Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PORTALIForumGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Kujdes pasi te mbulohesh...

Shko poshtë 
AutoriMesazh
umu kulthumi
Fillestare
umu kulthumi


Numri i postimeve : 44
Join date : 30/07/2009
Age : 40
Location : kosova gjilan

Kujdes pasi te mbulohesh... Empty
MesazhTitulli: Kujdes pasi te mbulohesh...   Kujdes pasi te mbulohesh... Icon_minitimeFri Jul 31, 2009 5:55 am

Kujdes, pasi të mbulohesh!


Shpeshherë në jetë jemi përballur me sfida mirëpo kanë qenë të vogla dhe të përballueshme për ne. Ndonjëherë na duket vetja aq e vogël sa nuk kemi guxim të marrim hapin që e shohim si të madh, mirëpo harrojmë që  po në këtë moshë jemi urdhëruar ta bëjmë këtë hap.
Është e vështirë të bëhet kjo që ke bërë ti. Kërkon vendosmëri, mund, sakrificë, luftë me veten pastaj përgaditje për përballje me të tjerët.
Të parët me të cilët do të ballafaqohesh janë njërëzit që  ishin prezent gjatë zhvillimit, ishin krahu i djathtë, ishin njërezit që u mësuan me lotët tanë që i shoqëronte herë pas here edhe zëri i dhimbjes, ishin njerëzit që na duruan kur të tjerët na injoronin, ishin njerëz që e pikturonin buzëqeshjen kur të tjerët rrudhat në ballë për neve i përgadisnin, ishin njerëzit që gjumi i tyre ndërpritej atëhere kur i joni ndërpitej! Janë njerëz që ne i duam fort, mirëpo NJERËZ janë!
Po vjen një kohë kur po këtyre njerëzve duhesh t’ua kompenzojmë gjithë këto të mira, të jemi krahu i djatht i tyre, të jemi ne prindërit e tyre sepse kjo situatë na ka zënë andaj duhet të jemi të zonja që ta kapim në grusht gjendjen dhe ta shtrëngojmë fort e mos të lejojmë të na ikë as edhe një moment; t'jemi ne ato që qajmë bashkë me ta kur ata qajnë për ne me injorancën e tyre; të jemi ne ato që iu tregojmë atyre hapat e parë të rrugës në vazhdim... të jesh ti motër ajo që iu tregon prindërve të tu që tani ke vendosur t’i përmbushësh urdhërat e All-llahut në vend dhe mos harro t’ia përkujtosh vetes urdhërin që ka të bëjë me respektimin e tyre.
 “Ne njeriun e kemi urdhëruar për (sjellje të mira ndaj) prindit të vet, sepse nëna e vet atë e barti me mund pas mundi dhe pas dy viteve ia ndau gjirin. (E porositëm) Të jeshë mirënjohës ndaj Meje dhe ndaj dy prindërve tu, pse vetëm tek Unë është kthimi juaj.”(Llukman:14)
 
Kur drejtohesh t’iu flasësh, të lutem bëje me ndjenjën e mëshirës, ashtu si të këshilluan ata kur ti gaboje në detyrat  shkollore. Prandaj mos harro se kjo nuk është barrë për neve, kjo është dhunti e madhe që na është dhuruar! T’iu dalim në hak sadopak atyre që iu kemi borxh shumë. Po të ishim në një situatë tjetër mendoj se do ta kërkonim këtë dhunti: t’ua mësojmë mënyrën e jetesës  më të dashurve tanë! Mirëpo për hir të Allahut mos harro të përdorësh tonin më të ulët kur t’i gjesh ata me tonin më të lartë, ti e di mirë që kështu je porositur.
 
 
”...mos i kundërshto, por drejtoju atyre me fjalë respekti. Lësho para tyre krahët e përuljes prej mëshirës dhe thuaj: “O Zoti im, mëshiroji ata, ashtu siç më kanë rritur, kur unë isha i vogël!”  (Isra: 23 dhe 24)
 
 
 Kush e di, ndoshta do të gjesh në fjalorin e tyre shprehje të shirkut dhe kufrit duke të qortuar pikërisht ty, mirëpo shkëlqe me Islamin tënd dhe me sytë e tu ndaloja të folurën e mëtutjeshme, sepse ty motër të shkëlqen Islami në sy, të buzëqesh fytyra edhe kur zemra  lot të pikon. Mos harro se ti je duke mbajtur kurorë nga diamanti që nuk ta sheh gjithkushi mirëpo të jesh e bindur se gjithkush nuk e ndjen krenarinë që mbanë në zemrën tënde, sepse ti ke gjetur kodin që shumë të shkujdesurve iu ka humbur, ke gjetur kodin që të tjerët e harruan... e harruan dhe nuk mund ta konfigurojnë dot me jetën e tyre. Ata kanë filluar symbyllur të jetojnë jetën e të tjerëve që edhe ata të humbur janë gjithsesi, ndërsa ti ke gjetur çelësin që iu ka humbur mendjelehtëve. Andaj motër e imja, ti në shenjë falënderimi ndaj Allahut sillu ashtu si Ai të obligoi e mos dil prej kornizave atëherë kur me një vepër hyn mbrenda ne kornizë. Unë e di se ti mundesh sepse nuk u zgjodhe kot fillimisht të jeshë pjesë e kësaj jete, pastaj t’u dha diçka që ty të bëri ta kuptosh qëllimin e ardhjes tënde, e pas kësaj t’u dha diçka edhe më e madhe e që është hapi drejt realizimit të këtij qëllimi.
Kujdes si po e arrinë këtë qëllim! Harroje në fjalorin tënd arrogancën, harroje të mendosh se je e shtypur, sepse ti me veprimin tënd sapo ke arritur të dëshmosh se ty nuk të shtypin ata që dynjaja i ka kapur para vetes. Mirëpo edhe këtu, eja motër e dashur ndalemi bashkë e i shikojmë ata me syrin e mëshirës sepse atyre shumë pak iu dha rasti që ta kuptojnë realitetin. Ata u rritën me dynjanë në zemër, ndërsa ti edhe pse në moshë të re mirëpo në moshën kur  je sfidë për vete, ke hapur sytë e realitetit, andaj mundësojau edhe të tjerëve t’i hapin këta sy. Asnjëherë mos mendo se është vonë, sepse Pejgamberi, salallahu alejhi ue selem, i lutej xhaxhait të vet me lutjen më të sinqertë që në momentet e fundit të thoshte fjalën më të madhe, edhepse ai nuk e dëgjoi, ti mos mendo se të gjithë kanë fundin e njejtë.

Përballja tjetër që do të gjejë motra ime tani me vellon mbi supe, është përballja me njerëzit që pas nje kohe të gjatë të njohjes së tyre ti arrijte t’i quash ‘’Miq’’. Janë po këta që dikur buzëqeshnin kur të shihnin; të rrinin afër për të ndarë pjesë nga jeta e tyre; kaloje momente me ta që e karakterizonin ditën tënde. Tani ndoshta do t’i gjesh duke të injoruar për shkak të veprimit tënd; do t’ua njohësh një anë që nuk ke menduar se e posedojnë, anën e nënçmimit; do t’i shohësh që janë larguar nga ti dhe tanimë të janë bërë miq të largët dhe shumë të panjohur; do t’i shohësh si ‘’miq’’ që nuk do të arrish t’i kuptosh sjelljet e tyre; do t’i shohësh si ‘’miq’’ që arritën për një moment të shfaqin urrejtjen e tyre; do t’i njohësh edhe si arrogantë që nuk i masin veprimet e tyre dhe shumë të egër në raport me ty. Edhe këtu ke porosi nga Islami andaj mos harro ta shfrytëzosh

Ibn Mesudi r.a tregon se Pejgamberi Alejhi ëe selem ka thënë: Zjarri i është ndaluar atij që është njeri i afërt, i lehtë, i dashur, i sjellshëm dhe i butë. (transmeton Trimidhiu )

Ndoshta do të gjesh zhgënjim në vazhdimësinë e jetës tënde, mirëpo nuk je e vetmja që u përballe me këtë mënyrë të jetës dhe e gjith kjo është si rezultat i punës tënde. Tagora thotë: “Kam ëndërruar që jeta të jetë e lumtur, kur jam zgjuar kam kuptuar se jeta është e vështirë. Kam punuar dhe jam bindur se te vështirësia qëndron lumturia”.

Motër e dashur! Ke parasysh gjithmonë se ke njerëz që janë në vagonin e njejtë të jetës dhe të duan shumë, kanë deshirë të kalojnë çaste të kësaj jete me ty, kanë dëshirë të ndajnë momentet më të mira me ty, kanë dëshirë të të kenë afër nën Hijen e Arshit, pastaj kanë dëshirë të ulen me ty në kolltukët e Xhennetit dhe të bisedojnë me ty për momentet e kësaj jete, andaj jetoi këto çaste që të grumbullosh sa më shumë ndodhi me këta njerëz dhe të kënaqesh pastaj me ta në këta kolltukë. Nëse nuk kam armë tjetër të të mbroj, kam ''armën'' e Duasë që në çdo moment për ty e dashur do ta shfrytëzoj, ti e di mirë që këtë ''armë'' në këto momente po e përdorin shumë të tjera që të duan si unë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Kujdes pasi te mbulohesh...
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kujdes nga tel mobil mun te ndodh kjo !!!
» Kujdes nga Harun Yahya
» Kujdes nga Neglizhenca ! (pakujdesia)

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Feja dhe shoqëria-
Kërce tek: