Vëllai i vërtetë është vëllai në fe
Ebu Azizi një prej mushrikëve të fisit kurejsh dhe në betejën e Bedrit kishte marrë pjesë në anën e mushrikëve. Vëllai i tij, Musab ibn Umejri ishte në mesin e luftëtarëve muslimanë. Ebu Azizi e barte flamurin e ushtrisë së mushrikëve, në të njëjtën kohë Musab ibn Umejri e barte flamurin e ushtrisë muslimane.
Ebu Azizi si rob i luftës kishte rënë në duart e muslimanëve. Musabi e pa këtë dhe i tha muslimanit që e kishte robëruar: “Ruaje mirë, nëna e tij me të vërtetë është e pasur”. Ebu Azizi në këtë rast i tha: “O vëllai im, a në këtë mënyrë mbahet lidhja me vëllain?” Musabi i tha: “Vëllazëria në emër të Allahut është vëllazëri e vërtetë. Nuk ka vëllazëri me mosbesimtarët”.
Për blerjen e Ebu Azizit nëna e tij kishte paguar katër mijë dirhemë dhe kjo ishte pagesa më e madhe që është marrë për një rob të Bedrit.
Marrë nga libri: Bakatul vurudin-nedireh min hikajatil musliminel ‘atireh
Autori i librit: Ibrahim al-Na’mah
Përgatiti: Teuhid.net