Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PORTALIForumGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Mburoja e shtepise dhe femijeve nga shejtani

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administratore
Administratore
Admin


Numri i postimeve : 846
Join date : 03/06/2009
Age : 40

Mburoja e shtepise dhe femijeve nga shejtani Empty
MesazhTitulli: Mburoja e shtepise dhe femijeve nga shejtani   Mburoja e shtepise dhe femijeve nga shejtani Icon_minitimeSat Nov 16, 2013 2:42 pm

Mburoja e shtepise dhe femijeve nga shejtani Mbrojtja-e-shtepiseFalënderimi i takon All-llahut, Atë e falënderojmë dhe prej Tij kërkojmë ndihmë, udhëzim dhe falje. Kërkojmë mbrojtje nga All-llahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona.
Kë e udhëzon All-llahu s'ka kush që e humb atë dhe atë që e largon nga rruga e vërtetë s'ka kush që e udhëzon. Dëshmoj se s'ka të adhuruar (që meriton adhurim) tjetër pos All-llahut dhe dëshmoj se Muhamedi s.a.v. është rob dhe i Dërguar i Tij.
All-llahu na ka obliguar me një obligim ku shumica e njerëzve e kanë harruar këtë obligim e ai është të konsideruarit shejtanin si armik.
All-llahu ka thënë:
"Djalli është armiku i juaj për atë merreni atë si armik tuaj".
Por për fat të keq shumica e njerëzve e kanë marrë atë si mik, në ndejet e tyre si dëfryes, në udhëtimin e tyre shoqërues, kështu që ia kanë hapur dyert e shtëpive të tyre dhe dyert e dhomëve të fjetjes së tyre a nuk mjafton e gjithë kjo?!
E disa njerëz ia kanë hapur edhe zemrat e tyre atij, udhëzohen me urdhërin e tij dhe ndalohen me ndalimin e tij, derisa është shëndërruar si i adhuruar në vend të All-llahut.
All-llahu s.v.t. ka thënë: "O bijtë e Ademit po a nuk u dërgova porosinë që të mos e dëgjoni djallin se me të vërtetë ai është armiku juaj i hapët!? Të më adhuroni Mua se kjo është rruga e sigurt! [JASIN]
Për këtë arsye i shkrova këto fjalë që të bëhet e ditur te muslimani mënyra e mbrojtjes së shtëpisë nga ky armik i shëmtuar-djalli i mallkuar, ngase nëse ai depërton në një shtëpi bën çrregullime në të, shfaqë grindje mes fëmijëve, bën ndarje mes dy bashkëshortëve kështu që shndërrohet dashuria në armiqësi dhe mëshira në vuajtje.
O Zot na mbro neve dhe gjithë muslimanët nga dredhit e shejtanit, Ti je Mbrojtësi ynë dhe Ndihmësi ynë, sa mrojtës dhe ndihmës i mirë është Ai.



Shkroi krijesa më e varfër e All-llahut:
VAHID ABDUSSELAM BALI
Mekeh Mukerameh 16/2/1410 h.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bujanoci.org
 
Mburoja e shtepise dhe femijeve nga shejtani
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Dashuria e fëmijëve tanë ndaj profetit-Si ta mbjellim atë?
» Shejtani ia ndricon rrugen per ne xhami
» Vesveset jane cytje nga shejtani i mallkuar
» Si t’a bëjmë Profetin a.s modelin e fëmijëve tanë?
» Vaji I Peshkut PËrmirËson TË Folurit Dhe Sjelljet E FËmijËve

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Rregullorja :: Temat per portal-
Kërce tek: