s. shokëve të tij:" Largoni nga ai vend në të cilin iu pat goditur pakujdesia". (sahihu El-xhami'a 2926). Këtë iu tha Pejgamberi a.s. natën të cilën u kthyen nga lufta e hajberit. Para së ranë të flejnë atë natë, Pejgamberi a.s. tha:" Kush do ta marrë në kujdes që të na zgjojë për namaz (të sabahut). Iu pergjigj Bilali: Unë. Dhe fjetën deri në mëngjes. Pasi u zgjuan tha Pejgamberi a.s.:"Largoni nga ai vend në të cilin iu pat goditur pakujdesia", pastaj tha:" O Bilal, a edhe ti fjete? Ai tha: O I Derguari i Allahut, me gjeti ajo qe ju pat gjetur dhe juve (gjumi). Fjetën një herë gjatë kohës së namazit dhe atë me qëllim që të zgjohën lanë një përson në kujdesje, dhe këtë veprim e quajtën pakujdesi. Po si është puna me atë të cilin nuk e falë sabahun në kohën e vet apo me xhematë. Allahu na ndihmoftë.

Fjala e fundit

Vëlla e dashur, ta dish se pakujdesia është rrugë që të shpie për në zjarrë, Allahu na mbroftë prej tij. S'ka dyshim se kjo (pakujdesia) është gjendje përçmuese. Kjo dhe injoranca janë të një rangu. Kujdes, që të jesh prej injotantëve të pakujdesur dhe te bijesh në humnerë me të humburit. I Madhëruari thotë: "Ata që nuk presin takimin Tonë, që janë të kënaqur me jetën e dunjasë dhe kanë gjetur prehje në të, dhe ata që janë të pakujdesur ndaj argumenteve tona. Vendi për të tillët është zjarri, për shkak të asaj që punuan". (Junus 7-Cool. Allahu na mbroftë prej të keqës së pakujdesisë dhe shoqrimit me to, dhe e falënderojmë Allahun, Zotin e te gjitha botrave.



Xhemal Abdurrahman


Përktheu:
Kujtim Demiri

ankebut.com/ thirrjaislame.com
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bujanoci.org
 
Kujdes nga Neglizhenca ! (pakujdesia)
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kujdes pasi te mbulohesh...
» Kujdes nga tel mobil mun te ndodh kjo !!!
» Kujdes nga Harun Yahya

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Rregullorja :: Temat per portal-
Kërce tek: