Pasi që ishte plagosur Omeri, radijallahu anh, i ka ra të fikët dhe, sipas Misvar b. El-Mahremetit, është thënë: ''Asgjë nuk do ta zgjoj përveç thirrja për namaz, nëse është gjallë.'' I kanë thënë:'' Namazi përfundoi o udhëheqësi i besimtarëve!'' Omeri, radijallahu anh,është zgjuar dhe tha: ''Namazi! Pasha Allahun, kush e lenë një namaz, ai nuk ka pjesë në Islam!'' Pastaj u ngrit në namaz, ndërsa plaga i pikonte gjak.(Sifetus-safve, 2/131, Es-Sijer,5/220)
Pasi që Reb'i b. Hajsemi është paralizuar pjesërisht, shkonte në xhami me ndihmë të dy vetëve. I thoshin:'' Ebu-Jezid, ti e ke të lejuar ta falësh namazin në shtëpi.'' Ai tha: ''E thatë të vërtetën, por unë e dëgjova muezinin duke thënë Hajje 'alel-felah (Eja në shpëtim), dhe mendova se kushdo që i dëgjon këto fjalë duhet ti përgjigjet thirrjes, qoftë edhe zvarrë!'' (Hiljetul-evlija', 2/113)
Ebu-Bekr b. Abdullah el-Muzeni ka thënë: ''A është dikush sikurse ti o bir i Ademit? Kur do që dëshiron mund ta marrësh ujin dhe të marrësh abdes, të shkosh në vend ku mund të falesh, e pastaj të falesh pa përkthyes/ pengesë mes teje dhe Allahut!'' (El-Bidaje ven-nihaja, 9/256)
Ebu-Rexha el-Ataridi ka thënë:''Do të udhëtoja me ditë që ta takoj një njeri dhe gjënë e parë që e shikoja ishte namazi i tij. Nëse namazin e tij e kryente me përsosmëri dhe me kohë, do të qëndroja me të dhe do të marrja prej tij dije. Por nëse ballafaqohesha se është i pakujdesshëm ndaj namazit të tij, e leja dhe thosha me vete se në gjërat tjera është edhe më i pakujdesshëm.''
Kur Alia b. El-Husejni shkonte të marrë abdes, ngjyra e fytyrës se tij ndryshonte. Familja e tij e pyeste pse kjo ndodh çdo herë kur shkon të marrësh abdes, e ai rahimehullah, thoshte:'' A e dini ju para kujt tani duhet të qëndroj në namaz?''
Jezid b. Abdullah është pyetur: "Dëshirojmë ta ndërtojmë një kulm për xhamin tonë?'' Ai tha: ''Pastroni zemrat tuaja dhe do të ju mjaftoj xhamia.'' (Hiljetul-evlija, 2/312)
Adijj b. Hatim ka thënë: "Prej se kur jam musliman, çdo herë e kam pritur namazin me abdes.'' (Es-Sijer, 3/160)
Ubejd b. Xha'fer ka thënë: "Asnjëherë se kam parë Bishra b. Mensurin që ta lëshoj tekbirin e parë, ndërsa kush do që kërkonte diçka në xhami, ai do ti jepte diçka.'' (Sifetus-safve, 3/376)
Ibn-Sema'a ka thënë: "Në dyzetë-vitshin tim, tekbirin e parë e kam lënë përveç kur më ka vdekur nëna.'' (Es-Sijer, 10/646)
''Nëse e sheh dikë se është i pakujdesshëm ndaj tekbirit të parë, atëherë pastroj duart prej tij.'' (Es-Sijer, 5/65, Sifetus-safve, 3/88)
Sufjan b. Ujejne:'' Respektimi i namazit përfshin edhe ardhjen para ikametit.'' (Sifetus-safve, 2/235)
Mejmun b. Mahrani është vonuar në xhami dhe i është thënë se namazi veç se ka përfunduar, e ai tha:'' Të Allahut jemi dhe Atij do ti kthehemi! Më shumë kisha dëshiruar që ta kryej namazin me xhemat se sa dikush të më jap të bëhem guvernator në Irak.'' (Mukeshetul-kulub, fq. 364)
Junus b. Abdullah ka thënë: "Çfarë po ndodh me mua? Kur e humbi një pulë, merakosem, por kur e lëshoj një namaz me xhemat, nuk më mërzitë?!'' (Hiljetul-evlija, 3/19)
Me një rast Omeri ka thënë:'' Ndoshta një njeri i fiton flokët e thinjura në islam (do të thotë i pret vitet e pleqërisë sikurse musliman) por, pa asnjë namaz për Allahun e Lartë!'' Është pyetur: '' Si është e mundur ajo?''pas së cilës u përgjigj:'' Nuk e plotëson nënshtrueshmërin në namaz,(nuk e respekton) madhështinë (namazin në të cilin gjendet) dhe nuk qëndron para Allahut me zemrën e tij.'' (El-Ihja, 10/202)
Hammad b. Seleme ka thënë: "Asnjëherë nuk kam qëndruar në namaz e që vetës nuk ja kam paramenduar Xhehenemin para syve të mi.'' (Tedhkiretul-huffaz, 1/219)
Mu'adh b. Xhibeli e këshillonte birin e tij me fjalët që vijojnë:''Djali imë! Kryeje namazin sikurse e kryen ai i cili që përgatitet të shkoj, dhe paramendo se më ndoshta asnjë namaz nuk do të mund ta kryesh. Dije se besimtari vdes në mes dy veprave të mira: Atë që e ka bërë dhe atë çka e ka pas nijet ta bëjë.'' (Sifetus-safve, 1/496)
Bekr el-Mudheni ka thënë: "Nëse dëshiron të kesh dobi prej namazit, thuaj vetës tënde 'Ndoshta këtë e kam namazin e fundit'. (Xhami'ul-'ulumi vel-hikem, fq. 466)
Ka thënë Shubruma:'' Iu bashkëngjitëm Kerzut el-Harisijut në një udhëtim. Kur dëshironim ta ngrinim një tendë në një vend, ai me sy e shikonte rrethinën mos po gjente ndonjë pjesë toke që i pëlqente, në të cilën do ta kryente namazin derisa nuk vinte koha të shkonim.'' (Sifetus-safve, 3/120)
El-Kasim b. Muhammed ka thënë: "Sa herë që dilja në mëngjes. E kam pas zakon ta vizitoj Aishen, radijallahu anha (e ajo ishte tezja e tij) që ta përshëndes. Një ditë e gjeta se si falte namazin e duhas, duke e përsëritur ajetin, me lot, dhe duke e thirr Allahun:'' E All-llahu na dhuroi të mira dhe na ruajti prej dënimit të erës (flakës) së nxehtë të zjarrit.''(Surja et-Tur,27).
Qëndrova aty derisa nuk mu bë mjaftë, pastaj shkova në treg të kryej diçka dhe thash me vete se pastaj do të kthehem të Aisha, radijallahu anha. Dhe kur i përfundova punët e mia, u ktheva te Aisha radijallahu anha, e ajo ende qëndronte në namaz me lot në sy duke e përsërit të njëjtin ajet, duke e thirr Allahun, subhane ve te'ala.'' (El-Ihja, 4/436)
Mejmun b. Hajjan ka thënë:''Asnjëherë se kam parë Muslim b. Jeserin se e kthente kokën në namaz, pavarësisht gjatë apo shkurt. Një herë u rrezua një pjesë e xhamisë, nuk u frikua dhe nuk e ndërpreu namazin.'' (Imam Ahmed u Ez-Zuhdu,fq. 359)
''Isha me Atainb. Rabahin tetëmbëdhjetë vite. Kur u plakë dhe u dobësua, qëndronte në namaz dhe këndonte përafërsisht njëzet ajete të sures El-Bekare me aq qëndrueshmëri sa që asnjë pjesë e trupit nuk i lëvizte.'' (Es-Sijer, 5/87, Sifetus-safve, 2/213)
Ebu-Bekr b. 'Ijash ka thënë: "E kam parë Es-Sevrin se shkoi në sexhde dhe unë isha duke e bërë tavafin rreth Qabesë shtatë herë para se ai ta ngrite kokën prej sexhdës.'' (Es-Sijer, 7/277)
Osman b. Ebi- Dahrashi ka thënë:'' Kurrë se kam kryer namazin e që se kam lutur Allahun që të më fal për lëshimet dhe në namaz gjithashtu.'' (Tarihu Bagdad, 13/207)
Mu'avija b. Murre ka thënë: "I kam takuar shtatëdhjetë shokë të Pejgamberit, salallahu 'alejhi ve selem, dhe sikur të ishin ata në mesin tonë nuk do të njohshin asgjë prej neve përveç ezanit!'' (Hiljetul-evlija, 2/299)
Për më tepër, Mejmun b. Mahreni ka thënë:'' Sikur dikush prej selefëve të ishte gjallë në mesin tonë, sot, vetëm kiblen tonë do ta njihnin.''
Kur Hatim el- Esemmi është pyetur për namazin e tij, është përgjigjur:'' Kur afrohet koha e namazit, e plotësoj abdesin tim dhe drejtohem për kah vendi ku do ta kryej namazin, ulem dhe qëndroj ashtu derisa plotësisht nuk qetësohem dhe koncentrohem në atë që e veproj. Pastaj ngritëm për namaz, duke ja parafytyruar vetës përpara Qabenë, Xhenetin në anën e djathtë xhehenemin në anën e majtë ndërsa melekun e vdekjes pas meje. E paramendoj se ky është namazi imë i fundit që do ta kryej, ngrihem në shpresë dhe me frikë (shpresë në Allahun , Xhenetin e Tij dhe frikën nga dënim i Allahut prej zjarrit) e them tekbirin me kujdes të veçantë. Lexoj Kuran me qetësi, e bëjë rukjen me përulje shkoj në sexhde me nënshrueshmëri pastaj ulem në këmbën time të majtë, e pastaj e liroj, derisa e djathta është e drejtuar, tërë kohën duke u falur me sinqeritet. Pas kësaj nuk e di (e as që jam i sigurt) se më është pranuar namazi.'' (El-Ihja, 1/179)
Si transmetohet në Fedailudh-dhikr, faqe 19 të Ibnul-Xhevzijes njëri prej selefëve ka thënë:''O biri i Ademit! Ke nevojë për pjesën tënde në këtë dynja, mirëpo pjesa jote në Ahiret është edhe më e nevojshme. Nëse merresh me pjesën tënde në këtë dynja do ta humbësh ahiretin, e së shpejti do ta humbësh edhe dynjanë tënde. Nëse merresh me pjesën tënde në Ahiret, atëherë do të fitosh shumë edhe në këtë dynja, dhe atë me lehtësi.''
Talk b. Habibi ka thënë:'' Të drejtat e Allahut janë më të mëdha se aftësitë e robit që ti kryej ato. Andaj, prite mëngjesin me pendim dhe prite mbrëmjen me pendim.''