Vëlla i dashur! O ti që e përfille fjalën e All-llahut xh.sh.: "…ruani veten dhe familjen tuaj prej një zjarri lëndë djegëse e të cilët janë njerëzit dhe gurët." (Et-Tahrim: 6)
O ti i cili ke vendosur në shtëpine tënde një send të cilit do t'ia dish nesër dëmin e tij, hesht për veprën të cilës ia din pasojat, kjo letër është prej të dashurit tënd, që përmallohet për ty, lexo me syrin e drejtësisë, larg pasimit të epshit, pastaj shiko se çfarë do të veprosh ti? Kërkoj prej teje që ta lexosh tërësisht duke përkujtuar fjalën e All-llahut: "A nuk është koha që zemrat e atyre që besuan të zbuten me këshillat e All-llahut me atë të vërtetë që zbriti (Kur'an)…" (El-Hadid: 16)
Vëllai im! Të porosis me këto fjalë, të cilat dolën prej zemrës sime, ndoshta arrijnë te zemra jote, janë përzier me shpirtin tim, ndoshta përzihen me shpirtin tënd, e shkrova me ngjyrë të dashurisë dhe çiltërisë me këshilla e përmbushje të emanetit, ndoshta nga shpirti yt i çiltërt nuk gjen shtegdalje tjetër. Vëlla i dashur, pa dyshim unë nuk të njoh por edhe ti nuk më njeh, por ajo që më shtyri të shkruaj për ty, është ajo që e ke vendosur mbi shtëpinë tënde, që arrin në re, e përqafon qiellin, e hap zemrën për çdo mysafir, e përshëndet me duar çdo ardhës, e ka drejtuar trupin e tij me çdo krenari e lumturi, e që ka ngritur kokën me mendjemadhësi dhe mashtrim, pastaj je ulur brenda në shtëpinë tënde në formën e ndejës së tij. Je mbështetur në shtrojë të butë prej mëndafshi, ke urdhëruar që të të sjellin ushqime të ndryshme si dhe ke urdhëruar të mbyllen dyert dhe dritaret, pastaj, ke marrë çelësin e aparatit me dorë dhe e sjell si të duash, nefsi yt që të urdhëron të thotë: kush është si ti! Të shëtitet zemra jote ka të dojë epshi, kjo është bota para teje, shëtitu në të kah të duash, fillon të shëtitesh dhe fytyra jote plot buzëqeshje, shikimet e tua hasen në pamje të zbuluara, jarga jote po rrjedh nëpër shikimet e turpshme, prej filmit në pjesë teatrale, prej valleve në kënga, prej gjynaheve në mëkate, prej gabimeve të vogla në gabim të madh, shikon në këtë ekran të bardhë gjë që të bënë pikë të zezë në zemrën tënde, të cilët bëhen të njëpasnjëshme e kështu zemrën tënde të bardhë e shndërrojnë në të zezë, e më në fund zemra vdes dhe mbetet vetëm trupi yt. Pastaj e urren çdo vepër të mirë dhe dëshiron çdo punë të keqe, largohesh nga mirësia dhe u afrohesh gjërave të
shëmtuara. Në fytyrën tënde paraqiten gjurmë të rraskapitjes, ngushtim të shpirtit dhe brenga të thella. Me gjithë këto zbavitje dhe reaksione, jeta jote do të shndërrohet në vështirësi, netët e tua do të nxihen ndoshta do të ankohesh nga këto mundime, do të ankohesh prej dilemave dhe gjendjeve të ndërlikuara, sepse Zoti dhe Mbrojtësi yt thotë: "E kush ia kthen shpinën udhëzimit Tim, do të ketë jetë të vështirë dhe në Ditën e Kijametit do ta ringjallim të verbër." (Ta Ha: 124)
Vëlla i dashur! Dije se ti tani i mbyll sytë dhe veshët që të mos të shohësh dhe dëgjosh asgjë përveç televizorit. Dije se tani vetëm po vrapon, e nuk mendon përveçse për ndonjë film apo bisedë të natës, dhe për zbavitje e dëfrime. Dije se ti po vrapon, e vrapon, e je i etur, i etur…
E di se ti vrapon pas epsheve dhe i lodhur mundohesh që t'i arrish kënaqësitë shkatërruese. Por a thua vëlla i dashur, nuk e di se në fund të kësaj rruge është një humnerë e thellë dhe e tmerrshme. Vëlla, më lejo që të ndalem para teje në mes të kësaj rruge e të them: ndalu, ndalu dhe kthehu te Zoti yt. Frikoju nga zjarri, ruaju nga Xhehennemi, para atij ke tmerre dhe trishtime. Para vetes ke begati dhe dënim. Para vetes ke gjarprinj dhe gjëra të trishtueshme. Betohem në All-llahun, Zotin e vërtetë, nuk do të bëjnë dobi filmat, humbja e kohës dhe të ndejturit pa nevojë. S'ke dobi prej valles dhe këngëve. Vëlla i dashur, ndalu me vetveten për një çast dhe pyetu: deri kur do të vrapoj pas epsheve dhe do të lodhem pas gjërave të shëmtuara. Sa do të jetoj në këtë botë? 60, 80,100 vjet, pastaj çfarë? Vdekje, jetë e amshueshme në kopshtet e begatisë ose në zjarrin e Xhehennemit dhe ujë të nxehtë përvëlues. Vëlla, paramendo veten në çastin e vdekjes, kur do të futesh në varr dhe kur do ta hetosh errësirën e tij, vetminë dhe ngushtësinë e tij. Përkujto dy melekët të cilët të ulin dhe të pyesin. Paramendo trupin tënd pas vdekjes, mish i copëtuar, asht i thyer, ka humbur bukuria e trupit dhe është shndërruar ushqim për krimbat. Përkujto atë ditë kur do të dëgjosh britmën e madhe me të cilën do të jesh i ftuar për qëndrim para All-llahut. Zemra do të dridhet nga frika, flokët do të zbardhen, e do të dalish nga varri i pluhurosur këmbëzbathur dhe I zhveshur. Dridhet toka, rrafshohen kodrat, shmangen sytë prej tmerrit, happen fletoret, brengoset i frikësuari. Ndizet zjarri, mëkatet i kaplojnë njerëzit, shtrihet ura, përgatiten kamxhikët, afrohet llogaria, vështirësohet dënimi, dëshmon libri dhe ndërpriten lidhjet. Përkujto se sa i vogël do të jesh atë ditë, do të jesh i vetmuar me frikën, me pikëllimin tënd dhe me brengat tua, do të jesh i vetmuar me mëkatët tua, do të ikësh prej fëmijëve tu, prej nënës dhe babait, bashkëshortes, prej vëllait. Atë ditë vendosen peshoret dhe përgatiten librat, sa rrëshqitje do të jenë të regjistruara në ato libra, sa të mangëta kanë qenë veprat tua, atë ditë do të thirrësh në mesin e krijesave. O filan, biri i filanit, dil para All-llahut! Do të ngritesh i vetmuar, sepse ti je ai që kërkohesh. Përkujto dobësinë tënde, frikën e madhe, dridhjen e zemrës kur qëndron para Mbretit të vërtetë. Qëndron para Atij prej të Cilit ishe duke ikur në këtë botë. Ai vazhdimisht të thirrte por t'i nuk i përgjigjej. Në dorën tënde e ke librin i cili ka regjistruar çdo gjë, qoftë e madhe apo e vogël, do ta lexosh me zë të ulët, me zemër të thyer. Fjalët e tua janë plot frikë dhe turp, me çfarë fjalë do të përgjigjesh pyetjeve të Tij, për pasurinë që e humbe, për jetën në të cilën e kalove, të gjithë kufijtë për syrin mashtrues, për veshin me të cilin dëgjoje gjëra të ndaluara, me çfarë këmbë do të qëndrosh para All-llahut, dhe me çfarë sy do të shikosh dhe me çfarë zemre do të përgjigjesh. Cfarë do të thuash nesër kur do të pyet: o robi im, pse nuk më nderove, pse nuk u turpërove prej Meje, pse e harrove praninë Time, o robi Im, a mendove se Unë nuk të shoh, a nuk isha Bamirës ndaj teje, a nuk t'i dhash gjithë këto begati. Vëlla i dashur, përkujto këto çaste të vështira dhe këto momente të trishtueshme, atë ditë njeriu e harron shokun e vet, të dashurin e vet, nuk shpëton përpos atij që vjen me zemër të shëndoshë. Vëlla, ndalu me vetveten në këtë çast vendimtar dhe dije se shkaku i krijimit tënd në këtë botë është adhurimi. All-llahu thotë: "Unë nuk i krijova xhinnët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë." (Edh-Dharijat: 56)
Nuk je krijuar për kot, për lojë dhe për tallje. All-llahu thotë: "A menduat se Ne u krijuam kot dhe se nuk do të ktheheni ju te Ne?" (El-Mu'minun: 115)
Vëlla, të drejtohem ty dhe fesë tënde, e cila i ndalon këto gjëra të shëmtuara, i drejtohem moralit tënd i cili qëndron larg këtyre epsheve, i drejtohem mendjes tënde e cila i refuzon këto çmenduri, i drejtohem zemrës tënde e cila frikohetprej këtyre gjërave shkatërruese, i drejtohem xhelozisë tënde e cila e ruan nderin e grave të huaja. Pra, ndihmoe veten tënde, largoe këtë satelit prej shtëpisë tënde, All-llahu [subhanehu ve teala] do ta zëvëndësojë me diç më të mirë në këtë botë dhe botën tjetër. Vëlla, nuk i shkrova këto shkronja dhe nuk I thashë këto fjalë vetëm nga frika për fytyrën tënde të bardhë, që mos të nxihet fytyra jote e ndritshme në Ditën e Gjykimit, që mos të bëhet errësirë në trupin tënd të butë, e që të kaploj zjarri i Xhehennemit.
Lutja jonë e fundit është: Falënderimi i takon All-llahut, Zotit të botërave.
Es-selamu alejkum ve rahmetull-llahi ve berekatuhu!
Përktheu:
Jusuf Hajrullahu
Thirrjaislame.com