Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PORTALIForumGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Mirësjellja me familje

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Usame
Moderator
Moderator
Usame


Numri i postimeve : 381
Join date : 05/06/2009

Mirësjellja me familje Empty
MesazhTitulli: Mirësjellja me familje   Mirësjellja me familje Icon_minitimeFri Jul 31, 2009 1:10 am

Thotë Allahu i Madhërur në Kur'anin Famëlartë:
"الرجال قوامون علي النساء "
"Burrat janë përgjegjës për gratë!"
Gjithashtu ka thënë Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem:
"كلكم راع و كلكم مسئول عن رعيته"

"Çdo njëri prej juve është kujdestar dhe çdo njëri prej jush do të jap përgjegjsi për atë që e ka nën kujdestari."

Gjithashtu thotë Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem:

"خيركم خيركم لأهله و أنا خيركم لأهلي"

"Më i miri prej jush është ai që sillet mirë më familjen e tij, e unë më së miri prej jush sillem më familjen time."

Pejgamberi alejhi selam jo vetëm që e ka thënë këtë po në të vërtetë e ka praktikuar në formën më të mirë, jo vetëm me gratë e tija, por edhe me shërbëtoret. Kurr njëherë s’ka pyetur për ndonjë gjë që e kanë bërë t’u thotë pse e bëre, ose për ndonjë gjë që nuk e kanë bërë t’u thotë psë së bëtë.

Kjo pra sa i përket sjelljes me shërbëtor, po a thua vallë si ka qenë sjellja më gratë e tij, sal-lall-llahu alejhi ve selam, me nënat e besimtarëve, All-llahu qoftë i kënaqur më to.

All-llahu pra i ka krijuar burrat dhe ju ka dhënë aftësi në mënyrë që të plotësojnë nevojat familjare, që të jenë përgjegjës dhe udhëheqës të mirë dhe udhëheqës të denjë dhe të drejtë në familje.

Sikurse e ka krijuar femrën dhe e ka paisur më cilësi që të jetë nënë e mire, të jetë edukatore e mirë dhe të jetë kujdestare e mirë.

E pra kuptimin më të mirë të fjales "el kavame" përgjegjësi apo kujdestari na e shpjegon hadithi i lartëpërmendur ku thotë Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem:

"كلكم راع و كلكم مسئول عن رعيته"

"Çdo njëri prej jush është kujdestar dhe çdo njëri prej jush do të përgjigjet për atë që e ka nën kujdestari.

Pra, përgjegjësi ndaj familjes d.m.th që t’ia sigurosh vendbanimin, veshëmbathjen, ushqimin etj, që kërkohen nga burri.

Gjithashtu që të zgjidhësh problemet më urtësi dhe butësi e jo më arrogancë dhe vrazhdësi.

Ka disa që e kujtojn hadithin e Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ku ka thënë:

"لو كنت امرا بشرا ان يسجد لبشر لأمرت المرأة أن تسجد لزوجها"

"Sikur të kisha urdhëruar dikend prej njerëzve që t’i bie në sexhde dikujt tjetër pos All-llahut do ta urdhëroja gruan që t’i bie në sexhde burrit."

Por e harrojnë hadithin tjetër të Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ku thotë:

"أكمل المؤمنين ايمانا و أقربهم مني مجلسا ألطفهم بأهله"

"Besimin e plotë e kanë ata musliman, të cilët janë më afër meje dhe janë të butë me gratë (familjet) e tyre."

Pra, e shohim mirësjelljen e Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, me gratë e tija përkundër obligimeve që i ka pasur sal-lall-llahu alejhi ve selam prap ka gjetur kohë që të jetë afër familjes së tij, ju ka ndihmuar në punët e shtëpisë sa që ka ndodhur që ta mjel edhe delen vet. Pra, ka qenë në shërbim të familjes së tij.

E pra kështu e kuptojmë hadithin.

"خيركم خيركم لأهليه و أنا خيركم لأهلي"

"Më i mirë prej jush është ai që sillet mirë më familjen e tij e unë më së miri nga ju sillem me familjen time."

Mirëpo, jo vetëm kaq. Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, jo që ka qenë i mirë dhe i butë vetëm me familjen e tij, por ka qenë i butë dhe i mirë më të gjithë, pra është shembull për njerëzimin në përgjithësi, e për muslimanët në veçanti se si duhet të jemi të sjellëshëm më familjet tona dhe me njerëzit në përgjithësi.

Gjithashtu na e tërhjeq vërjtjen Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, që mos ta urrejnë bashkëshortët njëri-tjetrin se nuk ka vend për urrejtje, por për dashuri mes veti, mirësjellje, tolerance.

E nëse ndodh të ketë ndonjë mosmarrëveshje ta eliminojmë sa më parë që është e mundur duke u mbështetur në mësimet e Kur'anit dhe të Pejgamberit sal-lallahu alejhi ve sel-lem.

Thotë All-llahu:
"و عاشروهن بالمعروف"
"Kaloni jetë të mirë më to."
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bujanoci.org
 
Mirësjellja me familje
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» MIRESJELLJA ME FAMILJE
» Një familje e lumtur!
» Konsultimi & Vendim-marrja në Familje:

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Gruaja dhe Familja në Islam-
Kërce tek: