Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PORTALIForumGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Namazi im, shpëtimi im

Shko poshtë 
AutoriMesazh
hanife hamidi




Numri i postimeve : 37
Join date : 14/06/2010

Namazi im, shpëtimi im Empty
MesazhTitulli: Namazi im, shpëtimi im   Namazi im, shpëtimi im Icon_minitimeWed Jun 16, 2010 1:04 am

Namazi im, shpëtimi im

Magjistarët mund t’i bëjnë dëm dikujt vetëm me lejen e All-llahut të Lartësuar!

Falënderimi i takon All-llahut që dërgoi Pejgamberët dhe ia mësoi njerëzimit rrugën e shpëtimit, rrugën e xhenetit, e po ashtu ua tërhoqi atyre vërejtjen nga rruga e devijuar që shpie në humnerë e në ferr. Po ritregoj më poshtë një ngjarje shumë interesante, që e transmeton thirrësi i njohur islam Abul Muhsin Ahmed. Ja si na e tregon ai këtë ngjarje.

”Isha në një vizitë në Dubai, një vend arab gjatë muajt të Ramazanit. Aty pata rastin që të takohem me njërin nga sahirët (magjistarët) më të mëdhenj të atij vendi. Gjatë bisedës sime i thashë: “Unë di vetëm një gjë, që ju jeni të dobët dhe nuk keni mundësi që të bëni tërë atë që doni, por vetëm atë që e bëni me lejen e All-llahut të Lartësuar. Se për këtë All-llahu thotë në Kuran: “Por pa lejen e All-llahut me atë askujt nuk mund t'i bënin dëm.” (El Bekare: 102)

“Po, më tha- unë kam rast konkret që vërteton këtë që thua. Kur isha një ditë në një shfaqje të madhe mashtruese para qindra njerëzve, në bashkëpunim me shejtanët shtiresha se po fusja thikat në trupin tim. Në ato çaste hyri një djalosh dhe u ul pranë meje. E aji djaloshi i ngjante Muhamedit salallahu alejhi ue selem në veshjen e tij, në moralin e tij e në pasimin e Muhamedit salallahu alejhi ue selem në tërësi, derisa edhe me misvak (si lloj brushe, të cilën Muhamedi salallahu alejhi ue selam e ka përdorur për pastrimin e dhëmbëve), duke i pastruar dhëmbët dhe e tërhoqi misvakun nga goja e tij dhe filloi të këndonte ajetul Kursinë (All-llahu la ilahe ila huve el Hajul Kajum... deri në fund), i cili gjendet në suren Bekare: 255.

Nisi të këndonte ajetin më të madh në Kuran e më verbuesin për shejtanët. E unë në ato çaste isha në kulmin e lumturisë se si pata mundësi që t’i mashtroja atë masë aq të madhe njerëzish. Kur papritur shejtanët ikën e më lanë të vetmuar e unë fillova që t’i fusja thikat, por kësaj here realisht në trupin tim si pasojë e mungesës së shejtanëve. Si pasojë e atyre plagëve të rënda mbeta i shtrirë në spital tre muaj e kisha shumë dhembje dhe bëra shumë operacione që të shpëtoja. Të nesërmen, posa u zgjova nga narkoza e operacionit, menjëherë më erdhën shejtanët dhe fillova t’i qortoja e t’u them se si mund të ndodhë kjo e si më lini të vetmuar, a nuk shihni si jam goditur?

Më thanë: “Vallahi, sikur të kishe parë ti atë se çfarë kemi parë ne kur ai djaloshi këndoi Ajetul Kursinë, do të kishe ikur jo vetëm nga skena, po edhe nga qyteti në tërësi.” Siç thotë All-llahu në Kuran: “E kur e përmend ti në Kuran Zotin tënd, vetëm Atë, ata ikin mbrapa dhe largohen.” (El Isra: 46)

Por mjerisht kush është ai që këndon Kuranin ashtu me bindje e me iman si ai djalosh? E filluam që të planifikojmë se si të marrim hak ndaj atij djaloshi e unë u thashë se nuk dua më asnjë shërbim nga ju, as që t’i bëni magji atij apo këtij, por vetëm që të merrni hak ndaj djaloshit. Filluan të më premtojnë shejtanët se do të marrin hak ndaj tij. Disa më thoshin se kemi për t’ia mbyllur venat në zemër e të tjerët më thoshin se do t’ia shpërthejnë trutë në kokë, kurse të tjerët më thoshin se do t’ia nxjerrim sytë para prindërve të tij. Por të gjitha përpjekjet e tyre shkuan bosh. Çdo ditë ktheheshin duke më thënë se s’kemi mundësi që t’i bëjmë asnjë të keqe. Më pas nisa t’i afrohem çdo ditë shtëpisë së atij djaloshi dhe arrita t’i marr një petk, që ta kem më të lehtë për t’i bërë ndonjë të ligë atij (se kjo është tradita e atyre që bëjnë magji kur të marrin ndonjë rrobë të personit të caktuar, e kanë shumë më lehtë që t’i bëjnë magji), por megjithatë prapë ata vinin pa asnjë sukses duke thënë se nuk kemi mundësi t’i bëjmë asgjë për tre vite me radhë. Siç thotë All-llahu në Kuran: “Se ti ndaj robërve të Mi (të sinqertë) nuk ke kurrfarë force (as fizike as mendore).” (El Hixher: 42)

E pastaj thotë se dola nga spitali e tri vite me radhë i dërgoja shejtanët, por pa kurrfarë suksesi. Kur i pyetja se pse s’keni mundësi t’i bëni atij keq, m’u përgjigjën: “Atij nuk i kalon asnjë namaz në xhami me xhemat.” Magjistari tregonte ngjarjen dhe sytë nisën t’i rridhnin lot me vrull nga vuajtjet që kishte përjetuar. Më në fund vallahi vetë magjistari me gjuhë të tij më tha: “Namazi është shpëtim”. E mua m’u kujtua menjëherë hadithi i Muhamedit salallahu alejhi ue selem. I thashë se këtë e ka thënë i dashuri ynë, Muhamedi salallahu alejhi ue selem qindra vite para teje, kur ka thënë në hadithin e tij të shenjtë: “Kush fal namazin e sabahut me xhemat në xhami, do të jetë nën mbrojtjen e All-llahut e kujdes, ndokush mos të afrohet me ndonjë të keqe atij që është nën mbrojtjen e All-llahut.” E unë e mora me plot bindjen fjalën e tij: “Namazi është shpëtim.”

Më la mbresa të thella në zemrën time e si shkak i emërtimit të kësaj ligjërate me këtë emërtim “Namazi im, shpëtimi im” ishte biseda e këtij dijetari me këtë magjistar. E më pastaj thotë ky dijetar se në një ligjëratë që mbajti pas disa ditësh i kishte ardhur dhe e kishte takuar ai djaloshi që ishte përmendur nga magjistari më herët. E më tha se para ca kohe, në një aksident komunikacioni, e kishte goditur një rrjedhje gjaku në tru dhe kishte mbetur në spital një kohë të gjatë. Pasi të gjithë mjekët i humbën shpresat te shërimi im, i thanë nënës sime se vetëm lutu All-llahut që të ta dhurojë një djalosh tjetër, se për këtë nuk ka shpresë se do të shërohet.

E pasi të gjithë i humbën shpresat te shërimi im, unë fillova që me përkushtim të fal namaz e t’i lutem All-llahut Fuqiplotë me këtë lutje të mrekullueshme nga Kurani Famëlartë: “A është Ai që i përgjigjet nevojtarit (të mjerit) kur ai e thërret, duke ia larguar të keqen.” (Neml: 62) Dhe All-llahu më shëroi dhe të gjithë mjekët u mahnitën.

Lusim All-llahun e Madhëruar që të na bëjë prej atyre që namazin e tyre e falin me përkushtim e me frikërespekt e që namazet tona të na i pranojë e të i na i bëjë dritë për ne në urë të Siratit në Ditën e Kiametit. Amin!
"All-llahu bleu prej besimtarëve shpirtrat dhe pasuritë e tyre me Xhennet.Luftojnë në rrugën e All-llahut ,mbysin dhe mbyten
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Namazi im, shpëtimi im
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Shpetimi i jetes dhe metoda ,,CPR''
» Namazi i sabahut
» Namazi i natës
» Selefët tanë dhe namazi i tyre...
» Hydbe nga Sevdail Jakupi - Namazi

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Namazi-
Kërce tek: