Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PORTALIForumGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Konsultimi & Vendim-marrja në Familje:

Shko poshtë 
AutoriMesazh
umu kulthumi
Fillestare
umu kulthumi


Numri i postimeve : 44
Join date : 30/07/2009
Age : 40
Location : kosova gjilan

Konsultimi & Vendim-marrja në Familje: Empty
MesazhTitulli: Konsultimi & Vendim-marrja në Familje:   Konsultimi & Vendim-marrja në Familje: Icon_minitimeSun Aug 16, 2009 12:44 pm

Ne Islam marëdhenia mes burrit dhe gruas nuk shihet si nje gare konkurimi siç ndodh ne shume shoqeri perendimore sot. Perkundrazi, maredhenia mes tyre bazohet ne bashkepunim. (shiko Kur'an, 4:32). Ne kontekstin e families, burri eshte lideri (përgjegjësi) i saj (shiko Kur'an, 4:34). Sidoqofte pushteti i ketij lideri, si te gjithe udheheqesit e tjere ne Islam, eshte i lidhur ngushte nga njera ane me Kur'anin dhe Sunetin, dhe nga ana tjeter me konsultimin e ndersjellte - 'amruhum shura bainahum':

"Edhe ata që i përgjigjen thirrjes së Zotit të tyre dhe e falin namazin rregullisht dhe ata që konsultohen mes vete për punë të përbashkëta, e nga ajo që Ne u japim ata e shpërndajnë". (Kuran, 42:38)

Familja muslimane si te gjithe institucionet e tjera muslimane, formale ose joformale, duhet te drejtohet me konsultim te ndersjellte. Nje nga shkaqet kryesore te problemeve te Umetit Musliman sot eshte mungesa e këshillimit me njëri-tjetrin. Procesi i konsultimit, ne qofte se inkuadrohet ne sjelljen personale dhe ushqehet ne familje si nje pjesë e jetes, do te jete e dobishme per Umetin tone ne perspektive.



Disa rregulla per konsultim joformal



Konsultim joformal konsiderohet edhe vetëm e folura me njeri tjetrin. Mund te ndodhe ne çdo vend e ne çdo kohe. Ja disa shembuj te konsultimit joformal dhe disa rregulla qe mund t'i perdorim:

Degjo me vemendje: ne qofte se bashkeshorti ose femija deshiron te flase me ty; duhet te perqendroheni duke u larguar nga televizori, libri, gazeta, etj.

Konsultimi nuk eshte e thene te jete vetem per ceshtje familiare. Konsultimi ne familje mund te behet për çdo teme (për çështje pune, kariere, studimi, apo dhe probleme të tjera më të gjera bashkëkohore).

Në qoftë se një çështjë është serioze, mund të diskutohet në doza të vogla në familje pak nga pak.

Shume gra kane merak se mos i merzisin burrat me çeshtjet e shtepise. Por merr pak kohe dhe mendo sesi do te doje qe burri te kontribonte për çështjen në fjalë, dhe pastaj fol me të.

Bashkeshortët duhet t'i tregojne njeri tjetrit me pak fjale per punet e tyre, lagjen, xhamine apo per aktivitetet ditore te njeri-tjetrit. Informacioni i ndersjellte eshte i nevojshem per konsultimin e ndersjellte.

Po ashtu eshte mire te mbahet nje kalendar familjar ku shenohen aktivitetet e anetareve te familjes i vendosur ne nje vend te dukshem, ne kuzhine apo prane telefonit.

Lideri duhet te inkurajoje gruan dhe femijet qe te jene pjesemarres aktive ne proçesin e konsultimit familjar, duke u treguar mireprites ndaj reagimeve te tyre.

Konsultimi mund te behet edhe ne restorant. Ose edhe gjate nje shetitje ne park.

Konsultimi Formal



Konsultimi formal eshte nje proçes gjate te cilit arrihet ne nje dakordim per nje çeshtje me interes te perbashket. Secili duhet te marre pjese ne kete proçes me mendje të hapur. Ja disa pika që mund të ndihmojnë në këtë proçes:

Fillo më përmendjen dhe falenderimin e Allahut, si dhe salavatet për Profetin.

Duhet te jesh i gatshem te sakrifikosh opinionin tend nese ai nuk pranohet edhe atehere kur ti mendon se eshte shume i mire.

Pregatitu pak para takimit per detajet e çeshtjes per te cilen do mbahet konsultimi.

Degjo me vemendje se çfare thone te tjeret.

Trego respekt gjate diskutimit te mendimeve te te tjereve.

Ki parasysh se gjatë këtij proçesi qëllimi është te arrihet ne dakordim.

Përfshi fëmijët në proçesin e konsultimit formal në familje. Ata mund të kenë idera të shkëlqyera.

Mënjano të sjellurën sarkastike ose mbrojtëse. Tregohu i arsyeshem dhe racional.

Bej dua per bereqet (miresi/hajer) kur arrihet ne nje vendim.

Komunikimi joverbal (pa fjalë)



Çdo konsultim është një proçes efektiv komunikimi. Ndaj janë të rëndësishme aspektet verbale dhe joverbale të këtij komunkimi. Ja disa nga çështjet që duhet të mbahen parasysh në lidhje me komunikimin joverbal:

Bisedë e sinqertë dhe e hapur me 'takua' (vetëdije ndaj Zotit); ky është çelësi për sukses (Kur'an 33:70).

Kritikat joverbale (gjeste të ndryshmë, heshtja, etj) mund të shkaktojnë shumë probleme.

Mundohu të komunikosh qartë atë që ke në mendje. Mos prit që gruaja apo të tjerët të ta lexojnë mendjen, e pastaj mërzitesh kur ata nuk të kuptojnë.

Komunikimi joverbal mund të vijë në ndihmë për të shprehur falenderime apo vlerësime. Sidoqoftë, shprehja me fjalë e asaj që ke në mendje është më e mirë.

Kritika është një lloj konsultimi



Konsultimi nuk sjell vetëm diskutime të thjeshta dhe komente pozitive. Ajo mund të përfshijë edhe kritika. Sidoqoftë, në Islam ka etiketë (adab) për dhënien e kritikave. Ja disa nga këto etiketa:

Para se të hapësh gojën kontrollo nijetin (motivin). Duhet të bëjmë kritika konstruktive me qëllim që të ndihmojmë dikë, dhe jo që të ndjehemi ne më mirë se të tjerët.

Bëj dua për veten dhe për personin që do kritikosh para se ta ballafaqosh atë.

Mendohu paraprakisht dhe zgjidh fjalët më të përshtatshme.

Mos përdor nota kritike, gjykuese apo përulëse.

Zgjedhja e kohës është e rëndësishme; mos e bëj në nxehje e sipër.

Kritika pranohet më mirë kur bëhet një-me-një.

Rikujto shprehjen e Profetit se: "Besimtari është pasqyrë e një tjetër besimtari". Ndaj thuaj atë që sheh. Por mos ekzagjero.

Ki parasysh se informatat dhe konkluzionet e tua mund të jenë të gabuara.

Dëgjo shpjegimin me vëmendje dhe pranoje atë edhe në qoftë se është pjesërisht i saktë sipas mendimit tënd.

Mënjano debatimin pa fund.

Kupto se kur duhet të ndalesh. Mos e tërhiq zvarrë diskutimin nëse e sheh që nuk je duke shkruar dikund.

Po aq e rëndësishme sa dhënia e kritikës është edhe pranimi i kritikës. Ja disa sugjerimi për këtë rast:

Falendero personin i cili do të ndihmojë dhe i kushton rëndësi zhvillimin tënd me mendimet apo këshillat e veta.

Mirëprit mendimet dhe vlerësimet e të tjerëve. Pyet për këshilla dhe sugjerime sesi mund të përmirësosh diçka.

Shpjego nëse ka ndonjë keqkuptim.

Prano gabimet.

Koha jo e përshtatshme nuk duhet t'ju mënjanojë nga të dëgjuarit dhe përfituarit.

Nuk duhet ta ndalni personin që po ju kritikon për shkak të vendit, gjuhës ose sjelljes.

Mos e rrotullo muhabetin që të fillosh ti të kritikosh personin gjatë kësaj kohe.

Bëj Dua për personin që po të kritikon.

Përfshirja e fëmijëve në proçesin e konsultimit



Fëmijët janë krijesa inteligjente dhe mendimtare, të cilët kanë shumë për të kontribuar nëpër diskutime. Shpesh ndodh që prindërit i refuzojnë opinionet dhe mendimet e fëmijëve të tyre duke menduar se ata janë të vegjël e pa-eksperience për t'u përfshirë në vendim-marrje. Nuk duhet vepruar kështu.



Praktikimi i vendim-marrjes në familjë ndohmon fëmijët të mësojnë të komunikjonë efektivisht në një ambient ku ata ndjehen rehat dhe të sigurtë. Prindërit duhet të mos harrojnë se dashuria e tyre është vendimtare në rritjen e fëmijëve, por nuk është e mjaftueshme për të rritur fëmijë të lumtur dhe që di të përshtatet mirë situatave. Aftësia për të komunikuar është çelësi i një zhvillimi të suksesshëm tek fëmijët.



Në vijim janë disa këshilla që mund t'ju vijnë në ndihmë për të inkurajuar fëmijët të komunikojnë efektivisht dhe të marrin pjesë në proçesin e vendim-marrjes në familjë.

Që në moshë të vogël, mundohu që fëmijës t'i bëhet zakon të bisedojë me ty për ditën (sesi e kaloi) dhe për ndjenjat e tij.

Praktikimi i konsultimit është një nga karakteristikat e një besimtari (Kuran 42:38). Ngulite tek ai që në vegjëli. (Fëmija im më i vogël ulet gjatë konsultimit në familjen tonë me laps e letër dhe mban shënime, edhe pse ende nuk di të shkruaj.)

Fëmijët duhet të jenë pjesëmarrës të plotë në të gjitha konsultimet familjare, formale dhe jo-formale, përveç rasteve kur çeshtja e diskutimit ka të bëjë vetëm me prinërit ekskluzivisht.

Fëmijët hapen më mirë në rrethana jo-formale sesa formale. Psh, dy minuta bisede në makinë me ta mund të tregojnë informata të rëndësishme për ndjenjat e tyre, më tepër sesa në një bisedë formale (paksa e forcuar).

Fëmijët kanë shumë dëshirë të bëjnë pyetje. Përgjigju pyetjeve të tyre me një nga të tuat: "Çfarë mendon ti për këtë?" Mendo për pyetjet e tyre si fillim i një bisede të ndërsjelltë.

Lër fëmijët të arrijnë vetë në zgjidhje. Në vend të dhënies së këshillave, pyeti "Pra, çfarë mendoni të bëjmë në këtë rast?" ose "Si duhet të veprojmë në këtë rast sipas mendimit tuaj?"

Delego përgjegjësi tek fëmija në vend që të ndjekësh stilin e komunikimit 'ti bëj këtë, ti bëj atë'.

Mënjano ngarkesën elektronike: televizorin, manjetofonin, kompjuterin, etj. të cilat mund të shkaktojnë që fëmija të mbyllet ndaj prindërve. Vendos rregulla për shikimin e televizorit.

Ruaj sensin e humorit. E qeshura nuk do të ulë autoritetin e as nuk do të sabotojë mësimet. Përkundrazi, do të përmirësojë komunikimin.

Respekto opinionet e fëmijëve.

Dëgjo me vëmendje se çfarë thonë fëmijët pa u bërë tepër gjykues apo kritik.

Shpërble idetë e mira.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Konsultimi & Vendim-marrja në Familje:
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Mirësjellja me familje
» Një familje e lumtur!
» MIRESJELLJA ME FAMILJE

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Feja dhe shoqëria-
Kërce tek: