Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PORTALIForumGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Si t’a bëjmë Profetin a.s modelin e fëmijëve tanë?

Shko poshtë 
AutoriMesazh
rrumejsa

rrumejsa


Numri i postimeve : 23
Join date : 09/08/2009

Si t’a bëjmë Profetin a.s modelin e fëmijëve tanë? Empty
MesazhTitulli: Si t’a bëjmë Profetin a.s modelin e fëmijëve tanë?   Si t’a bëjmë Profetin a.s modelin e fëmijëve tanë? Icon_minitimeSat Oct 10, 2009 8:11 am

Sidomos në kohët moderne, prindërit janë shumë të interesuar dhe të shqetësuar për fëmijët e tyre. Ata duan medoemos që t'i mbrojnë fëmijët nga devijimet dhe sjelljet perverse.

Ata duan medoemos që t'i mbrojnë fëmijët nga devijimet dhe sjelljet perverse. Ata i duan fëmijët e tyre të jenë të mirëedukuar, të moralshëm dhe me sjellje të mira.

Të gjithë shqetësimeve të prindërve rreth edukimit të fëmijëve të tyre, mund t'u vijë fundi, nëse ne arrijmë që fëmijët tanë t'i lidhim me Profetin a.s dhe personalitetin e tij. Nëse ne kemi sukses që Profetin a.s t'a bëjmë shembëlltyrën dhe modelin e fëmijëve tanë, atëherë i kemi mbrojtur nga sjelljet dhe edukata e rrugës.

Tek profeti Muhamed a.s, janë mishëruar atë gjithë virtytet dhe moralet më të larta. Nëse ne do të arrinim t'a lidhim fëmijën tonë me Profetin a.s, kjo do të na kursente shumë energji dhe kohë. Në vend që t'i themi fëmijës "Duhet të bësh, duhet të sillesh, reagosh etj... në këtë formë" i tregojmë mënyrën si është sjellë dhe ka reaguar Profeti a.s në ngjarje dhe situata të ngjashme. Diçka e tillë bëhet pasi t'a kemi lidhur fëmijën me Profetin a.s dhe t'a ketë dashur atë. Padyshim që kjo nuk është diçka e lehtë, sidomos në kohët moderne, ku kanalet satelitore, faqet e internetit, mediat vizive dhe të shkruara etj... ofrojnë dhe reklamojnë modelet e tyre.

Për t'ua bërë të dashur figurën e Profetit a.s, prindërit duhet të përdorin rrugë dhe mjete të përshtatshme dhe të zgjuara njëkohësisht.

Po përse duhet t'i lidhim fëmijët tanë me Profetin a.s? Përse duhet që t'i bëjmë t'a duan dhe respektojnë atë?

Së pari, profeti Muhamed a.s, është shembulli dhe modeli më i mirë për këdo që kërkon moralet e larta.

Së dyti, vetë Zoti i madhëruar na ka urdhëruar që të ndjekim gjurmët dhe traditën e Profetit a.s.

Thotë Zoti në Kuran:"Thuaju (o Muhamed): "Nëse ju e doni Allahun, atëherë më ndiqni mua, që Allahu do t'ju dojë dhe t'jua falë gjynahet! Allahu është Falës i Madh dhe Mëshirëplotë." (Al Imran 31)

T'a duash Profetin a.s dhe të ndjekësh traditën e tij, do të thotë sukses në këtë botë dhe shpërblimin me xhenet në botën tjetër.

Në një hadith, Profeti a.s thotë:"Të gjithë ju do të hyni në xhenet, përveç atij që refuzon."

I habitur, dikush e pyeti:"E kush është ai që refuzon të hyjë në xhenet o i dërguar i Zotit?!"

Profeti a.s iu përgjigj:"Kushdo që më bindet ka fituar xhenetit, dhe kushdo që më kundërshton ka refuzuar të hyjë në xhenet."

Gjatë një emisioni me temë "Si t'i lidhim fëmijët tanë me Profetin a.s?" që transmetohej në kanalin satelitor "Ikra", shumë prindër merrnin në telefon dhe jepnin mendimet dhe përvojat e tyre në lidhje me këtë temë.

Një nga prindërit tha që ulej me djalin dhe çdo ditë i lexonte pjesë nga jetëshkrimi i Profetit a.s. Një nënë tregoi që çdo ditë, para se fëmija i saj të flejë, shtrihet bashkë me të në shtrat dhe i tregon një histori nga të Profetit a.s. Një ditë i rrëfen një histori rreth bujarisë dhe zemërgjerësisë së Profetit a.s, një ditë tjetër rreth urtësisë dhe mençurisë së tij, një ditë tjetër rreth përkushtimit të tij në namaz, një ditë tjetër mbi sjelljet dhe komunikimin e Profetit a.s me të moshuarit, një ditë tjetër mbi mënyrën si i trajtonte kafshët, një ditë tjetër mbi rëndësinë që Profeti a.s i kushtonte ambjentit etj...

Një ndër propozimet e përmendura në këtë emsion, ishte dhe "Vizita e vendeve të shenjta" ku mund të vizitohet qyteti i Mekes, Qabeja, qyteti i Medines, vendi ku është zhvilluar beteja e Bedrit, Uhudit, Hendekut, xhamia Kuba, xhamia Kibletejn etj... ku u flitet fëmijëve për rëndësinë e këtyre ngjarjeve dhe vendeve të shenjta. Gjithashtu, vizitohet xhamia e Profetit a.s, ku u flitet fëmijëve rreth dhomave të nënave të besimtarëve, mbi vendin e quajtur Reuda, vendin ku Profeti a.s predikonte, u tregohet rënkimi dhe lotimi i trungut të palmës kur Profeti a.s vendosi t'a zëvendësojnë etj...

Duke i përjetuar këto momente dhe ndodhi të ndryshme, fëmija lidhet dhe e don Profetin a.s.

Ne duhet t'u flasim fëmijëve edhe mbi biografinë e shokëve të Profetit a.s.

Ashtu siç interesohemi rreth aktivitetit të përditshëm të fëmijëve në shkollë, notat e marra, si e ka kaluar ditën, çfarë i ka thënë mësuesi etj... duhet të flasim edhe rreth modelit të ardhshëm të fëmijës, profetit Muhamed a.s. Duke pasur një model të mirë në jetë, fëmija arrin t'a dallojë të mirën nga e keqja. Duke pasur si model të dërguarin e Zotit, fëmija do kërkojë t'a imitojë atë në çdo situatë ku i duhet të zgjedhë mes dy reagimeve dhe alternativave. Këtu fillon lufta mes nefsit dhe pasionit të fëmijës dhe sjelljes së duhur, të pasqyruar në tregimet që fëmija ka dëgjuar rreth modelit më të mirë, profetit Muhamed a.s. Ndonjëherë, fëmija mund të zgjedhë alternativën që ia dikton pasioni dhe nefsi, ndërkohë që herë të tjera përpiqet dhe lufton për të imituar Profetin a.s. Kjo gjendje vazhdon derisa ai të piqet dhe traditën profetike t'a shkrijë në sjelljet dhe moralet e tij.



Fëmijët e moshës dy vjeçare.

Nëse një fëmijë është më pak se dy vjeç, si mund t'a lidhim me Profetin a.s? Si mund t'ia bëjmë të dashur Profetin a.s?

Ne duhet t'i flasim sa më shumë rreth modelit dhe shembëlltyrës të cilit duhet t'i përngjajmë. Ai duhet t'a dëgjojë sa më shpesh fjalën model. Krahas fjalës model, ai duhet të dëgjojë shpesh edhe emrin Muhamed a.s dhe se ai është modeli ynë më i mirë. Në këtë mënyrë, ne e programojmë këtë fëmijë që në vegjëli, që modeli dhe shembulli ynë më i mirë është Muhamedi a.s. Më vonë, fillojmë t'ia konkretizojmë disa gjëra duke përdorur disa histori të thjeshtësuara. Edhe pse fëmija mund të jetë disa muajsh, mos e injoro dhe shpërfill. Fëmijët janë shumë të zgjuar dhe mbajnë mend shumë gjëra. Pasi të mbushë moshën tre vjeçare, fëmija fillon të nxjerrë ato që ka mësuar dhe magazinuar në kujtesën e tij. Edhe pse të duket shumë i vogël, ulu me fëmijën tënd, rrëfeji histori, lexo ndonjë përrallë apo ndodhi nga libri, madje mund t'i lexosh edhe Kuran. Kur fillon të rritet, fëmija fillon t'i nxjerrë të gjithë ato që ka dëgjuar dhe mësuar më parë.

Sa herë që të përmendet emri Muhamed, prindërit duhet të bien në salavat, sidomos në prezencën e fëmijës. Është mirë që fëmija t'a dëgjojë sa më shpesh emrin Muhamed dhe salavatin "Sal-lallahu alejhi ve sel-lem". E gjithë kjo është parapregatitje për fëmijën. Është njëlloj si bujku i cili e pregatit arrën para se t'a mbjellë. Fillimisht ai e plehëron, e punon, nivelon, e prashit dhe në fund hedh farën.

Lidhja e fëmijës me profetin Muhamed a.s, fillon që para se të mbushë dy vjeç. Sa më vonë të shtyhet kjo, aq më e vështirë bëhet.

Prindi duhet të ulet me fëmijën, qoftë dhe një herë në javë, dhe t'i flasë fëmijës rreth namazit dhe shtyllave të fesë. Ai duhet t'i tregojë që namazin na e ka mësuar profeti Muhamed sal-lallahu alejhi ve sel-lem. Është mirë që prindi të sigurojë edhe një ilahi rreth Profetit a.s, të cilën t'a mësojë fëmija që në këtë moshë.



Mosha nga tre deri gjashtë vjeç.

Në këtë periudhë moshe, fëmija është shumë i dhënë dhe i apasionuar pas historive. Gjithmonë, ai ua vë veshin historive dhe ndodhive që rrëfejnë prindërit. Prandaj, prindërit duhet t'a shfrytëzojnë këtë pasion dhe nevojë të fëmijës, duke i rrëfyer çdo ditë një histori të re nga jetëshkrimi i Profetit a.s. Besoj se librat që janë shkruar rreth biografisë së Profetit a.s dhe që janë përshtatur për moshën e fëmijëve nuk mungojnë në libraritë tona. Një ndër këto libra është dhe "Biografia e Profetit a.s për fëmijë". Çdo histori në këtë libër zë një faqe të vetme. E veçantë është se biografia e Profetit a.s është e mbushur me histori dhe ngjarje nga më të ndryshmet. Vetëm ndodhia e Isra-së dhe Miraxh-it përmban shumë histori dhe ngjarje tërheqëse. Emigrimi i Profetit a.s nga Meka në Medine, ka mbi shtatëdhjetë ndodhi të ndryshme. Të shumta janë dhe historitë e Profetit a.s me gratë e tij, shokët dhe të gjithë njerëzit.

Ne duhet t'ju flasim fëmijëve edhe mbi lindjen e Profetit a.s dhe mëkimin e tij nga Halime Essadije.

Në këtë moshë, prindërit duhet t'i flasin fëmijëve edhe rreth xhenetit. Ne duhet t'ju rrëfejmë edhe hadithe ku Profeti a.s i përshkruan bukuritë e xhenetit.

Fëmijët e kësaj moshe, janë të lidhur shumë edhe me kafshët. Nëse do të shohim biografinë e Profetit a.s, do të gjenim shumë histori ku përmenden edhe kafshët. Historia e Profetit a.s me pëllumbin dhe merimangën gjatë emigrimit të tij për në Medine është e njohur nga të gjithë. E njohur është dhe ndodhia me gomarin e Halime Essadije. E njohur është dhe historia e devesë e cila iu ankua Profetit a.s. E njohur është dhe historia e shokëve të Profetit a.s, të cilët morën zogjtë e një pëllumbi. Kur Profeti a.s e pa pëllumbi duke fluturuar i shqetësuar rreth shokëve të tij, tha:"Kush e ka shqetësuar këtë pëllumb duke ia marrë zogjtë?!"



Mosha nga shtatë deri tetë vjeç.

Për t'ua bërë të dashur personalitetin e Profetit a.s kësaj moshe, është e mundur t'ju flasim mbi lidhjet dhe dashurinë që Profeti a.s kishte për fëmijët. Mosha nga shtatë deri në dhjetë, është mosha kur zakonisht fëmijët krijojnë shoqëri në shkollë, lagje, me fëmijët e gjakut etj... Në këtë moshë, fëmija është shumë i lidhur me shokët e tij.

Në jetëshkrimin e Profetit a.s gjejmë shumë histori dhe ndodhi ku rrëfehet dashuria dhe dhembshuria e Profetit a.s për fëmijët. Histori të tilla si ajo e fëmijës të cilit i ngordhi trumcaku dhe se Profeti a.s përpiqej t'ia lehtësojë dhimbjen janë të njohura dhe shumë prekëse.

Duke dëgjuar mbi këto histori të Profetit a.s me fëmijët, tek ta fillon të krijohet bindja që Profeti a.s i don fëmijët. Kështu, deri në moshën dy vjeçare, fëmijët dëgjojnë që Profeti a.s i don dhe ata duhet t'a duan. Nga tre vjeç deri pesë, ata dëgjojnë histori të ndryshme mbi jetën e Profetit a.s. Nga mosha shtatë vjeçare deri në dhjetë, ata dëgjojnë histori mbi lidhjet, dashurinë dhe dhuratat që Profeti a.s u bënte fëmijëve.

Të krishterët, përpiqen që t'i lidhin fëmijët e tyre që në moshë të vogël me Baba Noel, i cili nuk është gjë tjetër veçse një prift imagjinar. Sipas tyre, ai vjen për Krishtlindje me një trastë të cilën e mban në sup dhe që është e mbushur plot e përplot me dhurata për fëmijët. Kjo bën që fëmijët të lidhen me figurën e priftit dhe të murgut me anë të dhuratave të bukura që ai u dërgon në shtëpi.

Duke i folur dhe personalitetit të profetit Muhamed dhe dashurisë së atij për fëmijët, ne synojmë që t'i lidhim fëmijët tanë me të.

Një doktor në fushën e psikologjisë për fëmijë tregon:"Një ditë, isha ulur duke biseduar me djalin tim tetëvjeçar. Gjatë bisedës, ai më tha:"Babi, unë nuk e dua profetin Muhamed."

Këto fjalë më shokuan dhe nuk dija çfarë t'i them. Si ishte e mundur që djali im në atë moshë, të më pohonte se nuk e don profetin Muhamed a.s?! Nga brenda fillova të ziej nga inati. Çfarë t'i thoja? A ia vlente t'i them që duhet t'a duash patjetër profetin Muhamed? Por në anën tjetër e dija që dashuria nuk kultivohet me urdhëra. Dashuria lind dhe kultivohet me morale të mira, sakrificë, mirësjellje etj... Vendosa të mos i them asgjë. Pasi u mendova për disa çaste, shkova në treg dhe bleva shumë dhurata. Me të vajtur në shtëpi, e mora djalin dhe i thashë:"O biri im! Të gjithë këto dhurata janë të tuat."

Padyshim kjo e gëzoi pamasë djalin i cili menjëherë filloi t'i hapë dhuratat njëra pas tjetërës gjithë gëzim. Pasi i hapi të gjitha dhe u mrekullua, unë i thashë:"O biri im! A e din kush t'i dërgon këto dhurata?"

Ai ngriti kokën dhe i habitur më pyeti:"Kush është ai o baba?"

Unë i thashë:"Këto t'i dërgon profeti Muhamed a.s.."

Fëmija pyeti:"Me të vërtetë?! Po ku është profeti Muhamed?"

Unë iu përgjigja:"Profeti Muhamed a.s, na ka urdhëruar dhe na ka porositur ne prindërve, që t'ju blejmë dhurata ju fëmijëve. Kështu, vetë Profeti a.s më ka porositur që të të blej ty dhurata. Profeti a.s thotë:"I bëni dhurata njëri-tjetrit, që t'ju shtohet dashuria më shumë."

I habitur akoma më shumë, fëmija më pyeti:"Me të vërtetë babi?! Vetë profeti Muhamed a.s të ka porositur që të më blesh mua dhurata?!"

Me buzën në gaz, unë iu përgjigja:"Po."

Atëherë djali më tha:"Babi, unë e dua shumë profetin Muhamed a.s."

Kur dëgjova këto fjalë, unë gati sa nuk fluturoja nga gëzimi."



Historitë e ndryshme të Profetit a.s dhe lidhjes së tij me fëmijët, janë shumë të dobishme si për djemtë ashtu dhe për vajzat e moshës shtatë-dhjetë vjeçare. Nëse prindërve do u mundësohej t'i merrnin fëmijët dhe t'i dërgojnë në vendet e shenjta, Qabe, xhaminë e Profetit a.s etj... do të ishte një kontribut i paçmuar në formimin dhe ngulitjen e shumë vlerave pozitive tek personaliteti i fëmijëve. Mosha nga shtatë deri në dhjetë vjeç, është mosha kur fëmijët lidhen më së shumti me personalitete. Është mosha kur ata fillojnë të krijojnë miqësi, shoqëri dhe lidhje me të tjerët. Nëse do të arrinim që fëmijët tanë t'i lidhim emocionalisht me Profetin a.s, padyshim kjo do të ishte një ndër arritjet më të mëdha.



Mosha nga njëmbëdhjetë deri trembëdhjetë vjeç.

Në këtë moshë, fillojmë të flasim tërthortazi me fëmijën, rreth moraleve të Profetit a.s. Kështu, në këtë moshë fillojmë t'i mësojmë fëmijës jetëshkrimin dhe biografinë e Profetit a.s me shumë detaje të saj.

Sot janë ndërtuar shumë faqe elektronike në internet, të cilat mund t'i shërbejnë prindit për të pasuruar njohuritë e tij rreth jetëshkrimit të Profetit a.s dhe më pas, për t'ia treguar fëmijëve të tij. Këto faqe elektronike përmbajnë detaje të shumta rreth jetës së Profetit a.s, foto, filma dhe harta të vendeve ku janë zhvilluar ngjarje të rëndësishme.

Unë e këshilloj çdo prind që kërkon që fëmijën t'a lidhë me Profetin a.s, të ulet para internetit bashkë me djalin ose vajzën dhe të dy të lexojnë rreth Profetit a.s. Diçka e tillë krijon njëfarë bashkëveprimi dhe bashkëpunimi mes prindit dhe fëmijës, për të zbuluar atë që është më e dobishme dhe në mënyrë të tërthortë, fëmija lidhet me personalitetit e Profetit a.s.

Në këtë moshë, ne mund t'ju ngarkojmë dhe detyra fëmijëve tanë. Për shembull, nëse keni vendosur të dilni familjerisht për piknik, ti i kërkon djalit ose vajzës njëmbëdhjetë vjeçare, të pregatisin një konkurs me pyetje rreth jetëshkrimit të Profetit a.s. Kështu, gjatë rrugës familja ndahet në dy grupe, ku çdo grup ka një emër të caktuar, p.sh grupi i betejës së Bedrit dhe tjetri i betejës së Uhudit ose çfarëdo emrash që u kujton fëmijëve personalitete ose vende të shenjta. Në fund të konkursit, shpërnda dhe çmime stimulues.



Mosha nga katërmbëdhjetë deri gjashtëmbëdhjetë vjeç.

Kjo është një moshë kur fëmijët përjetojnë adoleshencën e tyre. Tashmë ata janë të pjekur, i kuptojnë shumë gjëra, mund të bisedojmë drejtpërsëdrejti mbi ato gjëra që i pëlqen dhe që i urren i dërguar i Zotit a.s. Në këtë moshë, fëmijës i mësohet dhe e studion imtësisht jetëshkrimin e Profetit a.s, që nga lindja e tij deri në vdekjen. Në këtë mënyrë, ne i kemi ofruar modelin më të mirë fëmijës. Me një edukatë të tillë, nëse fëmija – në çfarëdo moshe të jetë – sa herë që i jepet mundësia të bëjë në gjynah, menjëherë do i kujtohet i dërguari i Zotit. Për shkak të dashurisë të Profetit a.s, ai do të gjejë forcë të distancohet. Në këtë mënyrë, Profeti a.s dhe jetëshkrimi i tij, korrigjojnë dhe ndreqin sjelljet e fëmijëve.

Nëse do të shohim fëmijët në Perëndim, do të gjejmë që modelet që u ofrohen atyre në të shumtën e rasteve janë modele imagjinarë. Dhe kjo për shkak se ata nuk kanë një histori dhe trashëgimi të pasur, siç kemi ne në islam. Kjo nuk ndodh vetëm me civilizimin perëndimor, por edhe me civilizimet e tejrë, si ai indian, faraon, asirian, fenikas etj...

Të gjithë këto civilizime, kanë historinë dhe meritat e tij, por asnjë prej tyre nuk posedon modelet, heronjtë, kolosët, shkencëtarët, të diturit, fisnikët, liderët etj... që hasen në historinë e civilizimit islam.

Doktor Umer Tudmuri, ka njëzet e pesë vite që punon për të koleksionuar emrat e njerëzve e famshëm dhe të ditur të cilët kanë hyrë dhe kanë shkelur tokën e Libanit. Për këtë, ai ka përfshirë të gjithë njerëzit që kanë hyrë në Liban, që nga koha e shokëve të Profetit a.s, deri në ditët e sotme. Në këtë enciklopedi, ai ka mbledhur mbi nëntë mijë emra që kanë vizituar dhe shkelur vetëm tokën e Libanit. Vetëm në Liban, gjatë katërmbëdhjetë shekujve kanë hyrë mbi nëntë mijë njerëz të shquar dhe të ditur. Vallë sa mund të arrijë numri i njerëzve të shquar në gjithë Shamin (Lanton), Egjyptin, veriun e Afrikës, Irakun, Hixhazin, Nexhdin, Andaluzinë etj...

Nuk ka civilizim që posedon njerëz të shquar, të ditur, heronj, modele, liderë etj... siç posedon civilizimi islam.

Prandaj, duke u mësuar fëmijëve tanë jetëshkrimin e Profetit a.s dhe të njerëzve të shquar muslimanë, ne e lidhim me një histori që shtrihet në katërmbëdhjetë shekuj, madje ajo arrin deri tek njeriu u parë mbi tokë, Ademi a.s.

Sado e zhvilluar dhe e përparuar të jetë Amerika, historia e saj nuk i kalon treqind vitet. Kjo bën që edhe njerëzit e shquar dhe me influencë, të mos jenë të shumtë. Numri i tyre, maksimumi mund të arrijë në njëmijë.

Prandaj, ne duhet t'a shfrytëzojmë trashëgiminë tonë në edukimin e fëmijëve, duke u ofruar atyre modelet më të mirë të çdo lloj fushe.

Duke u mësuar fëmijëve tanë jetëshkrimin e Profetit a.s, ne i mbrojmë ata nga devijimet dhe shkarjet gjatë jetës. Thotë vetë i dërguari i Zotit a.s:"U kam lënë dy gjëra, të cilat nëse u përmbaheni, nuk do të humbisni kurrë: Librin e Zotit, Kuranin dhe traditën time."
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Si t’a bëjmë Profetin a.s modelin e fëmijëve tanë?
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Dashuria e fëmijëve tanë ndaj profetit-Si ta mbjellim atë?
» Si te bejme dua qe te na e pranoj Allahu?
» Mburoja e shtepise dhe femijeve nga shejtani
» Vaji I Peshkut PËrmirËson TË Folurit Dhe Sjelljet E FËmijËve
» Selefët tanë dhe namazi i tyre...

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Feja dhe shoqëria-
Kërce tek: